E marte, 06.05.2025, 09:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhemail Peci: Sa Zemër Bujare, kjo Zemra Shqiptare

E merkure, 23.01.2013, 09:05 PM


SA ZEMËR BUJARE,

KJO

ZEMRA SHQIPTARE

(Shkruar enkas për t’ua KUSHTUAR, me dorën në zemër e me zemrën në letër, Lexuesve dhe Drejtuesve tek: ZEMRA SHQIPTARE)

Nga Xhemail Peci

U shfaq në mitet dhe në legjendat, në këngët dhe në lahutat, në baladat dhe në kangjelat, si një zjarr i valë, si një det me mall, herë si eshkë e herë si unor, herë si vullkan i fashitur e herë si strall, herë si relike të fshehura arkave me flori ku gjyshërit dhe stërgjyshërit mbanin shqipen dykrenore, herë si qëndismë gjaku e herë si E Kuqja Flamurshpalosur:

ZEMRA SHQIPTARE.

NËNË HAPE, JAM UNË! NËNË JAM UNË! NËNË JAM RINA! HAPE NËNË!

Kjo ishte Klithja që lëshoi ZEMRA SHQIPTARE në një prej kryeveprave të dramaturgjisë shqiptare ‘Gjaku i Arbërit’, të dramaturgut Fadil Kraja.

Pelerinë e natës binte mbi krahët e bardhë të Arbërisë. Lotët binin si shi. Tej 9 maleve, tej 9 bjeshkëvee e tej 9 vendeve, kishte vajtur Doruntina. Lotët rridhnin tok me krojet, e shpresat vetëm sa s’shuheshin, lotët vetëm sa s’shetrreshin. Lahutat pikonin gjak. Një regëtimë shiu që rrokullisej faqeve, vetëm sa s’e këpuste shpresën. Befas ndihet një e trokitur, po ZEMRA SHQIPTARE sikur nuk beson në të rrahurat e saj. A MOS JE LAJMËTARJA E VDEKJES? Ky është ankthi. E butësia e fjalëve, magjia dhe madhështia, bukuria dhe hijeshia, bekimi dhe pagëzimi i të folurit shqip, e rritë shpresën, e shton rrahjen, tik – taku bëhet më i fortë, më e fuqishme bëhet: ZEMRA SHQIPTARE. NËNË HAPE! JAM RINA NËNË!

E ZEMRA SHQIPTARE GËZOHET SA VETË ZOTI! DORUNTINA BIE MBI KRAHËT E NËNËS. SYTË E SHTERRUR NGA MALLI E NGA TERRI, NGA DHEMBJA E NGA KLITHJA, NGA ANKTHI DHE NGA TISI I SHEKUJVE, NDRIJNË NË SHKËNDIJAT E TYRE.

Troku i kujave të Arbërisë le gjurmët mbarpa. Turfullojnë kuajtë e në krifën e tyre, e kuqja e perëndimit të Diellit bie si mbi tufët e opingave. Konstantini i bëri copa – copa dërrasat e varrit, ku e kishte kallur BESËN. As dheu nuk e mba të qetë, as vdekjen s’e përfillë, se diçka e shenjtë si Lisi i Dodonës e sa Mali i Tomorit ku Fronin e kanë Perënditë Ilire, ia thoshte se përderisa Ai prehej në qetësinë e varrit, diçka më e madhe se pesha e dheut që e ndryente brenda, po vuante: ZEMRA SHQIPTARE.

Thundrat e kujave të Kalorësve të Lirisë, nxjerrin flakë dhe shkëndija. Shpata dhe Qiparisi që i bëjnë hije, kërkojnë Dorë Trimash. Trimërinë Një me Mençurinë.

