Kulturë
Vladimir Muça: Sinopset e Moikom Zeqos
E hene, 21.01.2013, 06:59 PM
 Sinopset e Moikom Zeqo-s, letersia
si  kuptimshmeri e shumefishte
Sinopset e Moikom Zeqo-s, letersia
si  kuptimshmeri e shumefishte
(Rreth  librit 
“ Libri i sinopseve ”  te  Moikom Zeqos)
Nga Vladimir Muça
Formatura   mozaikore   
si    nje almanak   historiko - njerezor.
Të  analizosh me parametra shkencorë “Librin e
sinopseve” mbi të gjitha nevojitet një njohje enciklpoedike-historike e
botës  nga e cila autori ka rrëmihur ato;
të jetosh në një botë sa racionale aq dhe iracionale, të futesh në mistikën e
saj, të jetosh me mitiken, epin dhe legjendën, duke e tjetërsuar atë me të
sotmen .
Duke e
lexuar me modesti  shkronjëtori , jam
munduar të hedh disa refleksione, të trioroj diçka  nga gjithë ai mal xeherorë libraresh
botërorë.Sa e çfarë kam nxjerrë le ta gjykojnë kolegët e lexuesi ynë i dashur.
Ka do
kohë, që me daljen në dritë të “Shitësit të kaosit” , “Refuzimit të shkrimit”
dhe “ Vetullave hyjnore” që Dr. Moikom Zeqo 
po interferon në simplonika letrare për një modernitet, një stilim të ri
të prozaizmit të shkurtër shqiptar, në përqasje drejt asaj çka  është më modernja, më e pranushmja nga
prurjet e letërsisë perëndimore.
Vëllimi I
fundit “ Libri i sinopseve”, si  një blen
i vazhdimësisë  të “Refuzimit të
shkrimit” është një rrugë e hapur tashmë 
nëpër tunele interefore, me përcaktueshmëri  të qarta të konvencioneve  nga ku duhet të ecë proza e shkurtër, e
urbanizuar, drejt këtij moderniteti, me 
një sui generis  shqiptar.
Koncentrati
prozaik në këto tregime e sinopse vjen 
me trajtat e një formëzimi detajor, ku linearitetit të fjalisë e
periudhës, ja ka zënë  vendin,
lineariteti  i mendimit  qëllimor dhe idesë.Lihen hapësira
nënshtresash kuptimore ku një intuitë psiko-analitike interferon  mbi atë çka ke lexuar , nën dritën e një
konceptimi të ri personal.
Evaziviteti
është çelësi i artë i këtyre prozave, i 
cili hap kanatet e një gjykimi individual. Me këto sinopse hapen  shtigjet e prozës së re moderne  shqiptare, ku korsitë rrugëtare janë të
shtruara me asfalto-betonin e ashpër të sentimenteve  ndërshekullore, ku i lihet dorë e lirë
krijuësve të vazhdimësisë moderniste 
të  hedhin shtresat e veta të
rifiniturave stilistikore në krijimin e një autostrade të re sa racionale aq
dhe të ndërlikuar.
Në to
gjejmë vlera përcaktuese, ku valencat arrijnë kuotat dominante  të vlefshmërisë  ku krahasueshmëria në nocione historike,
kulturore, etnike elaboruese sociale, vjen si pllenim i vazhdimësisë. Me
poliedritetin tashmë të hipotekuar Moikomi depërton  në shumëllojshmërinë e dijeve mbarë botërore,
duke marrë  që andej gjithçka që është shqiptare
e natyralizon atë me anë të metaforizimit duke rrekur të na sjellë ato ide të
bekuara që mëkohen nën zhgunin shekullor të etnisë, pse jo dhe të një
fsahati   malor në veri të Shqipërisë,
por që u ka dhënë frymë e jetë  dhe
miteve dhe legjendave  të gjithë
fqinjëve  ndërballkanikë  dhe më tej.
Në këtë aspekt, moderniteti borgesian e kafkian vjen bashkë me mitiken e legjendaren, rrjedhshëm, pa shtresëzimet e stilizmit modern, si një pjesë e kahmoçme e tërë zhvillimit kulturor, historik dhe social.
Krahasueshmëria
dhe potenciali metaforik  janë të tilla
sa që nuk lenë shteg  për dallime në
maksimalet  përfaqësuese  si  tek
“55 milion vjet më parë”  dhe tek  “Prifti 
i Isisës “. Burimoren këto potenciale e kanë në thagmën e
patjetërsueshme të kurajos hulumtuese të autorit, evidentimin  e  të
vërtetave historike, zgjimin e kujtesave ku edhe një element i  së vërtetës 
mund të gllabërojë  të tërën të
mistifikuar e merr përsipër përfaqësimin e të gjithë së vërtetës.
Kësisoj,
autori u bën thirrje studiuësve me anë të këtyre  sinopse-promemorie (do ti quaja unë) që sot
mbas shumë mjegullnajash shekullore, ajo që nuk e dimë akoma, që është mbuluar
nga zhguni i historisë së saj (mitike), vjen si 
në ftillëzimin e kësaj të  vërtete
para shumë shekujsh.Me to autori 
evidenton se historia e vërtetë nganjëherë sfumohet dhe humb, kur asgjë
nuk humb por  çdo gjë  transformohet siç na mësojnë ligjet e
dialektikës.
Legjenda
e  zëvëndëson të vërtetën  historike duke u bërë vetë një realitet
historik. Ndaj jo më kot autori ngulmon me këto sinopse  nëpër kullat, birat e dheut  të këtyre 
legjendave dhe miteve. ADN- ja  e
tyre  pa tjetër që do të përkojë me
ADN-në e të sotmes historike. Kjo është dhe detyra fondamentale që shkrimtari i
ka vënë vetes në nocionin atdhetar.
Në
formaturë mozaikore libri vjen si një almanak historiko-njerëzor, që sipas
mendimit tim  mbruhet nga një mënyrë
dialoguese  me idhujtarët, me të  shenjtëruarit për këtë tokë , me Makabeun
refraktar ,parakalojnë para lexuesit vlera e antivlera , qëndrime e
antiqëndrime, thënie e antithënie ,çka e bën librin paksa të mundishëm, por
shumë interesant dhe fiksionant. Për 
lexuesin me kapacitet enciklopedik , njohje të historisë ,  të vëmendshëm 
e të kulturuar  e kërkues, gjatë
aktit të leximit analitik ai bën të mendohesh , të vrasësh mendjen  për ta pasuruar atë bashkë me shpirtin e kur
të përfundosh së lexuari  të   meritosh vetveten si “intelektual i
mirëfilltë”.
Një
letërsi e tillë merr atributet e aerosolit, pastron  e rigjallëron alveolat e mushkërive të
letërsisë kombëtare nga dogmat e shabllonet e stisura.
Inteligjence e kulturologji shkrimore ne rrafsh boteror.
Me
konceptin  e vet krejt origjinal  dhe njëkohësisht stoik në perceptimet
matematikore  të të bërit letërsi , me
arketipin e tij stilistik se “ Nuk ka letërsi shqipe, po ka letërsi botërore të
shkruar në gjuhën shqipe”, ( unë do të komentoja edhe – letërsi shqipe shkruar
në gjuhët botërore-), autori shtron udhët për një letërsi të madhe globaliste,
interurbane. Gërmimi  që ai u bën shkencave
humane në arkivat botërore , në esencë të çdo sinopsi, nxjerr substancialen e
stërgjyshëve krijues (Historianë, teologë, kronikanë, muzikologë ) duke nxjerrë
nga  laboratori  i tyre krijues, tashmë  të transformuar në një tjetër materie, në atë
të librave.
Në
raporte integrale autori ka guximin dhe meritën 
që të bëjë krahasimtarinë e niveleve, përqindjeve përfaqësuese  të letërsisë shqipe ( temave , ndodhive) me
atë botërore; hapat e hedhura në këtë reçesion 
letrar gjatë këtyre 22 viteve.Në fakt çdo sinops  na vjen si anamnezë e sëmundjeve  të letërsisë shqipe, por bashkëngjitur   me të dhe fletë- recetën e ilaçeve dhe të
herbariumeve  të vendit  për të kapërcyer  këtë gjëndje reçesioni, duke rimodeluar
kritere të reja  ndaj konservatorizmit
provincial mbisundues, qorollepsur me rrëfimtaritë standarte” na ishte se ç’na
ishte”.
Nën dritë- hijet e Migjenit të Madh, Zeqo me këtë libër u jep lexuesve tematika, opsione si ato terrakotat mijra vjeçare, të konturuara mirë por pa rifinitura.
Çdo gjë  vjen si një antropolgji  shkrimore, ku lexuesit dhe krijuesit të
gjejnë në to  veten e tyre, duke
identifikuar jetesën ndër shekuj  me
artin e të shkruarit, në mozaikë subjektesh , duke marrë rrolin e  ngacmuesit 
mendor, duke nxitur lexuesit dhe krijuesit që sipas shijeve, mbi këto
subjekte të prevalojnë personalitetin e vet, ndoshta, ndoshta dhe në rezonancë
të plotë me autorin e këtyre tregim-sinopseve.
 Po ti
vëresh me kujdes , me vëmëndje analitike këto shkrimore, përshkohen nga një
bosht unik interlokutor  të letërsisë të
mirfilltë shqiptare dhe asaj botërore, të ngërthyera në estetikë e
stilistikë.   E kjo është  stilistika e re postmoderne e letrarizimit
interurban, një estetikë  e re e të bërit
letërsi.Më shkoqur  është integrimi
shkrimor i kësaj letërsie në kuadrin e një globalizmi ndërqytetar  në rrang botëror, që për habinë tonë  tani ka ndodhur që mijraveçarë më parë.
Po ti
vëresh me kujdes , me vëmëndje analitike këto shkrimore, përshkohen nga një
bosht unik interlokutor  të letërsisë të
mirfilltë shqiptare dhe asaj botërore, të ngërthyera në estetikë e
stilistikë.   E kjo është  stilistika e re postmoderne e letrarizimit
interurban, një estetikë  e re e të bërit
letërsi.Më shkoqur  është integrimi
shkrimor i kësaj letërsie në kuadrin e një globalizmi ndërqytetar  në rrang botëror, që për habinë tonë  tani ka ndodhur që mijraveçarë më parë.
Mbajtja e
lakonizmit të motiveve rrëfimtare të ngurtësuara në  format nga më të dukshmet metafizike ( siç
është libri, tabllot e pikturës, partiturat, skulpturat)  mbajtja stoike e mos shkuarja në rëndomësi,
bënë  që këto proza anti profanike të
ruajnë të paprekur epikat përforcuese e dilemat shtjelluese të tyre.
Pikërisht
këto shtjella në turbulenca kohore nuk lejuan e nuk lejojnë në këto sinopse që
kumti me të cilën ato  përfaqësohen  të mos pluhurizohet.Rastësia
shëmbëlltyrizohet duke u rregjistruar nëj disketën
e
historisë si kujtesë  historike e një
subkoshienca sublime.Nuk ka se si  të
reflektohet më qartazi  se sa tek “Ungjilli
i Kolodit”, ku forca e fuqia shprehëse e kësaj psiko-analitike, masazhinizmi që
ai përcjell në përmasa universal,  janë
të pavdekshme e jetojnë të shpirtëruar në një tjetër materie .Qëndrimi  i njeriut ndaj ekologjizmit natyror të sotëm
ku çdo  dru si në  konceptin biblik  e metafizik 
është një jetë në trajta të ndryshme të saj.Mbas shumë e shumë shekujsh
, kur dhe mbetjet humane janë tretur në rërat e Saharasë apo janë bërë
njësh  me rërën  e deteve, ata vinë  nëpërmjet 
metafizikës të tjetërsuar librore, po aq të përkushtuar , asketik,
stoik, studiues, si  vite e vite më parë
kur gjithçka frymonte dhe si gjallesë.
Arkitekture e re prozaike
Tipologjia
moikomiane   në të shumtit në këto katër
librat e fundit, por  në veçanti  në “ Librin e sinopseve” më përqaset si një
shkrimtar  arkitekt. Koncepti  në ndërtimin e këtyre pavioneve shkrimorë i
shkon për shtat një arkitekture moderniste 
me konturime tepër të qarta dhomash, shkallaresh, vështrimoresh,
pavionesh që interkulohen  nga koncepte
gjeometrike  horizontale  e vertikale me një llogaritje matematikore
ekzakte në perspektivat e rifiniturave 
që do të dëshirojnë të bëjnë  më
pas (banorët) pasardhësit.
Përfytërimet  arkitekturale 
janë aq të rrepta dhe rigorioze, aq të përputhshme me  identitetin , por hera herës pak si
kryengritës, si nga dora e një reformatori 
inkuizicional, tek  shfaqet  bindshëm mbi provincializmin  në letërsi.Ai rreket , e kërkon një
arkitekturë   letrare moderne  që nxjerr pamësinë e saj bulevardeve, në  vepra  
panteonike botërore e  që të  imponohen 
me gjithë pushtetshmërinë e tyre duke sfiduar kohërat.
Me rrënojat e apokalipsit gjuhësor që bëri kërdinë në historinë e qytetërimit ilir , shkencëtarët, ndoshta me këto rradhë librore gjejnë gurët e themeleve të harkoreve, dritareve, bedenave e me to të përafrohet shkenca e të shkrojturit ndër shekuj, toponomistika, onomomistika e të vërtetat historike që lindin prej tyre, sepse pushtuesit ndër shekuj nuk i mposhtën dot fizikisht në shuminë e rasteve, por duke ja atrofizuar gjuhën e shkruar e të pa shkruar, ata pushtojnë vetëm shpirtrat e tyre.
Në
esencë  materia   njerëzore , palca e etnisë, AND –ja  e saj qëndron 
e pa ndryshuar gjenetikisht. Ky është 
dhe gjykimi  referencial  që 
hedh me aq guxim  në aspektin e
shkencave humane  dhe Dr. Moikom Zeqo
për  përfaqësitë  shkencore 
, si  një dorashkë  e hedhur në një dyluftim  që ka filluar që në ndërvitet e Motit të Madh
për jetë a vdekje të identitetit tonë të mjegulluar i cili duhet zgjidhur sa
nuk është vonë.
Në botën
e globalizuar ne duhet të futemi të kompletuar 
dhe atë çka na ka marrë kjo botë ndër shekuj, ta marrim prej saj, atë që
gjenetikisht është e jona.Kjo është përmbajtja e sinopseve “Mensur Hallaçi”,
“Libri i  Thotit”, “Monedha”, “Filipi
fluturues”, “ Mark Pork Sopartri”, “ Princesha Rugina”, “Admirali Gedik”,
“Eustathi   i  Durrësit” , “ Murgu Teodor” , të cilët Zeqo
na i afron aq shumë të dokumentuara historikisht me ata përfaqësues të cilët në
“ testamentet” e tyre  shkrimore e kanë
deklaruar botërisht qenësinë e tyre  të
pa rinvendikueshme.
Ndër
biseda  midis letrarësh, paradoksi i
dyshimit ose “Vdekja e muzave” të Georg Steinerit është tepër refraktare në
problemet që hedh hera herës për të 
ndriçuar sado pak  rrënjët
gneosologjike të kultures shqiptare të 
të shkruajturit, i prirur nga virtuti ndriçues i kërkimit të së
vërtetës. Por njerëzit zakonisht nuk e pëlqejnë 
të vërtetën;  e  kjo duke u kthyer në  një 
ves në perceptime,  merr rrolin e
valiumit duke u vënë në gjumin e harresës historike, duke e atrofizuar
subkoshiencën kombëtare në tërësi.
Në rolin
e një Perseu të kohërave moderne  Zeqo
e  “ ka kuptuar  forcën 
shkatërruese  të opinionit publik
të kohërave modern me pabesinë dhe mosmirnjohjen”, ndaj ai me atë” çantën  mitike prej lëkure”,  me “ kokën e meduzës  “ 
historike të kombit shqiptar e cila e përçudnoi  këtë histori me lloj lloj pushtimesh ,
ç’përbërjesh duke  e  terratisur si zogjtë e korbit anë e kënd
perandorive  të botës.
Autori
këto copra identitetesh  i ka mbledhur me
kujdes në torbën e tij ( në këtë libër sinopsesh) duke ja nxjerrë përkarshi
kokës së Meduzës., me flokët gjarpërinj të pajetë.Në kontekstin e tjetërsuar
kjo vjen si një pasthirrmë e Julius Fuçikut “Popull vigjëloni “ por e
transkriptuar :
“Popull,
lexues, studiues mos  jeni  mosbesues ndër vedi. Shikoni , kjo është koka
e Meduzës  histori që ju ka vënë në
gjumin e harruar kujtesën historike , kjo është historia e vërtetë e juaja.Unë
veçse mblodha anë e kënd perandorive  e
thellësive të shekujve, jua solla si palcën, gjakun, gjenezën tuaj shkrimore.”
Inteligjenca
ka qenë dhe është një ndër cilësitë më vitale të etnisë sonë kombëtare.Mjafton
të lexosh  sinopsin “Shahisti” i cili
ngre lart në panteone diturie genin e inteligjencës shqiptare në zhbirimet
psiko-analitike si një pasuri  me  përmasa që i kalon  ato të krijimtarisë së hiptekuar botërore, ku
autori i kthen në një nul logjik çdo gjë në rrafshin e komentimeve, të
admirimit apo  përbuzjes, shpërfilljes,
të cilët në konteksin spiritual – shkencor s’kanë asnjë kuptim.
Trilli prozaik dhe ringjallja e muzave.
Kritiku  dhe eseisti amerikan i kohës George Steiner,
duke marrë në analizë  zhvillimet
kontemporane të letërsisë  dhe arteve ,
dhimbshëm perifrazon : “ Nuk mund të gjëndet 
as edhe një hop i vetëm në historinë e artit dhe të  letërsisë ku ushtruesit dhe kritikët e këtyre
arteve të mos kenë pikasur shenja të rënies, shpërbërjes  dhe farën e vulgaritetit.” (Revista Alef , nr
15 , 2004,”Lamtumira e muzave” )
Siç mund të hulumtojë dhe më tej lexuesi , autori në fjalë nëpërmjet një analize apokaliptike sjell në koshiencën e krijuesve “lamtumirën e muzave” .
Po në të
njejtën revistë , në mënyrë refraktare Wallas Stevens nëpërmjet një
artikulli  tepër bindës me “
Racionalitetin  dhe  dhe iracionalitetin   në poezi”, gjë që për mua interferohet në të
gjitha zhanret  e të shkruarit  ku  “
iracionaliteti  nuk  përbëhet vetëm nga një  pjesë dhe e vetmja arsye  pse akoma 
s’ka një traditë , është se tradita 
e saj është në zhvillim.” ( Revista Alef nr 15, 2004)
Jo për
koinçidencë , por për skrupulozitet 
hulumtues, nga përtej Atllantikut, këtu buzë brigjeve të Adriatikut një
opozitar i George Steinerit, dhe një perceptues konkret i promemorieve
eseistike të Wallas Stevensit, Dr. Moikom Zeqo hedh një arketip voluminoz, “
Librin e Sinopseve” . Në kontravers të “lamtumirës  së muzave” të Steinerit , për mua këto
sinopse janë një inkubator muzash, ku brezat e ardhmë do të inkubojnë një
letërsi modern në kondicion me modernitetin që ata do të përjetojnë.
Nga deti
mendor i autorit në këto inkubatorë 
muzash janë ankoruar në molin e gjykimit estetik anije lloj lloj të
kohërave dhe teknologjive  nga më të
ndryshmet; nga ato të primitivitetit gjer në ato  modernet oqeanike me karburant bërthamor të
kohës , me një qëllimor të vetëm që të vozisin në mendjet e lexuesve e të
krijuesve po me atë madhështinë  e
dikurshme në detin botëror të kulturës shqipe duke krijuar përfytërime
substanciale ndërshekullore.
Autori me
arkeologjinë e mendimit nxjerr në sipërfaqen mendimore ekstraktet përfaqësuese
të etnisë shqiptare  ku gjallon historia
dhe e vërteta  të cilën  për fat të keq vakumet historike e mjegulluan
në Andromedat Pagane. Krahasueshmëria dhe sinonimiteti që i bën autori
ngjarjeve dhe fenomeneve si tek sinopsi 
“Aisa” është një instrument  jo
vetëm shumë bindës por dhe shkencërisht i pranueshëm .
Zeqo jep
instrumentin, jep lëndën e parë xeherore dhe u bën thirrje krijuesve,
studjuesve, lexuesve:
“Shtrydheni  trurin e vijeni në punë, duke parësuar
kronologjitë e humbura nën topuzet e invazioneve  duke e jetësuar historinë e vjetër të
letërsisë në formatura  e ksombla  nga më të ndryshmet . Këto formatura e ksombla
lidhin imazhet duke i transformuar 
përmasat  e kësaj shkence humane,
ku  duke u futur në këtë mbretëri  imazhiniste, lehatzi mund të kalohet  në kultin e objekteve, të qenësisë të etnisë
shqiptare si një materie e prekshme  duke
i  bërë ezheizmin transfigurant
historisë. Thënë  më shkoqur një sinops i
tillë  është si ai materiali kobaltik në
qendër të makinerisë letrare  që jo
vetëm  shëron  ndërgjegjen kombëtare por energjikisht
rizgjon nga letargjia kujtesat historike.
Në
tërësinë historike të kombit shqiptar nga ilirizmi e gjer në fillesat e
rilindjes kombëtare  është stopuar nga
vakume historike , humbje muzash, për plotësimin e të cilëve pak është
bërë  nga historigrafia jonë në
hulumtimin e historisë botërore  e
mbledhjen e copëzave të asaj palce  që
përfaqëson AND- në e popullit tonë.Një gjë e tillë ka ndodhur dhe me  historinë e letërsisë shqipe. Gjithçka  fillohet 
me  Gjon Buzukun, por sipas
koncepteve shumë të drejta , të argumentuara të Moikom Zeqos , jo në rangje
akademike  dhe nga të tjerë ,kultivimi i
letrave shqipe , të shkruarit , të bërit libra ka filluar nga
iliro-shqiptarët  që herët. Thjeshtë dua
të nënvizoj  vrojtimet me poetët ilirikë
të Moikomit në revistën Albanica nr 60  .
Studimi i bizantologjisë , teologëve, kronikanëve me origjinë shqiptare në
memoriaret dokumentare arshivore nëpër biblotekat e muzetë e botës.Për këtë
vrojtim flet dhe  Antologjia e Ndoc
Paplekës për poetët shqiptarë të shek.XII 
deri në XIX,  e kështu me radhë
deri tek referencat prej 130 faqesh të kronikanit- historian Çelebiu mbi
figurat në kulturën shqiptare.
Të  bërit letërsi shqipe sipas konceptit
moikomian , e tashmë dhe i imi , nuk është të shkruarit vetëm  në shqip. Sikundër sot dhe në kohërat ilirike
, romake e turke globalizmi letrar ka qenë normë e një kulture botërore. Me
anën e këtyre prozave, Zeqo evidenton atë që është iliro-arbër- shqiptare, merr
palcën e kësaj letërsie dhe siç e thotë dhe vetë, me cilësinë amebike  e vetshumohet 
gjenetikisht duke u lënë hapësira perceptimi , nxjerrjen e konkluzioneve
të sakta mbi vjetërsinë, gjallimin e historisë së një letërsie
si vazhdimësi e një gjeneze me të njejtën 
origjinë të ADN –së përcaktuese , pavarësisht nga sistemet shtetërore e
konvencionet shkronjore (  që do të ishte
alfabeti sipas meje ).
Duke u
mbërthyer fort mbas këtyre sinopseve, studjuesit dhe lexuesit duhet ta
lëvrojnë  me më shumë përkushtimshmëri  këtë livadh të letrave  shqip me fillesa që në ata shkrimtarë,
studjuues, teologë ilirikë, në ata kronikanë të pushtimeve romake , në  bizantologjinë, e  kronikanëve 
e murgologjinë e shekujve pasardhës ku vulën  e tyre teologjike kanë lënë dhe diturakët
shqiptarë. Rilindja shqiptare nuk  erdhi
nga hiçi se asgjë nuk lind nga asgjëja. Duhet vetëm ngulmim, përkushtim në
zgjimin kombëtar,  në   përfitimin e një subkoshience etnike, që pa
dyshim e ka ndjekur  kombin shqiptar ndër
shekuj, se ndryshe pa këtë subkoshiencë nuk do të kishte mbijetuar.
Trilli
prozaik i  të qëmtuarit  të ngjarjeve, miteve, detajeve,
personazheve  hipotekohen në artin e të
shkruarit në një mënyrë të tillë sa që i kapërcen caqet e pabesueshmërisë ,
jetësohen në shpirtëzimin bashkëkohor, xhvishen nga konvencionaliteti  i 
përfaqësimit mitiko- historik 
duke u vendosur një detante midis letërsisë  të mirëfilltë 
e një kronike të trioruar.
Kësisoj
autori krijon resurse historike –shoqërore, personazhe të një lloi paksa të
veçantë, të cilët notojnë midis racionales mitike-historike dhe iracionales të
së tashmes kohore.Në konteksin filozofik gjithçka vjen jo si një proces   Hegelian por si një burimore integrale  me koncepte kafkiane  të natyralizuara ndër ujemet e mendimit
autokton.Në  personalitetin shkrimtor të
Zeqos shkenca humane e të shkruarit alkimohet me shkencat e tjera metafizike në
hipotekimin e produkteve. Një risi  që i
ka fillesat  që në dorëshkrimet e murgjëve  të ashekullit të XII –të, por që po e afirmon
gjithçka në një stilistikë në këto fillime të shekullit 21.
