E diele, 28.04.2024, 02:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Vilson Marku: Intervistë me z. Marjan Sebaj-Sopi

E premte, 01.02.2013, 07:59 PM


Intervistë me z. Marjan Sebaj-Sopi

JETA PA DASHURI DHE FLIJIM NUK KA KUPTIM!

Nga Vilson Marku

Vështirë e pata por edhe më vështirë do e kisha mesiguri po mos të kisha dashurinë familiare, dashurinë dhe përkrahjen e juaj, të famullisë dhe popullit tim të dashur shqiptarë kudo që ishte dhe takova, sepse kudo shkova ata më ishin pranë

…Kosova doli nga lufta me shumë viktima, me shumë rrënime, me shumë të vrarë e të zhdukur, por gjaku i tyre bëri që neve sot po e gëzojmë lirinë dhe shtetësinë tonë, kështuqë duhet të kemi shumë kujdes e mos të përdhosim gjakun e martirve tanë të viteve 1846-48., gjakun e dëshmorve të luftës së fundit në Kosovë dhe shumë mund, ndjerës e gjak të derdhur gjatë historisë sonë, sepse nuk di a mund të ketë vend në trojet shqiptare e që nuk u la me gjak të pafaj…

Vilson Marku; Zotëri Marjan Sebaj Sopi që në fillim të kësaj interviste ju felendrojmë përzemërsisht për kohën e juaj të vlefshme që ndatë dhe na kushtuat që të realizojmë këtë bisedë padyshim të afërt e të dashur për gjithë ne. Edhe pse juve jeni person publik dhe shumëkush ka dëgjuar për ju dhe ka lexuar e lexon me endje veprat e shkrimet e juaja, ju lutem të na përshkruani shkurtimisht biografinë e juaj?

Marjan Sebaj-Sopi, Jam i lindur në Binçë në mars të vitit 1967 nga prindërit Ndue dhe Gjylë /tash e ndjerë/ Sebaj – Sopi, lind. Gjergji. Jam fëmija i dytë nga pesë vëllezër dhe një motër. Shkollën fillore katër klasët e para i kam përfunduar në Binçë, kurse edhe katër të tjerat dmth tetvjeçarën /ashtu ishte në atë kohë/ kam përfunduar në qytetin tonë, Viti. Shkollën e mesme gjimnazin klasik kam përfunduar në Suboticë të Vojvodinës. Kurse dy vitet e para në fakultetin filozofiko-teologjik përfundova në Rijekë /Kroaci/ e më pas këtë e vazhdova dhe përfundova në mënyrë private, meqë qysh vitin 1987 pata përjetuar një fatkeqësi të rëndë komunikacioni, e që më la me pasoja për tërë jetën. Kjo ishte edhe arsye a ndërprerjës së studimeve të mia për një kohë të caktuar. Por, e gjithë këtë rrugë dhe këto ngjarje si dhe të mëvonshmet i kam pranuar me vullnet si dëshirë e Zotit i cili na krijoi dhe udhëheq në jetën tonë. Mesiguri se mos të kisha në rend të parë familjen /babë, nënë, vëllezërit e motrën si dhe familjen e gjerë/ që më përkrahu e më përkrah, pastaj popullin tim të dashur, gjithë ju, sigurisht se do e kisha shumë më vështirë në jetën time. Po, shihni nuk ka njeri që nuk ka kryqe, kuptohet kush më të lehta e kush më të vëshitra, por një e dimë dhe kjo na mbanë, pra, dashuria, dashuria për të tjerët, për vendlindjen për atdheun për të mirën, dhe gjithmonë të kemi parasysh këtë; vetëm përmes kryqit është shëlbimi dhe shpëtimi! Dhe si moto të jetës sime kam thënien; “Per aspera ad astra” /Përmes therave deri tek yjët/.

Meqë tash e dy dekada e gjithë familja ime jeton në Gjermani, edhe unë që nga viti 2003 erdha disi “i kushtëzuar” dhe që nga atëherë jetoj e veproj në Gjermani, jetoj një jetë të qetë e të rehatshme duke punuar e kontribouar ngapak për të mirën e përgjithshme. Jetoj në një qytet të bukur turistik, një qytet të lashtë univerzitar dhe bregdetar, në Rostock. Kuptohet se me dëshirë do jetoja në vendlindjen time të dashur, por shëndeti im nuk ma lejon një luks, apo gjë të tillë, pasi që shëndetësia këtu është në nivelin e duhur dhe shumë e avancuar, e për këtë mbikqyrje unë gjithnjë kam nevoj. Por, juve të gjithëve gjithmonë Ju kam në zemër dhe mendje, në shpirtë dhe lutjet e mia. Jeni pjesë e pandarë e jetës sime.

Vilson Marku; Në këtë askurrë nuk kemi dyshuar! Jeni nga Binça vend i lashtë dhe martir “Për fe e atdhe”, gjithë ju njohin si një njeri thuajse i dashuruar pas vendlindjes, atdhetar dhe patriot i madh! Na thuani çka nënkupton dhe domethënë vendlindja për Ju?

Marjan Sebaj-Sopi; Shih, Binça përveq se ka një histori të lashtë e të dhimbëshme ajo me këtë histori edhe krenohet, sepse gjithmonë gjatë historisë së saj pati njerëz trima, të guximshëm, njerëz të fjalës dhe mirësisë, njerëz të urtisë, të dijes dhe dashurisë për vëllaun e motrën njeri, bëmirësa… këto janë veti që i trashëguan edhe pasardhësit e saj. Përveq se ka një bukuri të rrallë, pejsazhe të mrekullueshme, lumenjë, fusha e male të pasura ajo si vendlindja ime për mua është gjithçka, sepse ajo më lindi, më edukoi, aty mësova dhe morra hapat e parë, aty mësova shkronjat e para të ëmbëla shqipe, ky vend më frymëzoi të jam ky që jam sot, dmth më bëri, së paku ashtu mendoj unë, njeri bujar, të afërt e të dashur…Këtë veti e kishin të parët tanë dhe populli i sotëm. Ndoshta edhe vet ajri e lumi pranë i cili me shekuj e shekuj zgjoi me lëvizjet e fërshillimet e saj banorët e këtij fshati madhështorë, bëri atë që ky popull të jetë i qetë i afërt dhe dashur, këtë e bënë mesiguri uji dhe ajëri por edhe edukata dhe shembulli i mirë i të parëve tanë martir, njerëz të popllit dhe Zotit, njerëz të lutjes dhe sakrificës... Mos të harrojmë se përveq këtyre vetive që ceka më lartë, çdo fshat apo vendbanim tjetër të afërt e të dashur, ta bëjnë edhe vet banorët në te, e kjo fshatit tonë nuk i mungon, në te ka njerëz të përshpirtshëm, të drejtë dhe puntorë, të mëdhenj, këtu theks të vaçant vë në rinin e mrekullueshme që ka ajo, një rini shumë punëtore, shumë e afërt mes veti, shumë e dashur, shkurt e bekuar dhe shembull i mirë për rininë shqiptare kudo. Pra, më thuaj se kush nuk do e kishte dashur një vend të këtill me aq mirësi e dashuri në vete?! Vendlindja ime Kosova, Binça, është sikur lumi që rrjeth nëpër te; pra është burim i freskët, burim i pashterrshëm mirësie dhe dashurie!

Vilson Marku; Keni qenë fëmijë siç themi ne i gjallë dhe i dhën pas pasioneve në veçanti sporti-futbolli. Ishit fudbollist i dalluar meqë edhe sot me mall ju kujtojnë dhe përmendin shumë gjenerata, unë përsonalisht me kënaqësi pritsha ditën kur tju shoh duke lozur, shpeshherë dilja vetëm e vetëm për tju shikuar juve përsonalisht! Na tregoni diç për atë kohë e fëmijërinë e juaj si dhe bashkëmoshatarët e juaj?

Marjan Sebaj-Sopi; D.m.th pas sa kohe zbulova edhe një adhurues timin në futboll, të falem nderit, pak shaka! Gjithë fëmijtë dhe rinia e Binçës dhe famullisë sonë dmth Kabash e Viti si dhe rrethinë në përgjithësi kanë një edukatë të mirë fetaro kombëtare. Në këtë ndikim të madh me siguri se kanë patur në rend të parë prindërit, cilëve iu jam mirënjohës që më mësuan të dua dhe nderoj, pastaj Kisha e cila gjithnjë ka qenë çerdhe e mirësisë dhe dashurisë, çerdhe e dijës… Aty të parët tanë, e gjithë rinia e jonë, kanë gjetur frymëzim dhe inspirim për jetë. Aty kanë mësuar e janë përgaditur dhe kalitur për jetë. Poashtu edhe unë këtë edukim kuptohet se kam marrë në rend të parë nga prindërit pastaj edukatorët e parë, si mësuesit, dhe kushtimisht edhe rrethi ku kam jetuar. Mue më kujtohet me mallëngjim mësuesi im i parë Isufi, i cili edhe pse i rreptë, ai na edukoi dhe na dha hapat e parë për të qenë njerëz të mirë. Kurse sa i përket pyetjes në vazhdim rreth sportit, edhe këtu nuk guxoj e të mos ceki se Binça gjithmonë ka patur sportistë të mëdhenj e talent të shumë sporteve e në veçanti futbollit. Unë vetëm kam ndjek rrugën e shumë fudbollistve tjerë që pati Binça. Edhe gjenerata ime ishte një gjeneratë që donte pamasë fudbollin ngaqë edhe patëm shumë sportistë të mirë, e në mesin e tyre edhe unë. Vend takimi ynë ishin për çdo ditë fushat e Razorës po edhe vendet tjera, po edhe rrugët e fshatit për të lozur fudball. Ishim të pandarë me fudbollin por edhe ne shokët mes veti… Kishim vërtetë një fëmijëri të lumtur, ishim edhe nxënës të mirë edhe sportistë të dalluar në bashkinë tonë dhe të dashur nga arsimtarët dhe nga i gjithë fshati e rrethina e në veçanti nga të rinjët, siç ceke edhe vet, që kishit kënaqësi të na shihni duke lozur. Këtë kënaqësi ma kthyet i dashuri Vilson më pas ju gjerneratat e reja, poashtu edhe ti ishe dhe je një sportist i madh, me këtë dëshiroj të them edhe pse deshti fati e nuk pata mundësi të lozi gjatë shkaku i fatkeqësisë sime, në shumkënd nga ju pash dhe gjeta vetjen time si sportist. Me kënaqësi ju kam përcjellë aq sa kam patur mundësi /si me formimin e klubit fudbollistik „KF Anton Qeta“-Binçë, me të cilin klub para luftës arritëm suksese të mrekullueshme e të mahnitshme/ dhe ju kam shiquar dhe kam përjetuar momente gëzimi e lumturie edhe unë duke ju parë kur lozni të lumtur dhe të bashkuar si një familje. Eh sa për talent sporti e kuriozitete këto i kam në gjak dhe i konsideroj si dhuratë të Zotit. Edhe sot mirrem me sport si tenis, pastaj not etj.. Por, mos të harrojmë se kemi patur dhe kemi edhe sot shumë telentë të ndryshëm në famullinë tonë, kishim, kemi dhe mesiguri se do kemi gjithnjë. Kjo është trashëgimi e lindur, por vetëm një më vie keq që askurrë nuk patëm kushte të mira për të shfaqur dhe treguar gjithë telentin tonë me të cilin mesiguri se kishte për tu krenuar edhe kombi ynë. Dhashtë Zoti e gjeneratave të reja t’iu ipet rasti e të tregojnë vetjen dhe prejardhjen e tyre nga një fshat me traditë sportive. Meqë jemi këtu, mesiguri se sporti është një ndër faktorët që lidhi dhe duhet lidhë rininë tonë edhe e bëri dhe bënë atë aq të bashkuar dhe unike gjatë gjithë kohës. Kemi talent të sportit, muzikës, aktrimit… me të cilët duhet të punohet, t’iu mundësojmë kushtet e punës, duhet t’iu ipet rasti, mundësia dhe hapësira gjithë atyre…dhe doemos ti përkrahim gjithë së bashku.

Vilson Marku; Planet dhe dëshirtat e juaja ndoshta u ndalën me fatkeqësinë të cilën përjatuat vitin 1987., si një djal plotë vullnet, djal energjik dhe i zoti. Na përshkruani pak këtë fatkeqësi. Si e pranoi këtë lajm bashkësia e jonë dhe juve tani në rrethana të reja jetësore, si ju pranoi rrethi dhe shoqëria e në veçanti si e pranuat ju përsonalisht këtë kryq?

Marjan Sebaj-Sopi; Çdo njeri ka ëndërrat e tija dhe ato mundohet ti bëjë realitet e ti relizoj me kohë dhe në momente të caktuara, mirëpo shpeshherë nuk del ashtu siç e mendojmë dhe dëshirojmë ne, më kujtohet kur babgjyshi im thoshte; „Çka mendon te shtëpia nuk të del edhe në pazar/treg/!“ Pra, edhe unë qysh i ri kisha planet e mia, plane të mira të cilat mendoja ti realizoja e të jem në shërbim tërë jetën popullit dhe Zotit, me tërë qenien time. Por, planet „dështuan“, kjo është pakës fjalë e vrazhët por ja deshti Zoti dhe e gjithë shkoi si shkoi. Më e rëndësishmja është se njeriu pamvarësisht dëshirave të tija, ai duhet të pajtohet me fatin, ta gjej vetjen e tij në kushte e rrethana në të cilat gjindet, dhe me gjitha baticat e zbaticat të shkoj përpara, ta jetoj me gëzim realitetin. Dhe kudo të jetë mos të harroj të mirat e popullit të vet, por në një mënyrë ato sadopak të mundohet e ti kthej me kujdes dhe dashuri për vendin dhe popullin e tij.

Unë asnjë herë nuk kam folur publikisht /edhe pse deri më tani kam patur intervista të shumta në mjetet e informimit në ato pamore-dëgjimore/ e në detaje për fatkeqësinë time të komunikacionit e nga e cila fatkeqësi ja tani e 26 vite lëvizi e jam në karrocë invalidore, por për ju do shpalosi të gjithat.

Unë si djal i ri 20 vjeçar, si student i teologjisë për çdo vit vizitoja për pushime familjen time, fshatin tim. Me kënaqësi pritja ditët e pushimeve vjetore. Sa i lumtur që ndihesha pranë njerëzve më të dashur në famulli. Ishte kënaqësi të jesh në fshat ato ditë vere e pushimi. Neve atë kohë ishim shumë student të teologjisë e që studijonim anë a mbarë shtetit të atëhershëm të përbashkët jugosllavisë, dhe pushimi ishte momenti kur takoheshim dhe kalonim tre muaj s’bashku duke shkëmby mes veti përvojat tona. Pas përfundimit të vitit dytë kishim të lejuar të dilnim si student jashtë atdheut, të dilnim e të fitonim pak për të mundësuar vetjës lehtësimin e studimeve të mëtutjeshme, e për të mësuar gjuhë të huaja. Këtë nevoj e kisha edhe unë. Mendova të dal pak në Gjermani përmes disa lidhjeve të disa motrave të nderit nga Rijeka, që dërgonin studentët e tyre për të punuar e fituar pak për studime. Ishte atje në Neuss të Gjermanisë një spital të cilin mbanin një rregull katolik dhe që pranonte student puntorë sezonal. Mendova të shkoj e të fitoj edhe unë pak për tia lehëtsuar sadopak barrën familjes sime shumëantarëshe. Dhe deshti Zoti e gjatë këtij udhëtimi pata fatkeqësi komunikacioni ku pësova shumë rënd, lëndim i boshtit kurrizor. Neve në auto ishim katër veta, një familje e mirë dhe e ndershme nga Wiena /Austri/ e cila dëshiroi të më bëjë nderin dhe shërbimin e të më afroj deri në Munich, por ja ndodhi ajo të cilën nuk e prita as nuk e dëshirova as unë e askush.

Fatkeqësia ndodhi afër qytetit Salzburg të Austrisë /qytet kufitar Austri-Gjermani/. Pësova vetëm unë, dhe falenderoj Zotin që pësova vetëm unë, pasi ajo familje nga Austria të cilët i njihja me kohë /meqë vinin në pronat e argjipeshkvisë së Rijekës për çdo vit për pushime/ dhe që u patëm miqësua, deshi të më bëjë një të mirë e të më ofroj sa më afër vendit destinimit për ku isha nisur. Me këtë familje gjithmonë dhe ende kemi kontakte të mira miqësore.

Më vonë e di dhe kam parë se fatkeqësia ime përveq që tronditi thellë dhe theu rënd zemrat e familjes sime në rend të parë, të babës e nanës sime, vëllezërve e motrës sime të dashur, si dhe gjithë farë e fisit tim, kjo fatkeqësi më duket dhe shihja e ndjeja atë se tronditi thellë zemrat e gjithë famullisë sonë e më gjerë. Më kujtohen vizitat e pandrëprera dhe fjalët ngushëlluese dhe përkrehjeje nga të gjithë njerëzit tanë, të Binçës, Kabashit, Vitisë, Stubllës e gjetiu. Më përkrahnin e ndihmonin në çdo mënyrë, sidomos me lutjet e tyre. Forcë e fuqi të madhe si dhe përkrahje në të cilën hasa menjëherë ishte dhe gjeta padyshim në rininë tonë të mrekullueshme, plotë jetë dhe dashuri, gjithë më ishin të pandarë ditë e natë në çdo çast e rast. Gjithnjë ishin me mua, gjithçka bënin, bënin për të më përkrahuar dhe lumturuar mua, asnjë moment nuk më lanë të vetëm e në vetmi. Për mua flijuan kohën e tyre, derdhën shumë mund e ndjerëz duke dalur e shetitur me mua, me një fjalë nuk kursyen asgjë…Dëshira e tyre ishte që të më shohin të lumtur gjithnjë dhe sa më parë të shëruar e në këmbë, por këtë e dija unë se vështirë që mund ta arrijë, por ja dëshira e tyre e flakët ishte të përvonin e bënin gjithçka për mua dhe shëndetin tim, meqë me një rast edhe më preku një fjali e të riut Tomë Marku i cili më tha; “…kisha me dhënë dorën time për të të parë ty në këmbë e të shëruar”...

Është gjë e kuptueshme se në fillim nuk e pata edhe lehtë të pranoj këtë realitet të ri. Ishte vështirë që nga një djal i ri, energjik, gjithnjë në lëvizje e kërkim, tani për një moment të gjindesh i lidhur për shtrati në mes jetës dhe vdekjës, por deshti Zoti e sipas planit të tij dhe përkujdesjës së madhe të mjekëve e gjithë atyre njerëzve rreth meje dhe mbeta në jetë. Vështirë e pata por edhe më vështirë do e kisha mesiguri po mos të kisha dashurinë familiare, dashurinë dhe përkrahnjen e juaj, të famullisë dhe popullit tim të dashur shqiptar kudo që ishte dhe takova, sepse kudo shkova ata më ishin pranë. Me ta mësova edhe më tepër artin e jetës, dashurinë dhe flijimin për të tjerë. Për këtë gjithmonë i jam mirënjohës famullisë sonë, pastaj gjithë miqëve të mi e në veçanti sot e gjithmonë një falenderim i madh që jam në jetë  dhe moralisht i fortë i shkon rinisë sonë. Pa ju e pa mbështetjen e popullit tim, unë gjithnjë them se nuk do ia kisha dal, nuk do kisha ditur të konceptoj jetën time. Ju më ishit frymëzim dhe inspirim, forcë e energji që edhe në këtë gjendje të vazhdoj për të jetuar e punuar. Pashë se rinia ka nevoj për mua dhe unë për ta, prandaj dëshirova të mos i mbesë borxh kësaj rinie të mrekullueshëm që kemi. Mos të dorëzohem meqë ata më donin. Lutjet e juaja bërën që të tejkaloj dhe përballoj 14 operime /e intervenime tjera/ të rënda tjera që më erdhën në jetë dhe gjithë kuptohet si pasojë e fatkeqësisë së komunikacionit të parë vitin 1987., dhe fatkeqësisë së dytë që pësova vitin 2002., dhe e cila fatkeqësi edhe më largoi detyrimisht nga vendlindja ime e dashur. Pranë të gjithave falenderoj Zotin që më mundësoi të jetoj, me këtë falenderoj ju dhe gjithë popullin shqiptar që më dha kurajo, mbështetje e më përkrahu me lutje e bekime, frytet e së cilës po shihen sot e për çdo ditë, meqë tani e disa kohë jam stabilizuar me shëndet. Por çkado të sjellë jeta, jam i gatshëm të pranoj si vullnesë të Zotit dhe të barti kryqin deri në fund. Nuk dëshiroj të dëshpëroj askend askurrë, besoj se do kam edhe më tutje ndihmën e Zotit dhe përkrahjen e mbështetjen e gjithë juve si deri më tani. Nuk u ndala së punuari e vepruari, por kuptohet tani në kushte e rrethana tjera.

Vilson Marku; Gjithësesi se kemi qenë dhe do jemi me ju kudo e përgjithmonë! Siç duket gjatë tërë jetës kryqet po ju përcjellin?

Marjan Sebaj-Sopi; Të dashur të mi, kryqet nuk kanë të ndalur në jetën e askujt. Çdokush ka kryqet e tija, nuk ka njeri, nuk ka familje pa kryqe, mirëpo nëse dimë ta bartim atë, nëse e bartim me dëshirë dhe në nderë e lavd të Zotit, atëherë kryqin do e kesh më të lehtë. Përsonalisht më së vështiri në jetën time e pata momentin kur vëllaun tim 12 vjeçar Augustinin e vrau rrufeja në fushat tona. Kjo ishte një tregjedi familiare edhe atë fill disa muaj pas fatkeqësisë sime. Them të vërtetën se këtë kryq e sprovë të rënd e përballova me vështirësi të madhe, por prapë këtë dhimbje të madhe familiare e përballuam të gjithë së bashku. Më vonë edhe nëna mu verbërua dhe ashtu jetoi për nëntë vite rreshtë, tani është e ndjerë dhe besoj fortë se ka merituar dhe gëzon jetën e pasosur. Vuatjet e saja, lutjet e saja, më mbajnë mua dhe familjen time, vuajtjet e popullit tonë martir mesiguri bëjnë që të mbijetojmë tani e me shekuj nëpër kryqe të ndryshme që patëm. Por, mos të harroj e të them se për ti përballuar gjitha këto duhet feja e gjallë dhe besim i madh të cilin e trashëguam nga të parët tanë martir. Asesi nuk guxoj e të mos ceki ndihmën dhe përkrahjen e madhe që gjeta në ipeshkvin tani të ndjerë Imzot Nikë Prela, në meshtarët tanë e në veçanti meshtarët e famullisë sonë, në motrat e nderit dhe në ish famullitarët si është don Ndue Gjergji /tani misioniar në Amerikë/, Dr.don Lush Gjergji /vikar gjeneral i ipeshkvisë/, pastaj don Damjan Kurtin, don Marjan Demajn, don Mikel Sopin, don Tomë Pjetri (tanimë i ndjerë), don Vink Pali, don Rroku, don Lenc e don Lush Sopin, don Marjan Marku, si dhe të dashurin don Viktor Sopin një meshtar dhe njeri i Madh, një njeri human, në njeri spirituoz  i cili më ishte gjithmonë pranë si me lutje ashtu shpirtërisht dhe materialisht. Me të gjithnjë isha i lumtur dhe hareshëm. Ai bëri shumë në tejkalimin e kryqeve që më solli jeta.

Gjithë meshtarët e motrat tona ishin pranë meje gjithnjë. Nga gjithë këta mësova shumë në jetë, për atë edhe iu jam mirënjohës. Ne kemi meshtarë e motra të shenjta, kemi një popull të mrekullueshëm, shumë të përshpirtëshëm e të dashur, popull i vuajtjes, sakrificës dhe flijimit.

Vilson Marku; Juve u treguat si gjithnjë i dashur dhe afërt ndaj popullit edhe gjatë periudhës më të rënd që përjetoi famullia e populli ynë, pra edhe pse ishit me probeleme shëndetësore dhe atë kohë gjindeshit në Gjermani, ju nuk e lërët popullin të vetëm, por fluturuat sikur shqiponjë dhe erdhët të jeni së bashku me popullin gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjatë kësaj kohe ju me Dr.Don.Lush Gjergjin /atëherë famnulliar në Binçë/ e keni ndihmuar popullin shumë me prezencën e juaj, me këshille e fjalë shpresëdhënëse, kështu sadopak keni zbutur frikën dhe mjerimin në popullin e mbetur në gojë të ujkut? Ju si dëshmitar i asaj kohe të vështirë për famulli dhe popullin tonë, çka mund të na veçoni?

Marjan Sebaj-Sopi; Kur të don, kur të nderon e respekton populli aq shumë, kur të përkrah vite të tëra, si mund atë popull ta lash në momente më të vështira në të cilat ishte ai aso kohe?! Unë vite të tëra isha në shërbim të popullit tim në Kosovë e në famulli. Kuptohet edhepse në atë kohë isha në perëndim /gjermani/, asesi zemra ime nuk u qetësua deri momentin kur u ktheva në fshat, në famullinë tonë të dashur, në vendlindjen time të dashur, Kosovën martire. U ktheva nga Gjermania disa ditë pa filluar bombardimet e NATO-s. vërtetë ato ditë ishin ditë të vështira. Çdo kund në Kosovë shihje vetëm tymë e flakë, çdo sekond arritnin lajme të tmerrshme nga pjesë të ndryshme të Kosovës mbi maltretime, shpërngulje, vrasje e masakrime… Dhe sa më tepër që vuante Kosova, dashuria për te në mua u shtonte edhe më tepër e pamasë.

Unë mendova që me prezencën time në Kosovë sadopak do e zbus frikën në njerëz, me një fjalë dëshiroja të them dhe këtë e thoja në komunikim me njerëz; mos keni frikë se shihni unë nuk ika por jam këtu, u ktheva. Këtu jam lindë, këtu kam nënë e baba e këtu do qëndroj deri në fund, me ju… Çka të them, nga vatrat e shtëpitë tona nuk kishim ku të shkonim. Ishte luftë pa farë rregullash, sepse e dimë që edhe lufta ka disa rregulla të saj. Fshati mbeti i boshatisur, rinia u largua meqë nuk shihte rrugëdalje tjetër. Në fshat e rrethinë të shumtën mbetën pleq, plaka e të sëmuar… Gjithë ishim të hutuar, por falë Zotit dhe don Lush Gjergjit e në veçanti motrave të nderit që shërbenin në famulli, falë lutjeve të nënave dhe baballarëve tanë, falë urtësisë së tyre dha Zoti shpëtuam më të keqës dhe mbijetuam. Kosova doli nga lufta me shumë viktima, me shumë rrënime, me shumë të vrarë e të zhdukur, por gjaku i tyre bëri që neve sot po e gëzojmë lirinë dhe shtetësinë tonë, kështuqë duhet të kemi shumë kujdes e mos të përdhosim gjakun e martirve tanë të viteve 1846-48, gjakun e dëshmorve të luftës së fundit dhe shumë mund, ndjerës e gjak të derdhur gjatë historisë sonë, sepse nuk di a mund të ketë vend në trojet shqiptare e që nuk u la me gjak të pafaj.

Në famullinë tonë pati frikë, pari tmerr e maltretime, rrehje e kërcnime, pati rrënime, djegje e plaqkitje por deshti Zoti e në luftë nuk u vra askush pos dy vëllezër nga lagjëja Shushk /Isufi dhe Jakupi/ dhe një nga fshati Kabash /Dauti/. Ndoshta edhe kjo ishte punë Zoti që erdha unë në famulli dhe qëndrova më se një muaj e  gjysmë gjatë luftës në Kosovë, e them ndoshta për atë që të jem dëshmitar /me shkrime/ i një kohe apo periudhe të rënd historike për famullinë e popullin tonë në përgjithësi. Këtë e them meqë sa isha në famulli, gjatë asaj kohe unë bëja shënime, mbaje një lloj ditari, dhe gjitha përjetimet, ngjarjet etj…me vëmendje e përkushtim përcolla e shënova dhe të cilat edhe i botova vitin 2006 si përmbledhje me titull; “Flijimi Ngadhnjyes”, pra besoj se shumica e juaj ka lexuar këtë libër. Por, shpresoj dhe e dij se kjo vepër me kohë do të fitoj në vlerë, sepse gjërat harrohen me vdekjen dhe ndërrim gjeneratash. Ja, merrni shembull, unë shpesh shfletoj librin tim (ditar) dhe thuajse 20% e më tepër të personave dhe protagonistëve të librit sot më nuk janë në mesin tonë, por përmes librit tim, ata i kujtojmë, i kujtojmë edhe atë në momentet më të vështira të jetës së tyre që përjetuan. Ishin burra dhe gra të cilët qëndruan në shtëpitë e tyre, në fshat pa trembur syrin… Duket se jeta e tyre e rënd më herët i kishte mësuar në kushte pa kushte, në rreziqe dhe kohë të vështira po edhe të luftës… Shumica e tyre e panë, përjetuan dhe gëzuan sadopak lirinë e fituar, por ata nuk harrohen sepse sot mbesin të shënuar në librin tim, me këtë në mendjen dhe zemrat tona. Ja, sa bukur është kur pasardhësit tanë mund të gjejnë shënime për të parët e tyre, kjo është vlerë e madhe. Në libër janë të përfshirë thuaj të gjithë personat dhe ndodhitë (ngjarjet) e para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë e në veçanti njerëz dhe përjetime nga famullia e jonë…

Unë me këtë vepër në një mënyrë dëshirova gjitha të mirat, gjitha fjalët e urta e mësimet që morra nga jeta e njerëzve tanë, gjyshërve e baballarve tanë, në këtë mënyrë t’iu falenderohem, ti përkujtojmë me dashuri përgjithmonë, të jetë ky libër një dëshmi, një testament dhe mirënjohje ndaj atyre, sepse ata bërën shumë për ne, bërën shumë për mua. Në këtë mënyrë unë sadopak u mundova ta kryej një pjesë të vogël ndaj një borxhit të madh që kemi ndaj tyre.

…nëse njeriu gjenë 100 mënyra e arsyra për të mos punuar apo vepruar, në anën tjetër egzistojnë 200 apo me mijëra arsyera tjera që të shtyjnë të punojshë…

Vilson Marku; Keni botuar libra shumë të dobishëm për literaturën shqiptare, për historiografinë tonë, në përgjithësi për popullin dhe shumë përkthime e shkrime tjera? Si arritet këtë gjë në një vend me kushte jo edhe aq të favorshme?

Marjan Sebaj-Sopi; Unë e ceka edhe më lartë, pra, duke parë se çka bëri e bënë populli për mua, në një mënyrë dëshirova e dëshiroj këtë të mirë, këtë përkrahje e mbështetje t’ia kthej me diçka. Meqë nuk kam mundësi tjetër e vetmja mundësi më mbeti që popullit tim të dashur dhe shumë bujar t’ia kthej sadopak të mirat me shkrime e botime të mia. Në një mënyrë përmes shkrimeve ti falenderohem. Pikërisht për atë edhe kurrë nuk kam marrë as cent nga botimet e mia. Librin e parë “Flijimi Ngadhnjyes” /Shoqata HEKAS “Nikë Prela”-Ferizaj, 2006/ e botova me mjetet e mia financiare, librin “Migrimi plagë shumëshekullore” / Shoqata Rinore “Imzot Mark Sopi” – Binçë, 2010/ e shkrova dhe ia dhash dhuratë famullisë të cilën e botoi Shoqata Rinore. Kurse me 2012 botova librin; Jeta ka kuptim (Drita, Prishtinë), që janë rrëfime e meditime mbi jetën e që daljen e këtij libri e mundësoi me financimin e tij Karitasi i Kosovës në krye me don Viktor Sopi, drejtor gjeneral…

Pastaj u mora edhe me përkthime, përktheva nga gjuha kroate librat të Dr. don Lush Gjergjit; “Zëri i heshtjes” /botoi Kuvendi françeskan Gjakovë-1997/, “Jeta, shërbimi, dashuria” /Kuvendi françeskan-2001/ dhe “Dashuria nuk dashurohet” /Shoqata HEKAS “Nikë Prela”-Ferizaj, 2006/ me të cilat jam marrë një kohë e që janë shumë libra të mirë meditativ e të përshpirtshëm /, i bëra si shërbim dhe shpërblim popullit që ti ket këto vepra në gjuhën shqipe. Pastaj përktheva dhe përshtata botimit shqip, librin e autorit kroat Stjepan Balloban; “Krishterimi, Kisha dhe politika” /Misioni Katolik në Kroaci, Zagreb-Prishtinë, 2001/ poashtu këtë vepër e bëra si dhuratë për misionin Katolik Shqiptar në Zagreb, ishte dhuratë pak para zgjedhjeve të para të lira në Kosovën e lirë. Një libër ndihmesë për jetën poliltike meqë kemi pshtjellime të shumta e kritika se a duhet Kisha të mirret apo jo me jetën politike, kështuqë thash le të shohin populli dhe politikajt tanë se ku jemi dhe kush duhet të jemi, si të sillemi… Më vonë si dhurat përktheva edhe librin “Jeta e Shën Gjon Pagëzuesit /J.Gullemin/- Shoqata HEKAS “Nikë Prela”-Ferizaj, 2006 / këtë vepër ia dhurova birit të famullisë sonë don Lush Sopi i cili aso kohe shërbente në famullinë e Zllokuqanit të Klinës e Kisha e së cilës është e kushtuar pikërisht këtij shenjti dhe pajtori të kësaj famullie. Tani janë duke u botuar në Shqipëri edhe përkthimet e qarkoreve si përmbledhje /ad usum internum/ e “Bijave të Dashurisë Hyjnore”, qarkoret e Nënës Franciskë Lechner me titull; “Mbi të gjitha është dashuria” dhe “Rrugës së Nënë Franciskë”. Poashtu kam edhe disa vepra tjera të dobishme në dorëshkrim, mund të ceki këtu “Kuizin Biblik” me 777 pyetje e përgjegje si dhe lojëra enigma të ndryshme në te. Pres që së shpejti të botohet, këtë vepër ia kam dorëzuar ipeshkëvisë, dhe disa vepra tjera që besoj se do e shohin dritën së shpejti, si psh libri përkthim të don Lush Gjergjit “Të mëdhenjtë e shekullit XX”  etj…

Po, kam gjetur kohë të jam edhe bashkëpunorë shumëvjeçar i disa revistave tona siç janë “Shpresa” /Prishtinë/ ku vite me radh kam patur rubrikën time dhe kam shkruar mbi jetën dhe veprën e kompozitorve botëror, shpresoj se edhe këto shkrime do botohen si një përmbledhje, pastaj herë pas here publikoj në revistën “Drita” dhe isha bashkëpuntor i kohë pas kohshme i revistës ad usum internum të famullisë së Bistazhinit “Rrezja”, pastaj të “Bashkësia e jonë”/ Gjakovë/, bashkëpuntorë i një reviste kroate me emër “Zvonik” /”Këmbana”-Suboticë/ ku kam patur poashtu rubrikën time dhe kam shkruar mbi “Krishterimi ndër shqiptar”, jam poashtu bashkëpuntorë i revistës tonë të dashur të famullisë “Shën Antoni i Padovës” /ad usum indernum/ etj., si dhe kryeredaktor i faqës zyrtare të famullisë, i portalit elektronik www.famulliabinqes.com

Si arrij gjithë këtë? Po, unë gjithnjë them; nëse njeriu gjenë 100 mënyra e arsyra për të mos punuar apo vepruar, në anën tjetër egzistojnë 200 apo me mijëra arsyera tjera që të shtyjnë të punojshë e fatmirësisht te unë ka fituar e mbizotëron kjo e dyta, për shumë arsyra që ceka edhe më lartë. I madhi don Lush Gjergji thot; “Nëse nuk punon ti, atëherë në ty punon dikush tjerë! Në shkrime gjithsesi e gjej vetjen time. Them se nuk ndiej uri për bukë, por më besoni nëse një kohë të shkurtër largohem nga leximi e nga shkrimet atëherë ndiej uri e etje të madhe për lexim e shkrim, këto plotësojnë jetën time. Pastaj, kur shoh se njerëzit me ëndje lexojnë, kjo më shtynë e më jep edhe më tepër kurajo të jap nga vetje ime pjesën më të mirë të mundshme. Por, mos të harrojmë se çdo njeri duhet të ketë rregull në jetë, të ket disciplinë. Ta rregulloj kohën e tij, kohë e cila është shumë e vlefshme dhe e cila nëse nuk shfrytëzohet për të mirë e sa duhet, atëherë ajo të ik, shkon e nuk kthehet më. Nuk është e vërtetë kur dëgjoj njerëz që thonë se nuk kanë kohë! Nuk e pëlqej këtë, njeriu nëse dëshiron gjenë kohë për të gjithë edhe për punë edhe për shoqëri edhe për aktivitete tjera të lira si shetitje etj…Vetëm duhet discilinë dhe koordinim. Edhe në rrethin ku jetoj, kam përkrahje të madhe nga njerëzit tanë edhe pse ata janë në një numër të vogël. Por, gëzoj respekt dhe nderë edhe në mesin e popullit Gjerman, ky popull din të nderoj punën, din të shpërblej dhe të jetë mirënjohës pamvarësisht se në cilën gjuhë shkruan e ku kontribuon. Është popull shumë human, popull puntorë dhe falenderoj dhe lus Zotin për ta. Mua mu kanë gjindë e më gjindën shumë duke filluar nga fqinjët e më pas intstitucionet të cilat më kanë mundësuar kushte të mira jetësore.

Sa i përket pyetjës suaj rreth kushteve dhe rrethanave në të cilat punova në Kosovë padyshim se ishin dhe janë të vështira për krijues të fardo lëmie apo fushe, nuk po e fajësoj shtetin nga i cili nuk kam marrë askurrë asgjë materialisht, ndoshta edhe nuk kanë mundësi për të më ndihmuar rreth botimeve të mia. Është e vërtetë se edhe interesi për libër ka humbë pak në shoqërinë tonë që ndoshta është e natyrshme kur shohim se me farë probleme të shumta është ende duke u ballafaquar, por shpresojmë që t’ia dalim së bashku duke punuar e ndriçuar të kaluarën, duke punuar tash për një të ardhme më të mirë, më të ndritur e të lumtur për ne dhe gjeneratat e ardhshme tonat.

Vilson Marku; Në librin e juaj të botuar një vit më parë /2010/ me titull; “Migrimi plagë shumëshekullore” në mënyrë të shkëlqyer paraqitni dhe rrahni tema rreth një plage të rënd e ky është emigrimi i popullit tonë gjatë shekujve në pika të shkurtëra e në veçanti emigrimin dhe migrimin e famullisë sonë në detaje dhe me emëra e mbiemëra të çdo familje që gjindet në diasporë, është kjo një punë dhe vepër që nuk paguhet. Na thuani se çfarë ndjeni juve lidhje me këtë problem që po e bartim si popull dhe bashkësi e jonë?

Marjan Sebaj-Sopi; Çdo migracion /shpërngulje e dëtyrueshme/ është i dhimbshëm sepse ai bëhet në kushte e rrethana të caktuara dhe të vështira. Populli shqiptar ka një fat të keq çka i përket emigrimit, sepse kjo dukuri neve po na përcjell si popull me shekuj, që nga koha e mesjetës e deri në ditët e sotme. Por, përveq rrethanave në të cilat ishim /përsekutime të ndryshme, kërcnime, rreziqe dhe luftëra/ edhe globalizmi dhe industrializimi e bënë të vetën. Njerëzit dëshirojnë të jetojnë një jetë më të mirë dhe dinjitetshme, gjithnjë në kërkim të kushteve më të mira nëse atë nuk e kanë në vendin e tyre. Sot bota është bërë e vogël, një kopshtë dhe sado që emigrimi është i dhimbshëm sepse nuk është lehtë të braktisësh vendlindjen, të afërmit e të dashurit me të cilët je rritur etj… mëkati edhe më i madh do të ishte që ata cilët janë jashtë atdheut të lihen e të harrohen nga vendlindja. Ne e dimë se diaspora askurrë nuk e ka harruar vendlindjen, kësaj gjithmonë i ka dal në ndihmë e zot në rrethana të ndyshme e me ndihma të llojllojshme. Për atë një komunikim sa më i afërt mes vendlindjes dhe diasporës do jetë më se i nevojshëm dhe dobishëm për shoqërinë, për popullin tonë, për perspektivën dhe të ardhën tonë. Sot kemi mundësinë e komunikimit reciprok sepse këtë na mundësojnë mjetet e informimit, teknologjia e re dhe gjithnjë e më e avansuar, kështuqë do ishte dëmë i madh mos të shfrytëzohen këto të mira e për të mirë të përbashkët. Jemi popull i lashtë me një kulturë e traditë të lashtë e të mirë dhe me vlera të larta. Pse mos të jemi edhe popull i madh numërikisht. Pse të mos jemi sa më të bashkuar, kur e dimë se bashkimi bënë fuqinë. Mjaft kemi patur përqarje e ndarje, është koha e bashkimit dhe përparimit. Mua më ka ra si i ri të dal jashtë vendlindjes dhe më besoni se edhe balta e vendlindjes të duket më e emël se mjalti i shtetit në të cilin jeton mërgata e jonë. Të mundohemi ju në vendlindje dhe ne këtu, në veçanti klasa apo shtresa intelektuale /që kemi mjaft të tillë edhe në diasporë/ ti koordinojmë veprimet dhe në çdo mënyrë ta ruajmë diasporën nga asimilimi, të ruajmë brezat e ri të cilët gjithë e më tepër shkollohen e arsimohen në univerzistete e fakultete të ndyshme, të shfrytëzojmë diturinë e tyre për të mirën e vendit tonë të cilit po e përsërisë ia kemi borxh.

Sa më gëzon puna e juaj në famulli rrethë afërisë së diasporës, keni organizuar këshille anë e mbarë botës ku kemi mërgatën tonë, me ta keni takime e komunikime të shpeshta, më pas për ta çdo vit organizoni një ditë takimi, ku çmellemi të gjithë së bashku përmes këngës, valleve e programeve tjera kulturo artistike. Më besoni se kjo e gjitha afron rininë, fëmijtë e lindur në diasporë, mesiguri këtë e keni vërejtur edhe juve gjatë pushimeve, shihni sa njeri vjen tani në Kosovë e Shqipëri si dhe gjetiu në trojet shqiptare?! Dhe më tepër më gëzon fakti që të rinjët /ata të lindur këtu/ me gëzim presin pushimin dhe ditën kur do shkojnë në Kosovë. Mua më brengosë vetëm një gjë; ndoshta familjet tona duhet më tepër ti kushtojnë kujdes edukimit dhe arsimimit të fëmijve tanë në gjuhë amtare. Të dërgojnë fëmijtë e tyre në kurse e orët të ndryshme plotësusese /kuptohet aty ku egziston mundësia/ në gjuhën shqipe etj. Sepse me ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës, traditës do ruhemi nga asimilimi i cili na kërxnohet për çdo ditë meqë jetojmë në vende, gjuhë e kultura tjera. Me hyrjen në bashkimin evrpopian sa më parë, mendoj se do i shpëtojmë asimilimit të shpejt, sepse atëherë edhe komunikimi i ndërsjellët vendlindje-diasporë dhe anasjelltas do jetë më i lehtë dhe shpeshtë, kështuqë atëherë çdo gjë do jetë më e lehtë. Libri im në fjalë është libër monografik, dhe këtë e kam bërë që ta kemi si dokument dhe të dimë se ku kemi diasporën tonë dhe ata poashtu të lidhen mes veti, kjo që ishte edhe ide e juaj. Unë para do dite nga një djalë u informova se kanë arritur përmes librit të bijnë në kontakt me disa familje që i kishin patur shumë afër /dike 60 km/ e që nuk e kanë ditur se jetojnë aty. Një ditë më falenderoi dhe tha; përmes librit jemi takuar e që tani kemi hyrje e dalje të shpeshta mes veti… Dhe më besoni se ky fakt më gëzoi pamasë. Këtë libër e bëra edhe me qëllim që të marrin mësim edhe fshatërat e vendbanimet tjera e të bëjnë të njejtën gjë. E çka ndiej rreth kësaj dukurie tregon edhe vet titulli të cilin ia dhashë kësaj vepreje; …plagë shumëshekullore, por të mundohemi sa më shumë që këtë plagë ta shërojmë.

Vilson Marku; Sigurisht se kur shkruani dhe botoni ndieni kënaqësi shpirtërore. Veprat e juaja lexohen me ëndje sepse janë vërtetë interesante dhe mbresëlënëse, e them se neve mburremi e krenohemi që ju kemi! Ju them se keni arsye të ndiheni edhe ju krenar, sepse veprat e juaja kanë ndikuar shumë pozitivisht në popull. Çfarë pëqeni më së shumti në veprat tuaja?

Marjan Sebaj-Sopi; Po, vërtetë unë edhe krenohem me veprat e mia që jeni vet ju, krenohem me popullin tim, me rininë e mrekullueshme tonën. Jam krenar sepse në veprat e mia juve të gjithë jeni protagonistët kryesor aty, mos të ishit ju nuk do isha as unë e as veprat e mia. A më pëlqejnë dhe cilat më pëlqejnë më së tepëri?! Shihni, kjo është sikur të pyetët baba, apo prindi se cilin fëmijë e ka më të mirin dhe cilin e do, mesiguri se përgjigja e tij do ishte; të gjithë njësoj!

Gjitha veprat e mia normal se i pëlqej, gjithësesi se gjithmonë egziston mundësia të krijojmë mirë e më mirë. Në çdo vepër apo punë mesiguri se ka vend gjithmonë edhe për lavdata por edhe për kritika, shihni nuk ka libër apo vepër të përkryer, prandaj gjithmonë duhet punuar për të mirë dhe në dobi të popullit tonë, jo për nevoja personale. Unë gjithë them, po ta bëja një vepër të përkryer atëherë më nuk do të shkruaja, me atë do përfundoja gjithçka.  Vërtetë mua më tepër më gëzon fakti kur këto vepra të mia modeste dinë ti vlerësojnë dhe i lexojnë e pëlqejnë të tjerët. Doemos nga veprat e mia mund të veçoj si kryevepër një dramë që titullohet “Për fe e atdhe” /vrasja e atë Luigj Palaj, ngjarje e vërtetë dhe i cili është në procedurë të beatifikimit/ është një ngjarje e vërtetë që ndodhi vitin 1913 nga ra martir ky frat i Madh i kombit, është kjo dramë të cilën e kam shkurar diku vitin 1997 por që e kam shfaqur me rininë tonë vitin 2002 /premierë/ dhe pastaj në kërkesë të shumëve edhe vitin 2010.

