Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Muça: Sinopset e Moikom Zeqos

| E hene, 21.01.2013, 07:59 PM |


Sinopset e Moikom Zeqo-s, letersia si  kuptimshmeri e shumefishte

(Rreth  librit  “ Libri i sinopseve ”  te  Moikom Zeqos)

Nga Vladimir Muça

Formatura   mozaikore    si    nje almanak   historiko - njerezor.

  analizosh me parametra shkencorë “Librin e sinopseve” mbi të gjitha nevojitet një njohje enciklpoedike-historike e botës  nga e cila autori ka rrëmihur ato; të jetosh në një botë sa racionale aq dhe iracionale, të futesh në mistikën e saj, të jetosh me mitiken, epin dhe legjendën, duke e tjetërsuar atë me të sotmen .

Duke e lexuar me modesti  shkronjëtori , jam munduar të hedh disa refleksione, të trioroj diçka  nga gjithë ai mal xeherorë libraresh botërorë.Sa e çfarë kam nxjerrë le ta gjykojnë kolegët e lexuesi ynë i dashur.

Ka do kohë, që me daljen në dritë të “Shitësit të kaosit” , “Refuzimit të shkrimit” dhe “ Vetullave hyjnore” që Dr. Moikom Zeqo  po interferon në simplonika letrare për një modernitet, një stilim të ri të prozaizmit të shkurtër shqiptar, në përqasje drejt asaj çka  është më modernja, më e pranushmja nga prurjet e letërsisë perëndimore.

Vëllimi I fundit “ Libri i sinopseve”, si  një blen i vazhdimësisë  të “Refuzimit të shkrimit” është një rrugë e hapur tashmë  nëpër tunele interefore, me përcaktueshmëri  të qarta të konvencioneve  nga ku duhet të ecë proza e shkurtër, e urbanizuar, drejt këtij moderniteti, me  një sui generis  shqiptar.

Koncentrati prozaik në këto tregime e sinopse vjen  me trajtat e një formëzimi detajor, ku linearitetit të fjalisë e periudhës, ja ka zënë  vendin, lineariteti  i mendimit  qëllimor dhe idesë.Lihen hapësira nënshtresash kuptimore ku një intuitë psiko-analitike interferon  mbi atë çka ke lexuar , nën dritën e një konceptimi të ri personal.

Evaziviteti është çelësi i artë i këtyre prozave, i  cili hap kanatet e një gjykimi individual. Me këto sinopse hapen  shtigjet e prozës së re moderne  shqiptare, ku korsitë rrugëtare janë të shtruara me asfalto-betonin e ashpër të sentimenteve  ndërshekullore, ku i lihet dorë e lirë krijuësve të vazhdimësisë moderniste    hedhin shtresat e veta të rifiniturave stilistikore në krijimin e një autostrade të re sa racionale aq dhe të ndërlikuar.

Në to gjejmë vlera përcaktuese, ku valencat arrijnë kuotat dominante  të vlefshmërisë  ku krahasueshmëria në nocione historike, kulturore, etnike elaboruese sociale, vjen si pllenim i vazhdimësisë. Me poliedritetin tashmë të hipotekuar Moikomi depërton  në shumëllojshmërinë e dijeve mbarë botërore, duke marrë  që andej gjithçka që është shqiptare e natyralizon atë me anë të metaforizimit duke rrekur të na sjellë ato ide të bekuara që mëkohen nën zhgunin shekullor të etnisë, pse jo dhe të një fsahati   malor në veri të Shqipërisë, por që u ka dhënë frymë e jetë  dhe miteve dhe legjendave  të gjithë fqinjëve  ndërballkanikë  dhe më tej.

Në këtë aspekt, moderniteti borgesian  e kafkian vjen bashkë me mitiken e legjendaren, rrjedhshëm, pa shtresëzimet e stilizmit modern, si një pjesë e kahmoçme e tërë zhvillimit kulturor, historik dhe social.

Krahasueshmëria dhe potenciali metaforik  janë të tilla sa që nuk lenë shteg  për dallime në maksimalet  përfaqësuese  si  tek “55 milion vjet më parë”  dhe tek  “Prifti  i Isisës “. Burimoren këto potenciale e kanë në thagmën e patjetërsueshme të kurajos hulumtuese të autorit, evidentimin  e  të vërtetave historike, zgjimin e kujtesave ku edhe një element i  së vërtetës  mund të gllabërojë  të tërën të mistifikuar e merr përsipër përfaqësimin e të gjithë së vërtetës.

Kësisoj, autori u bën thirrje studiuësve me anë të këtyre  sinopse-promemorie (do ti quaja unë) që sot mbas shumë mjegullnajash shekullore, ajo që nuk e dimë akoma, që është mbuluar nga zhguni i historisë së saj (mitike), vjen si  në ftillëzimin e kësaj të  vërtete para shumë shekujsh.Me to autori  evidenton se historia e vërtetë nganjëherë sfumohet dhe humb, kur asgjë nuk humb por  çdo gjë  transformohet siç na mësojnë ligjet e dialektikës.

