E diele, 28.04.2024, 06:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjokë Beci: Trokitjet

E premte, 01.02.2013, 07:33 PM


TROKITJET

Poemë nga GJOKË BECI

Trokita në veten time dhe prita pak
u hap një derë me lulepëlqimet e mia
gjurmet e vocrra morë ndonjë pikë gjak ,
Ishte fëmijëria.

Trokita në hapat e fillesës dhe prita
u shfaq rruga e panjohur dhe molla ,
një oborr , një top lecke , abetarja dhe frika -
ishte shkolla .

u hap një kuti me rrjetë në mes për votime
nuk dija ku banonin bindje e pendesë
trokisja në të vocrrën jetën time -
ishte viti dyzetepesë ...

trokita nëpër veten time si nëpër errësirë
jashtë ishin ujëvarat dhe hëna
prej larg më shihte ndonjë ëmbëlsirë -
pranë më rrinte nëna.

po më përcillte te autobuzi i largët ,
mua te shkolla e re më rrinte mendja ,
frenoi diku autobuzi në çåkllën e lagur
dhe m'u tremb ëndrra.

trokita derën e panjohur në magazinë
për herë të parë në jetë pashë stof polak ,
nëna kishte qethur delet në lëndinë ,
më kish veshur me shajak.

dikur "trokit e zgjo " - do thothte Kadareja
unë mësova më shumë të trokas ,
m'u hapën dyer me libra të reja
dhe poezisë i dhash bast ...

trokita thellë në veten time
u shfaq jeta - një bukuroshe rinore,
më thirri si t' kishte zë bubullime
më mori shumë larg përdore...

ecim bashkë , ende jemi bashkudhëtarë
ajo rend e unë rend pas saj ,
trokita në sy të kaltër e u shfaqën ziliqarë ,
trokita në stinë e s'u shfaq vetëm maj ...

trokita në gur të kuq u hap një zambak i bardhë
e hodha me rrëmbim në krahët e erës
ngarenda për Tiranë si një i lumtur i marrë
zambakun e Mirditës ia fala Vaçe Zelës.

trokita në sy të kaltër,u shfaq deti
preka dy buzë dhe u shfaq lulkuqja
eh , sa larg ishin burimi dhe etja
ndoshta më larg se zbulimi dhe zhdukja ...

trokita gjithë dyertë që më presin mua
u hapën ëmbël si buzëqeshja
kur trokas kujtimin e Lizës që u shua
derën e hap heshtja.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora