Kulturë
Kujtim Mateli: Dëshnica në shekullin XIX
E marte, 29.01.2013, 08:59 PM
Dëshnica në gjysmën e parë të shekullit XIX dhe
lindja e letërsisë dëshnicare.*
Nga Kujtim Mateli
Qyteti i Këlcyrës** (Klisurës) ka patur vazhdimisht
një rol të rëndësishëm në luginën e sipërme të Vjosës. Në dokumentet osmane të
vitit 1431, Këlcyra ishte qendër e Vilajet që njihej me emrin Vilajeti Këlcyrës (Klisurës)dhe ku përfshiheshin nën
administrimin e këtij Vilajeti të gjitha fshatrat e rrethit të sotëm të
Tepelenës, që ndodheshin në krahun e djathtë të Vjosës. Arsyeja ka qenë se Këlcyra ishte nyje e
rrugëve të Shqipërisë jugore, por kishte dhe një vend të sigurt ku mund të
strehohej një garnizon ushtarak, siç ishte kalaja antike e Këlcyrës e cila
funksiononte edhe në shekullin e XVIII-XIX, në kohën e Ali Pashë Tepelenës.
Edhe qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës, i dha Këlcyrës këtë vend parësor
në luginën e Përmetit.
*Mungojnë në këtë shkrim dy dhjetëvjetëshat e parë të shekullit kaluar
(1900-1920).
** Këlcyra në dokumentet bizantine e osmane
quhej Klisura. Me këtë emër e gjejmë edhe në dokumentet e viteve 1920.
Në vitin 1927 e gjejmë Klisyra dhe pas vitit 1930 përmendet Këlcyra.
I
Nënprefektura e Këlcyrës dhe ndarja administrative e krahinës së
Dëshnicës.
Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH), Nënprefektura e Përmetit, dosja nr 4,
viti 1920.
Viti 1920 e gjen Këlcyrën (Klisura) nënprefekturë që varej nga
Prefektura e Gjirokastrës. Kështu më 26
mars të vitit 1920, Nënprefektura e Këlcyrës i raporton Prefektit të
Gjirokastrës mbi lëvizjen e 150
xhandarëve në drejtim të fshatrave që ndodheshin rrëzë malit Nemërçkë.
Nënprefektura e Këlcyrës ka një
korespodencë të vazhdueshme me prefekturën e Gjirokastrës. Kjo korespodencë është
edhe midis Zyrës së Policisë Këlcyrë me Nënprefekturën e Këlcyrës, siç është
korespodenca e datës 4 maj 1920 e në vijim.
Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH) Nënprefektura e Përmetit, dosja nr.16, viti
1922.
Qyteti i Këlcyrës (Klisura) përmendet
Bashki. Kryetari i Bashkisë akuzohet nga Muhamet bej Klisura, se kishte
përvetësuar një shumë parash. Muhamet bej Klisura kishte qenë kandidat për
kryetar bashkie, por që nuk kishte mundur dot të zgjidhej. (Në këtë dokument
nuk përmendet emri i kryetarit që drejtonte Bashkinë e Këlcyrës).
Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH) Nënprefektura e Përmetit, dosjen nr 18, viti
1922. Fshatrat e krahinës së Dëshnicës (proceverbali nr 11) bënin
pjesë në njësinë adminastrative: Krahinaria e Këlcyrës (me qendër në Këlcyrë)
ku tregohen edhe fshatrat që merrnin pjesë në të, nëpërmjet përfaqsuesve të
tyre (kryepleqve). Kemi vetëm emrat e kryepleqve pa mbiemrat e tyre, por
rëndësia e këtij dokumenti qëndron më shumë te fshatrat që përbënin krahinën e
Dëshnicës.
Krahinaria e Këlcyrës (Klisurës)
1-Billkë për Këlcyrën
2- Muharrem për Katundishtën.
3-Selman për Vinokash.
4- Mehmet për Topojan.
5- Ismail për Podgoran.
6- Hasan për Riban.
7- Xhelil për Panarit.
8- Zeqir për Mërtinj.
9- Riza për Kajcë.
10- Hazis për Mazhan.
11- Ramadan për Shelgj.
12-Xhelil për Zhepovë.
13-Hasim për Pavar.
14- Myrteza për Seniçan.
15- Veli për Kuqar.
16- Xhemal për Varibob.
17-Harif për Toshkëz.
18- Hysenj për Fratar.
19- Veiz për Çorrogunj.
20- Harif Sulo për Bënjë.
21- Veli për Velçisht.
22- Zenjel për Psarr.
23- Avdulla për Rodenj.
24-Riza Islam për Ball.
25- Demir për Komorak.
26- Fehim për Bubës.
27- Belul për Leskovec.
28- Tom Bajrami për Sukë.
29- Rushan për Tolar.
