E marte, 06.05.2025, 11:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Shallvaret e Çehovit

E merkure, 23.01.2013, 07:10 PM


Shallvaret e   Çehovit

"...secili le të flasë me zërin e vet " - Çehov

(esse )

Nga Përparim Hysi

Shtysën për të ardhur me këtë esse para lexuesit e mora nga një handikap. Ende nuk e di (mundësitë për ta krahasuar me origjinalin nuk i kam ) se si,pa u skuqur fare,duke i konsideruar lexuesit si dele që u ofron një çair ku të kullotin dhe aq , e ka fajin autori apo përkthyesi.  Ja këtë ndjesi pata kur  u ndesha me një fakt të  tillë.Natyrisht,që u nxeha dhe për t'u  "ftohur" sado pak,menjëherë  vura në provë kujtesën time me  atë që lexoja. Pa i rënë larg e larg. Po lexoja "Memuaret" e nobelistit rus ,Ivan Bunin dhe,kur flet  për Çehovin,qysh në fjalinë e parë thotë:

"U njoha me Çehovin  në Moskë në fund të vitit 1905 ?!!!(shënjat e pikësimit janë të miat ).Nuk vazhdova më tutjje se,sado po plakem,por kujtesën deri tani e kam të mirë dhe,pikërisht,kujtesa më thoshte që Çehovi ka vdekur më 1904. Sidoqoftë,duke kërkuar verifikimin e asaj që mbaja mend,hyra në "google" dhe gjeta atë që kisha të drejtë unë.Por atje mësova se Anton Çehovi ka lindur më 29 janar 1860 dhe,me që iu futa këtij leximi,atëherë mendova  që të shkruaj diçka për të dhe më tej,siç do shihni.

*    *    *

Mund ta kisha konsideruar një lapssus të përkthyesit apo të redaktorit,por e keqja qe se,si kalova disa rreshta,hasa në një nonsens që bënte mu:

"...Pas Moskës,ne u pamë disa herë,deri në pranverën e vitit nëndqind e nënte.Në pranverën e këtij viti,kur erdha për disa ditë në Jalltë,një  mbrëmje e takova në breg të detit. ?!!!

Natyrisht,që mblodha buzët dhe nuk kisha se ku ta shkarkoja inatin që,s'besoj,të jetë vetëm imi. Fillova të mendoja sesa ka rënë niveli i përkthimeve dhe mjafton që të dish dy fjalë më tepër se cillido profan dhe o burra,përkthe. Po ta vësh re nga ana teknike,nuk  thuhet në këto memuare  janë përkthyer nga oriigjinali apo nga një gjuhë e dytë..

Tek shkruaj pak ashpër për këtë zhgënjim,mëndja më shkon tek dhjetra përkthyes të viteve të shkuara,ku  kishe qejf të shijoje një lexim. Pyetjes a kemi sot njerëz të kualifikuar për të na dhënë vepra të një cilësie të mirë,unë i përgjgjem ;natyrisht që kemi,por përkthimi si dhe botimet janë kthyer në biznes.Si në atë garën "më i shkathti,më i shpejti",hasë në lloj-lloj përkthimesh dhe,pasataj, në iks autor e njeh,siç ndodhi  me Çehovin aq të njohur prej lexuesit shqiptar, do thartosh buzët siç i thartova unë. Por tek mblidhja buzët,s'kisha se si mos gërmoja në shkaqet e këtij nxitimi. RRënjët e këtij"nxitimi" duhen kërkuar tek shkolla dhe  arsimi,përgjithësi. Thonë që hekuri do rrahur sa është nxehtë.Dhe unë,për mos ta lënë që të ftohet,po bëj nja dy digresione që sikur   i vënë,qoft dhe paksa,pikat mbi i për këtë problem.

*     *     *

Qe data 17 janar (është fjala para tri ditësh ) dhe një nga gazetarët investigues të një masmedjeje me mikrofon në dorë pyeste kalimtarë të moshave të ndryshme me të njëjtën pyetje:

-Çfarë ju kujton 17 janari?

Shumica e të pyeturit ngrinin supet dhe ajo  që ma forcoi bindjen për të shkruar,qe se u alarmova kur hasi në  dy maturante,në një student historie që dhe  ata ngritën supet.  Gazetari vazhdonte.Hasi në një maturant të shkollës së muzikës.Këtë e pyeti:

-Cili kompozitor i huaj ka shkruar muzikë për Skënderbeun?