Legjenda e  zëvëndëson të vërtetën  historike duke u bërë vetë një realitet historik. Ndaj jo më kot autori ngulmon me këto sinopse  nëpër kullat, birat e dheut  të këtyre  legjendave dhe miteve. ADN- ja  e tyre  pa tjetër që do të përkojë me ADN-në e të sotmes historike. Kjo është dhe detyra fondamentale që shkrimtari i ka vënë vetes në nocionin atdhetar.

Në formaturë mozaikore libri vjen si një almanak historiko-njerëzor, që sipas mendimit tim  mbruhet nga një mënyrë dialoguese  me idhujtarët, me të  shenjtëruarit për këtë tokë , me Makabeun refraktar ,parakalojnë para lexuesit vlera e antivlera , qëndrime e antiqëndrime, thënie e antithënie ,çka e bën librin paksa të mundishëm, por shumë interesant dhe fiksionant. Për  lexuesin me kapacitet enciklopedik , njohje të historisë ,  të vëmendshëm  e të kulturuar  e kërkues, gjatë aktit të leximit analitik ai bën të mendohesh , të vrasësh mendjen  për ta pasuruar atë bashkë me shpirtin e kur të përfundosh së lexuari     meritosh vetveten si “intelektual i mirëfilltë”.

Një letërsi e tillë merr atributet e aerosolit, pastron  e rigjallëron alveolat e mushkërive të letërsisë kombëtare nga dogmat e shabllonet e stisura.

Inteligjence e kulturologji shkrimore ne rrafsh boteror.

Me konceptin  e vet krejt origjinal  dhe njëkohësisht stoik në perceptimet matematikore  të të bërit letërsi , me arketipin e tij stilistik se “ Nuk ka letërsi shqipe, po ka letërsi botërore të shkruar në gjuhën shqipe”, ( unë do të komentoja edhe – letërsi shqipe shkruar në gjuhët botërore-), autori shtron udhët për një letërsi të madhe globaliste, interurbane. Gërmimi  që ai u bën shkencave humane në arkivat botërore , në esencë të çdo sinopsi, nxjerr substancialen e stërgjyshëve krijues (Historianë, teologë, kronikanë, muzikologë ) duke nxjerrë nga  laboratori  i tyre krijues, tashmë  të transformuar në një tjetër materie, në atë të librave.

Në raporte integrale autori ka guximin dhe meritën  që të bëjë krahasimtarinë e niveleve, përqindjeve përfaqësuese  të letërsisë shqipe ( temave , ndodhive) me atë botërore; hapat e hedhura në këtë reçesion  letrar gjatë këtyre 22 viteve.Në fakt çdo sinops  na vjen si anamnezë e sëmundjeve  të letërsisë shqipe, por bashkëngjitur   me të dhe fletë- recetën e ilaçeve dhe të herbariumeve  të vendit  për të kapërcyer  këtë gjëndje reçesioni, duke rimodeluar kritere të reja  ndaj konservatorizmit provincial mbisundues, qorollepsur me rrëfimtaritë standarte” na ishte se ç’na ishte”.

Nën dritë- hijet e Migjenit të Madh, Zeqo me këtë libër u jep lexuesve tematika, opsione si ato terrakotat mijra vjeçare, të konturuara  mirë por pa rifinitura.

Çdo gjë  vjen si një antropolgji  shkrimore, ku lexuesit dhe krijuesit të gjejnë në to  veten e tyre, duke identifikuar jetesën ndër shekuj  me artin e të shkruarit, në mozaikë subjektesh , duke marrë rrolin e  ngacmuesit  mendor, duke nxitur lexuesit dhe krijuesit që sipas shijeve, mbi këto subjekte të prevalojnë personalitetin e vet, ndoshta, ndoshta dhe në rezonancë të plotë me autorin e këtyre tregim-sinopseve.

Po ti vëresh me kujdes , me vëmëndje analitike këto shkrimore, përshkohen nga një bosht unik interlokutor  të letërsisë të mirfilltë shqiptare dhe asaj botërore, të ngërthyera në estetikë e stilistikë.   E kjo është  stilistika e re postmoderne e letrarizimit interurban, një estetikë  e re e të bërit letërsi.Më shkoqur  është integrimi shkrimor i kësaj letërsie në kuadrin e një globalizmi ndërqytetar  në rrang botëror, që për habinë tonë  tani ka ndodhur që mijraveçarë më parë.

Mbajtja e lakonizmit të motiveve rrëfimtare të ngurtësuara në  format nga më të dukshmet metafizike ( siç është libri, tabllot e pikturës, partiturat, skulpturat)  mbajtja stoike e mos shkuarja në rëndomësi, bënë  që këto proza anti profanike të ruajnë të paprekur epikat përforcuese e dilemat shtjelluese të tyre.