Në kapërcyell të shekujve e në rrokullisje të motive, Legjenda e Krushqve të Ngrirë, thirri prapë që të përgjigjej: ZEMRA SHQIPTARE. Konstantini e solli Doruntinën, e Vasha e Mejtuar lëshoi përtokë bucelat tek kroi! Mendoi se ishin thundrat që kishin pushtuar Atdheun! Po në gurët e oratorisë së çmuar të Fan Stelian Nolit:

JETA NË KËSHTJELLË NISË E NDRINË PRAPË. ËSHTË GJERGJI VETË. STATUJA E GJALLË E MARSIT…

ËSHTË ZEMRA SHQIPTARE:

NËNË HAPE! JAM UNË! GJERGJI…LIRINË NUK UA SOLLA UNË, POR E GJETA KËTU NË MESIN TUAJ! AJO BROFTE NË GJOKSET DHE NË ZEMRAT E TË GJITHËVE.

MOTI I MADH DHE: ZEMRA SHQIPTARE. U NGJALL PRAPË NËN HIMIN E TRUMPETËS SË KRUJËS - QË RA EDHE NË PRIZEREN… SIÇ U NGJALLËN SHPRESAT E U RIPËRTRINË FUQITË, KUR MBRETI AGRON U BËRI THIRRJE BASHKËLUFTËTARËVE TË TIJ, E SFIDË U BËRI LEGJIONEVE ROMAKE, TEK E BËNË BETIMIN PËRMBI SHPATAT: VRAJE VDEKJEN!...

NËNË HAPE! JAMË UNË, ÇERÇIZI NËNË! …

 

E PORTAT E SHTËPIVE TË GURTA HAPTE GJIROKASTRA, ASHTU SIÇ HAPTE ZEMRAT GJITHË SHQIPËRIA – SI VETË HASO TOPULLI, SI VETË:

ZEMRA SHQIPTARE.

NËNË HAPE! JAME UNË! JUSUFI JAM! NËNË! BARDHI JAM! E SI DRITARET, PORTAT E KULLËS HAPTE AJSHE GËRVALLA! HIJE TË BARDHA HYNIN DHE NDRININ BRENDA. FLAKËN E JANARIT E FLAKËN E LIRISË E PËRHAPNIN DAULLET E DASMAVE, E ZEMRA SHQIPTARE THIRRTE PRAPË: DARDANIA DIELL DARDANËSH!...

NËNË HAPE! NËNË! JAM ADEMI! HAMZA JAM! NËNË… E ZEMRËN SI HASO TOPULLI UA HAPTE NËNË E JASHARJAVE: ZEMRA SHQIPTARE!

Luleve dhe asfodeleve, trëndafilave dhe lulekuqeve mbi mure, qelive të burgjeve e grilave të dritareve, viteve me peshën e shekujve sipër e sfidave dhe ndeshtrashave, rafaleve të automtikëve dhe hirit në breshërinë e mitrlozëve, topave dhe tankeve, lubive të zeza e zezonave me gjarpërinj dhe sprija, Fushës së Korabit e baladave të nizamëve, porteve dhe aeroporteve kur ndahen me përshëndetje dhe me lamtumira, syve të shterrur prej mallit e lotëve që presin të ndalen në rrokullisjen e tyre, viteve që ikin e sfidave që ndjekin, hijeve dhe danajve, degëve të ullinjve e tufës së pëllumbave, cicërrimave të zogjve dhe këngës së kanarinave, shamive të bardha dhe agimeve të trëndafilta, muzgjeve dhe mëngjeseve, afër apo larg, brenda apo jashtë, lapidarëve që puthin mermerin e shamibardhave që sfidojnë terrin, buzëqeshjes së foshnjave e majave të kreshtave, qiellit të përflakur e diellit të përgjakur, rreshtave dhe rimave, fjalëve dhe shprehjeve, ritmeve dhe përgjërimeve, poemave, këngëve dhe ligjërimeve, Betimit mbi Shpata e mbi Armë, në Gjuhë, në Atdhe e në Flamur, Pagëzimit përmbi Djepa: ZEMRA SHQIPTARE…

SHQIPËRIA - NJË EMËR KU MBLIDHEN SHEKUJT, NJË ZEMËR KU ZGJOHEN ARDHMËRITË!

SA ZEMËR BUJARE, KJO: ZEMRA SHQIPTARE



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx