Kulturë
Ramiz Dërmaku: Letërsia shqiptare në diasporë
E premte, 01.02.2013, 07:19 PM
Letërsia
shqiptare në diasporë
Nga Ramiz Dërmaku
Kur
flitet për letërsinë shqiptare, kurrsesi nuk duhet harruar se krahas asaj që
zhvillohet në trojet tona etnike, ajo zhvillohet e vazhdon të mbijetojë edhe në
diasporë. Në mërgim zhvillohet një letërsi e brishtë që lind e rritet me
angazhim të sinqertë në disa vende të botës ku kanë emigruar dhe vazhdojnë të
emigrojnë breza të tërë bashkatdhetarësh tanë. Nuk duhet harruar se edhe ata
janë pjesë e gjenit tonë. Nuk duhet harruar se midis tyre ka edhe intelektualë
të shquar, talentë të vërtetë, krijues të palodhur, pasardhës të denjë të
Bardhit, Budit e Bogdanit, De Radës e Serembes, Fishtës, Konicës e Asdrenit, të
cilët përfaqësojnë atë pjesë krijimtarie që quhet letërsia shqiptare në
diasporë. Në këtë kuptim, letërsia bashkëkohore shqiptare po zhvillohet edhe në
mërgatë, Langsam aber sieher, siç thonë gjermanët, ngadalë por sigurtë. Është
koha të flitet për të zërë vendin e duhur edhe letërsia komb
ëtare
shqipëtare në diasporë. Pavarësisht nga zhvillimet që po përjeton letërsia
shqipe në Shqipëri, në Kosovën Lindore dhe atë Perëndimore, në Maqedoni, Mal të
Zi e Çamëri, ajo po zhvillohet edhe në vatrat mërgimtare të diasporës
shqiptare.
Zhvillimet
e kësaj letërsisë ndërlidhen me Italinë, Greqinë, Rumaninë, etj. Ndërsa në
grupin tjetër veprojnë mërgimtarët tanë në Gjermani, Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, Australi, etj. Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë shqiptare në
diasporë lidhen me Rumaninë dhe Italinë, aty ku jetojnë rreth një qindmijë
arbreshë që flasin gjuhën shqipe. Në përgjithësi, mund të thuhet se, para De
Radës së shekullit 19-të, një përlindje e vërtetë e letërsisë arbëreshe ndodhi
diku rreth fundit të viteve '50, kur dhe nisi të botohet revista "Shejzat"
nga Ernest Koliqi në Romë. Këto organe ndikuan në rritjen e një brezi
krijuesish që shkruan në arbërisht. Një pjesë e këtyre tribunave të shtypit
arbëresh shërbyen edhe si shtëpi botuese, duke publikuar shumë vepra letrare në
të gjitha zhanret. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të diasporës arbëreshe janë:
Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko
Vetmo, i
lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë Urugai dhe
Kili, ku dhe shugurohet prift. Ai u kthye në vendlindje. Solano është poet,
prozator, dramaturg dhe publicist. Veprat e tij më të rëndësishme janë:
“Burbuqe t'egra”, poezi 1946, “Shkretëtira prej gurit”, dramë (1974), “Tregimet
e Lëmit”, etj.
Përveç
Antonio Bellushçit, shquhet Domenico Bellizzi, prift nga Frasnita, i njohur me
pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Zef
Serembes. Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik,
veçanërisht me veprat: “Zgjimet e gjakut”, “Këngë arbëreshe”, “Hapma derën
zonja mëmë” etj. Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar
me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të
arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar trilogjinë
poetike: “Shpirti i arbërit rron” etj. Vetëkuptohet që letërsia arbëreshe ka
edhe të tjerë shkrimtarë, breza më të rinj dhe vazhdon të luajë një rol të
rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian,
siç janë Vitore Leka, Ksenofon Dilo, Ismail Iljasi, Mardena Kelmendi...
Një
tjetër vatër e rëndësishme historike, ku ka lulëzuar krijimtaria në gjuhën
shqip që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve të
idealizmit shqiptar ka qenë dhe është edhe sot është Rumania. Përfaqësuesi më i
rëndësishëm me origjinë shqiptare ishte Viktor Eftimiu (1889-1972), autor i mbi
100 librave të shkruara e botuara në gjuhën rumune. Mjaft prej veprave
dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë
së tij në pllajet e vendlindjes. Në Rumani me mjaftë sukses vepron poeti
patriot, publicist dhe ambasadori i kulturës shqiptare të diasporës sonë, Baki
Ymeri, dhe jo vetëm ai, por edhe Xhelku Maksuti, Luan Topçiu, Kopi&Arfian
Kyçyku etj.
it e
letrave shqipe ishte Thoma Kacori, i cili shkroi në shqip disa romane e vëllime
me tregime.
Në vatrat
e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të
cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të
talentuar shqiptarë, duke mos u pajtuar kurrë me diktaturën komuniste të Titos
dhe Enver Hoxhës. Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi
e krijoi në Gjermani, është i madhi Martin Camaj (1925 – 1992). Vepra e tij hyn
në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare
Arshi Pipa (1920-1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe,
intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist. Edhe në studimet
letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operoi me metoda
moderne studimi. Nuk duhen anashkaluar as dija krijues të zellëshëm të mërgatës
sonë në Amerikë, Belgji, Zvicër, Suedi, Norvegji, Danima
rkë,
Austri, Greqi, si Kozeta Zylo, Sadulla Zendeli Daja, Sokol Demaku, Ismet
Hasani, Ramiz Kuqi, Besnik Lajqi, apo Martin Çunin, Jeton Kelmendin, Neki
Lulajn, Pal Sokolin, Skënder Sherifin, Arif Molliqin, Anton Markun, Dedë
Preqin, Skënder Krasniqin, Ylli Dilon etj.
Në vatrat
e reja të diasporës shqiptare, po krijohet edhe një shtresëzim i vonshëm krijimtarie
letrare, që daton pas vitit 1990, kur një dallgë e madhe emigracioni u shkëput
nga Shqipëria, Kosova, dhe trojet tjera etnike shqipëtare ku ia mësyen shteteve
të perendimit . Ky shtresëzim që po e mban ndezur zjarrin e letërsisë në
diasporë në gjuhën shqipe, përfaqësohet nga një brez më i ri krijuesish . Ky
brez më i ri poetësh, prozatorësh e publicistësh emigrantë që përfaqësohen me
krijimet e tyre në organe shtypi të shtypur apo elektronik, si “Zemra
Shqiptare”, “Gazeta Kritika”, “Drini”, “Egnatia-Emigranti” “Bota e emigrantit”,
“Iliria”, “Tribuna Shqiptare”, “Albanezul”, “Mëmëdheu”, “Kosova”, “Pelegrin”,
“Pegasi”, “Dituria” etj. janë një dëshmi e gjallë se letërsia në diasporë
vazhdon të jetojë e do të jetojë gjatë duke ushqyer e frymëzuar ndjenjat më
fisnike të bashkatdhetar
ëve tanë.
Në këto
kushte u takon edhe strukturave shtetërore shqiptare që përfaqësojnë organizmat
e kulturës kombëtare të bëjnë më shumë përpjekje që të gjitha këto shtresëzime
dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë sonë, të
lidhen dhe të integrohen për të përcaktuar dhe krijuar një nocion të plotë:
letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.