Pikërisht këto shtjella në turbulenca kohore nuk lejuan e nuk lejojnë në këto sinopse që kumti me të cilën ato  përfaqësohen  të mos pluhurizohet.Rastësia shëmbëlltyrizohet duke u rregjistruar nëj disketën

e historisë si kujtesë  historike e një subkoshienca sublime.Nuk ka se si  të reflektohet më qartazi  se sa tek “Ungjilli i Kolodit”, ku forca e fuqia shprehëse e kësaj psiko-analitike, masazhinizmi që ai përcjell në përmasa universal,  janë të pavdekshme e jetojnë të shpirtëruar në një tjetër materie .Qëndrimi  i njeriut ndaj ekologjizmit natyror të sotëm ku çdo  dru si në  konceptin biblik  e metafizik  është një jetë në trajta të ndryshme të saj.Mbas shumë e shumë shekujsh , kur dhe mbetjet humane janë tretur në rërat e Saharasë apo janë bërë njësh  me rërën  e deteve, ata vinë  nëpërmjet  metafizikës të tjetërsuar librore, po aq të përkushtuar , asketik, stoik, studiues, si  vite e vite më parë kur gjithçka frymonte dhe si gjallesë.

Arkitekture   e   re   prozaike

Tipologjia moikomiane   në të shumtit në këto katër librat e fundit, por  në veçanti  në “ Librin e sinopseve” më përqaset si një shkrimtar  arkitekt. Koncepti  në ndërtimin e këtyre pavioneve shkrimorë i shkon për shtat një arkitekture moderniste  me konturime tepër të qarta dhomash, shkallaresh, vështrimoresh, pavionesh që interkulohen  nga koncepte gjeometrike  horizontale  e vertikale me një llogaritje matematikore ekzakte në perspektivat e rifiniturave  që do të dëshirojnë të bëjnë  më pas (banorët) pasardhësit.

Përfytërimet  arkitekturale  janë aq të rrepta dhe rigorioze, aq të përputhshme me  identitetin , por hera herës pak si kryengritës, si nga dora e një reformatori  inkuizicional, tek  shfaqet  bindshëm mbi provincializmin  në letërsi.Ai rreket , e kërkon një arkitekturë   letrare moderne  që nxjerr pamësinë e saj bulevardeve, në  vepra   panteonike botërore e  që të  imponohen  me gjithë pushtetshmërinë e tyre duke sfiduar kohërat.

Me rrënojat e apokalipsit gjuhësor që bëri kërdinë në historinë e qytetërimit ilir , shkencëtarët, ndoshta me këto rradhë librore  gjejnë gurët e themeleve të harkoreve, dritareve, bedenave  e me to të përafrohet shkenca e të shkrojturit ndër shekuj, toponomistika, onomomistika e të  vërtetat historike që lindin prej tyre, sepse pushtuesit ndër shekuj nuk i mposhtën dot fizikisht në shuminë e rasteve, por duke ja atrofizuar gjuhën e shkruar  e të pa shkruar, ata pushtojnë vetëm shpirtrat e tyre.

Në esencë  materia   njerëzore , palca e etnisë, AND –ja  e saj qëndron  e pa ndryshuar gjenetikisht. Ky është  dhe gjykimi  referencial    hedh me aq guxim  në aspektin e shkencave humane  dhe Dr. Moikom Zeqo për  përfaqësitë  shkencore  , si  një dorashkë  e hedhur në një dyluftim  që ka filluar që në ndërvitet e Motit të Madh për jetë a vdekje të identitetit tonë të mjegulluar i cili duhet zgjidhur sa nuk është vonë.

Në botën e globalizuar ne duhet të futemi të kompletuar  dhe atë çka na ka marrë kjo botë ndër shekuj, ta marrim prej saj, atë që gjenetikisht është e jona.Kjo është përmbajtja e sinopseve “Mensur Hallaçi”, “Libri i  Thotit”, “Monedha”, “Filipi fluturues”, “ Mark Pork Sopartri”, “ Princesha Rugina”, “Admirali Gedik”, “Eustathi   i  Durrësit” , “ Murgu Teodor” , të cilët Zeqo na i afron aq shumë të dokumentuara historikisht me ata përfaqësues të cilët në “ testamentet” e tyre  shkrimore e kanë deklaruar botërisht qenësinë e tyre  të pa rinvendikueshme.

Ndër biseda  midis letrarësh, paradoksi i dyshimit ose “Vdekja e muzave” të Georg Steinerit është tepër refraktare në problemet që hedh hera herës për të  ndriçuar sado pak  rrënjët gneosologjike të kultures shqiptare të  të shkruajturit, i prirur nga virtuti ndriçues i kërkimit të së vërtetës. Por njerëzit zakonisht nuk e pëlqejnë  të vërtetën;  e  kjo duke u kthyer në  një  ves në perceptime,  merr rrolin e valiumit duke u vënë në gjumin e harresës historike, duke e atrofizuar subkoshiencën kombëtare në tërësi.

Në rolin e një Perseu të kohërave moderne  Zeqo e  “ ka kuptuar  forcën  shkatërruese  të opinionit publik të kohërave modern me pabesinë dhe mosmirnjohjen”, ndaj ai me atë” çantën  mitike prej lëkure”,  me “ kokën e meduzës    historike të kombit shqiptar e cila e përçudnoi  këtë histori me lloj lloj pushtimesh , ç’përbërjesh duke  e  terratisur si zogjtë e korbit anë e kënd perandorive  të botës.

Autori këto copra identitetesh  i ka mbledhur me kujdes në torbën e tij ( në këtë libër sinopsesh) duke ja nxjerrë përkarshi kokës së Meduzës., me flokët gjarpërinj të pajetë.Në kontekstin e tjetërsuar kjo vjen si një pasthirrmë e Julius Fuçikut “Popull vigjëloni “ por e transkriptuar :

“Popull, lexues, studiues mos  jeni  mosbesues ndër vedi. Shikoni , kjo është koka e Meduzës  histori që ju ka vënë në gjumin e harruar kujtesën historike , kjo është historia e vërtetë e juaja.Unë veçse mblodha anë e kënd perandorive  e thellësive të shekujve, jua solla si palcën, gjakun, gjenezën tuaj shkrimore.”

Inteligjenca ka qenë dhe është një ndër cilësitë më vitale të etnisë sonë kombëtare.Mjafton të lexosh  sinopsin “Shahisti” i cili ngre lart në panteone diturie genin e inteligjencës shqiptare në zhbirimet psiko-analitike si një pasuri  me  përmasa që i kalon  ato të krijimtarisë së hiptekuar botërore, ku autori i kthen në një nul logjik çdo gjë në rrafshin e komentimeve, të admirimit apo  përbuzjes, shpërfilljes, të cilët në konteksin spiritual – shkencor s’kanë asnjë kuptim.

Trilli  prozaik  dhe  ringjallja  e  muzave.

Kritiku  dhe eseisti amerikan i kohës George Steiner, duke marrë në analizë  zhvillimet kontemporane të letërsisë  dhe arteve , dhimbshëm perifrazon : “ Nuk mund të gjëndet  as edhe një hop i vetëm në historinë e artit dhe të  letërsisë ku ushtruesit dhe kritikët e këtyre arteve të mos kenë pikasur shenja të rënies, shpërbërjes  dhe farën e vulgaritetit.” (Revista Alef , nr 15 , 2004,”Lamtumira e muzave” )

Siç mund të hulumtojë dhe më tej lexuesi , autori  në fjalë  nëpërmjet një analize apokaliptike sjell në koshiencën e krijuesve “lamtumirën e muzave” .

Po në të njejtën revistë , në mënyrë refraktare Wallas Stevens nëpërmjet një artikulli  tepër bindës me “ Racionalitetin  dhe  dhe iracionalitetin   në poezi”, gjë që për mua interferohet në të gjitha zhanret  e të shkruarit  ku  “ iracionaliteti  nuk  përbëhet vetëm nga një  pjesë dhe e vetmja arsye  pse akoma  s’ka një traditë , është se tradita  e saj është në zhvillim.” ( Revista Alef nr 15, 2004)

Jo për koinçidencë , por për skrupulozitet  hulumtues, nga përtej Atllantikut, këtu buzë brigjeve të Adriatikut një opozitar i George Steinerit, dhe një perceptues konkret i promemorieve eseistike të Wallas Stevensit, Dr. Moikom Zeqo hedh një arketip voluminoz, “ Librin e Sinopseve” . Në kontravers të “lamtumirës  së muzave” të Steinerit , për mua këto sinopse janë një inkubator muzash, ku brezat e ardhmë do të inkubojnë një letërsi modern në kondicion me modernitetin që ata do të përjetojnë.

Nga deti mendor i autorit në këto inkubatorë  muzash janë ankoruar në molin e gjykimit estetik anije lloj lloj të kohërave dhe teknologjive  nga më të ndryshmet; nga ato të primitivitetit gjer në ato  modernet oqeanike me karburant bërthamor të kohës , me një qëllimor të vetëm që të vozisin në mendjet e lexuesve e të krijuesve po me atë madhështinë  e dikurshme në detin botëror të kulturës shqipe duke krijuar përfytërime substanciale ndërshekullore.

Autori me arkeologjinë e mendimit nxjerr në sipërfaqen mendimore ekstraktet përfaqësuese të etnisë shqiptare  ku gjallon historia dhe e vërteta  të cilën  për fat të keq vakumet historike e mjegulluan në Andromedat Pagane. Krahasueshmëria dhe sinonimiteti që i bën autori ngjarjeve dhe fenomeneve si tek sinopsi  “Aisa” është një instrument  jo vetëm shumë bindës por dhe shkencërisht i pranueshëm .

Zeqo jep instrumentin, jep lëndën e parë xeherore dhe u bën thirrje krijuesve, studjuesve, lexuesve:

“Shtrydheni  trurin e vijeni në punë, duke parësuar kronologjitë e humbura nën topuzet e invazioneve  duke e jetësuar historinë e vjetër të letërsisë në formatura  e ksombla  nga më të ndryshmet . Këto formatura e ksombla lidhin imazhet duke i transformuar  përmasat  e kësaj shkence humane, ku  duke u futur në këtë mbretëri  imazhiniste, lehatzi mund të kalohet  në kultin e objekteve, të qenësisë të etnisë shqiptare si një materie e prekshme  duke i  bërë ezheizmin transfigurant historisë. Thënë  më shkoqur një sinops i tillë  është si ai materiali kobaltik në qendër të makinerisë letrare  që jo vetëm  shëron  ndërgjegjen kombëtare por energjikisht rizgjon nga letargjia kujtesat historike.

Në tërësinë historike të kombit shqiptar nga ilirizmi e gjer në fillesat e rilindjes kombëtare  është stopuar nga vakume historike , humbje muzash, për plotësimin e të cilëve pak është bërë  nga historigrafia jonë në hulumtimin e historisë botërore  e mbledhjen e copëzave të asaj palce  që përfaqëson AND- në e popullit tonë.Një gjë e tillë ka ndodhur dhe me  historinë e letërsisë shqipe. Gjithçka  fillohet  me  Gjon Buzukun, por sipas koncepteve shumë të drejta , të argumentuara të Moikom Zeqos , jo në rangje akademike  dhe nga të tjerë ,kultivimi i letrave shqipe , të shkruarit , të bërit libra ka filluar nga iliro-shqiptarët  që herët. Thjeshtë dua të nënvizoj  vrojtimet me poetët ilirikë të Moikomit në revistën Albanica nr 60  . Studimi i bizantologjisë , teologëve, kronikanëve me origjinë shqiptare në memoriaret dokumentare arshivore nëpër biblotekat e muzetë e botës.Për këtë vrojtim flet dhe  Antologjia e Ndoc Paplekës për poetët shqiptarë të shek.XII  deri në XIX,  e kështu me radhë deri tek referencat prej 130 faqesh të kronikanit- historian Çelebiu mbi figurat në kulturën shqiptare.

  bërit letërsi shqipe sipas konceptit moikomian , e tashmë dhe i imi , nuk është të shkruarit vetëm  në shqip. Sikundër sot dhe në kohërat ilirike , romake e turke globalizmi letrar ka qenë normë e një kulture botërore. Me anën e këtyre prozave, Zeqo evidenton atë që është iliro-arbër- shqiptare, merr palcën e kësaj letërsie dhe siç e thotë dhe vetë, me cilësinë amebike  e vetshumohet  gjenetikisht duke u lënë hapësira perceptimi , nxjerrjen e konkluzioneve të sakta mbi vjetërsinë, gjallimin e historisë së një letërsie si vazhdimësi e një gjeneze me të njejtën  origjinë të ADN –së përcaktuese , pavarësisht nga sistemet shtetërore e konvencionet shkronjore (  që do të ishte alfabeti sipas meje ).

Duke u mbërthyer fort mbas këtyre sinopseve, studjuesit dhe lexuesit duhet ta lëvrojnë  me më shumë përkushtimshmëri  këtë livadh të letrave  shqip me fillesa që në ata shkrimtarë, studjuues, teologë ilirikë, në ata kronikanë të pushtimeve romake , në  bizantologjinë, e  kronikanëve  e murgologjinë e shekujve pasardhës ku vulën  e tyre teologjike kanë lënë dhe diturakët shqiptarë. Rilindja shqiptare nuk  erdhi nga hiçi se asgjë nuk lind nga asgjëja. Duhet vetëm ngulmim, përkushtim në zgjimin kombëtar,     përfitimin e një subkoshience etnike, që pa dyshim e ka ndjekur  kombin shqiptar ndër shekuj, se ndryshe pa këtë subkoshiencë nuk do të kishte mbijetuar.

Trilli prozaik i  të qëmtuarit  të ngjarjeve, miteve, detajeve, personazheve  hipotekohen në artin e të shkruarit në një mënyrë të tillë sa që i kapërcen caqet e pabesueshmërisë , jetësohen në shpirtëzimin bashkëkohor, xhvishen nga konvencionaliteti  i  përfaqësimit mitiko- historik  duke u vendosur një detante midis letërsisë  të mirëfilltë  e një kronike të trioruar.

Kësisoj autori krijon resurse historike –shoqërore, personazhe të një lloi paksa të veçantë, të cilët notojnë midis racionales mitike-historike dhe iracionales të së tashmes kohore.Në konteksin filozofik gjithçka vjen jo si një proces   Hegelian por si një burimore integrale  me koncepte kafkiane  të natyralizuara ndër ujemet e mendimit autokton.Në  personalitetin shkrimtor të Zeqos shkenca humane e të shkruarit alkimohet me shkencat e tjera metafizike në hipotekimin e produkteve. Një risi  që i ka fillesat  që në dorëshkrimet e murgjëve  të ashekullit të XII –të, por që po e afirmon gjithçka në një stilistikë në këto fillime të shekullit 21.

Racionaliteti i konceptualiteteve memorial e qelave murgjërore vinë  nga palimpsestet e viteve me iracionalitetin e ditëve të sotme moderne   duke i ushqyer ato me limfën  studimore  të tyre, si një vazhdimësi  e domosdoshme e shkencës në aspektin  burimor. Nga këto referenca murgologjia moikomiane vjen më  bindëse e ç’mitizuar, më përfaqësuese  në konteksin historiko-përfaqësues , më prevaluese në aktualizimin historik të ngjarjeve e fenomeneve. Ajo ç’kishërohet nga valencat shoqërore që përftohen nga konceptimi i sotëm filozofik.

“Këmisha prej flokësh” si një burimore mistike, është  një nga konçentratet prozaike në etalone përfaqësuese, ku në bërthamën  e supermataforave, evidentohen jo vetëm tragjikomikja e një shoqërie  në një totalitarizëm  shpërfytërues, por jepet kompleksi  i  neutralizimit të shqisimit natyror të qënieve njerëzore.Duke ballafaquar të burgosurin e atrofizuar me kategoritë e asketëve ndër shekuj . Metafora merr ngarkesa të jashtëzakonshmeduke tejkaluar imagjinatat. Në   këtë kontekst  dhe thënia e Dostojevskit se “  realiteti  është më fantastik  se të gjitha imagjinatat” në konceptin filozofik  vjen i sfumuar nga ky realitet. Shembëlltyra e këmishës prej flokësh , kapërcen çdo apokalips  ndjenjësor.Detaji artistik  i rifinituar me kapacitetet e  lazerit shpirtëror të autorit nuk lë më vend  për tolerance të tjera Shkrimore. Ai merr  mbi vete gjithë përfaqësinë e një tragjikomedije duke qëndruar në platenë e paskuintave si një përbashkësi  e asaj shoqërie në formatin e një parabole.

Koncepti  filozofik  e  psiko –analiza nder  shekuj  e  personazheve  sinoptike.

Konceptimi i sinopseve në fund të fundit është një tip i ri eufemizmi stilistikor për të shkruar në mënyrë të konçentruar , nëpëmjet    metaforave kuptimplote, simboleve ; krijimin e personazheve efemere që na serviren  në formatura të ndryshme, jashtë një metafizike të mirëfilltë  si substrakte ndjenjësore, perceptuar  nëpërmjet tingullit të mumjefikuar në një alfabet  sa të ndryshëm  në konceptin  piktural , hieroglif apo  gjeometri e rregullt, por me një bashkësi tingullore që vjen konservatore  nga zanafilla e tingullit të parë komunikues.

Të pakta     zanafillë ishin dallimet , më të shumta ishin përbashkësitë. Ndaj dhe sot komunikimi letrar  nga një kontinent  në tjetrin jep e merr me anë të biorrymave letrare nën efektin  e një shqise krejt të veçantë. Nuk ka se si të shpegohet  reminishenca e tercinave në të njëjtën kohë në Europë  me format haiku dhe tankat në Lindjen e largët. Kjo është mendoj unë , intereferenca e tingullit të shkronjës në të cilën kapet fort Zeqo në letrarizmin botëror.

Bota letrare mbijeton në forma nga më të ndryshmet , por thelbi gjenerues është i njejti me fjalën e fjalëve. Më shkoqur , sipas Moikomit, ky është dhe koncepti estetik   i të bërit një  letërsi  botërore. Në intervistën e gazetës “Shqiptarja.com “  dt.19. 12. 2012, duke marrë një qëndrim të thekur   “opozitar”, duke u mbështetur në këto koncepte sinoptike të vëzhguara me aq shumë  kujdes në referencat mbarë botërore Moikom Zeqo replikon:

“ …asnjë tjetër (veç Migjenit dhe Kadaresë e Konicës) nuk ka arritur dot të bëj një letërsi të madhe universale, urbane “.

Shkrimtarit egjiptian të para katër mijë vjetëve ,  i cili ka hedhur  në papyrus kumtin me referencial  në analitikën  botërore  “ Ah ky brez i ri “, as që i ka shkuar në mendje se dikur e diku në brigjet e Adriatikut,mes shkrimeve polifere arkeologjike , Zeqo , ky “humbës i madh”  do ta bënte të tijën këtë kumt  tepër  referencial  e do të ngulmonte në shkrimin e një letërsie ndërqytetare  me sharm botëror, duke shpjeguar me vrojtime të  thella sinoptike raportet psiko-analitike  që ndjekin rregullsinë e ligjëshmërinë globaliste e autentike të popujve në të gjitha kohërat.

Në çdo sinops  apo tregim të mirëfilltë në individualitetin tregimtar ka diçka të kapshme nga fluiditeti kohor me një arsyetim të thjeshtë  të përkorë. Lexuesi  i mirëfilltë  vetiu përfton një  mbushamendje . Nga kjo mbushamendje në zonat e fjetura të intelektit shpërthen sensi gjykues me cilësi  kundrathëniesh gjer në përfitimin e një aprirorie. Po ta studiosh këtë apriori  në sensin  krahasimtar sinopsi vjen me një shumësi jo vetëm në arkitekturë romaneske, por dhe në tërësinë  librore kanë përbashkësi. Siç e konfiguron dhe autori : “ Eshtë vetë substanca e amëshuar e letërsisë. Kompleksi i ndërlidhjeve, i  bën fragmentet një tërësi ”. Ku shtrirja e gjetjeve të detajeve  e temave, shpërfill modulet e ndryshme gjeografike, thellësitë historike, veçantitë  etnike, identitetet e ndryshme  ku kanë bashkëjetuar për arsyen e antropologjisë  shkrimore,si ato kromozonet e të njejtës lëndë  i  bashkangjiten  palcës kombëtare si pjesë e AND- së kulturore.

Ajo vërtitet rreth  orbitës të kësaj  AND-je .Gjithnjë forca e rëndesës  së letërsisë botërore në këtë kontekst, e humb gravitetin e qenësisë globale. Valencat e etnicitetit shtojnë dukshëm  veprimtarinë  e protonisë letrare në reaksionin shpërthyes bërthamor. Domethënëset  më tipike  janë “ Omo”, “Fytyra” , “Ungjilli i Kolodit” , “ Centauri”, “Qengji”, “ 55 milion vjet më parë”,  ku ngrihet në nivele të larta suporioriteti i etnicitetit shqiptar, ku gjithçka mbahet gjer në flijim. Ky interpretim iracional përtej imazhinizmit , gjer në një të parë e në të prekur , në një interferim  të të gjitha  shqisave mbi një vepër letrare. Gjithçka vjen si një kumt te tregimi  “Omo” në paradigmat drejt një të  vërtete tej iracionalen Danteske.

Pa intervenimet e këtyre shqisave të mirë  plotësuara shkrimtari kthehet në një grafoman i përsëritshëm nga një gjeneratë në tjetrën.

Triniteti  shkrimtar-fabul-lexues  vjen si një filozofi permanente me trinitetin historitë- njerëzit- shteti, një trinitet si ai biblik ku populli bën historinë arkivat e sistemojnë (ruajnë ) – shteti e demostron. Këto janë dy trinitete që në rast se nuk azhornohen, humbin në terrin e vetë   historisë, çorodisin subkoshiencat shoqërore .

Por siç parashtron tek “Shekspiri i shfytëruar” në pranimin e pluralizmit krijues, ndër breza, në lulëzimin e shumë rrymave, do ketë gjithmonë  konvergime   por dhe vetëpërjashtime. Ligji dialektik i ndryshimit vepron dhe në letërsi, sado madhështor të jetë ky krijim. Shembull tipik është teatri absurd i Joneskos i cili arrin gjer në caqet e një shpërfytërimi  madhështor të shekspirianes.Nga autori  gjithçka kategorizohet në suazat e një interceptimi  shkrimor kafkian, ku iracionaliteti vendoset në një dyluftim me racionalen e fantazmagorinë.

Në këtë kontekst vitaliteti mistik, biblik me imazhin e mbi ikonografeve të gjallë natyrorë, shembëlltyra të  Shën Marisë, atje, diku në Alpet shqiptare, ku natyra e universialiteti i pjellshmërisë shqiptare kapërcen caqet e natyrores.

Jo vetem  trinitet  biblik

Në konceptin e Moikom Zeqos ekziston një lidhje permanente ndërmjet mitikes, epit të shkrojtur dhe atij të kahmoçëm gojor me kohërat e sotme si dhe vazhdimësinë. Kjo vjen si palca e kësaj letërsie. Me saktësinë e origjinës , ajo përjashton mundësinë e çdo plagjiature  në kuadrin  botëror, shpreh autentiken, ruan personalitetin krijues në kuadrin kombëtar.Për autorin aplikimi i artit të krijimit  nuk vjen me boshllëqe, shkëputje  si    aspektin e librarizimit dhe të tyre gojore. Duke u ushqyer me përvojat ndërshekullore  në këtë aspekt këto sinopse vinë si proza artikulore e një moderniteti të ri.

Referencat dhe artikulimet që u bëhen kronikanëve, teologëve, shkrimtarëve botëror , kërkimi për të panjohuart e vendit të tij, shkojnë deri në  kumte të fshehta  të proklamuara në ato kohëra , por që në veten e tyre reflektonin universialitetin e një gjykimi të përparuar shoqëror. Në komplecitetin psiko-analitik dhe psiko-kritik, autori merr ato fragmente që kushtëzohen  nga   përbërje njerzore.Ndaj përgjithësisht këto proza  si  në planin epiko – mitik, historik si dhe në sensin tragjiko-grotesk me lëndën e trioruar në konglomarate artistike vinë si element ndërlidhës duke reflektuar një dhunti që ndodhet brenda tyre. Gjithçka suportohet nga niveli i lartë i gjuhës estetike në kategori të reja, si  e bukura, grotesku, e tmerrshmja ,e përbindshmja, të cilët me pjellëshmëri amebike të ndërvarur nga njera tjetra vinë si pjesë të pandara  të të tërës jetësore.

Me trokolloaren e tij, në këtë libër unikal sot për sot në letrat shqip , autori troket tek horizontet e pritjes të lexuesit universal, largpamës në  mardhëniet me dimensionet e natyrave të njeriut. Duke ngulmuar  në panunitarizmin urban të sotëm, duke zbuluar lidhjet e kahmoçme, i katarsuar nga doktrinat e soc-realizmit, ai  na ka dhënë një letërsi  që rrezaton  mbi letërsitë provinciale  me refleksione “deri te gardhi i shtëpisë”.

Në galeritë shkronjore të këtij libri lexuesi nga ai i specializuar por dhe i rëndomtë do të karikohet  me njohje historiko-shoqërore, diku do të gjejë  dhe vetë-veten në gjenezën e mbijetuar në sisteme të ndryshme shoqërore, do të  gjejë pjesë    vlerave kombëtare si dhe vlera shpirtërore jo vetëm të  një ilir-arbër-shqiptari  por dhe vlera universale.

Ky  përfytërim vjen nga se autori bën një aktualizim perfekt    ndodhive, sendeve, personazheve e fenomeneve. Në to me fjalë ,  të pakta por imponuese , barazvlerësohen epokat perandorake me ato të globalizmit të sotëm, nënvizojhet mendimi imponues se çdo njeri   i  sfumon kufijtë e origjinës në aspektin kulturoe, etnik, të pavarur ,duke u bërë pjesë e asaj origjine.

Kjo thirrmë autoriale vjen nga thellësitë e kohrave si një domosdoshmëri  e kohës së  sotme. Vjen si një domosdoshmëri e antropologjisë së sotme letrare , një antropologji që Moikom Zeqo e ka  shkoqitur me aq përkushtim në xhevahiret  e kulturës botërore. Pikërisht kësaj kulture autori , jo pa qëllim, i ka ballafaquar tregimin “ Zonja “, ku personaliteti ,virtuti i njeriut tek e thjeshta vjen aq bindshëm në sensin kohor , në evidentimin e një kulture të lartë komunikuese si një nga virtutet më fondamentale brenda familjes shqiptare, ku mitologjikja është bërë e besueshme  njerëzore.Me këto detaje  autori na e rikujton në akcentin stilistik e estetik se magjia e faktit është mekanizmi  që hyn e mbyll siparin e një rrëfimtarie, aty është dhe thelbi i së vërtetës.

E këto të vërteta  vine në këtë godinë madhore librore në pavine interlokutore , me çelsin e artë në dyert e tyre .Kritikët ,studjuesit, lexuesit e apasionuar mbas kulturave ndërbotërore, vetëm duhet ti hapin ato brava e si    një  kinematikë, ndoshta do të gjejnë  stërgjyshërit, gjyshërit , shembëlltyrat e tyre tek ekspozohen aq krenarisht në ato pavione.Në to do të gjejmë  “Personazhet A.B.C.” me konceptet moderne , me një peshë  të pakufishme, delirues i ndërgjegjes .Tek “  Meridiani i Durrësit”  një  prozë e fuqishme , ku personazhet historikë shndrohen në një personazh letrar. Një prozë ku atdhetarizmi ngrihet madhërishëm në art duke prevaluar mbi gjithçka botërore , duke marrë ftillesën në një  parameter gjeografie, në “ Meridianin e Durrësit”, një supermetaforë  dhe një parabolë interhistorike e një kujtese kombëtare.

Kjo parabolë në letrarizimet botërore  të shqipes lëviz në kohë dhe hapësirë drejt këtij meridiani metaforik me emrin e vendlindjes, si një intervenues, por dhe si një ndërlidhës kohor.Në  të shpërfaqen si meridianë  shumë   linja të ndërthurura , ku kompliciteti i përket  më shumë thellësisë dhe dëndësisë së mendimit .Ky triller me distance kohore e sjell substancën në të sotmen modern  në përmasa europiane , në kontravers me të sotmen politike.

Ne jemi letrarisht ,shkencërisht antarë multivalent që në shekullin e XIV  në Europë.

Ose trajtimi homerik i figures së Jan Kukuzelit , të këtij muzikologu ,shprehje e një kulture të lartë në kulturologjinë botërore. Të vërtetat historike , muzeale ku eshtrat veshur me argjend, kafka me ar, në zgavrën e syve janë dy xhevahirë, si askush shenjtor në Manastirin e Athosit.

Historia dhe muzeologjia botërore flet shumë ; po ne vallë pse jemi kaq mosmirnjohës , nënvlerësues thesaresh të kombit tonë ,duke u mjaftuar vetëm me emrin e një shkolle muzike.    Një indiferentizëm    e ka dëmtuar shumë kulturën e historigrafinë tonë ndër shekuj. Zgjohuni akademikë, studjues, mishërojeni atë skelet e kafkë veshur me ar, merrni  dritësinë nga ata dy xhevahirë, bëjeni pjesë të qenies suaj . Jan Kukuzeli  nuk e mohoi  kurrë se ishte Durrsak.

Janar 2013