Kulturë
Hysen Dibra: Fustanet e Çio Çio San -it
E diele, 20.01.2013, 12:56 PM
Fustanet e Çio Çio San -it
-Ngjarje e jetuar-
Nga Dr. Hysen Dibra
Në vitet
e para të Demokracisë me ndodhi dicka qe shumekush nuk do e besoje. Me te
drejte lexuesi ben pyetjen:Si eshte e mundur te kete ndodhur keshtu ne vitet 96
e 97 kur gjithcka ishte e pasigurte? Dhe jo vetem ne Shqiperi por edhe rrotull nesh? Une po
perpiqem ta tregoj e ju n'dac besojeni, n'dac jo. Mora rrugen edhe une, si
mjaft te tjere per te bere ndonje tregeti te vogel jashte Atdheut. U ndodha ne
Sofje. Kisha mbetur ngushte per para. Atje takova Shpendin, nje te njohurin
tim kohe me pare ne
Une u
shtanga sepse shuma ishte goxha e madhe ndersa ai nuk me vuri asnje kusht!? Me
Shpendin isha njohur para vitit 1990, ai kryetar i ekzekutivit te Rajonit 2,
une keshilltar i ketij rajoni ne
Kjo
sjellje, le t’i themi edhe pervoje, me ka sherbyers dhe per njohje te tjera, me
te huaj, per punen me bisnesin. Duke u treguar i kujdesshem, korekt dhe serioz,
munda te krijoja lidhje te besueshme, pa
te cilat une kurr nuk mund te prisja rezultatin qe kerkoja. Sofja ne ato vite,
te fillimit te tranzicionit, u be treg i rendesishem ne Rajonin e Ballkanit,
sidomos per mallrat e vendeve Arabe dhe me teper per ato te Azise se Larget.
Kjo ndoshta se tek ato, puna paguhej me lire.
Njerez te mire qe besojne ka kudo.... Me qelloi nje here ne Sofje, qe
pasi kisha mbaruar pune, dhe po ecja per qefin tim, per te pare tregun por edhe per te takuar ata
qe i njihja. Pershendeta tregetaren simpatike nga Azia e Larget tek e cila
shpesh kisha blere mallra te cilet dalloheshin nga te tjeret..
Ajo ishte
nga Vietnami. Emrin e kishte disi te veshtire, por aty njerzit per rreth e
thirrnin Çio-San. Me ftoi per te pare
disa modele te reja fustanesh per femije, te moshave 2-8 vjeç. Xhaxhi keto i
kam ruajtur per ty... tha vajza me dashamiresi. E verteta ishte se me pelqyen
shume, ishin modele te rralla dhe me ngjyra te bukura. Duke i pare po thosha me vehte: "Keto fustane
kerkohen ne tregun e
Vonova paksa per t’i dhene pergjigje, por ajo e
kuptoi se kisha nje problem. "Pse nuk po i merr?- pyeti e vendosur, me sa duket per te ndihmuar-Sa
do? Merri..Dhe parate silli herën tjetër". Vlera ishte e konsiderueshme.
Pyetja që i bëra vehtes ishte: "Si është e mundur që kjo vajzë, tek të
30-at, e ardhur nga larg, të jep në mirëbesim, pa pagesë e pa asnjë lloj
deklarate, një mall të kërkuar, e me goxha vlerë? Kujt? Një të huaji, një të
moshuari?! Te pakten nuk mendoi ajo, se këtij 60 vjeçari mund t’i ndodhte
ndonjë fatkeqësi rrugës apo ndonje pengese, që për kohën ishin të shpeshta?! Si
nuk merakoset ajo për fatin e atij malli
që e ka sjellë nga larg, nga nje here
dhe me avion, per te kenaqe klientët e saj!?"
Ndersa
prisja furgonin per te mare mallin, brenda meje behje monologu: " Me
ndodhen dy raste bamiresie, le te themi keshtu, ne Sofje. Pse valle Shpendi
shqiptar dhe Cio Sani vietnameze
paten besim tek une?! Mbase dhe une
pavetdije kisha treguar veç miresjellje edhe besim tek te dy partneret
bisnesmene? Isha munduar te sillem korekt dhe serios ne maredheniet me punen.
Ndoshta ata me respektonin edhe per perpjekjet qe beja ndaj disa
veshtersive per te permirrsuar jeten e
familjes.
Furgoni
erdhi, dhe une, shikoja disi me habi ngarkimin e mallit.
Kur
shkoja ne Sofje ose ne Bukuresht, shpesh here, merrja me vete bashkshorten ose
njerin nga djemt. Ne kthimin e radhes, per t'i shlyer pagesen vietnamezes
mesova se ajo kishte pesuar aksident me makine, por pa pasoja te renda,
plagosje te lehte. Me nje tufe lule ne dore, shkuam me Zanen dhe i shprehem
keqardhje per çka i kishte ndodhur. Duke e falnderuar, shlyem detyrimin dhe ajo
me miresjellje me kthen dy nga monedhat jeshile qindshe, qe gabimisht i dhashe
teper.
Per
respektin e besimin qe tregoi e falenderuam perseri dhe si me shaka e thira ndryshe,
duke i shtuar emrit te saj nje
tjeter“Çio” , doli emri i
Batterflayt te Puçinit, qe ato vende e
quajne “ Çio-Çio-San”. Sigurisht shkoi si nje kompliment i arsyeshem qe çdo
vajze normale e pranon pa keqkuptim,
sidomos kur thuhet me dashamiresi.
Ne ditet
qe vijuan, miqesia midis nesh u forcua me tej. tashme une merrja nga magazina
gjithçka qe me duhej, me dhe pa para. Kjo beri qe edhe dyqani im, ne tregun tek
Medrezeja te kisha modelet dhe ngjyrat
me te bukura.
Ne se nje
prind ose gjysh desheronte te gezonte voglushen e tij, fustani i Çio Çio
San-it, ishte dhurata me e bukur.
Vietnamezja,
ishte kuriozie per Shqiperine. Vereja se
kishte nje deshire te "nenkuptuar", per njohjen e ketij vendi interesant per te. Kjo
ishte nje e drejte e saj dhe vajza simpatike e priti me kenaqesi ftesen qe une
i bera. Ajo perveç njohjes me njerzit ne
Viziten
ne Shqiperi e ruajti te gjalle dhe kudo fliste me simpati.
Edhe sot e kujtoj me mirënjohje, këtë marëdhënie të sinqertë. Kur bie rasti që e tregoj diku, ka dhe nga ata që e dëgjojnë por e kanë të vështirë t’a besojnë…Por kështu ka ndodhur.....