E marte, 06.05.2025, 12:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Tërnava & Dilo: Mrekulli nga Kosova

E shtune, 19.01.2013, 08:51 PM


MREKULLI NGA KOSOVA...

Nga Silva Tërnava & Eduard M. Dilo

Një bisedë me trimin, ish luftëtarin e UCK-se  Enver Reka, na bëri që radhisim këto fakte që do tu ngelen brezave si dëshmi e gjallë e këtij rrugëtimi historik pas 100 - vjetësh të shpalljes së Pamvarsisë. Si dikur.. dy bashkëluftëtarët, Ismail Selmani dhe Enver Reka,  marrin rrugëtimin. Në krahë një çantë me disa ushqime dhe ujë.

Historia përsëritet....   Dikur drejt Vlorës trimat atdhetarë nisen ti bashkohen Ismail Qemalit në shpalljen e Pamvarsise; sot këta sokola mali sjellin orgjinal e persërisin atë rrugëtim shekullor.

Me vete kanë gezim të pa përshkruar, kanë një ndjenjë krenarie, e ashtu thjeshtë, pa bujë e zhurmë nisen në misionin e tyre fisnik.

Ecin, ecin e koha fluturon për ta, drejt Vlorës, ai ësht qëllimi i tyre.

Kudo përshëndeteshin dhe priteshin me një bujari të pa parë; kudo hapur dyert e vellezërve të një gjaku.

I zinte nata diku...,    gjithë plot gezim i mernin në shtëpitë e tyre e ajo darkë kthehej në festë .

Po festohej si dikur shpallja imagjinare e Pamvarsisë.

-Do shkojmë në Vlorë, pranë Babait të kombit, ta mbështesim për mëvetësine nga Turqia.

Dhe ecja vazhdon..., vazhdon, e lodhje nuk ndihet.

Bijtë e Kosovës martire, :"djepit të shqiptarizmës", i janë ndodhur në cdo kohë pranë Amës që e duan dhe e cmojnë shumë.

" Amaneti dhe hiri i atyre që bënë atë flamur, amaneti i atyre që nuk u dihen varret, amaneti i dëshmorve që ranë për bashkimin e shqiptarve në një shtet të vetëm na përcollen dhe ishin me ne në tanë atë rrugë.

Rruga nuk na lodhi, na dukej sikur fluturonim, kudo mbusheshim me dashuri, frymë dhe aromë Shqipërie".

Lodhja e huaj krejt për këta ish luftëtarë, gëzimi i pa kufi për ta.

Shumë njerëz të rastësishëm ndalonin i takonin, i puthnin,  i  përqafonin këta misionarë të thjeshte të patriotizmës shqiptare.

Nga Kukësi deri në Vlorë, këta krushq  - dasmorë, shkojnë me flamur në dorë...

-U mahnitëm dhe u befasuam, u përlotem nga mikpritja dhe bujaria vëllazërore. U ballafaquam me të gjitha zakonet e shqiptarisë.

Në Shqiperi hymë brënda edhe te myslimani si dhe te katoliku e te ortodoksi. Për neve ishte nje libër historie i gjallë ç’ka  përjetuam.

Oshtinin malet, përcillnin kodrat, gërxhet, fushat e lumenjtë jehonën që na thoshnin: -ndaluni o trima nuk do vazhdoni tutje po nuk  hangërt  bukë nga familja ime.  Ju jeni të nderum në shtëpinë time; aty të ndalni deri sa të zbres t'ju marr dhe t'u çoj në oborrin e shtëpisë time.

Të ma leni aromen e clirimtarve.

Nuk  ndihesh me   flatra, kur dëgjon keto zëra, a nuk ndihesh tamam Maratonomak i Shqiptarizmës , misionar i thjeshtë i saj?

Ne Milot, Kol Gjetani u bëri konak, e mbushi tavolinën ashtu si di të presë zemra bujare shqiptare. Dhe më von, lexoni me kujdes sa prekëse, sa rrënqethëse është vazhdimi i rrefimit të trimave Ismail e Enver:

-Kur na shtruan darkë me tana të mirat e Zotit, biseduam gjerë e gjatë për misionin që kishim deri në oret e vona të natës. Djalit tij desha t'ja jap një kanatiere që e kisha vesh unë. I thashë kështu do ma japësh ti një knatiere tënden të paster se imja mu ka bër me djersë. Laje dhe ruaje kujtim, une do e ruaj tenden. Por kur u xhvesha në banjë e pashë që ishte bërë  me gjak nga plaga që kisha nga lufta. I thashë tënden do ta marr, e imja qënka e gjitha me gjak do ta hudh se ky gjak nuk lahet. U mërzit fort edhe pse i ri 17 vjec.

Permblodhi veten dhe me një ton  burreror më tha: - Kështu e dua, do ta pastroj o burr' që t'ja hjek djersën, gjaku le të mbetet; do t’ua lë brezave, le ta shohin edhe ata se ky gjak është derdh për ribashkimin e shqiptarve.

Ja tregova babës së vet  çka më tha cuni, se më prekën keto fjalë - dhe i thashe:-lum ti o Kol për cunin që ke, ështe i lindur patriot.

Kur në vetvete mbart një mision të shenjtë zemre, nuk ka si ndodh ndryshe. Larg protokolleve, larg ceremonive këta misoinarë të shenjtë vazhdojnë rrugën drejt Vlorës...

Këta u shndërruan në misionarë të vërtete se populli i çmoi te tillë ndaj i priti kudo plot gëzim, plot dashuri, plot krenari.

Ecja vazhdonte, vazhdonte dhe  vetëm vazhdonte ndërkohe që  në rrethinat e Fush-Krujes, trimat misionarë  u priten me breshëri pushkësh dhe brohoritje të fuqishme.

Dy misionarëve të misionit të shenjtë, lidhur ballin e tyre me flamurin e kuq me shkabën dykrenare u urdheron mirseardhjen një grup të rinjsh i veshur me kostume kombëtare dhe u ofrojnë armët duke u thënë: "shkrepeni bre burra , ta marrin vesh dushmanet që ky vend ka zot..." .

Edhe në Durres, mikepritje, bujai, kenaqesi. Sa bukur dhe prekes ishte takimi me disa  burra trima , tamam si në legjenda, -ishin këta të ardhur në vjetin 1924 nga Prizreni e të vendosur aty. Përqafime të ngrohta, si prindi me fëmijën... Bujrum bre trima në votrat tona! Buk e  kryp e zemër të bardhë. Në odën e miqve dy trimat i vendosin ne krye dhe biseda zhvillohet sikur të ishin pjestarë të një familje që takohen pas një ndarje të gjatë.

Befasi shumë e këndëshme ishte mbritja në Lushnjë, ku fam. Sefa një prej tyre dikur luftëtar me misionarët , hapi dyert dhe plot bujari cdo gje u kthye tamam në festë.

Si për cudi filloi një shi, për të treguar që gjkithçka përsëritet; edhe para 100 - vjetësh në Lushnjë kish rënë shi...( kështu  na thanë, kështu është e shkruar...).

Ne Fier, nje pritje  madheshtore.   Na priten si heronj, c’do gjë ishte veshur me kuq e zi dhe kudo valviteshin flamuj Kombetarë. Ai që ishte marrë  me organizimin e pritjes na ndali dhe  na dërgoi në një restoran ku të gjitha aktivitet patritike kryheshin aty, nën  frymën e Ukshin Hotit.

Na strehoj dhe nuk na la që të vazhdojmë rrugën sepse të nesërmen tek "Universiteti Kristal" gjithë fasadën ndërtesës do ta mbulonte me flamur.

Atë  flamur e kishin qëndis po të njejtin si atë që ngriti Ismail Qemali në Vlorë. Ne e nderuam në menyrë luftarake!  -Percollëm në mediat e qytetit mesazhin:  “Nje ringjallje e patriotizmit me këtë veprim tejet të bukur, përshëndetje vëllazerore”.

Përsëri në rrugëtim drejt Vlorës, nuk janë dhe shumë kilometra për të bërë.Rreth tridhjetë.

Zemra gufonte nga emocionet. Duke ecur, kthejne koken mbrapa, nga qafa e Koshovices, kudo shikojnë vetem KUQ E ZI....

Nje çift turistësh të huaj që udhëtonte me makinë, ndalojnë dhe pasi i përshëndesin dy ish luftëtarët e U.Ç.K. , kërkojnë t’u bëjnë një fotografi.

"Ju lumtë u thonë...ju Shqiptarët jeni populli më patriot në botë..., gabim e kemi patur që u  mbanim të pushtuar...

Dhe  gjithë nderim i përqafuan dhe u larguan.

Ecnin misionarët drejt Vlorës, pa asnjë shënjë lodhjeje, vec  të kënaqur që po ja mbrinin atij qellimi që i vunë  vetes.

Makinat që kalonin, i përshëndetnin.   Kudo u mahnitën ish luftëtarët për cka shikonin, kudo ulli, portokalle, dhe klube e restorante që të ofronin bujari...

Në buzët e tyre të qeshura, lehtas  merrej e shpërthente  këngë...."Se mjaft në robëri....o e jona SHQIPERI..., për ty, për ty o Nëna jonë  drejt Vlorës unë po vi...."

 

Këngën e ndaluan  pranë Novoselës kur para syve të tyre u cfaq një cikë bukuroshe shqiptare me gjurin e këmbës të thyer, (kish marre plage në lufte dhe kish ngelur ashtu).

Ndaluni vëllezër u thote dhe i perqafon si moter. Unë jam ushtare si ju kam marrë  pjesë në  luftën e   Kosovës dhe jam nga Malisheva....

- Përnjëhersh deshti me na tradhetu loti,  e shtërnguam fort krah dhe i fshehëm shikimin duke menduar  " kurrë  s’ke me pasë mundësinë me shiku lotët tanë".

Ajo vajzë ashtu  me gjurin e dëmtuar kërkoi të bashkangjitej në  ecje me ne...

Na preku shume xhesti i motrës sonë nga Malisheva.

Një grup të rinjsh u afrua pranë, u përshëndeten me ta  duke i  përqafuar dhe  nisën një bisedë të këndëshme patriotike.

Kur u afruan në Vlore, njerëz të ndryshëm që takonin jo vetëm që ju uronin mirseardhjen, por me lot në sy , u thoshnin Hallall qumështi i Nënave Shqiptare, trimneshave kosovare, që qysh në djep ju kanë mëkuar dhe rritur të jeni patriotë.

Ju sot me këtë xhest ringjallët e prutë në Vlorë gjithçka.

Vlora ju perulet me respekt!   JU LUMTE"!

  Vlorë, mes atij gëzimi e krenarie që na mbuloi e pushtoi të tërët, një koecidencë përsëri e cuditëshme!  Pranë dy trimave të ardhur me këmbë  për ditë e natë të tëra, një grup nga Gostivari i përshëndeti plot respekt e dashuri.

Kur u mësua se nga ishin, pra Gostivarash dhe Ferizakë  filluan të shtërngonin duart dhe një herë dhe duke qeshur thanë: edhe 100 - vjet më parë  kështu janë  takuar.... të jetë rastësi?  Jo!  Historia përsëritet.....



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx