Kulturë
Ramiz Dërmaku: Takimi me Vegim Ibrahimin
E merkure, 23.01.2013, 07:18 PM
Takimi me Vegim IBRAHIMIN autor i
librit “ Zog në fole“
Apel poetik njerëzve të politikës
që ta kthejnë vëmendjen nga problemet e vendit
Shkruan Ramiz DËRMAKU
Të gjitha
poezitë e Vegim Ibrahimit përshkruhen nga nota poetike të fuqishme, me shprehje
mataforike të gotitura dhe një botë sa të pasur aq edhe idealiste:
Vegim
Ibrahimi,u lind më 15 prill 2002 në Gjilan. Që nga mosha e re, kur ishte fëmijë
ai tregoi një talentë të pa shoqë. Vegimi shkroi librin e tij të parë;“ Zog në
fole“. Tani është në klasën e v-të, Është ndër nxënësit më të mirë jo vetëm në
klasë por edhe në shkollë. Në ditarë ka vetëm nota (5- pesëshe).
Qysh nga
mosha e re Vegimi , shprehu dëshirën dhe talentin e tij për tu marrë me poezi.
Që në fillim duhet cekur se Vegimi e adhuron poezinë dhe letërsinë. Siq më
rrëfen babai i tij Xhezairi, Vegimi ishte i veçantë nga fëmijët tjerë. Mua dhe
bashkëshorten time nuk na lente të qetë , ai na pyeste për çdo gjë .., dhe
bënte orvatje të mësoj çdo gjë që shihte, dëgjonte, për t’ia plotësuar
kurreshjten që kishte. Në çdo kohë ai pyeste dhe vetëm na pyeste. Ai kërkonte
nga prindërit që ti tregojmë përralla, t’i rrëfejmë për historinë e ne të cilën
kaloi populli shqipëtarë. Me vëmendje të madhe ai dëgjonte kur babai i tij i
tregonte për jetën e vështirë ne të cilën kaloi ai, ofrohej pranë babait dhe
orvatej të mos i shpëtonte asgjë pa e kuptuar. Kur Vegimi, filloi të shkojë në
gadimore ishte shumë i përgatitur . Tani ndodhet në klasën e V-të dhe është
ndër nxënësit më të mirë në shkollë; si në m
ësime
ponjashtu edhe në aktivitete të lira. Të gjitha revistat për fëmijë që botohen
edhe sot në Republikën e Kosovës ai me më kurreshjte i lexon. Vegimi është
aktiv ne të gjitha aktivitetet shkollore; Merrë pjesë në grupin e recitatorëve
të rinjë, letërsi, grupin e historianëve të rinjë, biologëve, matematicientëve,
muzikor, sportiv , është kryetarë klase dhe në fletore dhe ditarin e shkollës
ai ka vetëm nota 5-së. Pra libri i tij i parë “Zog ne fole“ është një përpjekje
e tij që ua ofron të gjithë juve që e doni librin. Të gjitha poezitë e tij
përshkruhen nga nota poetike të fuqishme, me shprehje mataforike të gotitura
dhe një botë sa të pasur aq edhe idealiste. Vegim Ibrahimi ,me shqisat e një
nxënësi që posedon talent për gjeneratën e re në Gjilan, e ne këtë pëlhurë
dhimbjeje poetike duke apeluar, të mos harrojmë të djeshmen dhe të ndërtojnë të
ardhmen e vendit, duke e ruajtur të shenjtë; Gju
hën,
historinë, traditat, kulturën, flamurin, kombin, ne trojet tona. Vegimi bënë
orvatje me e prekë çdo detaj të realitetit, atë të sakrificës së popullit për
pavarësinë e plotë të Kosovës, por nëse kërkon populli pse jo edhe bashkimin
kombëtare.
Vegimi
ishte shumë i emocionuar me gjendjen ne të cilën po kalonë Kosova dhe trojet
tjera etnike shqiptare. Ai në fundë na tha; ju bëjë apel poetik njerëzve të
politikës që ta kthejnë vëmendjen nga problemet e vendit dhe qytetarët të saj.
Thjeshtësia e vargjeve u jep shtresa kuptimore librit“ Zog në fole“ kur autori
i këndon mallit, njerëzve të vet, atdheut, heronjëve të lirisë, dhembjeve
njerëzore, duke krijuar ligjërime të fuqishme tek lexuesi. Libri i tij i parë
tregon se autori ka prirje për poezi. Siq shohim që në strofat e para të
librit, shohim se ai rëndësi të madhe i kushton prindërve të vet ku autori
përmend fjalën“ shpirt“ ,kjo është edhe një dëshmi se Vegimi ka talentë dhe
prirje për të zbuluar spektain e kulturës dhe dashurinë ndaj prindërve. Vegim
Ibrahimi është një pendë e frymëzuar që mediton për vendin e vet dhe të afërmit
e vet, çdo herë duke kërkuar qetësi. Në librin e tij gjëmon hi
storia
shqiptare dhe dëgjohet edhe zëri i martirëve të lirisë. Ne në fundë i
dëshirojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe të lumturë. Presim qe ne të
ardhmen do të arrij rezultate inkurajuese ne çdo lëmi.