| E merkure, 23.01.2013, 09:05 PM |
SA ZEMËR BUJARE,
KJO
ZEMRA SHQIPTARE
(Shkruar enkas për
t’ua KUSHTUAR, me dorën në zemër e me zemrën në letër, Lexuesve dhe Drejtuesve
tek: ZEMRA SHQIPTARE)
Nga Xhemail Peci
U shfaq
në mitet dhe në legjendat, në këngët dhe në lahutat, në baladat dhe në
kangjelat, si një zjarr i valë, si një det me mall, herë si eshkë e herë si
unor, herë si vullkan i fashitur e herë si strall, herë si relike të fshehura
arkave me flori ku gjyshërit dhe stërgjyshërit mbanin shqipen dykrenore, herë
si qëndismë gjaku e herë si E Kuqja Flamurshpalosur:
ZEMRA
SHQIPTARE.
NËNË
HAPE, JAM UNË! NËNË JAM UNË! NËNË JAM RINA! HAPE NËNË!
Kjo ishte
Klithja që lëshoi ZEMRA SHQIPTARE në një prej kryeveprave të dramaturgjisë
shqiptare ‘Gjaku i Arbërit’, të dramaturgut Fadil Kraja.
Pelerinë
e natës binte mbi krahët e bardhë të Arbërisë. Lotët binin si shi. Tej 9
maleve, tej 9 bjeshkëvee e tej 9 vendeve, kishte vajtur Doruntina. Lotët
rridhnin tok me krojet, e shpresat vetëm sa s’shuheshin, lotët vetëm sa
s’shetrreshin. Lahutat pikonin gjak. Një regëtimë shiu që rrokullisej faqeve,
vetëm sa s’e këpuste shpresën. Befas ndihet një e trokitur, po ZEMRA SHQIPTARE
sikur nuk beson në të rrahurat e saj. A MOS JE LAJMËTARJA E VDEKJES? Ky është
ankthi. E butësia e fjalëve, magjia dhe madhështia, bukuria dhe hijeshia,
bekimi dhe pagëzimi i të folurit shqip, e rritë shpresën, e shton rrahjen, tik
– taku bëhet më i fortë, më e fuqishme bëhet: ZEMRA SHQIPTARE. NËNË HAPE! JAM
RINA NËNË!
E ZEMRA
SHQIPTARE GËZOHET SA VETË ZOTI! DORUNTINA BIE MBI KRAHËT E NËNËS. SYTË E
SHTERRUR NGA MALLI E NGA TERRI, NGA DHEMBJA E NGA KLITHJA, NGA ANKTHI DHE NGA
TISI I SHEKUJVE, NDRIJNË NË SHKËNDIJAT E TYRE.
Troku i
kujave të Arbërisë le gjurmët mbarpa. Turfullojnë kuajtë e në krifën e tyre, e
kuqja e perëndimit të Diellit bie si mbi tufët e opingave. Konstantini i bëri
copa – copa dërrasat e varrit, ku e kishte kallur BESËN. As dheu nuk e mba të
qetë, as vdekjen s’e përfillë, se diçka e shenjtë si Lisi i Dodonës e sa
Thundrat
e kujave të Kalorësve të Lirisë, nxjerrin flakë dhe shkëndija. Shpata dhe
Qiparisi që i bëjnë hije, kërkojnë Dorë Trimash. Trimërinë Një me Mençurinë.
Në
kapërcyell të shekujve e në rrokullisje të motive, Legjenda e Krushqve të
Ngrirë, thirri prapë që të përgjigjej: ZEMRA SHQIPTARE. Konstantini e solli
Doruntinën, e Vasha e Mejtuar lëshoi përtokë bucelat tek kroi! Mendoi se ishin
thundrat që kishin pushtuar Atdheun!
JETA NË
KËSHTJELLË NISË E NDRINË PRAPË. ËSHTË GJERGJI VETË. STATUJA E GJALLË E MARSIT…
ËSHTË
ZEMRA SHQIPTARE:
NËNË
HAPE! JAM UNË! GJERGJI…LIRINË NUK UA SOLLA UNË, POR E GJETA KËTU NË MESIN TUAJ!
AJO BROFTE NË GJOKSET DHE NË ZEMRAT E TË GJITHËVE.
MOTI I
MADH DHE: ZEMRA SHQIPTARE. U NGJALL PRAPË NËN HIMIN E TRUMPETËS SË KRUJËS - QË
RA EDHE NË PRIZEREN… SIÇ U NGJALLËN SHPRESAT E U RIPËRTRINË FUQITË, KUR MBRETI
AGRON U BËRI THIRRJE BASHKËLUFTËTARËVE TË TIJ, E SFIDË U BËRI LEGJIONEVE
ROMAKE, TEK E BËNË BETIMIN PËRMBI SHPATAT: VRAJE VDEKJEN!...
NËNË
HAPE! JAMË UNË, ÇERÇIZI NËNË! …
E PORTAT
E SHTËPIVE TË GURTA HAPTE GJIROKASTRA, ASHTU SIÇ HAPTE ZEMRAT GJITHË SHQIPËRIA
– SI VETË HASO TOPULLI, SI VETË:
ZEMRA
SHQIPTARE.
NËNË
HAPE! JAME UNË! JUSUFI JAM! NËNË! BARDHI JAM! E SI DRITARET, PORTAT E KULLËS
HAPTE AJSHE GËRVALLA! HIJE TË BARDHA HYNIN DHE NDRININ BRENDA. FLAKËN E JANARIT
E FLAKËN E LIRISË E PËRHAPNIN DAULLET E DASMAVE,
NËNË
HAPE! NËNË! JAM ADEMI! HAMZA JAM! NËNË…
Luleve
dhe asfodeleve, trëndafilave dhe lulekuqeve mbi mure, qelive të burgjeve e
grilave të dritareve, viteve me peshën e shekujve sipër e sfidave dhe
ndeshtrashave, rafaleve të automtikëve dhe hirit në breshërinë e mitrlozëve,
topave dhe tankeve, lubive të zeza e zezonave me gjarpërinj dhe sprija, Fushës
së Korabit e baladave të nizamëve, porteve dhe aeroporteve kur ndahen me
përshëndetje dhe me lamtumira, syve të shterrur prej mallit e lotëve që presin
të ndalen në rrokullisjen e tyre, viteve që ikin e sfidave që ndjekin, hijeve
dhe danajve, degëve të ullinjve e tufës së pëllumbave, cicërrimave të zogjve
dhe këngës së kanarinave, shamive të bardha dhe agimeve të trëndafilta,
muzgjeve dhe mëngjeseve, afër apo larg, brenda apo jashtë, lapidarëve që puthin
mermerin e shamibardhave që sfidojnë terrin, buzëqeshjes së foshnjave e majave
të kreshtave, qiellit të përflakur e diellit të përgjakur, rreshtave dhe
rimave, fjalëve dhe shprehjeve, ritmeve dhe përgjërimeve, poemave, këngëve dhe
ligjërimeve, Betimit mbi Shpata e mbi Armë, në Gjuhë, në Atdhe e në Flamur,
Pagëzimit përmbi Djepa: ZEMRA SHQIPTARE…
SHQIPËRIA - NJË EMËR KU MBLIDHEN SHEKUJT, NJË ZEMËR KU ZGJOHEN
ARDHMËRITË!
SA ZEMËR BUJARE, KJO: ZEMRA SHQIPTARE…