Vilson Marku; Përveq se jeni shkrimtar dhe përkthyes, mund të them e këtë e keni dëshmuar se jeni edhe regjisor dhe njeri me frymë artisti. Populli dhe shumë të rinjë shpeshherë më kanë thënë se askurrë nuk do i harrojnë momentet e shfaqjës së mrekullueshme “Për fe e atdhe”. Një grup i të rinjëve tanë me kënaqësi presin vepra të tilla në të cilat do marrin pjesë si aktor amator. Jeni krenar me ta dhe punë e tyre në këtë lëmi?

Marjan Sebaj-Sopi; Si mos të krenohem me një rini aq të talentuar e këtë e ceka edhe më lartë. Më besoni se edhe unë me mall i kujtoj ushtrimet me orë të tëra, me javë e muaj që kishim së bashku. Sa kënaqësi e momente nganjëherë edhe komike dilnin gjatë ushtrimeve. Rinia e jonë ka telent për art, artin e don shumë dhe mëkat që nuk kemi student të aktrimit, e kuptoj se ky profesion tek ne nuk paguhet e nuk ka përspektivë por është mëkat i madh që ata të mbesin vetëm në telenta dhe aktor të mëdhenj, por lokal. Unë duhet dhe jam krenar me punën e atij grupi që mori pjesë në këtë vepër timen dhe tonën, sepse më besoni ka ndodhë pas shfaqëjës por edhe transmetimeve në tv lokale siç është tv iliria etj, ka ndodhë e më kanë pyetur njerëz të kulturës, më kanë pyetura për ju se; a ishin ata aktor të teatrit të Gjilanit apo Prishtinës? Iu kam përgjigjur; jo besa, por aktor të trupës teatrale të famullisë Binçës, dhe më besoni se kanë mbetur gojë hapur dhe të habitur! Kemi marrë lavdata të shumta edhe në shkrimet ditore e tv si rtk, kemi marrë lavdata edhe në vende tjera ku shfaqëm këtë dramë si me rastin e fundit në Novosellë të Gjakovës /pikërisht afër vendit ku edhe u vra frati nga serbo malazezës/. Shumica e tyre më porositën që mos të ndalemi së shfaquri këtë dramë, dhe ishim të ftuar në shumë vende për ta shfaqur por koha e kushtet nuk na lejuan këtë ta bënim, meqë konsideroj se shumicës ia kemi borxh këtë kënaqësi. Mua më pëlqen shumë vendosshmëria e juaj, e rinisë sonë, pra kur të marrin diç për sipër atë e zbatojnë në përpikëri dhe mënyrë profesionale si me rastin e kësaj drame. Më duket se gjithë aktorët e përjetuan dhe u mishëruan me dramën dhe rolet që kishin. Vërtetë edhe mua mu duke sikur të mos ishin këta aktor por vet protagonistët e kësaj ngjarjeje, shkurt saherë e shiqoj në cd këtë shfaqje kthehem në ato vite të vështira por krenare të popullit tonë. Përmes jush u ngjall frati dhe njerëzit e asaj kohe, me këtë ata mbesin të pavdekshëm.

Nuk po them asgjë më tepër veçse më besoni se ëndërroj ditën kur do e realizojmë këtë dramë në cd dhe për opinjonin e gjerë, kur kjo dramë do shfaqet si film apo dramë televizive. Po, kjo kërkon shumë mjete materiale, mund e ndjerës, por një e di se përkrahje do kemi si zakonisht kurse sa i përket vullnetit dhe dashurisë për artin ajo egziston gjithmonë në zemrat dhe shpirtërat tuaj. Nuk do veçoj asnjë aktor sepse të gjithë kryet punën e juaja në mënyrë profesionale, por mos të harrojmë se në te pati edhe talent të ri siç ishte Patrik Marku e disa fëmijë të tjerë e kjo më gëzon se kemi ardhmëri që do e mbanë artin dhe kulturën gjallë. Ishte dhe është kënaqësi të punohen veprat e tilla me një rini aq të talentuar dhe artdashëse. Prandaj nga zemra të gjithve flm për kohën, për mundin dhe punën e madhe. Shpresoj që këtë dramë të e shfaqim edhe jashtë vendlindjes…Dhe mos të harroj një fakt se tërë pregaditjet, si skenën, garderobën dhe gjërat tjera të nevojshme për një shfaqje të madhe (me mbi 30 aktorë) i bërëm vet dhe bashkërisht me mund të madh, por ia dolëm dhe të bashkuar do ia dalim gjithmonë.

Vilson Marku; Zotëri Marjan, ju falem nderi për këto fjalë të mëdha, fjalë kurajoje, fjalë të mira dhe për lavdata që na bëni. Dhe se fundi një mesazh  për  lexusit  tanë e sidomos për rininë tonë?

Marjan Sebaj-Sopi; Nuk janë fjalë të mëdha, sepse puna dhe veprat tuaja janë edhe më të mëdha e të dobishme për gjithë ne. Kurse porosia e ime për gjithë ju do ishte; Popull i dashur, famulli e dashur e në veçanti rini e dashur dhe mrekullueshme, vazhdoni të punoni për të mirë të përbashkët të famullisë dhe kombit tonë, për të mirë e në të mirë të ardhmërisë. Qëndroni të lidhur gjithmonë mes veti në shpresë, fe dhe dashuri… Ju jeni drita e botës! Mos u ndalni së kontribuari sepse me këtë ndihmoni vetvetën. Keni bërë deri më tani punë e vepra të mëdha, vazhdoni edhe më tutje njësoj dhe kini kujdesë nga ngashnjimet e kësaj bote, ruanu nga gjitha rreziqet që i kanosën rinisë sonë. Nga një rini e pastër shpirtërisht kanë dobi të gjithë, me këtë do kemi familjet e mira, famullinë e mirë, do kemi edhe shtetin dhe ardhmërinë e mirë… Më gëzon edhe kjo kur shoh që çdo ditë e më shumë kemi student, njerëz të dijës e kulturës e kjo është gjë e mirë për një të ardhme ambicioze dhe prosperuese, për familjet, famullinë dhe vendin tonë.

Prandaj, shfrytëzoj rastin edhe një herë tju falenderoj për bashkëpunimin tuaj reciprok, për përkrahjen dhe mbshtetjen që bëni mua dhe njeri tjetrit! Dhe ta kemi në mendje gjithmonë këtë fjali të urtë; Bukuria e jetes nuk varet nga fakti se sa i lumtur je ti, por se sa të lumtur mund të jenë të tjerët për shkakun tënd.

Edhe unë këtë intervistë do e përfundoja me fjalët e ipeshkëvit tonë të ndjerë Imzot Mark Sopit; Popull i dashur, rini e dashur ju kam për zemre dhe ju dua shumë!

Intervistoi;

Vilson /Zef/ Marku



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora