Kulturë
Jusuf Zenunaj: Populli do pranverë
E diele, 27.01.2013, 12:19 PM
POPULLI DO PRANVERË
Gjaku për karrige pse derdhet sot,
nënat e motrat pse të derdhin lot ?
Pse t' ofshan plaku e të qajë fëmija,
Për qejf të dikujt vendin mbuloi zija ?!
Heshtur kanë zogjtë edhe pse s’ ka borë,
dhimbja ka pushtuar çamëri e Kosovë.
Pikëllimi mbërriu kudo në Mërgatë
dita e sotme për ne u bë natë.
Gjaku në Tiranë na zyri frymën,
populli do pranverën,
S‘ka nevojë për dimër.
Jusuf Zenunaj, 23 janar 2012
PRODHIIMI I ROMANEVE
Unë Hanko Halla
s’ po durohem dot,
si herave të tjera
dy fjalë do i them sot.
Jo e zemëruar,
por me shumë gëzim,
atë që s’e has gjëkundi
ke në vendin tim.
Një kritik me nam
për politikë e letërsi,
psaka gjetur një prodhues
Veç ai e zoti e di …..
Vallë, a ia qëllon ti, Drane
për ç’fabrikë flet kritiku :
« … në Kosovë gjatë një viti
prodhohen pak romane »… ?
Jusuf Zenunaj, 27 janar 2013