Kulturë
Drita Lushi: Ah sikur...!
E merkure, 23.01.2013, 08:57 PM
AH
SIKUR…!
Skicë-esé
Nga Drita Lushi
Na
gënjejnë qysh në lindje.
Me një
biberon gënjeshtër (rrens), mamatë na
“mashtrojnë”,e na bëjnë të besojmë se
kemi gjirin e tyre në gojë.
E ne, as
motakë, në abc-në e vetëdijes
sonë hapvogël themi :
“Ah
sikur!”
“Sikur të kishte qumësht, ky “gji”, atëherë do të
ishim më mirë, sa të qetë do flinim!”
E këtë, e
themi me sytë, qe ia ngulim mamave tona, të cilat mendojnë se nuk kuptojmë, e
vazhdojnë punën të qeta.
Ndonjëherë zemërohemi aq shumë, sa qajmë.
Kjo,
është protesta jonë e
vetme ndaj “gënjeshtrës” që na bëjnë, sapo lindim.
Po edhe
ne gjithashtu, gënjejmë fëmijët
tanë. Po, po, i gënjejmë në të njëjtën mënyrë.
Një
“gënjeshtër” që na e mësuan të
tjerët qysh në lindje, e zbatojmë
edhe ne, jo pa kuptuar, por me vetëdije.
Nis kështu “riciklimi” i gënjeshtrës, dhe
trashëgimi i saj.
Ne një
moshë pak më të
madhe, kur i pyesim mamatë tona se, si lindëm , asnjëherë nuk na kanë treguar te vërtetën.
Por
ndonjëherë, edhe kur u themi të
vërtetën, fëmijët s’besojnë.
Pasi i
thashë vajzës sime, që e kisha lindur me operacion, filloi dyshimi
i saj, se mos ndoshta,
ish’ e birësuar, për faktin se është e vetme.
Disa gënjeshtra,
i marrim për të vërteta, e disa
të vërteta i marrim si gënjeshtra.
Natyra e
njeriut, është sa e komplikuar aq
edhe e pafajshme.
Ndonjëherë
na pëlqen të na gënjejnë.
Ndonjëherë,
na gënjejnë, dhe ne, bëjmë sikur besojmë.
Ndonjëherë
na gënjejnë dhe s’e kuptojmë kurrë, gjithë jetën
Na
kanë gënjyer edhe në shkollë.
Na kanë
gënjyer librat, kur shkruanin, se
ishim vendi më i lumtur dhe i lirë në
botë, paçka se i binim derës së komshiut
në fund të pesëmbëdhjetëditëshit, për huanë e zakonshme.
E ne, i
gëzoheshim të lumtur kësaj “mrekullie” që natyra ia kishte dhënë vetëm
vendit tonë të bekuar.
(Oh,
ç’gënjeshtër e bukur!Të mundësh të
jetosh e mbijetosh nga një mashtrim!)
E na
dhimbsej bota e “shkretë” e njerëzit e
saj të uritur e të varfër!
Në
njëfarë mënyrë na gënjyen edhe mësuesit qe na i spjeguan këto libra.
Mësuam
të gënjejmë, për mësimet, për notat e
për ndonjë gjë të vogël.
Gënjyem
dhe kur dolëm me ndonjë djalë, deri në
ditën që ai, u bë dhëndërr shtëpie.
Po Sot?
Gënjeshtrat
sot, janë kthyer në murlan që fryn nga të katër anët.
E ne, të
çoroditur mundohemi të mbrohemi, të
strukemi,e herë-herë të vëmë në
punë imunitetin që organizmi ynë ka mundur të fitojë nga përballja, me thurje e ndërthurje, kompozim e
dekompozim të viteve të gënjeshtërt e gënjeshtrat
e sa e sa viteve.
Sot gënjeshtra, ështe modernizuar.
Gënjeshtrat, veshin
fustanet e shekullit të njëzet e një, minifunde të blera
on line.
Gënjeshtrat ecin me vetura të shtrenjta, jetojnë në apartamentpallate.
Gënjeshtrat s’dalin lakuriq, nuk prostituojnë.
Ato
kanë pronar/e që i mbajnë
fort, me fanatizëm e xhelozi.
Gati-gati,
të vjen t’a kesh
“zili” gënjeshtrën.
E ç’bejmë
ne, kur kjo lartohet kaq bukur e hijshëm
para syve tanë?
Nisim
edhe ne, të gënjejmë veten.
A
nuk është gënjeshtër ndaj vetes, kur s’duam të pranojmë
diçka që ndodh konkretisht,por
“ënderrojmë” mënyrën që do të donim ne?
A nuk
genjejme veten,kur nuk arrijmë dot atë që duam, kur nuk arrijmë synimin, postin,
njeriun që pëlqejmë, mirëqenien, paratë, kur s’mundemi t’i
blejmë fëmijës atë që do?
Ne keto
raste, ndërgjegjia dhe vetëdija naivizohen me dashje prej nesh, per t’ia lënë
vendin fantazisë së gënjeshtert, që ne të mos ndiejme shumë zhgënjimin e mos
arritjes së qëllimeve tona.
Në çastin
që fillojmë të gënjejmë veten, e i shohim ndodhitë, njerëzit, me syrin që do na
pëlqente, tashmë, megjithese të rritur,
ashtu sikurse motakë përsëri themi:
“Ah,
Sikur!”
E thirrja dëshirore, vihet në punë me nxitim,
larg vetëdijes që s’do të na lejonte të
pranomin gënjeshtrën si trampolinë, për të
arritur atë që do të donim.
“Ah,
sikur!”- themi në a-b-c-në tonë motake.
“Ah,
sikur!”- themi ne y-z-zh-në tonë maturë.
E
pavarësisht se na gënjejnë e gënjejmë, pavarësisht nga timbrimi i bukur në të
shqiptuar i “ah, sikur!”, gënjeshtra më
e keqe është ajo ndaj vetes.
Zgjidhja
më e mirë është ndarja me të, për të mos
qenë të droguarit-vartës të saj.
Të jesh
i lirë, e të shohësh me sy hapur, nuk është dhe aq
e vështirë, paçka se mund të jetë
dhe e dhimbëshme, paçka se diku mund të
ketë shumë diell, e diku shumë shi…
“Ah, sikur!”…të mos kishte lindur kurrë gënjeshtra!