30- Ali Dalipi për Xhanaj. ( A.Q.Sh, dosja numër 18, viti 1922).
Po cila ishte problematika e kësaj
mbledhjeje?
Shëndetësia, bujqësia, blektoria, qetësia publike, tregëtia , arsimi etj. Ja
dhe konkluzionet që dolën gjatë analizës së kësaj mbledhjeje:
1- Shëndetësia e përgjithshme: e mirë.
2- Shëndeti i gjësë së gjallë: i mirë.
3- Qetësia : shumë e mirë.
4- Bujqësia: ka mungesë të farës.
5- Tregtia: fare e paktë.
6- Arsimi: të përsëriten kërkesat e mëparshme për hapjen e shkollave.
(Klisurë 24.II. 1922).
Po në një dokument (AQSH )që mban datën 30 shtator 1922, mësojmë se nënprefektura
ishte zhvendosur nga qyteti i Këlcyrës në atë të Përmetit.
II
Arsimi.
Numri i shkollave në krahinën e Dëshnicës
ka qenë i paktë. Në këto shkolla kanë mësuar fëmijët e më shumë se një fshati.
Në këtë listë të vogël që mbyllet me numrin rendor 5, mësojmë se në Ballaban,
që në atë kohë ishte pjesë e fshatit Pavar, familjet Xhunga kishin hapur një
shkollë për të mësuar fëmijët.
Kjo fisnikëri e kësaj familjeje të pasur për kohën, nuk u pasua nga të pasurit
e tjerë të krahinës siç mund të ishte familja e bejlerëve të Këlcyrës apo edhe
teqeja e Sukës. Numri i shkollave në Dëshnicë mbeti i paktë edhe gjatë gjithë
rregjimit të Ahmet Zogut, deri në kohën e pushtimit fashist në vitin 1939.
Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH) Nënprefektura e Përmetit.
Dosja numër 20, viti 1922.
Lista e shkollave për vitin arsimor 1922-1923.
1- Çorrogunj, mësues Bektash Nexhipi.
2- Këlcyrë, mësues Koço Llukani.
3-Mërtinj-Bënjë-Xhanar, Xh. Hotova.
4- Katundishtë (fillore) Hilmi Baçi.
5- fillore Xhungës, Hazis Mamaqi.
III
Ekonomia
Krahina e Dëshnicës nuk e pati të mirë gjendjen ekonomike. Këtë e
shohim tek numri i krerëve të bagëtive që zotëronte çdo fshat në vitin 1926. Në
disa fshatra numri i krerëve të bagëtive është afërsisht sa dhe numri i popullsisë
së këtyre fshatrave. Po në disa fshatra të tjerë gjendja paraqitet më e mirë.
Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH) Nënprefektura e
Përmetit,
Dosja nr 49, viti 1926.
Sasia e bagëtive (dhen e dhi) për krahinën
e Dëshnicës.
1- Këlcyrë Guri 2268
2- Katundishtën. 2294
3- Vinokash. 856.
4- Topojan. 651.
5- Podgoran. 852.
6- Riban. 872
7- Panarit. 633.
8- Mërtinj. 425
9- Kajcë. 286
10- Mazhan. 313
11- Shelgj. 131
12- Zhepovë. 818.
13- Pavar. 647.
14- Seniçan.479.
15- Kuqar. 993
16- Varibob. 718.
17- Toshkëz. 608.
18- Fratar. 818.
19- Çorrogunj. 168.
20- Bënjë. 609.
21- Velçisht. 495.
22- Psarr. 245
23- Rodenj. 723.
24- Ball. 460.
25- Komorak. 299.
26- Bubës. 2016.
27- Leskovec.286.
28- Sukë-Goricë. 1614.
29- Tolar. 1063.
30- Xhanaj. 182.
****
Bujqësia mbeti e pazhvilluar. Krahina e Dëshnicës nuk arrinte të plotësonte
nevojat e saj me drithra. Këtë e shohim në dokumentet e shumta, ku nga çdo
fshat një numër i konsiderueshëm familjesh merrnin drithë nga komuna duke e
paguar në lekë e në disa raste duke punuar vullnetarisht në rregullimin e rrugëve,
derisa të plotësohej në vlerë sasia e drithit të marrë.
Shumë familje zotëronin fare pak tokë, sepse si kudo toka ishte përqëndruar tek
disa familje.
Dhimitraq Lole, Përmeti 1912-1939, libër studimor i pabotuar.
“Në ballë të këtyre familjeve ishin bejlerët e Këlcyrës, të cilët zotëronin
Edhe në këtë trevë institucionet fetare zotëronin pronat e tyre.... Në këtë
aspekt, pronarja më e madhe ishte Teqe e Sukës, e cila zotëronte toka bujqësore
në fshatrat Goricë, Sukë, Podgoran, Dervishas, gjithsej
Po një sasi të konsiderueshme toke zotëronin edhe disa familje të tjera.
Pavar, Hamit Xhunga
Vinokash, Shuip Harka
Ballaban, Ferid Xhunga
Ballaban, Dajlan Xhunga
Vinokash, Hysen Trebeshina
Vinokash, Ali Çela
****
Tregëtia ishte e kufizuar vetëm në disa fshatra. Këtë e shohim tek numri i
ndërtesave për tregti sipas rregjistrimit të vitit 1929, ku jepet një pasqyrë e
plotë e numrit të ndërtesave për çdo fshat që përdoreshin për banim, për tregti
apo për mbledhje.
Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH) Nënprefektura e Përmetit,
Dosja nr 95, viti 1929.
Emri fshatit (katundit) |
Ndërtesa për |
Ndërtesa për |
Ndërtesa për |
1-Këlcyrë Guri |
109 |
2 |
3 |
2- Katundishtë |
140 |
2 |
3 |
3- Vinokash. |
52 |
1 |
- |
4- Topojan. |
59 |
1 |
2 |
5- Podgoran |
90 |
3 |
1 |
6- Riban. |
17 |
- |
- |
7- Panarit. |
22 |
1 |
- |
8- Mërtinj. |
39 |
1 |
1 |
9- Kajcë. |
62 |
2 |
1 |
10- Mazhan. |
58 |
- |
1 |
11- Shelgj. |
11 |
1 |
- |
12- Zhepovë. |
77 |
3 |
1 |
13- Pavar. |
67 |
3 |
1 |
14- Seniçan. |
37 |
- |
2 |
15- Kuqar. |
24 |
- |
- |
16- Varibob. |
24 |
- |
2 |
17- Toshkëz. |
43 |
- |
- |
18- Fratar. |
61 |
3 |
3 |
19- Çorrogunj. |
32 |
1 |
1 |
20- Bënjë. |
28 |
- |
- |
21- Velçisht. |
11 |
|
|
22- Psarr. |
29 |
- |
- |
23- Rodenj. |
63 |
2 |
1 |
24- Ball. |
29 |
- |
- |
25- Komorak. |
15 |
- |
- |
26- Bubës i sipërm |
81 |
2 |
1 |
27- Bubës i poshtëm |
41 |
1 |
- |
28- Leskovec. |
22 |
- |
- |
29- Sukë-Goricë. |
37 |
3 |
1 |
30- Tolar. |
29 |
- |
- |
31- Xhanaj. |
28 |
- |
- |
Shuma |
1447 |
32 |
25 |
IV
Njësitë administrative që vepronin në Dëshnicë.
Pas viteve `20-të në krahinën e Dëshnicës kanë vepruar tri njësi
administrative:
Bashkia e Këlcyrës (deri në vitin 1929).
Komuna (Krahinaria)e Këlcyrës ( pa ndërprerje që nga krijimi)
Komuna e Dëshnicës (viti 1929 e në vazhdim)
Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH) Nënprefektura e Përmetit,
Dosja nr. 121, viti 1930.
Rregjistrimi i popullsisë së nënprefekturës së Përmetit.
Në vitin 1929 krahina e Dëshnicës është e ndarë në dy njësi administrative:
Komuna e Dëshnicës dhe Komuna (Katundaria) e Këlcyrës. Në këtë vit, Bashkia e Këlcyrës gjendet si
pjesë e njësisë administrative: Komuna e
Këlcyrës. Në njësinë administrative :Komuna
e Këlcyrës bënin pjesë edhe disa fshatra që ndodhen në krahun e majtë të
lumit Vjosë dhe konkretisht: Brezhdan, Argovë, Grabovë, Malëshovë, Limar dhe
Leskaj.
Po japim numrin e banorëve sipas komunave dhe fshatrave nga të cilat
përbëheshin këto komuna.
I-Komuna e Dëshnicës.
Emri i fshatit (katundit). |
Numri banorëve |
1-Çorrogunj |
157 |
2-Ball |
142 |
3-Psarr |
153 |
4-Mazhan |
285 |
5-Komorak |
69 |
6-Bubësi I sipërm |
453 |
7-Bubësi I poshtëm |
240 |
8- Toshkëz |
240 |
9- Vinokash |
290 |
10- Kajcë |
369 |
11-Pavar |
349 |
12-Rodenj |
305 |
13- Shelgj |
65 |
14-Zhepovë |
460 |
15-Sukë, Goricë |
300 |
16-Podgoran |
505 |
II- Komuna (Katundaria) e Këlcyrës.
Emri i fshatit(katundit) |
Numri banorëve |
1-Këlcyrë (lagjia Gur) |
230 |
2-Këlcyrë(lagjia Gur, Liri, Teuta) |
175 |
3-Katundishta |
648 |
4-Topojan |
304 |
5-Leskovec, Xhanaj |
184 |
6-Varibob, Riban. |
122 |
7-Kuqar, Velçisht |
106 |
8-Bënjë |
129 |
9-Mërtinj |
147 |
10-Topojan |
304 |
11-Panariti |
141 |
12-Tolar |
200 |
13-Seniçan |
130 |
14-Brezhdan |
768 |
15-Argovë |
123 |
16-Grabovë |
134 |
17-Malëshovë |
498 |
18-Limar |
304 |
19-Leskaj |
316 |
Komunat hartonin buxhetin e tyre dhe shohim që të
ardhurat e komunnës Dëshnicë që realizoheshin kryesisht nga tatimet, për vitin
1930 ishin: Komuna Dëshnicë planifikonte 6100 fr. ari.( Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH)
Nënprefektura e Përmetit, Dosja nr.155, viti 1930.), ndërsa Komuna e
Këlcyrës parashikonte 31.134 fr. ari (Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH)
Nënprefektura e Përmetit, Dosja nr 156, viti 1930).
Me këto të ardhura planifikoheshin ndërtim rrugësh të reja dhe mirëmbajtja e
atyre ekzistuese. Por jepeshin dhe fonde nga shteti dhe këtë e shohim:
Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH) Nënprefektura e Përmetit në dosjen nr. 189, viti 1931 dhe dosja
nr 289, viti 1934, ku Prefektura e Gjirokastrës jep fonde për rrugët e
Komunës Dëshnicë. Fondet janë të detajuara për secilin fshat dhe për secilën
rrugë, sidomos për rrugët që lidhin këto fshatra me qendrën e komunës Dëshnicë,
e cila ndodhet në Ballaban. Ajo që është
interesante është se rrugëve të çdo fshati u kishin dhënë emra të rinj, ku disa
nga rrugët mbanin emra të figurave të kombit tonë si: Rruga “Skënderbej” , “Vaso Pasha” , “Teuta”,
“Abdyl Frashëri”, Naim Frashëri”, “
“Sulejman Pasha”, “ Sami Frashëri” etj. Disa prej këtyre emërtimeve ishin rrugë
që lidhnin qendrën e komunës (Ballaban) me
qendrat e fshatrave. (Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH) Nënprefektura e
Përmetit, Dosja nr. 155 dt. 28.07.1930)
Shohim edhe problematikën e kohës nëpërmjet dokumenteve:
Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH) Nënprefektura e Përmetit,
Dosja nr. 232 viti 1933
Mbi konfeerencat komunale të mbajtura në komunën e Dëshnicës.
Bubësi i poshtëm, dt.22.09. 1933. Hamdi Hoxha, kryetar i komunës.
Tema: Rrugët komunale dhe dobitë e tyre. Ruajtja prej sëmundjeve ngjitëse.
Libri i mjekut të shtëpisë. Dëgjues 80.
Kajcë, dt.30.09. 1933. Bektash Merko, mësues i shkollës. Masat për
përmirësimin e bujqësisë. Masat për ruajtjen e shëndetit, etj. Dëgjues 40.
Zhepovë. Mësuesi i Zhepovës, Abas Pagria. Arsimi, bujqësia, pyjet,
pastrimi. Dëgjues 50.
Toshkëz. 01.10.1933. Sotir Haxhi. Zakonet e këqija primitive. Zgjidhja e
çështjeve nëpërmjet ligjeve. Dëgjues 25.
***
Po kështu edhe për Komunën e Këlcyrës. Rregullimi i rrugëve zinte zërin kryesor
në planifikimet që bëheshin.
Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH) Nënprefektura e Përmetit,
Dosja nr. 329, viti 1936
Vendim mbi shqyrtimin e planit pesëvjeçar të Komunës Këlcyrë.
1- Meremetimi i brendshëm i godinës komunale.
2-Rruga komunale Bedyqas-Tolar-Leskovec-Xhanaj-Mërtinj—Bënjë- Fratar—Seniçan.
3- Rruga: Këlcyrë-Riban. Kjo rrugë lidh dhe katundet e Skraparit.
4- Rruga: Këlcyrë-Brezhdan—Malëshovë. Kjo rrugë nga pikëpamja ekonomike është e
dobishme, pasi lidh katundet e Zagorisë me tregun e Këlcyrës.
5- Shartimi i pemëve të egra me të buta.
6- Sistemimi dhe lulëzimi i varrezave të
çdo fshati.
Nëpërmjet këtij planifimi të planit pesëvjeçar të komunës Këlcyrë shohim edhe
problematikën e problemeve që kërkonte të zgjidhte kjo komunë. Zëri për arsimin
mungon fare dhe kjo tregon interesin e vogël që kishin për hapjen e shkollave
të reja për çdo fshat apo përmirësimin e kushteve të atyre ekzistuese.
V
Emrat e kryetarëve (sipas viteve) të njësive administrative që vepronin në
krahinën e Dëshnicës
Dhimitraq Lole, Përmeti 1912-1939, libër studimor i pabotuar
“Në vitin 1929 bëhet ndarja e re administrative brenda N/prefekturave dhe
emërtimi “Krahinari” u zëvendësua me emrin “Komuna”. Në “Fletoren Zyrtare” të
22 prillit 1929, numër 25, vjeti i VIII, N/prefektura e Përmetit ndahet në këto
komuna (madje jepen edhe emrat e kryetarëve, por këta do t’i trajtojmë më pas):
Komuna Qendër, Rrëza, Frashëri, Cerja (Hotovë), Këlcyrë dhe Dëshnica.(Gazeta
“Ora”, Nr. 245, date 13 dhjetor 1930.
Viti 1930 e gjen krahinën e Dëshnicës në dy njësi administrative që
emërtoheshin: Komuna e Dëshnicës dhe Komuna e Këlcyrës.
Do të shohim se cilët e kanë drejtuar Komunën (Krahinarinë) e Këlcyrës (1921-
1939) dhe Komunën e Dëshnicës (1929-1939).
Dhimitraq Lole, Përmeti 1912-1939, libër studimor i pabotuar
I-Bashkia Këlcyrë
Në vitin 1921, sikurse e kemi thënë më parë, Këlcyra dhe Frashëri kanë qenë
Bashki. Këtë status Këlcyra e pati deri në vitin 1928. Në janar të vitit 1925,
Kryetar Bashkie u zgjodh një nga pjesëtarët e familjes së bejlerëve të
Këlcyrës, z. Islam bej Kelcyra. ( Gazeta
“Demokratia”, Gjirokaster, date 13 Janar 1925).
II-Komuna (Krahinaria) Këlcyrë
Në krye të Krahinarive janë
kryetarët e Krahinarisë ose Krahinarët, emrat e të cilëve do t’i bëjmë prezent
nëpërmjet këtyre rreshtave në vite, deri në vitin 1929, e më pas me emërtimin e
ri...
Në Krahinarinë e Këlcyrës, Krahinar i parë që kemi mundur te gjejmë është z.
Muhamet Frashëri, por ky më 2 gusht 1924 pushohet dhe në vend të tij do të
emërohet z. Tefik Orgocka. Edhe z. Tefik Orgocka shpejt do të zëvendësohet me
krahinarin e ri, z. Mesut Saliu, që kryente këtë detyrë në Krahinarinë e
Tomorricës dhe që më 12 Fruer ( Shkurt ) 1925 emërohet Krahinar në Këlcyrë. Pa
u ulur ende në karrigen e Kryetarit të Krahinarisë së Këlcyrës, z. Mesut Saliu,
më 2 mars 1925, transferohet ne Konispol. Në vend të tij emërohet z. Hasan Pilavi,
i cili në krye të dy muajve, më 2 maj 1925 do të zëvendësohet nga Krahinari
Asllan Sorropulli. Më 7 korrik 1926 vjen nga Shkodra z. Elez Kalaja dhe
zëvendëson në detyrë z. Asllan
Sorropulli.
Gazeta “ Gazeta e Korçës “ e datës 24 shtator 1927, nr. 415 flet me superlativa
për z. Elez Kalaja si ”nëpunës me aftësi e punëtor”, por që edhe ky shumë
shpejt do të zëvendësohet nga z. Hasan Lame, që më 9 korrik 1928 do t’i lërë
vendin z. Avni Abazi, i cili duke qëndruar në drejtimin e punëve të pushtetit
vendor në Këlcyrë deri në vitin 1931, në bazë të Ligjit të prillit të vitit
1929, do të konvertojë emërtimin nga Krahinar në Kryetar Komune, sepse me këtë
Ligj termi Krahinari zëvendësohet me termin Komunë dhe Krahinari do të quhet
Kryetar Komune.
Në vitin 1931 z. Avni Abazi do të zëvendësohet nga z. Luman Lepenica, i cili në
korrik të vitit 1933 do të transferohet në Komunën e Konispolit dhe në vend të
tij, po nga Konispoli, vjen z. Neki
Shkaba.
Më 8 Shkurt 1935 gjejmë në krye të Komunës së Këlcyrës, z. Lele Koci, i cili ka
kryer detyrën e Nënprefektit në Mat. Por z. Lele Koci nuk do të paraqitet fare
në Këlcyrë dhe në vendin vakant do të emërohet z. Mustafa Noti, më 23 Shkurt
1935. Sa ndenji në këtë detyrë këtu dhe nëse është zëvendësuar dhe nga kush z.
Mustafa Noti, nuk kemi mundur të identifikojmë emra.
III-Komuna Dëshnicë.
Në Komunën Dëshnicë, në dhjetor 1932, në vend të z. Gaqi Grilla, që
transferohet në Komunën Millë të Pukës, emërohet z. Hamdi Hoxhaj dhe për afro një vit, në tetor 1933,
z. Hamdi Hoxhaj i lë vendin z. Ndrek Bushati që vjen nga Golemasi i Kavajës,
por një shkresë Nr.48/22 e Kryeministrit, që mban datën 13 dhjetor 1938,
kryetar të Komunës së Dëshnicës emërohet z. Milo Varfi. ( Fletore Zyrtare,
Nr. 95, date 17 Dhjetor 1938).
VI
Lindja e letërsisë dëshnicare
Megjithse arsimi nuk u shtri gjerësisht në Dëshnicë, por mbeti i kufizuar vetëm
në disa fshatra, ndikimi i tij në në të gjithë krahinën ishte i madh. Njerëzit
që kishin mundur të merrnin njohuri në shkollë, ua transmetonin ato njohuri edhe
të tjerëve. Ndikim patën dhe ata që emigrant që u kthyen nga Amerika dhe
nga vendet e Europës. Kishin mësuar të shkruanin e të lexonin dhe, kur u
kthyen në Dëshnicë, ua mësonin dhe bashkëfshatarëve të tyre. Në ato fshatra që
nuk u ndërtuan shkolla dhe që fëmijët e tyre nuk arrinin të shkonin dot në
shkollat e fshatrave të afërt, emigrantët e kthyer ishin mundësia e vetme që të
mësohej shkrim dhe këndim.
Një nga këta fëmijë që kërkonte të arsimohej ishte dhe Belul Arapi nga fshati
Ball. Po nuk pati mundësi. Në moshë të vogël, 12 vjeçare, i vdes nëna (në
lindje). Ato vite në familjen e tyre, pas vdekjes së nënëns, pati dhe shumë
fatkeqsi të tjera që e rrënuan ekonominë e familjes, dikur në gjendje të mirë.
Në këto vite, vëllai i tij i madh, Mehmet Arapi, punonte si punëtor
ngarkim-shkarkimi në portin e Durrësit. Duhet të theksojmë se në Durrës, në
këtë periudhë, punonin dhe shumë dëshnicarë të tjerë.
Duke parë se gjendja ekonomike e familjes së tyre ishte e rrënuar, Beluli
vendos të shkojë të punojë në Durrës bashkë me vëllanë. Aty punonin shumë
inxhinierë italianë që jetonin bashkë me familjet e tyre. Beluli u sistemua në
njërën nga këto familje, kudrejt një page që ishte mjaft e mire, kundrejt
punëtorëve të tjerë që punonin në portin e Durrësit.
Si fëmijë me një shkallë të lartë intelegjence, e mësoi shumë shpejt
italishten. Falë edhe punës që bënte, e cila e donte që të ishte vazhdimisht në
komunikim me pjesëtarët e familjes italiane, por edhe kohës 3-vjeçare që
qëndroi në këtë familje. Nuk ka qenë pa ndikim edhe kultura e kësaj familjeje
në jetën e Belulit.
Mehmeti, vëllai i tij i madh, i cili kishte
kishte mundur të arsimohej, e nxiti Belulin që të mësonte të shkruante
shqip. Kur u kthyen në vendlindje, një tjetër sfidë e priste. Lufta
NacionalÇlirimtare ishte zgjeruar dhe Beluli u gjend si pjesë aktive e kësaj
Lufte. Dëshnica krijoi njësitë e saj luftarake duke i pagëzuar me emrin e saj:
“Dëshnica”. Si sekretar i rinisë Antifashiste, Beluli i ra cep më cep krahinës
së Dëshnicës ku u dallua si një organizator i zoti.
Po në këto udhëtime, ai e pa Dëshnicën edhe në një këndvështrim tjetër, e pa
atë në planin estetik. E bukur Dëshnica.
Të mençur, luftëtarë e punëtorë dëshnicarët. E ndërsa Luftës po i vinte fundi,
zemra e tij ngazëllehej e gëzohej. Cilido, gëzimin e shpreh me fjalë teksa
kuvendon e flet me të tjerët. Beluli gëzimin e shprehu dhe me vargje. Bashkë me
erën e ngrohtë të pranverës së vitit 1944, po frynte po aq ngrohtë e vrullshëm
era e lirisë. Këto emocione i mblodhi e i ktheu në vargje. Poezia “Era e ngrohtë” është poezia e tij e parë, shkruar në moshën 16-vjeçare. Në fund të
poezisë shkruhet viti i krijimit të saj: Ball 1944. Lind kështu poezia e parë
dëshnicare e cila do të pasohet nga poezi të tjera të këtij autori.
***
Në vitin 1945 shkroi poezinë “Balada e urisë”
, në fshatin e tij të
lindjes, në Ball. Ato vargje na flasin
për gjendjen e rëndë ekonomike të dimrit të vitit 1944-1945, ku uria, akulli
dhe i ftohti mbizotëronte kudo, veçse poeti pret ndryshimin që të kapërcehet kjo
gjendje.
Po në vitin 1945 do të shkruaj një
tjetër poezi “ I
miri, gjithnjë i mirë”. Poezia është ndërtuar mbi simbolin.
I ligu simbolizohet nga Këlkaza që është “Helm nën dhe, helm mbi dhe”
ndërsa të mirin e simbolizon manushaqja dhe trëndafili.
***
E bukur, si vetë bukuria e vajzës dëshnicare Zyrihana Xhako, e cila ra dëshmore
për lirinë e atdheut, është dhe poezia që shkroi Belul Arapi, tashmë në moshën
18- vjeçare, në vitin 1946. Le ta shohim figurën e kësaj vajze nëpërmjet penës
së poetit:
Lule Zurihane
U ngrit në mëngjes,
Iu afrua dritës,
Si flutur e lehtë.
Doli në Çerkez,
Porsi dallandyshe,
krahas Alimesë.
Mori vesh Dëshnica:
Vajza u bë djalë,
Nëpër tramondanë.
Pa erdhi shqiponja,
E mori në gji,
E puthi në sy.
Me vello të kuqe,
Tek mermer i bardhë,
Ç`duhet tjetër vallë?!...
Ball 1946.
Duke parë letërsinë shqipe të pas
Luftës, kjo poezi mund të renditet bashkë me poezitë e arrira të kësaj
periudhe. Poezitë e pas Luftës vuanin nga mitizimi i figurës së partizanit duke
i veshur atij fuqi përtej njerëzores. Kjo gjë nuk ka ndodhur me Belul Arapin,
edhe pse pa përvojë në rrugën ku po shkelte. Figura e dëshmores partizane jepet natyrshëm. Strofat janë trevargëshe, ku dy vargje rimojnë
mes tyre duke i dhënë muzikatet e ritëm. Në dy strofat e para, vargu i parë
rimon me të tretin, ndërsa në tre strofat e fundit, është vargu i dytë që rimon
me të tretin. Kjo ndërthurje e rimave është diktuar nga përmbajtja e poezisë.
Dy strofat e para na japin mjedisin ku
është rritur dëshmorja Zyrihanë. Çekrezi, ajo kodra e bukur rrëzë fushave të
Ballabanit, me shtëpi të lyera nga jashtë me gëlqere që zbardhin nga larg mes
pemëve të dëndura, ishte vendlindja e Zyrihanës. Në këtë mjedis u rrit dhe mori
vendimin e madh të rreshtohej bashkë me luftëtarët e lirisë. Vajza në dy strofat
e para jepet e brishtë ashtu siç është një femër. Krasohet me fluturën që i
afrohet dritës apo me dallëndyshen.
Strofa e tretë na e jep vajzën një luftëtare të batalioneve partizane të krahasueshme
me djemtë. Atëhere ndryshon edhe rima.
Tani është vargu i dytë që rimon me të tretin dhe kjo mënyrë e ndërtimit të
strofës do të vjojë deri në fund të poezisë. Nëse rimat e dy strofave të para,
vargu i parë rimon me të tretin duke krijuar imazhin e qetësisë familjare, tani
ndryshon ndërtimi i strofave duke rimuar vargu i dytë me të tretin, një
përplasje e afërt rimash që të krijon një gjendje tjetër emocionale, atë të
betejave të ashpra.Vargu i parë shërben si sfond. Sfond për këtë strofë është
Dëshnica. Ndryshon gjendja emocionale. Janë stuhitë, malet, rrugët e ashpra dhe
betejat me të cilat përballet kjo vajzë
dëshnicare. Po karateri i vajzës është i paepur për t`i përballuar këto
vështirësi.
Strofa e katërt na jep sfondin nëpër të cilin
lëviznin këto formacione luftarake. Në sfond të këtij terreni të ashpër janë
shqiponjat. Shqiponja e maleve dhe shqiponja e flamurit. Btejat dhe të rënët.
Dhimbjen për ta e ndien jo vetëm qënia njerëzore. Në një nga këto beteja bie
edhe Zyrihana. Shqiponja e maleve dhe
shqiponja e flamurit u ulën dhe e morën në gjirin e tyre të përjetësisë duke i
puthur për herë të fundit syrin e bukur.
Strofa e pestë (e fundit) na jep imazhin me të cilën përcilleshin të rënët. Flamuri i
kuq mbi arkivolin e vajzës ngjan si vello nusërie. Tashmë, ajo është atje tek
mermeri i bardhë. Atje ku janë të rënët për atdheun. Në këtë përcjellje të
fundit, në të gjitha rastet, lind një pyetje njerëzore. Dhe pyetja e poetit
është: Ç`duhet tjetër vallë?!... Është një pyetje që ngarkon me realizimin e
saj brezat pasardhës. Në vazhdimësi e në përjetësi ta duam atdheun dhe
vendlindjen. Në vijimësi e në përjetësi të respektojmë të rënët për lirinë e
atdheut.
Po poeti nuk arriti ta botonte këtë poezi si dhe të tjerat që krijoi në këtë
periudhë. Nëse do të kishte mundur , do të ishte inkurajuar dhe do t`i ishte
përkushtuar më tepër letërsisë dhe Dëshnica do t`i kishte shpalosur që herët vlerat e saj në
fushën e letrave.
Po këtë vit (1946) do të shkruante dhe
një tjetër poezi “ Tjetër
zë dëgjoj” duke zgjeruar kështu tematikën e
poezisë së tij.
Autori ka qenë pjesëmarrës aktiv në rindërtimin e vendit. Në vitin 1946 ka
marrë pjesë në aksionin e rinisë në në dërtimin e rrugës Kukës-Peshkopi. Aty
mbeti i vrarë Kalo Asllani. Poeti do ta përjetësonte në poezinë “Kalua që mbeti në këngë”.
***
Viti 1947 e gjen poetin në Durrës. Aty do të shkruajë edhe tri poezi të
tjera. Tashmë në moshën 19-vjeçare, dy( nga tre poezitë) ia kushton
dashurisë. Ndihet në vargjet e këtyre
poezive ndikimi i këngës popullore, veçse poeti nuk ka rënë në folklorizëm.
Poezia “ Gonxhes…”
i kushtohet vajzës që do.
Poeti nuk e idealizon, po ndjek rrjedhën reale nëpër të cilën kalon çdo dashuri
njerëzore. Tek poezia tjetër “Dialogu i sorkadheve” mjedisi ku poeti vendos personazhet e tij që dashurohen, është faqja e
malit të Trebeshinës.
Poezia “Miell në rreth të Psarit” është mbështetur mbi një proverb popullor që e ka origjinën nga krahina
e Dëshnicës. Mbi fshatin Psarr, në shpat të malit të Trebeshinës, është një
vend i rrethuar nga natyra me shkëmbinj ku nuk mund të prodhohet asgjë.
Proverbi: ”Doli miell në rreth të Psarrit”,
stigmatizon ata njerëz që kërkojnë të arrijnë diçka pa punë e mundime.
Me një gjetje origjinale poetike ,autori ia ka arritur që këtë dukuri ta
përjetësojë artistikisht.
****
Në vitin 1949 do të shkruaj edhe tri poezi të tjera. Po vendi i krijimit
të tyre do të jetë Devolli dhe Korça. Aty janë shkruar poezitë “Nënat” dhe “Baballarët”. Poezia e tretë “
Këmbëzë e ngrehur” i kushtohet Heroit të Popullit Memo
Nexhipi. Është viti kur monarko-fashistët grekë e sulmuan Shqipërinë nga pika
kufitare e Vidohovës. Belul Arapi është
munduar të ngrejë një monument poetik për këtë luftë dhe heroin e saj, Memo
Nexhipin.
***
Në vitin 1950 ka shkruar poezinë “ Tek shpella në Sehanëz”. Poezia është ndërtuar mbi simbolin. Thëllëza e bilbili përfaqësojnë
qënien njerëzore në një dashuri të pastër e të dlirë. Po dhe bora që ka mbuluar
vendin na thotë se mjedisi shoqëror nuk është fort i përshtatshëm që të rinjtë
të dashurohen, duke pasqyruar realitetin e shoqërisë shqiptare të gjysmës së
parë të shekullit të kaluar. Megjithatë,
thëllëza e bilbbili fluturojnë bashkë dhe…
“I pamë të dy ku vanë,
Një bilbil e një thëllëzë,
Tek shpella në Sehanëzë.
Bilbili:
-Bora ka mbuluar vënd,
Qysh do bëjmë për të ngrënë?!
Thëllëza:
-Do të pimë e do të hamë,
bashkë e kemi beharë”.
Ball 1950*.
*Të gjitha poezitë që janë komentuar janë marrë nga vëllimi poetik: Belul
Arapi, Bala-da jonë, Vlorë 2000.
***
Në këto vite të Luftës e pas Çlirimit deri në vitin 1950, laboratori krijues i
poetit Belul Arapi ka prodhuar disa dhjetra poezi, por që autori nga këto vite
ka zgjedhur vetëm 13 prej tyre. Ky cikël, na thotë se ato e kanë arritur pragun
e një realizimi artistik për t`u konsideruar poezi, duke e vendosur Belul
Arapin si poetin e parë dëshnicar. Njëkohësisht, me këtë poet, hidhen dhe
themelet e letërsisë dëshnicare.