Matruanti ngriti supet dhe tha pa të keq:-Unë jam për fizarmonikë dhe nuk kam të bëj me të. Gazetari e kapi prej qafe dhe i tha,duke qeshur:

-Ik,thyej qafën! Ti zor se ke dëgjuar për Vivaldin?!!!

Dhe,vërtet, që për të thyer qafën është. Nuk njihet Heroi ynë Kombëtar (sado i shkreti gazetar bënte si me shpatë,por "qafëthyerët" nuk e drejtuan dot qafën ) dhe është për t'u vajtuar.  E si mund të presim përkthime të sakta,kur nxënësit nuk njohin gjërat më elementare. Më kujtohet veç të tjerash edhe një ngjarje me një kolegun tim në Fier,para viteve të demokracisë.

Kolegu jepte fizikë në një nga të mesmet e qytetit dhe donte të mësonte një gjuhë të huaj për të mbrojtur titullin kandidat i shkencave. E gjeti profesorin që e zotëronte gjermanishten.Profesori qe arsimuar në perëndim dhe ,pse qe me"qere" në biografi,punonte punëtor në një ndërmarrje ndërtimi. Shkoi dhe profesori duke provuar me ca pyetje gojore,i dha detyrën e parë fillestare:tabelën e zgjedhimit të foljeve të gjuhës shqipe.

-Profesor,- ndërhyri kolegu,- më kini keqkuptuar.Unë dua të mbroj gjermanishten dhe jo gjuhën shqipe.

-Dëgjo,i nderuar,- foli me politesë profesori, ti kurrë nuk mund të mësosh siç duhet një gjuhë të huaj,po nuk  dite gjuhën tënde, Besoj se nuk ke seç u komenton këtyre fjalëve të një njeriu të mënçëm.

Me që jemi tek përkthimet,mëndja më shkon tek Lasgushi i pavdekshëm jo vetëm si poet,por dhe si përkthenjës.Miku im, i ndjeri S.Çabej,më tregonte me të qeshur se si bëhej Lasgushi kur vinte puna për përkthimin. Kishte ardhur "Eugjen Onjegin" dhe Lasgushi kish kërcyer:

-Kush do ta përkthej "Onjeginin?" Pyeste dhe po vet përgjigjej.Jo po filani e sakaton.Dhe ngulmonte:-Do ta përkthej Lasgushi. Dhe ai e përktheu që e kemi aq të ëmbël në veshët tanë. Kurse tani,mjafton që të belbëzosh në një gjuhë të huaj,dhe urra: o burra ta krrejmë në treg,se tregu ha dhe dushk e lëpushkë.

*    *   *

Çehovi po u afrohej të dyzetave kur do shkonte të takonte Leon  Tolstoin.Qe bërë  aq i njohur,sa dhe kur futej si ikonjito në  një klub apo vënd me njerëz,nuk shpëtonte pa u njohur.Befas ndjente:-Eshtë shkrimtari i madh Anton Pavlloviçi. Kjo gjë nuk i pëlqente,por fama bënte punën e vet.Dhe si novelist,dhe si dramaturg. Por ja që kishte një audiencë me Tolstoin.Me autorin e madh:Leon Tolstoi dhe para këtij kolosi-lisi më i lartë i gjthë letërsisë ruse,- nuk qe gjë e lehtë që të paraqiteshe.Dhe,siç tregon Bunini, iu deshën nja dy orë të mira me"vish e zhvish sharvalle" se vallë do i binte në sy për mirë Kontit ? Tek bënte "prova",njëherë të ngushta,tjetrën herë të gjëra si  Deti i Zi,dhe,më së fundi,shkoi. Por,siç i tregon në intimitet Buninit. "Lisi" i shikonte me mospërfillje"shkurret" (epitetet janë të miat ) dhe tek e takon,ndodh kështu:

-Hajde,më puth.Dhe ndërsa Çehovi puth Patriarkun e Madh,ky,në intitmitet,i thotë:

-Dëgjo ti shkruan keq dhe nuk më pëlqen.Shkruan edhe më keq se  Shekspiri. Se dhe Shekspiri keq shkruan!!!.

Dhe nuk ishte e lehtë të takoje Tolstoin.Ndërsa Çehovi djersiste si ato çupat adoleshente para pasqyrës për t'u pëlqyer  sa më shumë me veshjen e tyre,kështu dhe Çehovi  hoqi me sharvallet. Por nuk qe i vetëm. Tolstoi qe Tolstoi.Jo vetëm më i madhi,por dhe më "qibari". Ky"narcizizëm" nuk ishte vetëm i tij. I tillë qe Gëtja në Gjermani.Dihet mirë se si i shihte ai të tjerët. Vetëm Henrik Hajne e di seç ka hequr nga mospëlqesat e Gëtes. Po kur vjen puna tek Tolstoi,puna është krejt ndryshe.

Bunini (nobelist i vitit 1933 ) kalëroi vjorste të tëra për ta  takuar.Por kur erdhi puna,në vënd të shkonte në Jasna Poljana, mbeti në rrethinat e saj,se nuk guxonte. Provoi herë tjetër dhe arriti ta takonte.Por qe më lehtë të takoje Carin rus Aleksandrin III apo Nikollën II se sa këtë car të letërsisë.Sado që e shpalli veten anticar,sado që bënte thirrjej për mosbindje,Asnjë prej carëve nuk i preku qoft dhe një fije nga mjekrra si e një profeti,Tolstoit.Përkundrazi.Janë gjetur shënime me porsoi të portës perandorake.:-Ju lutem mo e prekni Kontin!. Ai,siç vënë re  gjithë shkrimtarët rusë të kohës,qe më i madhi dhe më i paarritshmim:

Mes tjerash,Dostojevsik,pohon duke pyetur:-Cili nga shkrimtarët rusë  mund të barazohet me të? Po në Europë? Dhe në se nisesh nga vlerësimet për Tolstoin,duhet një esse më vete.Ajo që të çudit është fakti se e kanë vlerësuar edhe nga ata,me të cilët Konti,i ka patur të ashpër mardhëniet.

Turgenievi që nuk e duronte tek fliste e fliste pa pushim duke ngulur këmbë në to që thoshte,i thotë,një herë:

-Do të pushosh apao do ta jap me pëllëmbë surratit (Turgenievi qe 10 vjeç më i madh nga Tolstoi ).Aq u grindën sa puna shkoi deri në duel.Fati i mirë që ky duel nuk u bë,se nga duelet,Rusia,pse mos dhe bota letrare,u privua nga dy poetë të mëdhenj  si Pushkini dhe Lermontovi. Po të ndodhte ky  duel i sipërm,ndoshta humbja do qe edhe më me pasoja,se kushedi se kush do qe viktima.

Duke sjellë pak "tagent" Tolstoin që nuk ish lehtë të pëlqente seç shkruaje,se qe kthyer,me të vërtetë,në një i nstitucion, s'kam se si mos përmënd atë thënien aq kuptimplote të Gorkit që thotë:-Tolstoi shihte me njëqind palë sy. Dhe po Gorki (edhe Gorkin nuk e donte Tolstoi.Po t'ju kujtohet lexuessëve, i thotë Çehovit,në initimitet:-Ruhu nga Gorki.Është i keq.Nuk e duan dhe femrat. ka hundën e shtrëmbër ...) ,thotë:

Leon Tolstoi ëhtë Njeriu-Njerëzim. Tej kësaj thënieje nuk ke seç thuaj më.

*    *   *

Dhe tek i mbyll këto shënime të miat për "Sharvallet e Çehovit që ka ditëlindjen më  29 janar,nuk do ta quaja të saktë  gjithçka që dua të shkruaj për të. Çehovi u bë një novelist e dramaturg me famë botërore dhe, megjithat,druhej para një kollosi siç qe Tolstoi. Po dhe të tjerë kishin që druheshin kur doni të takoheshin me Çehovin.Kjo druajtje qe si e kotë.Por ai bënte hije me peshën e shkrimeve. Fjodor Shaljapin,bassi rus me famë botërore,nuk merrte guximin që ta takonte drejtpërdrejt  Çehovin. Shaljapini që ngrinte në këmbë gjithë skenat botërore,kish frikë se do të dukej si"harbut" po të kërkonte të takonte Çehovin. Takimin e bëri si me krahmarje dhe,kur u ndodh para tij,belbëzonte si i bërë me turp. Krahasimin bëjeni vet.

Unë mund të vazhdoja  që të shkruja e të shkruaja për këta,por mendoj,se sado pak,le të vlejë ky shkrim dhe si një kujtim të  Çehovit të pavdekshëm.

Sa ia kam arritur? Po unë fola me zërin tim... siç thoshte Çehovi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx