E marte, 06.05.2025, 08:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Panajot Zoto: Padrejtësi

E marte, 29.01.2013, 07:31 PM


P A D R E J T Ë S I

Nga:  Panajot Zoto

Në ç’kohë jetojmë?
Kujt  epoke i perket  ky 21 janar?
Ne cilin shekull  dhe ne cilin vit
mund te  gjejme nje te ngjashem,
qe te kete zbrazur orgjine e nje populli
mbi  padrejtesinë,
e kjo  tinezisht , me uturima ,
armet vertit ,si Aresi ,
mbi revolten e derdhur ne shesh?

Në cilen kohë jetojme
kur padrejtesia  hedh  valle mbi dhimbjen,
qe  ka ngjyren e gjakut  te njerezve te pafajshem
dhe pastaj , si hyjnesha e lajkave,
Peiten, te  qeshet nder  ligjerimet politike ,
duke  rivrare  viktimen e vet?

Prej thellesive te shekujve vjen era e gjakut
te sklleverve,
derdhur  ne arenen – teater te ndeshjeve,
per te kenaqur  epshet  orgjike
te  prijsave mbreter.
Ishin kohet kur e drejta e jetes
barazohej me aftesine per  mbijetese.
Kur jeta ishte  prone   e “zotit“ mbret
A jetojme ende ne kohet kur
Jeta ishte pronë e  të Parit?

Jo, edhe  pse  padrejtesia ka fytyren e   njeriut,
qe ndryshe  nga  mbreterit e dikurshem,
e fsheh ate  brenda epshit pushtetor
dhe  ngerdheshet per   jetet e humbura,
si  mbreterit  para   lumit te gjakut  njerezor.

Sot padrejtesia   ka fytyren ironike te shtetit,
qe   friket   kur  sheh    sheshin  te  mbushet serish,
dhe  si  i  zgjuar   pas  nje endre te   keqe,
dergon prej ferngjive te pushtetit  mesazhe   dhune ,
mbi lulet- buqeta  ne kujtim te  viktimave  te krimit.

Në ç’kohë jetojmë
kur  dhimbja  per gjakun e te reneve
perballet me padrejtesine
qe vret,
Kur   homazhet  dhe lulet mbi  vendin e krimit
nuk kane zë dhe forcë
te godasin  ndasine  mbi kuptimin e jetes ,
qe pushteti ,  te secili prej nesh , injekton.?

Teksa  shikoj  vargun e   njerezve te heshtur,
me lule per te renet
21 janari me ngjan si dita e dy boteve.
Me ngjan  si dhuna e  vincit
qe shkul permendoren e te reneve
ne nje tokë shqiptare
dhe pushteti, zgjatim i koheve te ndarjeve
tregon forcen perball dhimbjes e loteve.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx