Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Populli do pranverë

| E diele, 27.01.2013, 12:19 PM |


POPULLI DO PRANVERË

Gjaku për karrige pse derdhet sot,
nënat  e motrat pse të derdhin lot ?
Pse t' ofshan plaku e të qajë fëmija,
Për qejf  të dikujt vendin mbuloi zija ?!
Heshtur kanë  zogjtë  edhe pse s’ ka borë,
dhimbja ka pushtuar  çamëri  e Kosovë.
Pikëllimi  mbërriu kudo në Mërgatë
dita e sotme për ne u bë natë.
Gjaku në Tiranë  na  zyri  frymën,
populli do pranverën,
S‘ka nevojë për dimër.

Jusuf Zenunaj, 23 janar 2012

PRODHIIMI I  ROMANEVE

Unë Hanko Halla
s’ po durohem dot,
si herave të tjera
dy fjalë do i them sot.

Jo e zemëruar,
por me shumë gëzim,
atë që s’e has gjëkundi
ke në vendin tim.

Një kritik me nam
për politikë e letërsi,
psaka gjetur një prodhues
Veç ai e zoti e di …..

Vallë, a ia qëllon ti,  Drane
për ç’fabrikë flet kritiku :
« … në Kosovë gjatë një viti
prodhohen pak romane »… ?

Jusuf Zenunaj, 27 janar 2013