| E merkure, 23.01.2013, 07:10 PM |
Shallvaret e Çehovit
"...secili le të flasë me
zërin e vet " - Çehov
(esse )
Nga Përparim Hysi
Shtysën
për të ardhur me këtë esse para lexuesit e mora nga një handikap. Ende nuk e di
(mundësitë për ta krahasuar me origjinalin nuk i kam ) se si,pa u skuqur
fare,duke i konsideruar lexuesit si dele që u ofron një çair ku të kullotin dhe
aq , e ka fajin autori apo përkthyesi.
Ja këtë ndjesi pata kur u ndesha
me një fakt të tillë.Natyrisht,që u
nxeha dhe për t'u "ftohur"
sado pak,menjëherë vura në provë
kujtesën time me atë që lexoja. Pa i
rënë larg e larg.
"U
njoha me Çehovin në Moskë në fund të
vitit 1905 ?!!!(shënjat e pikësimit janë të miat ).Nuk vazhdova më tutjje
se,sado po plakem,por kujtesën deri tani e kam të mirë dhe,pikërisht,kujtesa më
thoshte që Çehovi ka vdekur më 1904. Sidoqoftë,duke kërkuar verifikimin e asaj
që mbaja mend,hyra në "google" dhe gjeta atë që kisha të drejtë
unë.Por atje mësova se Anton Çehovi ka lindur më 29 janar 1860 dhe,me që iu
futa këtij leximi,atëherë mendova që të
shkruaj diçka për të dhe më tej,siç do shihni.
* *
*
Mund ta
kisha konsideruar një lapssus të përkthyesit apo të redaktorit,por e keqja qe
se,si kalova disa rreshta,hasa në një nonsens që bënte mu:
"...Pas
Moskës,ne u pamë disa herë,deri në pranverën e vitit nëndqind e nënte.Në
pranverën e këtij viti,kur erdha për disa ditë në Jalltë,një mbrëmje e takova në breg të detit. ?!!!
Natyrisht,që
mblodha buzët dhe nuk kisha se ku ta shkarkoja inatin që,s'besoj,të jetë vetëm
imi. Fillova të mendoja sesa ka rënë niveli i përkthimeve dhe mjafton që të
dish dy fjalë më tepër se cillido profan dhe o burra,përkthe.
Tek
shkruaj pak ashpër për këtë zhgënjim,mëndja më shkon tek dhjetra përkthyes të
viteve të shkuara,ku kishe qejf të
shijoje një lexim. Pyetjes a kemi sot njerëz të kualifikuar për të na dhënë
vepra të një cilësie të mirë,unë i përgjgjem ;natyrisht që kemi,por përkthimi
si dhe botimet janë kthyer në biznes.Si në atë garën "më i shkathti,më i
shpejti",hasë në lloj-lloj përkthimesh dhe,pasataj, në iks autor e
njeh,siç ndodhi me Çehovin aq të njohur
prej lexuesit shqiptar, do thartosh buzët siç i thartova unë. Por tek mblidhja
buzët,s'kisha se si mos gërmoja në shkaqet e këtij nxitimi. RRënjët e
këtij"nxitimi" duhen kërkuar tek shkolla dhe arsimi,përgjithësi. Thonë që hekuri do rrahur
sa është nxehtë.Dhe unë,për mos ta lënë që të ftohet,po bëj nja dy digresione
që sikur i vënë,qoft dhe paksa,pikat
mbi i për këtë problem.
* *
*
Qe data
17 janar (është fjala para tri ditësh ) dhe një nga gazetarët investigues të
një masmedjeje me mikrofon në dorë pyeste kalimtarë të moshave të ndryshme me
të njëjtën pyetje:
-Çfarë ju
kujton 17 janari?
Shumica e
të pyeturit ngrinin supet dhe ajo që ma
forcoi bindjen për të shkruar,qe se u alarmova kur hasi në dy maturante,në një student historie që
dhe ata ngritën supet. Gazetari vazhdonte.Hasi në një maturant të
shkollës së muzikës.Këtë e pyeti:
-Cili
kompozitor i huaj ka shkruar muzikë për Skënderbeun?
Matruanti
ngriti supet dhe tha pa të keq:-Unë jam për fizarmonikë dhe nuk kam të bëj me
të. Gazetari e kapi prej qafe dhe i tha,duke qeshur:
-Ik,thyej
qafën! Ti zor se ke dëgjuar për Vivaldin?!!!
Dhe,vërtet,
që për të thyer qafën është. Nuk njihet Heroi ynë Kombëtar (sado i shkreti
gazetar bënte si me shpatë,por "qafëthyerët" nuk e drejtuan dot qafën
) dhe është për t'u vajtuar. E si mund
të presim përkthime të sakta,kur nxënësit nuk njohin gjërat më elementare. Më
kujtohet veç të tjerash edhe një ngjarje me një kolegun tim në Fier,para viteve
të demokracisë.
Kolegu
jepte fizikë në një nga të mesmet e qytetit dhe donte të mësonte një gjuhë të
huaj për të mbrojtur titullin kandidat i shkencave. E gjeti profesorin që e
zotëronte gjermanishten.Profesori qe arsimuar në perëndim dhe ,pse qe
me"qere" në biografi,punonte punëtor në një ndërmarrje ndërtimi.
Shkoi dhe profesori duke provuar me ca pyetje gojore,i dha detyrën e parë
fillestare:tabelën e zgjedhimit të foljeve të gjuhës shqipe.
-Profesor,-
ndërhyri kolegu,- më kini keqkuptuar.Unë dua të mbroj gjermanishten dhe jo
gjuhën shqipe.
-Dëgjo,i
nderuar,- foli me politesë profesori, ti kurrë nuk mund të mësosh siç duhet një
gjuhë të huaj,po nuk dite gjuhën tënde,
Besoj se nuk ke seç u komenton këtyre fjalëve të një njeriu të mënçëm.
Me që
jemi tek përkthimet,mëndja më shkon tek Lasgushi i pavdekshëm jo vetëm si
poet,por dhe si përkthenjës.Miku im, i ndjeri S.Çabej,më tregonte me të qeshur
se si bëhej Lasgushi kur vinte puna për përkthimin. Kishte ardhur "Eugjen
Onjegin" dhe Lasgushi
-
* * *
Çehovi po
u afrohej të dyzetave kur do shkonte të takonte Leon Tolstoin.Qe bërë aq i njohur,sa dhe kur futej si ikonjito
në një klub apo vënd me njerëz,nuk
shpëtonte pa u njohur.Befas ndjente:-Eshtë shkrimtari i madh Anton Pavlloviçi.
Kjo gjë nuk i pëlqente,por fama bënte punën e vet.Dhe si novelist,dhe si
dramaturg. Por ja që kishte një audiencë me Tolstoin.Me autorin e madh:Leon
Tolstoi dhe para këtij kolosi-lisi më i lartë i gjthë letërsisë ruse,- nuk qe
gjë e lehtë që të paraqiteshe.Dhe,siç tregon Bunini, iu deshën nja dy orë të
mira me"vish e zhvish sharvalle" se vallë do i binte në sy për mirë
Kontit ? Tek bënte "prova",njëherë të ngushta,tjetrën herë të gjëra
si Deti i Zi,dhe,më së fundi,shkoi.
Por,siç i tregon në intimitet Buninit. "Lisi" i shikonte me
mospërfillje"shkurret" (epitetet janë të miat ) dhe tek e takon,ndodh
kështu:
-Hajde,më
puth.Dhe ndërsa Çehovi puth Patriarkun e Madh,ky,në intitmitet,i thotë:
-Dëgjo ti
shkruan keq dhe nuk më pëlqen.Shkruan edhe më keq se Shekspiri. Se dhe Shekspiri keq shkruan!!!.
Dhe nuk
ishte e lehtë të takoje Tolstoin.Ndërsa Çehovi djersiste si ato çupat
adoleshente para pasqyrës për t'u pëlqyer
sa më shumë me veshjen e tyre,kështu dhe Çehovi hoqi me sharvallet. Por nuk qe i vetëm.
Tolstoi qe Tolstoi.Jo vetëm më i madhi,por dhe më "qibari".
Ky"narcizizëm" nuk ishte vetëm i tij. I tillë qe Gëtja në
Gjermani.Dihet mirë se si i shihte ai të tjerët. Vetëm Henrik Hajne e di seç ka
hequr nga mospëlqesat e Gëtes.
Bunini
(nobelist i vitit 1933 ) kalëroi vjorste të tëra për ta takuar.Por kur erdhi puna,në vënd të shkonte
në Jasna Poljana, mbeti në rrethinat e saj,se nuk guxonte. Provoi herë tjetër
dhe arriti ta takonte.Por qe më lehtë të takoje Carin rus Aleksandrin III apo
Nikollën II se sa këtë car të letërsisë.Sado që e shpalli veten anticar,sado që
bënte thirrjej për mosbindje,Asnjë prej carëve nuk i preku qoft dhe një fije
nga mjekrra si e një profeti,Tolstoit.Përkundrazi.Janë gjetur shënime me porsoi
të portës perandorake.:-Ju lutem mo e prekni Kontin!. Ai,siç vënë re gjithë shkrimtarët rusë të kohës,qe më i
madhi dhe më i paarritshmim:
Mes
tjerash,Dostojevsik,pohon duke pyetur:-Cili nga shkrimtarët rusë mund të barazohet me të?
Turgenievi
që nuk e duronte tek fliste e fliste pa pushim duke ngulur këmbë në to që
thoshte,i thotë,një herë:
-Do të
pushosh apao do ta jap me pëllëmbë surratit (Turgenievi qe 10 vjeç më i madh
nga Tolstoi ).Aq u grindën sa puna shkoi deri në duel.Fati i mirë që ky duel
nuk u bë,se nga duelet,Rusia,pse mos dhe bota letrare,u privua nga dy poetë të
mëdhenj si Pushkini dhe Lermontovi.
Duke
sjellë pak "tagent" Tolstoin që nuk ish lehtë të pëlqente seç shkruaje,se
qe kthyer,me të vërtetë,në një i nstitucion, s'kam se si mos përmënd atë
thënien aq kuptimplote të Gorkit që thotë:-Tolstoi shihte me njëqind palë sy.
Dhe po Gorki (edhe Gorkin nuk e donte Tolstoi.Po t'ju kujtohet lexuessëve, i
thotë Çehovit,në initimitet:-Ruhu nga Gorki.Është i keq.Nuk e duan dhe femrat.
ka hundën e shtrëmbër ...) ,thotë:
Leon
Tolstoi ëhtë Njeriu-Njerëzim. Tej kësaj thënieje nuk ke seç thuaj më.
* * *
Dhe tek i
mbyll këto shënime të miat për "Sharvallet e Çehovit që ka ditëlindjen
më 29 janar,nuk do ta quaja të
saktë gjithçka që dua të shkruaj për të.
Çehovi u bë një novelist e dramaturg me famë botërore dhe, megjithat,druhej
para një kollosi siç qe Tolstoi.
Unë mund
të vazhdoja që të shkruja e të shkruaja
për këta,por mendoj,se sado pak,le të vlejë ky shkrim dhe si një kujtim të Çehovit të pavdekshëm.
Sa ia kam
arritur?