Racionaliteti
i konceptualiteteve memorial e qelave murgjërore vinë  nga palimpsestet e viteve me iracionalitetin
e ditëve të sotme moderne   duke i
ushqyer ato me limfën  studimore  të tyre, si një vazhdimësi  e domosdoshme e shkencës në aspektin  burimor. Nga këto referenca murgologjia
moikomiane vjen më  bindëse e ç’mitizuar,
më përfaqësuese  në konteksin
historiko-përfaqësues , më prevaluese në aktualizimin historik të ngjarjeve e
fenomeneve. Ajo ç’kishërohet nga valencat shoqërore që përftohen nga konceptimi
i sotëm filozofik.
“Këmisha
prej flokësh” si një burimore mistike, është 
një nga konçentratet prozaike në etalone përfaqësuese, ku në
bërthamën  e supermataforave, evidentohen
jo vetëm tragjikomikja e një shoqërie  në
një totalitarizëm  shpërfytërues, por
jepet kompleksi  i  neutralizimit të shqisimit natyror të qënieve
njerëzore.Duke ballafaquar të burgosurin e atrofizuar me kategoritë e asketëve
ndër shekuj . Metafora merr ngarkesa të jashtëzakonshmeduke tejkaluar
imagjinatat. Në   këtë kontekst  dhe thënia e Dostojevskit se “  realiteti 
është më fantastik  se të gjitha
imagjinatat” në konceptin filozofik  vjen
i sfumuar nga ky realitet. Shembëlltyra e këmishës prej flokësh , kapërcen çdo
apokalips  ndjenjësor.Detaji
artistik  i rifinituar me kapacitetet
e  lazerit shpirtëror të autorit nuk lë
më vend  për tolerance të tjera
Shkrimore. Ai merr  mbi vete gjithë
përfaqësinë e një tragjikomedije duke qëndruar në platenë e paskuintave si një
përbashkësi  e asaj shoqërie në formatin
e një parabole.
Koncepti filozofik e psiko –analiza nder shekuj e personazheve sinoptike.
Konceptimi
i sinopseve në fund të fundit është një tip i ri eufemizmi stilistikor për të
shkruar në mënyrë të
konçentruar , nëpëmjet    metaforave
kuptimplote, simboleve ; krijimin e personazheve efemere që na serviren  në formatura të ndryshme, jashtë një
metafizike të mirëfilltë  si substrakte
ndjenjësore, perceptuar  nëpërmjet
tingullit të mumjefikuar në një alfabet 
sa të ndryshëm  në konceptin  piktural , hieroglif apo  gjeometri e rregullt, por me një bashkësi
tingullore që vjen konservatore  nga
zanafilla e tingullit të parë komunikues.
Të
pakta   në  zanafillë ishin dallimet , më të shumta ishin
përbashkësitë. Ndaj dhe sot komunikimi letrar 
nga një kontinent  në tjetrin jep
e merr me anë të biorrymave letrare nën efektin 
e një shqise krejt të veçantë. Nuk ka se si të shpegohet  reminishenca e tercinave në të njëjtën kohë
në Europë  me format haiku dhe tankat në
Lindjen e largët. Kjo është mendoj unë , intereferenca e tingullit të shkronjës
në të cilën kapet fort Zeqo në letrarizmin botëror.
Bota
letrare mbijeton në forma nga më të ndryshmet , por thelbi gjenerues është i
njejti me fjalën e fjalëve. Më shkoqur , sipas Moikomit, ky është dhe koncepti
estetik   i të bërit një  letërsi 
botërore. Në intervistën e gazetës “Shqiptarja.com “  dt.19. 12. 2012, duke marrë një qëndrim të
thekur   “opozitar”, duke u mbështetur në
këto koncepte sinoptike të vëzhguara me aq shumë  kujdes në referencat mbarë botërore Moikom
Zeqo replikon:
“ …asnjë
tjetër (veç Migjenit dhe Kadaresë e Konicës) nuk ka arritur dot të bëj një
letërsi të madhe universale, urbane “.
Shkrimtarit
egjiptian të para katër mijë vjetëve ,  i
cili ka hedhur  në papyrus kumtin me
referencial  në analitikën  botërore 
“ Ah ky brez i ri “, as që i ka shkuar në mendje se dikur e diku në
brigjet e Adriatikut,mes shkrimeve polifere arkeologjike , Zeqo , ky “humbës i
madh”  do ta bënte të tijën këtë
kumt  tepër  referencial 
e do të ngulmonte në shkrimin e një letërsie ndërqytetare  me sharm botëror, duke shpjeguar me vrojtime
të  thella sinoptike raportet psiko-analitike  që ndjekin rregullsinë e ligjëshmërinë
globaliste e autentike të popujve në të gjitha kohërat.
Në çdo sinops  apo tregim të mirëfilltë në individualitetin
tregimtar ka diçka të kapshme nga fluiditeti kohor me një arsyetim të
thjeshtë  të përkorë. Lexuesi  i mirëfilltë 
vetiu përfton një  mbushamendje .
Nga kjo mbushamendje në zonat e fjetura të intelektit shpërthen sensi gjykues
me cilësi  kundrathëniesh gjer në
përfitimin e një aprirorie. Po ta studiosh këtë apriori  në sensin 
krahasimtar sinopsi vjen me një shumësi jo vetëm në arkitekturë
romaneske, por dhe në tërësinë  librore
kanë përbashkësi. Siç e konfiguron dhe autori : “ Eshtë vetë substanca e
amëshuar e letërsisë. Kompleksi i ndërlidhjeve, i  bën fragmentet një tërësi ”. Ku shtrirja e
gjetjeve të detajeve  e temave, shpërfill
modulet e ndryshme gjeografike, thellësitë historike, veçantitë  etnike, identitetet e ndryshme  ku kanë bashkëjetuar për arsyen e
antropologjisë  shkrimore,si ato
kromozonet e të njejtës lëndë  i  bashkangjiten 
palcës kombëtare si pjesë e AND- së kulturore.
Ajo vërtitet rreth orbitës të kësaj AND-je .Gjithnjë forca e rëndesës së letërsisë botërore në këtë kontekst, e humb gravitetin e qenësisë globale. Valencat e etnicitetit shtojnë dukshëm veprimtarinë e protonisë letrare në reaksionin shpërthyes bërthamor. Domethënëset më tipike janë “ Omo”, “Fytyra” , “Ungjilli i Kolodit” , “ Centauri”, “Qengji”, “ 55 milion vjet më parë”, ku ngrihet në nivele të larta suporioriteti i etnicitetit shqiptar, ku gjithçka mbahet gjer në flijim. Ky interpretim iracional përtej imazhinizmit , gjer në një të parë e në të prekur , në një interferim të të gjitha shqisave mbi një vepër letrare. Gjithçka vjen si një kumt te tregimi “Omo” në paradigmat drejt një të vërtete tej iracionalen Danteske.
Pa
intervenimet e këtyre shqisave të mirë 
plotësuara shkrimtari kthehet në një grafoman i përsëritshëm nga një
gjeneratë në tjetrën.
Triniteti  shkrimtar-fabul-lexues  vjen si një filozofi permanente me trinitetin
historitë- njerëzit- shteti, një trinitet si ai biblik ku populli bën historinë
arkivat e sistemojnë (ruajnë ) – shteti e demostron. Këto janë dy trinitete që
në rast se nuk azhornohen, humbin në terrin e vetë   historisë, çorodisin subkoshiencat shoqërore
.
Por siç
parashtron tek “Shekspiri i shfytëruar” në pranimin e pluralizmit krijues, ndër
breza, në lulëzimin e shumë rrymave, do ketë gjithmonë  konvergime  
por dhe vetëpërjashtime. Ligji dialektik i ndryshimit vepron dhe në
letërsi, sado madhështor të jetë ky krijim. Shembull tipik është teatri absurd i
Joneskos i cili arrin gjer në caqet e një shpërfytërimi  madhështor të shekspirianes.Nga autori  gjithçka kategorizohet në suazat e një
interceptimi  shkrimor kafkian, ku
iracionaliteti vendoset në një dyluftim me racionalen e fantazmagorinë.
Në këtë kontekst vitaliteti mistik, biblik me imazhin e mbi ikonografeve të gjallë natyrorë, shembëlltyra të Shën Marisë, atje, diku në Alpet shqiptare, ku natyra e universialiteti i pjellshmërisë shqiptare kapërcen caqet e natyrores.
Jo vetem trinitet biblik
Në
konceptin e Moikom Zeqos ekziston një lidhje permanente ndërmjet mitikes, epit
të shkrojtur dhe atij të kahmoçëm gojor me kohërat e sotme si dhe vazhdimësinë.
Kjo vjen si palca e kësaj letërsie. Me saktësinë e origjinës , ajo përjashton
mundësinë e çdo plagjiature  në kuadrin  botëror, shpreh autentiken, ruan
personalitetin krijues në kuadrin kombëtar.Për autorin aplikimi i artit të
krijimit  nuk vjen me boshllëqe,
shkëputje  si  në 
aspektin e librarizimit dhe të tyre gojore. Duke u ushqyer me përvojat
ndërshekullore  në këtë aspekt këto
sinopse vinë si proza artikulore e një moderniteti të ri.
Referencat
dhe artikulimet që u bëhen kronikanëve, teologëve, shkrimtarëve botëror ,
kërkimi për të panjohuart e vendit të tij, shkojnë deri në  kumte të fshehta  të proklamuara në ato kohëra , por që në
veten e tyre reflektonin universialitetin e një gjykimi të përparuar shoqëror.
Në komplecitetin psiko-analitik dhe psiko-kritik, autori merr ato fragmente që
kushtëzohen  nga   përbërje njerzore.Ndaj përgjithësisht këto
proza  si 
në planin epiko – mitik, historik si dhe në sensin tragjiko-grotesk me
lëndën e trioruar në konglomarate artistike vinë si element ndërlidhës duke
reflektuar një dhunti që ndodhet brenda tyre. Gjithçka suportohet nga niveli i
lartë i gjuhës estetike në kategori të reja, si 
e bukura, grotesku, e tmerrshmja ,e përbindshmja, të cilët me
pjellëshmëri amebike të ndërvarur nga njera tjetra vinë si pjesë të
pandara  të të tërës jetësore.
Me trokolloaren e tij, në këtë libër unikal sot për sot në letrat shqip , autori troket tek horizontet e pritjes të lexuesit universal, largpamës në mardhëniet me dimensionet e natyrave të njeriut. Duke ngulmuar në panunitarizmin urban të sotëm, duke zbuluar lidhjet e kahmoçme, i katarsuar nga doktrinat e soc-realizmit, ai na ka dhënë një letërsi që rrezaton mbi letërsitë provinciale me refleksione “deri te gardhi i shtëpisë”.
Në
galeritë shkronjore të këtij libri lexuesi nga ai i specializuar por dhe i
rëndomtë do të karikohet  me njohje
historiko-shoqërore, diku do të gjejë 
dhe vetë-veten në gjenezën e mbijetuar në sisteme të ndryshme shoqërore,
do të  gjejë pjesë  të 
vlerave kombëtare si dhe vlera shpirtërore jo vetëm të  një ilir-arbër-shqiptari  por dhe vlera universale.
Ky  përfytërim vjen nga se autori bën një
aktualizim perfekt  të  ndodhive, sendeve, personazheve e fenomeneve.
Në to me fjalë ,  të pakta por imponuese
, barazvlerësohen epokat perandorake me ato të globalizmit të sotëm,
nënvizojhet mendimi imponues se çdo njeri  
i  sfumon kufijtë e origjinës në
aspektin kulturoe, etnik, të pavarur ,duke u bërë pjesë e asaj origjine.
Kjo
thirrmë autoriale vjen nga thellësitë e kohrave si një domosdoshmëri  e kohës së 
sotme. Vjen si një domosdoshmëri e antropologjisë së sotme letrare , një
antropologji që Moikom Zeqo e ka 
shkoqitur me aq përkushtim në xhevahiret 
e kulturës botërore. Pikërisht kësaj kulture autori , jo pa qëllim, i ka
ballafaquar tregimin “ Zonja “, ku personaliteti ,virtuti i njeriut tek e
thjeshta vjen aq bindshëm në sensin kohor , në evidentimin e një kulture të
lartë komunikuese si një nga virtutet më fondamentale brenda familjes
shqiptare, ku mitologjikja është bërë e besueshme  njerëzore.Me këto detaje  autori na e rikujton në akcentin stilistik e
estetik se magjia e faktit është mekanizmi 
që hyn e mbyll siparin e një rrëfimtarie, aty është dhe thelbi i së
vërtetës.
E këto të
vërteta  vine në këtë godinë madhore
librore në pavine interlokutore , me çelsin e artë në dyert e tyre .Kritikët
,studjuesit, lexuesit e apasionuar mbas kulturave ndërbotërore, vetëm duhet ti
hapin ato brava e si  në  një  kinematikë, ndoshta do të gjejnë  stërgjyshërit, gjyshërit , shembëlltyrat e
tyre tek ekspozohen aq krenarisht në ato pavione.Në to do të gjejmë  “Personazhet A.B.C.” me konceptet moderne ,
me një peshë  të pakufishme, delirues i
ndërgjegjes .Tek “  Meridiani i
Durrësit”  një  prozë e fuqishme , ku personazhet historikë
shndrohen në një personazh letrar. Një prozë ku atdhetarizmi ngrihet
madhërishëm në art duke prevaluar mbi gjithçka botërore , duke marrë ftillesën
në një  parameter gjeografie, në “ Meridianin
e Durrësit”, një supermetaforë  dhe një
parabolë interhistorike e një kujtese kombëtare.
Kjo
parabolë në letrarizimet botërore  të
shqipes lëviz në kohë dhe hapësirë drejt këtij meridiani metaforik me emrin e
vendlindjes, si një intervenues, por dhe si një ndërlidhës kohor.Në  të shpërfaqen si meridianë  shumë  
linja të ndërthurura , ku kompliciteti i përket  më shumë thellësisë dhe dëndësisë së mendimit
.Ky triller me distance kohore e sjell substancën në të sotmen modern  në përmasa europiane , në kontravers me të
sotmen politike.
Ne jemi
letrarisht ,shkencërisht antarë multivalent që në shekullin e XIV  në Europë.
Ose
trajtimi homerik i figures së Jan Kukuzelit , të këtij muzikologu ,shprehje e
një kulture të lartë në kulturologjinë botërore. Të vërtetat historike ,
muzeale ku eshtrat veshur me argjend, kafka me ar, në zgavrën e syve janë dy
xhevahirë, si askush shenjtor në Manastirin e Athosit.
Historia dhe muzeologjia botërore flet shumë ; po ne vallë pse jemi kaq mosmirnjohës , nënvlerësues thesaresh të kombit tonë ,duke u mjaftuar vetëm me emrin e një shkolle muzike. Një indiferentizëm që e ka dëmtuar shumë kulturën e historigrafinë tonë ndër shekuj. Zgjohuni akademikë, studjues, mishërojeni atë skelet e kafkë veshur me ar, merrni dritësinë nga ata dy xhevahirë, bëjeni pjesë të qenies suaj . Jan Kukuzeli nuk e mohoi kurrë se ishte Durrsak.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










