E marte, 06.05.2025, 07:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Hyqmet Hasko: Gëzimi pa fund i Marjetës

E diele, 27.01.2013, 07:50 PM


GËZIMI PA FUND I MARJETËS

Tregim

Nga Hyqmet Hasko

Kafe “Bar sahati” atë natë ishte mbushur plot me klientë. Aty hynë dy vajza të veshura thjeshtë, që po kërkonin vend për t’u ulur.-E paskan zënë tavolinën tonë! - i thanë ato kamerierit.-Po, - u tha ai si zënë në faj, që nuk kishte mundur ta rezervonte. Ai u hutua aq shumë nga vështrimi i njërës prej vajzave, sa i ra filxhani nga dora. Zhurma që krijoi, i bëri vajzat të qeshin, por njëra, u ul njëherësh me kamerierin, për të mbledhur copat e thyera dhe sytë e tyre mbeten te njëri -tjetri, ashtu siç mbeten në dorë edhe copat e filxhanit.-Ej, aga...copat e filxhanit, na mbeten ne dore, ku do t’i hedhesh!... “Ej aga !...” ishte një batutë nga një film shqiptar, që vajza e përdori për të rastësisht.Meqenëse ishin akoma në këmbë, ato i ftoi një personi i panjohur në tavolinën e tij.-Mund të uleni këtu, se unë do te largohem shpejt! - u tha ai dhe ato pranuan pa kundërshtimMarjeta ishte njëzet vjeç dhe atë ditë kishte ditëlindjen. Ajo kishte vendosur ta festonte me shoqen e vet në Tiranë, e cila këtë lokal e kishte të preferuar dhe nuk e ndërronte asnjëherë. -Këtu nga Tirana jini? - i pyeta klienti i tavolinës për të hapur muhabet.-Unë jo!- tha vajza qe quhej Marjeta, - por, jemi shoqe të ngushta, jemi rritur bashke, në shtëpinë e fëmijës... Pas pak personi ua liroi tryezën dhe shkoi.Në këtë moment erdhi kamerieri për të marrë porosinë. Klienti i mëparshëm lëshoi tryezën duke u uruar vajzave një natë të këndshme dhe ato e falënderuan. Marjeta, që kuptohej se ishte një vajze e shpenguar, e vështroi kamerierin përsëri drejt në sy, por ai ndjeu sërish një turbullim të dukshëm dhe filloi të dridhej nga emocioni. Ajo i kërkoi të falur për batutën që kishte përdorur pak çaste më parë. Kamerieri tundi kokën në shenjë miratimi, për të treguar se nuk ishte problem, pasi e kishte marrë për një shaka.-Porosit ti !- i tha shoqes dhe u ngrit për të shkuar në tualet.Kur doli nga tualeti, kamerieri nuk po ia ndante sytë. Ajo seç kishte një ndjesi të pa shpjegueshme. Brenda trupit e kishte pushtuar një avull i nxehtë që pasqyrohej dhe ne faqet e në gjunjët që i dridheshin, sa foli dhe me vete;: “ Ç’dreqin kam kështu!...”Shoqja e saj e kuptoi dhe po e shikonte me shumë vërejtje. Ajo i pëshpëriti direkt: -Nuk e di çfarë po më ndodh, por unë sikur po ndjej për atë djalë...Shoqja i dha një gazi, që u duk se i doli nga zori. Majeta po e shikonte me habi shoqen e vet, dhe e pyeti: -Më fal zemër mos është i dashuri yt?Shoqja tundi lehtë kokën, e kapi për dore, duke i thënë se do flisnin me gjatë rrugës për në shtëpi.Ishte ora 23.30 minuta kur ato dolëm nga lokali. Shoqja e Majetes e puthi lehtë në faqe kamerierin dhe i shtrëngoi dorën me të dy duart. Jorida u skuq akoma me tepër, se kuptoi që shoqja e saj kishte lidhje me atë djalë.-Ne jemi shoqe te ngushta! - i foli Majetes, shoqja e saj me shumë gjakftohtësi, - Dhe jemi me tepër se motra, nuk duhet t’i ndalojmë asgjë njëra-tjetrës kurrë. Çdo gjë që është e ima është dhe jotja. Vetëm duhet të më thuash të drejtën me sinqeritet, vërtetë të pëlqeu ai djali?-Po. - i tha Marjeta pa u menduar gjatë, - Seç kishte dy sy që më bënë të ndjej dridhje edhe tani.Shoqes se Marjetes iu mbushën sytë me lot.-Ai është i dashuri im. - i tha befas.Marjeta u shtang dhe nuk dinte çfarë të thoshte. E shikoi dhe një herë në sy shoqen dhe u ndje akoma me keq. Ajo pëshpëriti me vete: “O zot ç’bëra, si arrita të ndjej për një që motra ime e ka të vetin... Për një çast nuk dinte çfarë t’i thoshte shoqes që e konsideronte si motër. Por pas pak u kthjellua dhe i tha:-Unë bëra shaka, ne jemi motra dhe ai bie të jetë vëllai im, përderisa ti e ke të dashur.Shoqja e kapi përdore dhe i tha:-Jo, nëse ti ndjen për të, unë nuk mund të ndaloj pëlqimin tuaj, ndoshta ai ka lindur për të qenë i yti.-Jo...- bërtiti Marjeta. -S’ka për të ndodhur kurrë. Mua nuk më pëlqeu, veçse m’duk simpatik, nuk ndjej asgjë për të...-Ti e di, - i tha shoqja Marjetes, - që unë ta kuptoj fjalën akoma pa e nxjerrë mirë nga goja, e kuptoj fare mirë qe e ke pëlqyer. -Jo,jo, - këmbëngulte Marjeta.Por shoqja nuk bindej ajo i tha se do t’u jepte fund marrëdhënieve me të, që Majeta ta kishte rrugën e lire, për tu dashuruar.Kur i dëgjonte nga goja e shoqes këto fjalë, Marjetes i vinte plasje dhe nuk e donte veten. Por shoqja këmbëngulte që të takohej me të dhe të bisedonin për ecurinë e dashurisë së tyre.Por Majeta vazhdonte në të vetën se ajo ishte thjeshte një simpati, ajo kurrë nuk pranonte qe te prishte një dashuri prej motre, për të fituar zemrën e një djali ndonëse për momentin u ndjeu për të.Marjeta vendosi të rrinte disa ditë në Tiranë. Ajo kishte për të dhenë tre provime në universitetin Evropian ku vazhdonte studimet për shkencat politike.Ishte ora tre e pasdites,kur i telefonoi ai djali.-Kush jeni ju? - tha ajo.-Unë jam Ardi, dua të të takoj,sapo mbarova turnin.-Jo, - ia ktheu Marjeta, -nuk mundem...-Ne duhet të takohemi patjetër! - këmbënguli Ardi. - Po të pres te kafja e teatrit te operas.Dhe kështu ata u takuan në barin e teatrit te operas.Askush nuk po fliste, të dy ishin te hutuar dhe fjalët ishin kyçur thellë në zemra duke u krijuar të dyve një ndjenjë që i turbullonte dhe nuk i linte flisnin.Jorida foli e para:-Po pse me thirre?-Te bisedojmë...-Të bisedojmë...ha-ha-ha-ha!....Po çfarë mund të bisedojmë ne, ti je i dashuri i shoqes sime më të ngushtë...-Do bisedojmë, por jo në atë drejtim që mendon ti, - i tha Ardi.-Po për çfarë?...-Marjeta u bë dhe më shumë kureshtare.- Ti je kushërira ime...- Çfarë?...Çfarë?... - Marjeta u habit pa mase,por akoma u bë dhe me kureshtare.-Po në ç’mënyrë jemi kushërinj?... E di ti që unë jam rritur në shtëpinë e fëmijës dhe nuk i njoh prindërit e mi biologjik?...- Po, e di, ndaj të kërkova takim, që të them, se më ke djalë daje dhe unë ty vajzë halle.-S’po të kuptoj fare, ç’po flet?...Mua për mamanë time më kanë thënë se ka vdekur kur kam lindur unë kurse për babanë nuk e di fare kush është, se mamaja nuk e kish treguar.-Po është e vërtetë, - i shpjegoi Ardi, - Halla ime dhe mamaja jote vdiq kur linde ti, emrin “Marjeta” ta ka vënë daja yt, i cili është babai im...me kuptimin që të shkojë mbar jeta jote...Marjeta u nxeh për nj moment dhe deshi te ulërasë, pse ky daja i saj nuk u interesua për të, por ajo u përmbajt.-Kur do ta njoh unë dajën?- i tha Ardit.-Nuk e di, po besoj shumë shpejtë, ndoshta me ditë apo me muaj...-Po varrin e mamasë e di ti ku e ka?...- Po e di, se ma ka treguar babai, ai shkon çdo të diel atje, më ka marrë dhe mua shumë herë.Marjeta e përqafoi fort kushëririn e vet dhe lotët filluan t’i rridhnin çurg. Asaj për një çast sa nuk i ra të fikët, por kushëriri e pikasi dhe menjëherë, i afroi gotën e rakisë tek hunda,duke e detyruar të thithte aromën e saj.Kushëriri i Marjetës u martua pas tetë muajsh dhe e ftoi në dasmë.Pjesa me e madhe e dasmorëve ishin përqendruar tek çifti, për të parë dhëndrin me nusen, por me tepër për të parë Marjetën. Ajo i lexonte mendimet e tyre se ç’mund te thoshin dhe ishte aq e gëzuar, sa harroi çdo mundim vështirësi për rritjen e saj si jetime.Daja e saj, Bilbil Metohu, mori mikrofonin dhe kur uroi të gjithë të mirëseardhurit ne atë dasmë, shtoi:-Por më dëgjoni pak me vëmendje, miq te nderuar! - nisi të flasi ai dhe disa pika lot i rrëshqitën neper faqe deri tek mjekra, duke formuar skicimin e një zemre të vogel. - Ju e dini se mua me ka vdekur një motër, po të ishte gjallë, vallen e parë do ta hiqte ajo. Por sonte këtë valle do ta heqë mbesa ime, zemra ime...- atij gati sa nuk i ra të fikët nga mallëngjimi.Dasma vazhdoi gjatë deri në mëngjes. Gëzimi i Marjetës ishte pa fund.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx