| E premte, 01.02.2013, 07:59 PM |
Intervistë me z. Marjan Sebaj-Sopi
JETA PA DASHURI DHE FLIJIM NUK KA
KUPTIM!
Nga Vilson
Marku
Vështirë e pata por edhe më
vështirë do e kisha mesiguri po mos të kisha dashurinë familiare, dashurinë dhe
përkrahjen e juaj, të famullisë dhe popullit tim të dashur shqiptarë kudo që
ishte dhe takova, sepse kudo shkova ata më ishin pranë…
…Kosova doli nga lufta me shumë
viktima, me shumë rrënime, me shumë të vrarë e të zhdukur, por gjaku i tyre
bëri që neve sot po e gëzojmë lirinë dhe shtetësinë tonë, kështuqë duhet të
kemi shumë kujdes e mos të përdhosim gjakun e martirve tanë të viteve 1846-48.,
gjakun e dëshmorve të luftës së fundit në Kosovë dhe shumë mund, ndjerës e gjak
të derdhur gjatë historisë sonë, sepse nuk di a mund të ketë vend në trojet
shqiptare e që nuk u la me gjak të pafaj…
Vilson Marku; Zotëri Marjan Sebaj Sopi që në
fillim të kësaj interviste ju felendrojmë përzemërsisht për kohën e juaj të
vlefshme që ndatë dhe na kushtuat që të realizojmë këtë bisedë padyshim të
afërt e të dashur për gjithë ne. Edhe pse juve jeni person publik dhe shumëkush
ka dëgjuar për ju dhe ka lexuar e lexon me endje veprat e shkrimet e juaja, ju
lutem të na përshkruani shkurtimisht biografinë e juaj?
Marjan Sebaj-Sopi, Jam i lindur në Binçë në mars të
vitit 1967 nga prindërit Ndue dhe Gjylë /tash e ndjerë/ Sebaj – Sopi, lind.
Gjergji. Jam fëmija i dytë nga pesë vëllezër dhe një motër. Shkollën fillore
katër klasët e para i kam përfunduar në Binçë, kurse edhe katër të tjerat dmth
tetvjeçarën /ashtu ishte në atë kohë/ kam përfunduar në qytetin tonë, Viti.
Shkollën e mesme gjimnazin klasik kam përfunduar në Suboticë të Vojvodinës.
Kurse dy vitet e para në fakultetin filozofiko-teologjik përfundova në Rijekë
/Kroaci/ e më pas këtë e vazhdova dhe përfundova në mënyrë private, meqë qysh
vitin 1987 pata përjetuar një fatkeqësi të rëndë komunikacioni, e që më la me
pasoja për tërë jetën. Kjo ishte edhe arsye a ndërprerjës së studimeve të mia
për një kohë të caktuar. Por, e gjithë këtë rrugë dhe këto ngjarje si dhe të
mëvonshmet i kam pranuar me vullnet si dëshirë e Zotit i cili na krijoi dhe
udhëheq në jetën tonë. Mesiguri se mos të kisha në rend të parë familjen /babë,
nënë, vëllezërit e motrën si dhe familjen e gjerë/ që më përkrahu e më përkrah,
pastaj popullin tim të dashur, gjithë ju, sigurisht se do e kisha shumë më
vështirë në jetën time. Po, shihni nuk ka njeri që nuk ka kryqe, kuptohet kush
më të lehta e kush më të vëshitra, por një e dimë dhe kjo na mbanë, pra, dashuria,
dashuria për të tjerët, për vendlindjen për atdheun për të mirën, dhe gjithmonë
të kemi parasysh këtë; vetëm përmes kryqit është shëlbimi dhe shpëtimi!
Dhe si moto të jetës sime kam thënien; “Per aspera ad astra” /Përmes
therave deri tek yjët/.
Meqë tash e dy dekada e gjithë familja ime jeton në Gjermani,
edhe unë që nga viti 2003 erdha disi “i kushtëzuar” dhe që nga atëherë jetoj e
veproj në Gjermani, jetoj një jetë të qetë e të rehatshme duke punuar e
kontribouar ngapak për të mirën e përgjithshme. Jetoj në një qytet të bukur
turistik, një qytet të lashtë univerzitar dhe bregdetar, në
Vilson Marku; Në këtë askurrë nuk kemi
dyshuar! Jeni nga Binça vend i lashtë dhe martir “Për fe e atdhe”,
gjithë ju njohin si një njeri thuajse i dashuruar pas vendlindjes, atdhetar dhe
patriot i madh! Na thuani çka nënkupton dhe domethënë vendlindja për Ju?
Marjan Sebaj-Sopi; Shih, Binça përveq se ka një
histori të lashtë e të dhimbëshme ajo me këtë histori edhe krenohet, sepse
gjithmonë gjatë historisë së saj pati njerëz trima, të guximshëm, njerëz të
fjalës dhe mirësisë, njerëz të urtisë, të dijes dhe dashurisë për vëllaun e
motrën njeri, bëmirësa… këto janë veti që i trashëguan edhe pasardhësit e saj.
Përveq se ka një bukuri të rrallë, pejsazhe të mrekullueshme, lumenjë, fusha e
male të pasura ajo si vendlindja ime për mua është gjithçka, sepse ajo më
lindi, më edukoi, aty mësova dhe morra hapat e parë, aty mësova shkronjat e
para të ëmbëla shqipe, ky vend më frymëzoi të jam ky që jam sot, dmth më bëri,
së paku ashtu mendoj unë, njeri bujar, të afërt e të dashur…Këtë veti e kishin
të parët tanë dhe populli i sotëm. Ndoshta edhe vet ajri e lumi pranë i cili me
shekuj e shekuj zgjoi me lëvizjet e fërshillimet e saj banorët e këtij fshati
madhështorë, bëri atë që ky popull të jetë i qetë i afërt dhe dashur, këtë e
bënë mesiguri uji dhe ajëri por edhe edukata dhe shembulli i mirë i të parëve
tanë martir, njerëz të popllit dhe Zotit, njerëz të lutjes dhe sakrificës...
Mos të harrojmë se përveq këtyre vetive që ceka më lartë, çdo fshat apo
vendbanim tjetër të afërt e të dashur, ta bëjnë edhe vet banorët në te, e kjo
fshatit tonë nuk i mungon, në te ka njerëz të përshpirtshëm, të drejtë dhe
puntorë, të mëdhenj, këtu theks të vaçant vë në rinin e mrekullueshme që ka
ajo, një rini shumë punëtore, shumë e afërt mes veti, shumë e dashur, shkurt e
bekuar dhe shembull i mirë për rininë shqiptare kudo. Pra, më thuaj se kush nuk
do e kishte dashur një vend të këtill me aq mirësi e dashuri në vete?!
Vendlindja ime Kosova, Binça, është sikur lumi që rrjeth nëpër te; pra është
burim i freskët, burim i pashterrshëm mirësie dhe dashurie!
Vilson Marku; Keni qenë fëmijë siç themi ne i
gjallë dhe i dhën pas pasioneve në veçanti sporti-futbolli. Ishit fudbollist i
dalluar meqë edhe sot me mall ju kujtojnë dhe përmendin shumë gjenerata, unë
përsonalisht me kënaqësi pritsha ditën kur tju shoh duke lozur, shpeshherë
dilja vetëm e vetëm për tju shikuar juve përsonalisht! Na tregoni diç për atë
kohë e fëmijërinë e juaj si dhe bashkëmoshatarët e juaj?
Marjan Sebaj-Sopi; D.m.th pas sa kohe zbulova edhe një adhurues timin në
futboll, të falem nderit, pak shaka! Gjithë fëmijtë dhe rinia e Binçës dhe
famullisë sonë dmth Kabash e Viti si dhe rrethinë në përgjithësi kanë një
edukatë të mirë fetaro kombëtare. Në këtë ndikim të madh me siguri se kanë
patur në rend të parë prindërit, cilëve iu jam mirënjohës që më mësuan të dua
dhe nderoj, pastaj Kisha e cila gjithnjë ka qenë çerdhe e mirësisë dhe
dashurisë, çerdhe e dijës… Aty të parët tanë, e gjithë rinia e jonë, kanë
gjetur frymëzim dhe inspirim për jetë. Aty kanë mësuar e janë përgaditur dhe
kalitur për jetë. Poashtu edhe unë këtë edukim kuptohet se kam marrë në rend të
parë nga prindërit pastaj edukatorët e parë, si mësuesit, dhe kushtimisht edhe
rrethi ku kam jetuar. Mue më kujtohet me mallëngjim mësuesi im i parë Isufi, i
cili edhe pse i rreptë, ai na edukoi dhe na dha hapat e parë për të qenë njerëz
të mirë. Kurse sa i përket pyetjes në vazhdim rreth sportit, edhe këtu nuk
guxoj e të mos ceki se Binça gjithmonë ka patur sportistë të mëdhenj e talent
të shumë sporteve e në veçanti futbollit. Unë vetëm kam ndjek rrugën e shumë
fudbollistve tjerë që pati Binça. Edhe gjenerata ime ishte një gjeneratë që
donte pamasë fudbollin ngaqë edhe patëm shumë sportistë të mirë, e në mesin e
tyre edhe unë. Vend takimi ynë ishin për çdo ditë fushat e Razorës po edhe
vendet tjera, po edhe rrugët e fshatit për të lozur fudball.
Vilson Marku; Planet dhe dëshirtat e juaja
ndoshta u ndalën me fatkeqësinë të cilën përjatuat vitin 1987., si një djal
plotë vullnet, djal energjik dhe i zoti. Na përshkruani pak këtë fatkeqësi. Si e pranoi këtë lajm bashkësia e jonë
dhe juve tani në rrethana të reja jetësore, si ju pranoi rrethi dhe shoqëria e
në veçanti si e pranuat ju përsonalisht këtë kryq?
Marjan Sebaj-Sopi; Çdo njeri ka ëndërrat e tija dhe ato mundohet ti bëjë
realitet e ti relizoj me kohë dhe në momente të caktuara, mirëpo shpeshherë nuk
del ashtu siç e mendojmë dhe dëshirojmë ne, më kujtohet kur babgjyshi im
thoshte; „Çka mendon te shtëpia nuk të del edhe në
pazar/treg/!“ Pra, edhe unë qysh
i ri kisha planet e mia, plane të mira të cilat mendoja ti realizoja e të jem
në shërbim tërë jetën popullit dhe Zotit, me tërë qenien time. Por, planet
„dështuan“, kjo është pakës fjalë e vrazhët por ja deshti Zoti dhe e gjithë
shkoi si shkoi. Më e rëndësishmja është se njeriu pamvarësisht dëshirave të
tija, ai duhet të pajtohet me fatin, ta gjej vetjen e tij në kushte e rrethana
në të cilat gjindet, dhe me gjitha baticat e zbaticat të shkoj përpara, ta jetoj
me gëzim realitetin. Dhe kudo të jetë mos të harroj të mirat e popullit të vet,
por në një mënyrë ato sadopak të mundohet e ti kthej me kujdes dhe dashuri për
vendin dhe popullin e tij.
Unë asnjë herë nuk kam folur
publikisht /edhe pse deri më tani kam patur intervista të shumta në mjetet e
informimit në ato pamore-dëgjimore/ e në detaje për fatkeqësinë time të
komunikacionit e nga e cila fatkeqësi ja tani e 26 vite lëvizi e jam në karrocë
invalidore, por për ju do shpalosi të gjithat.
Unë si djal i ri 20 vjeçar, si student i teologjisë për çdo vit
vizitoja për pushime familjen time, fshatin tim. Me kënaqësi pritja ditët e
pushimeve vjetore. Sa i lumtur që ndihesha pranë njerëzve më të dashur në
famulli. Ishte kënaqësi të jesh në fshat ato ditë vere e pushimi. Neve atë kohë
ishim shumë student të teologjisë e që studijonim anë a mbarë shtetit të
atëhershëm të përbashkët jugosllavisë, dhe pushimi ishte momenti kur takoheshim
dhe kalonim tre muaj s’bashku duke shkëmby mes veti përvojat tona. Pas
përfundimit të vitit dytë kishim të lejuar të dilnim si student jashtë atdheut,
të dilnim e të fitonim pak për të mundësuar vetjës lehtësimin e studimeve të
mëtutjeshme, e për të mësuar gjuhë të huaja. Këtë nevoj e kisha edhe unë.
Mendova të dal pak në Gjermani përmes disa lidhjeve të disa motrave të nderit
nga
Fatkeqësia ndodhi afër qytetit
Më vonë e di dhe kam parë se fatkeqësia ime përveq që tronditi
thellë dhe theu rënd zemrat e familjes sime në rend të parë, të babës e nanës
sime, vëllezërve e motrës sime të dashur, si dhe gjithë farë e fisit tim, kjo
fatkeqësi më duket dhe shihja e ndjeja atë se tronditi thellë zemrat e gjithë
famullisë sonë e më gjerë. Më kujtohen vizitat e pandrëprera dhe fjalët
ngushëlluese dhe përkrehjeje nga të gjithë njerëzit tanë, të Binçës, Kabashit,
Vitisë, Stubllës e gjetiu. Më përkrahnin e ndihmonin në çdo mënyrë, sidomos me
lutjet e tyre. Forcë e fuqi të madhe si dhe përkrahje në të cilën hasa
menjëherë ishte dhe gjeta padyshim në rininë tonë të mrekullueshme, plotë jetë
dhe dashuri, gjithë më ishin të pandarë ditë e natë në çdo çast e rast.
Gjithnjë ishin me mua, gjithçka bënin, bënin për të më përkrahuar dhe lumturuar
mua, asnjë moment nuk më lanë të vetëm e në vetmi. Për mua flijuan kohën e
tyre, derdhën shumë mund e ndjerëz duke dalur e shetitur me mua, me një fjalë
nuk kursyen asgjë…Dëshira e tyre ishte që të më shohin të lumtur gjithnjë dhe
sa më parë të shëruar e në këmbë, por këtë e dija unë se vështirë që mund ta
arrijë, por ja dëshira e tyre e flakët ishte të përvonin e bënin gjithçka për
mua dhe shëndetin tim, meqë me një rast edhe më preku një fjali e të riut Tomë
Marku i cili më tha; “…kisha me dhënë dorën time për të të parë ty në këmbë e
të shëruar”...
Është gjë e kuptueshme se në fillim nuk e pata edhe lehtë të
pranoj këtë realitet të ri. Ishte vështirë që nga një djal i ri, energjik,
gjithnjë në lëvizje e kërkim, tani për një moment të gjindesh i lidhur për
shtrati në mes jetës dhe vdekjës, por deshti Zoti e sipas planit të tij dhe
përkujdesjës së madhe të mjekëve e gjithë atyre njerëzve rreth meje dhe mbeta
në jetë. Vështirë e pata por edhe më vështirë do e kisha mesiguri po mos të
kisha dashurinë familiare, dashurinë dhe përkrahnjen e juaj, të famullisë dhe
popullit tim të dashur shqiptar kudo që ishte dhe takova, sepse kudo shkova ata
më ishin pranë. Me ta mësova edhe më tepër artin e jetës, dashurinë dhe
flijimin për të tjerë. Për këtë gjithmonë i jam mirënjohës famullisë sonë,
pastaj gjithë miqëve të mi e në veçanti sot e gjithmonë një falenderim i madh
që jam në jetë dhe moralisht i fortë i
shkon rinisë sonë. Pa ju e pa mbështetjen e popullit tim, unë gjithnjë them se
nuk do ia kisha dal, nuk do kisha ditur të konceptoj jetën time. Ju më ishit
frymëzim dhe inspirim, forcë e energji që edhe në këtë gjendje të vazhdoj për
të jetuar e punuar. Pashë se rinia ka nevoj për mua dhe unë për ta, prandaj
dëshirova të mos i mbesë borxh kësaj rinie të mrekullueshëm që kemi. Mos të
dorëzohem meqë ata më donin. Lutjet e juaja bërën që të tejkaloj dhe përballoj
14 operime /e intervenime tjera/ të rënda tjera që më erdhën në jetë dhe gjithë
kuptohet si pasojë e fatkeqësisë së komunikacionit të parë vitin 1987., dhe
fatkeqësisë së dytë që pësova vitin 2002., dhe e cila fatkeqësi edhe më largoi
detyrimisht nga vendlindja ime e dashur. Pranë të gjithave falenderoj Zotin që
më mundësoi të jetoj, me këtë falenderoj ju dhe gjithë popullin shqiptar që më
dha kurajo, mbështetje e më përkrahu me lutje e bekime, frytet e së cilës po
shihen sot e për çdo ditë, meqë tani e disa kohë jam stabilizuar me shëndet.
Por çkado të sjellë jeta, jam i gatshëm të pranoj si vullnesë të Zotit dhe të
barti kryqin deri në fund. Nuk dëshiroj të dëshpëroj askend askurrë, besoj se
do kam edhe më tutje ndihmën e Zotit dhe përkrahjen e mbështetjen e gjithë juve
si deri më tani. Nuk u ndala së punuari e vepruari, por kuptohet tani në kushte
e rrethana tjera.
Vilson Marku; Gjithësesi se kemi qenë dhe do
jemi me ju kudo e përgjithmonë! Siç duket gjatë tërë jetës
kryqet po ju përcjellin?
Marjan Sebaj-Sopi; Të dashur të mi, kryqet nuk kanë
të ndalur në jetën e askujt. Çdokush ka kryqet e tija, nuk ka njeri, nuk ka
familje pa kryqe, mirëpo nëse dimë ta bartim atë, nëse e bartim me dëshirë dhe
në nderë e lavd të Zotit, atëherë kryqin do e kesh më të lehtë. Përsonalisht më
së vështiri në jetën time e pata momentin kur vëllaun tim 12 vjeçar Augustinin
e vrau rrufeja në fushat tona. Kjo ishte një tregjedi familiare edhe atë fill
disa muaj pas fatkeqësisë sime. Them të vërtetën se këtë kryq e sprovë të rënd
e përballova me vështirësi të madhe, por prapë këtë dhimbje të madhe familiare
e përballuam të gjithë së bashku. Më vonë edhe nëna mu verbërua dhe ashtu jetoi
për nëntë vite rreshtë, tani është e ndjerë dhe besoj fortë se ka merituar dhe
gëzon jetën e pasosur. Vuatjet e saja, lutjet e saja, më mbajnë mua dhe
familjen time, vuajtjet e popullit tonë martir mesiguri bëjnë që të mbijetojmë
tani e me shekuj nëpër kryqe të ndryshme që patëm. Por, mos të harroj e të them
se për ti përballuar gjitha këto duhet feja e gjallë dhe besim i madh të cilin
e trashëguam nga të parët tanë martir. Asesi nuk guxoj e të mos ceki ndihmën
dhe përkrahjen e madhe që gjeta në ipeshkvin tani të ndjerë Imzot Nikë Prela,
në meshtarët tanë e në veçanti meshtarët e famullisë sonë, në motrat e nderit
dhe në ish famullitarët si është don Ndue Gjergji /tani misioniar në Amerikë/,
Dr.don Lush Gjergji /vikar gjeneral i ipeshkvisë/, pastaj don Damjan Kurtin,
don Marjan Demajn, don Mikel Sopin, don Tomë Pjetri (tanimë i ndjerë), don Vink
Pali, don Rroku, don Lenc e don Lush Sopin, don Marjan Marku, si dhe të
dashurin don Viktor Sopin një meshtar dhe njeri i Madh, një njeri human, në
njeri spirituoz i cili më ishte
gjithmonë pranë si me lutje ashtu shpirtërisht dhe materialisht. Me të gjithnjë
isha i lumtur dhe hareshëm. Ai bëri shumë në tejkalimin e kryqeve që më solli
jeta.
Gjithë meshtarët e motrat tona ishin pranë meje gjithnjë. Nga
gjithë këta mësova shumë në jetë, për atë edhe iu jam mirënjohës. Ne kemi
meshtarë e motra të shenjta, kemi një popull të mrekullueshëm, shumë të
përshpirtëshëm e të dashur, popull i vuajtjes, sakrificës dhe flijimit.
Vilson Marku; Juve u treguat si gjithnjë i
dashur dhe afërt ndaj popullit edhe gjatë periudhës më të rënd që përjetoi famullia
e populli ynë, pra edhe pse ishit me probeleme shëndetësore dhe atë kohë
gjindeshit në Gjermani, ju nuk e lërët popullin të vetëm, por fluturuat sikur
shqiponjë dhe erdhët të jeni së bashku me popullin gjatë luftës së fundit në
Kosovë. Gjatë kësaj kohe ju me Dr.Don.Lush Gjergjin /atëherë famnulliar në
Binçë/ e keni ndihmuar popullin shumë me prezencën e juaj, me këshille e fjalë
shpresëdhënëse, kështu sadopak keni zbutur frikën dhe mjerimin në popullin e
mbetur në gojë të ujkut? Ju si dëshmitar i asaj kohe të vështirë për famulli
dhe popullin tonë, çka mund të na veçoni?
Marjan Sebaj-Sopi; Kur të don, kur të nderon e
respekton populli aq shumë, kur të përkrah vite të tëra, si mund atë popull ta
lash në momente më të vështira në të cilat ishte ai aso kohe?! Unë vite të tëra
isha në shërbim të popullit tim në Kosovë e në famulli. Kuptohet edhepse në atë
kohë isha në perëndim /gjermani/, asesi zemra ime nuk u qetësua deri momentin
kur u ktheva në fshat, në famullinë tonë të dashur, në vendlindjen time të dashur,
Kosovën martire. U ktheva nga Gjermania disa ditë pa filluar bombardimet e
NATO-s. vërtetë ato ditë ishin ditë të vështira. Çdo kund në Kosovë shihje
vetëm tymë e flakë, çdo sekond arritnin lajme të tmerrshme nga pjesë të
ndryshme të Kosovës mbi maltretime, shpërngulje, vrasje e masakrime… Dhe sa më
tepër që vuante Kosova, dashuria për te në mua u shtonte edhe më tepër e
pamasë.
Unë mendova që me prezencën time në Kosovë sadopak do e zbus
frikën në njerëz, me një fjalë dëshiroja të them dhe këtë e thoja në komunikim
me njerëz; mos keni frikë se shihni unë nuk ika por jam këtu, u ktheva. Këtu
jam lindë, këtu kam nënë e baba e këtu do qëndroj deri në fund, me ju… Çka të
them, nga vatrat e shtëpitë tona nuk kishim ku të shkonim. Ishte luftë pa farë
rregullash, sepse e dimë që edhe lufta ka disa rregulla të saj. Fshati mbeti i
boshatisur, rinia u largua meqë nuk shihte rrugëdalje tjetër. Në fshat e
rrethinë të shumtën mbetën pleq, plaka e të sëmuar… Gjithë ishim të hutuar, por
falë Zotit dhe don Lush Gjergjit e në veçanti motrave të nderit që shërbenin në
famulli, falë lutjeve të nënave dhe baballarëve tanë, falë urtësisë së tyre dha
Zoti shpëtuam më të keqës dhe mbijetuam. Kosova doli nga lufta me shumë
viktima, me shumë rrënime, me shumë të vrarë e të zhdukur, por gjaku i tyre
bëri që neve sot po e gëzojmë lirinë dhe shtetësinë tonë, kështuqë duhet të
kemi shumë kujdes e mos të përdhosim gjakun e martirve tanë të viteve 1846-48,
gjakun e dëshmorve të luftës së fundit dhe shumë mund, ndjerës e gjak të derdhur
gjatë historisë sonë, sepse nuk di a mund të ketë vend në trojet shqiptare e që
nuk u la me gjak të pafaj.
Në famullinë tonë pati frikë, pari tmerr e maltretime, rrehje e
kërcnime, pati rrënime, djegje e plaqkitje por deshti Zoti e në luftë nuk u vra
askush pos dy vëllezër nga lagjëja Shushk /Isufi dhe Jakupi/ dhe një nga fshati
Kabash /Dauti/. Ndoshta edhe kjo ishte punë Zoti që erdha unë në famulli dhe
qëndrova më se një muaj e gjysmë gjatë
luftës në Kosovë, e them ndoshta për atë që të jem dëshmitar /me shkrime/ i një
kohe apo periudhe të rënd historike për famullinë e popullin tonë në
përgjithësi. Këtë e them meqë sa isha në famulli, gjatë asaj kohe unë bëja
shënime, mbaje një lloj ditari, dhe gjitha përjetimet, ngjarjet etj…me vëmendje
e përkushtim përcolla e shënova dhe të cilat edhe i botova vitin 2006 si
përmbledhje me titull; “Flijimi Ngadhnjyes”, pra besoj se shumica e juaj ka
lexuar këtë libër. Por, shpresoj dhe e dij se kjo vepër me kohë do të fitoj në
vlerë, sepse gjërat harrohen me vdekjen dhe ndërrim gjeneratash. Ja, merrni
shembull, unë shpesh shfletoj librin tim (ditar) dhe thuajse 20% e më tepër të
personave dhe protagonistëve të librit sot më nuk janë në mesin tonë, por
përmes librit tim, ata i kujtojmë, i kujtojmë edhe atë në momentet më të
vështira të jetës së tyre që përjetuan. Ishin burra dhe gra të cilët qëndruan
në shtëpitë e tyre, në fshat pa trembur syrin… Duket se jeta e tyre e rënd më
herët i kishte mësuar në kushte pa kushte, në rreziqe dhe kohë të vështira po
edhe të luftës… Shumica e tyre e panë, përjetuan dhe gëzuan sadopak lirinë e
fituar, por ata nuk harrohen sepse sot mbesin të shënuar në librin tim, me këtë
në mendjen dhe zemrat tona. Ja, sa bukur është kur pasardhësit tanë mund të
gjejnë shënime për të parët e tyre, kjo është vlerë e madhe. Në libër janë të
përfshirë thuaj të gjithë personat dhe ndodhitë (ngjarjet) e para luftës, gjatë
luftës dhe pas luftës në Kosovë e në veçanti njerëz dhe përjetime nga famullia
e jonë…
Unë me këtë vepër në një mënyrë dëshirova gjitha të mirat,
gjitha fjalët e urta e mësimet që morra nga jeta e njerëzve tanë, gjyshërve e
baballarve tanë, në këtë mënyrë t’iu falenderohem, ti përkujtojmë me dashuri
përgjithmonë, të jetë ky libër një dëshmi, një testament dhe mirënjohje ndaj
atyre, sepse ata bërën shumë për ne, bërën shumë për mua. Në këtë mënyrë unë
sadopak u mundova ta kryej një pjesë të vogël ndaj një borxhit të madh që kemi
ndaj tyre.
…nëse njeriu gjenë 100 mënyra e arsyra për të mos punuar apo
vepruar, në anën tjetër egzistojnë 200 apo me mijëra arsyera tjera që të
shtyjnë të punojshë…
Vilson Marku; Keni botuar libra shumë të dobishëm
për literaturën shqiptare, për historiografinë tonë, në përgjithësi për
popullin dhe shumë përkthime e shkrime tjera? Si arritet këtë gjë në një vend
me kushte jo edhe aq të favorshme?
Marjan Sebaj-Sopi; Unë e ceka edhe më lartë, pra,
duke parë se çka bëri e bënë populli për mua, në një mënyrë dëshirova e
dëshiroj këtë të mirë, këtë përkrahje e mbështetje t’ia kthej me diçka. Meqë
nuk kam mundësi tjetër e vetmja mundësi më mbeti që popullit tim të dashur dhe
shumë bujar t’ia kthej sadopak të mirat me shkrime e botime të mia. Në një
mënyrë përmes shkrimeve ti falenderohem. Pikërisht për atë edhe kurrë nuk kam
marrë as cent nga botimet e mia. Librin e parë “Flijimi Ngadhnjyes” /Shoqata
HEKAS “Nikë Prela”-Ferizaj, 2006/ e botova me mjetet e mia financiare, librin “Migrimi
plagë shumëshekullore” / Shoqata Rinore “Imzot Mark Sopi” – Binçë, 2010/
e shkrova dhe ia dhash dhuratë famullisë të cilën e botoi Shoqata Rinore.
Kurse me 2012 botova librin; Jeta ka kuptim (Drita, Prishtinë), që janë rrëfime
e meditime mbi jetën e që daljen e këtij libri e mundësoi me financimin e tij
Karitasi i Kosovës në krye me don Viktor Sopi, drejtor gjeneral…
Pastaj u mora edhe me përkthime, përktheva nga gjuha kroate
librat të Dr. don Lush Gjergjit; “Zëri i heshtjes” /botoi Kuvendi
françeskan Gjakovë-1997/, “Jeta, shërbimi, dashuria” /Kuvendi
françeskan-2001/ dhe “Dashuria nuk dashurohet” /Shoqata HEKAS “Nikë
Prela”-Ferizaj, 2006/ me të cilat jam marrë një kohë e që janë shumë libra të
mirë meditativ e të përshpirtshëm /, i bëra si shërbim dhe shpërblim popullit
që ti ket këto vepra në gjuhën shqipe. Pastaj përktheva dhe përshtata botimit
shqip, librin e autorit kroat Stjepan Balloban; “Krishterimi, Kisha dhe
politika” /Misioni Katolik në Kroaci, Zagreb-Prishtinë, 2001/ poashtu këtë
vepër e bëra si dhuratë për misionin Katolik Shqiptar në Zagreb, ishte dhuratë
pak para zgjedhjeve të para të lira në Kosovën e lirë. Një libër ndihmesë për
jetën poliltike meqë kemi pshtjellime të shumta e kritika se a duhet Kisha të
mirret apo jo me jetën politike, kështuqë thash le të shohin populli dhe
politikajt tanë se ku jemi dhe kush duhet të jemi, si të sillemi… Më vonë si
dhurat përktheva edhe librin “Jeta e Shën Gjon Pagëzuesit /J.Gullemin/-
Shoqata HEKAS “Nikë Prela”-Ferizaj, 2006 / këtë vepër ia dhurova birit të
famullisë sonë don Lush Sopi i cili aso kohe shërbente në famullinë e
Zllokuqanit të Klinës e Kisha e së cilës është e kushtuar pikërisht këtij
shenjti dhe pajtori të kësaj famullie. Tani janë duke u botuar në Shqipëri edhe
përkthimet e qarkoreve si përmbledhje /ad usum internum/ e “Bijave të Dashurisë
Hyjnore”, qarkoret e Nënës Franciskë Lechner me titull; “Mbi të gjitha është
dashuria” dhe “Rrugës së Nënë Franciskë”. Poashtu kam edhe disa
vepra tjera të dobishme në dorëshkrim, mund të ceki këtu “Kuizin Biblik”
me 777 pyetje e përgjegje si dhe lojëra enigma të ndryshme në te. Pres që së
shpejti të botohet, këtë vepër ia kam dorëzuar ipeshkëvisë, dhe disa vepra
tjera që besoj se do e shohin dritën së shpejti, si psh libri përkthim të don
Lush Gjergjit “Të mëdhenjtë e shekullit XX” etj…
Po, kam gjetur kohë të jam edhe bashkëpunorë shumëvjeçar i disa
revistave tona siç janë “Shpresa” /Prishtinë/ ku vite me radh kam
patur rubrikën time dhe kam shkruar mbi jetën dhe veprën e kompozitorve
botëror, shpresoj se edhe këto shkrime do botohen si një përmbledhje, pastaj
herë pas here publikoj në revistën “Drita” dhe isha bashkëpuntor
i kohë pas kohshme i revistës ad usum internum të famullisë së Bistazhinit “Rrezja”,
pastaj të “Bashkësia e jonë”/ Gjakovë/, bashkëpuntorë i një
reviste kroate me emër “Zvonik” /”Këmbana”-Suboticë/ ku kam patur
poashtu rubrikën time dhe kam shkruar mbi “Krishterimi ndër shqiptar”,
jam poashtu bashkëpuntorë i revistës tonë të dashur të famullisë “Shën Antoni i
Padovës” /ad usum indernum/ etj., si dhe kryeredaktor i faqës zyrtare të
famullisë, i portalit elektronik www.famulliabinqes.com
Si arrij gjithë këtë? Po, unë gjithnjë them; nëse njeriu
gjenë 100 mënyra e arsyra për të mos punuar apo vepruar, në anën tjetër
egzistojnë 200 apo me mijëra arsyera tjera që të shtyjnë të punojshë e
fatmirësisht te unë ka fituar e mbizotëron kjo e dyta, për shumë arsyra që ceka
edhe më lartë. I madhi don Lush Gjergji thot; “Nëse nuk punon ti, atëherë në
ty punon dikush tjerë! Në shkrime gjithsesi e gjej vetjen time. Them se nuk
ndiej uri për bukë, por më besoni nëse një kohë të shkurtër largohem nga leximi
e nga shkrimet atëherë ndiej uri e etje të madhe për lexim e shkrim, këto
plotësojnë jetën time. Pastaj, kur shoh se njerëzit me ëndje lexojnë, kjo më
shtynë e më jep edhe më tepër kurajo të jap nga vetje ime pjesën më të mirë të
mundshme. Por, mos të harrojmë se çdo njeri duhet të ketë rregull në jetë, të
ket disciplinë. Ta rregulloj kohën e tij, kohë e cila është shumë e vlefshme
dhe e cila nëse nuk shfrytëzohet për të mirë e sa duhet, atëherë ajo të ik,
shkon e nuk kthehet më. Nuk është e vërtetë kur dëgjoj njerëz që thonë se nuk
kanë kohë! Nuk e pëlqej këtë, njeriu nëse dëshiron gjenë kohë për të gjithë
edhe për punë edhe për shoqëri edhe për aktivitete tjera të lira si shetitje
etj…Vetëm duhet discilinë dhe koordinim. Edhe në rrethin ku jetoj, kam përkrahje
të madhe nga njerëzit tanë edhe pse ata janë në një numër të vogël. Por, gëzoj
respekt dhe nderë edhe në mesin e popullit Gjerman, ky popull din të nderoj
punën, din të shpërblej dhe të jetë mirënjohës pamvarësisht se në cilën gjuhë
shkruan e ku kontribuon. Është popull shumë human, popull puntorë dhe
falenderoj dhe lus Zotin për ta. Mua mu kanë gjindë e më gjindën shumë duke
filluar nga fqinjët e më pas intstitucionet të cilat më kanë mundësuar kushte
të mira jetësore.
Sa i përket pyetjës suaj rreth kushteve dhe rrethanave në të
cilat punova në Kosovë padyshim se ishin dhe janë të vështira për krijues të
fardo lëmie apo fushe, nuk po e fajësoj shtetin nga i cili nuk kam marrë
askurrë asgjë materialisht, ndoshta edhe nuk kanë mundësi për të më ndihmuar
rreth botimeve të mia. Është e vërtetë se edhe interesi për libër ka humbë pak
në shoqërinë tonë që ndoshta është e natyrshme kur shohim se me farë probleme
të shumta është ende duke u ballafaquar, por shpresojmë që t’ia dalim së bashku
duke punuar e ndriçuar të kaluarën, duke punuar tash për një të ardhme më të
mirë, më të ndritur e të lumtur për ne dhe gjeneratat e ardhshme tonat.
Vilson Marku; Në librin e juaj të botuar një
vit më parë /2010/ me titull; “Migrimi plagë shumëshekullore” në mënyrë të
shkëlqyer paraqitni dhe rrahni tema rreth një plage të rënd e ky është emigrimi
i popullit tonë gjatë shekujve në pika të shkurtëra e në veçanti emigrimin dhe
migrimin e famullisë sonë në detaje dhe me emëra e mbiemëra të çdo familje që
gjindet në diasporë, është kjo një punë dhe vepër që nuk paguhet. Na thuani se
çfarë ndjeni juve lidhje me këtë problem që po e bartim si popull dhe bashkësi
e jonë?
Marjan
Sebaj-Sopi; Çdo
migracion /shpërngulje e dëtyrueshme/ është i dhimbshëm sepse ai bëhet në
kushte e rrethana të caktuara dhe të vështira. Populli shqiptar ka një fat të
keq çka i përket emigrimit, sepse kjo dukuri neve po na përcjell si popull me
shekuj, që nga koha e mesjetës e deri në ditët e sotme. Por, përveq rrethanave
në të cilat ishim /përsekutime të ndryshme, kërcnime, rreziqe dhe luftëra/ edhe
globalizmi dhe industrializimi e bënë të vetën. Njerëzit dëshirojnë të jetojnë
një jetë më të mirë dhe dinjitetshme, gjithnjë në kërkim të kushteve më të mira
nëse atë nuk e kanë në vendin e tyre. Sot bota është bërë e vogël, një kopshtë
dhe sado që emigrimi është i dhimbshëm sepse nuk është lehtë të braktisësh
vendlindjen, të afërmit e të dashurit me të cilët je rritur etj… mëkati edhe më
i madh do të ishte që ata cilët janë jashtë atdheut të lihen e të harrohen nga
vendlindja. Ne e dimë se diaspora askurrë nuk e ka harruar vendlindjen, kësaj
gjithmonë i ka dal në ndihmë e zot në rrethana të ndyshme e me ndihma të
llojllojshme. Për atë një komunikim sa më i afërt mes vendlindjes dhe diasporës
do jetë më se i nevojshëm dhe dobishëm për shoqërinë, për popullin tonë, për
perspektivën dhe të ardhën tonë. Sot kemi mundësinë e komunikimit reciprok
sepse këtë na mundësojnë mjetet e informimit, teknologjia e re dhe gjithnjë e
më e avansuar, kështuqë do ishte dëmë i madh mos të shfrytëzohen këto të mira e
për të mirë të përbashkët. Jemi popull i lashtë me një kulturë e traditë të
lashtë e të mirë dhe me vlera të larta. Pse mos të jemi edhe popull i madh
numërikisht. Pse të mos jemi sa më të bashkuar, kur e dimë se bashkimi bënë fuqinë.
Mjaft kemi patur përqarje e ndarje, është koha e bashkimit dhe përparimit. Mua
më ka ra si i ri të dal jashtë vendlindjes dhe më besoni se edhe balta e
vendlindjes të duket më e emël se mjalti i shtetit në të cilin jeton mërgata e
jonë. Të mundohemi ju në vendlindje dhe ne këtu, në veçanti klasa apo shtresa
intelektuale /që kemi mjaft të tillë edhe në diasporë/ ti koordinojmë veprimet
dhe në çdo mënyrë ta ruajmë diasporën nga asimilimi, të ruajmë brezat e ri të
cilët gjithë e më tepër shkollohen e arsimohen në univerzistete e fakultete të
ndyshme, të shfrytëzojmë diturinë e tyre për të mirën e vendit tonë të cilit po
e përsërisë ia kemi borxh.
Sa
më gëzon puna e juaj në famulli rrethë afërisë së diasporës, keni organizuar
këshille anë e mbarë botës ku kemi mërgatën tonë, me ta keni takime e
komunikime të shpeshta, më pas për ta çdo vit organizoni një ditë takimi, ku
çmellemi të gjithë së bashku përmes këngës, valleve e programeve tjera kulturo
artistike. Më besoni se kjo e gjitha afron rininë, fëmijtë e lindur në
diasporë, mesiguri këtë e keni vërejtur edhe juve gjatë pushimeve, shihni sa
njeri vjen tani në Kosovë e Shqipëri si dhe gjetiu në trojet shqiptare?! Dhe më
tepër më gëzon fakti që të rinjët /ata të lindur këtu/ me gëzim presin pushimin
dhe ditën kur do shkojnë në Kosovë. Mua më brengosë vetëm një gjë; ndoshta
familjet tona duhet më tepër ti kushtojnë kujdes edukimit dhe arsimimit të
fëmijve tanë në gjuhë amtare. Të dërgojnë fëmijtë e tyre në kurse e orët të
ndryshme plotësusese /kuptohet aty ku egziston mundësia/ në gjuhën shqipe etj.
Sepse me ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës, traditës do ruhemi nga
asimilimi i cili na kërxnohet për çdo ditë meqë jetojmë në vende, gjuhë e
kultura tjera. Me hyrjen në bashkimin evrpopian sa më parë, mendoj se do i
shpëtojmë asimilimit të shpejt, sepse atëherë edhe komunikimi i ndërsjellët
vendlindje-diasporë dhe anasjelltas do jetë më i lehtë dhe shpeshtë, kështuqë
atëherë çdo gjë do jetë më e lehtë. Libri im në fjalë është libër monografik,
dhe këtë e kam bërë që ta kemi si dokument dhe të dimë se ku kemi diasporën
tonë dhe ata poashtu të lidhen mes veti, kjo që ishte edhe ide e juaj. Unë para
do dite nga një djalë u informova se kanë arritur përmes librit të bijnë në
kontakt me disa familje që i kishin patur shumë afër /dike 60 km/ e që nuk e
kanë ditur se jetojnë aty. Një ditë më falenderoi dhe tha; përmes librit jemi
takuar e që tani kemi hyrje e dalje të shpeshta mes veti… Dhe më besoni se ky
fakt më gëzoi pamasë. Këtë libër e bëra edhe me qëllim që të marrin mësim edhe
fshatërat e vendbanimet tjera e të bëjnë të njejtën gjë. E çka ndiej rreth
kësaj dukurie tregon edhe vet titulli të cilin ia dhashë kësaj vepreje; …plagë
shumëshekullore, por të mundohemi sa më shumë që këtë plagë ta shërojmë.
Vilson Marku; Sigurisht se kur shkruani dhe botoni
ndieni kënaqësi shpirtërore. Veprat e juaja lexohen me ëndje sepse janë vërtetë
interesante dhe mbresëlënëse, e them se neve mburremi e krenohemi që ju kemi!
Ju them se keni arsye të ndiheni edhe ju krenar, sepse veprat e juaja kanë
ndikuar shumë pozitivisht në popull. Çfarë pëqeni më së shumti në veprat tuaja?
Marjan Sebaj-Sopi;
Gjitha veprat e mia normal se i pëlqej, gjithësesi se gjithmonë
egziston mundësia të krijojmë mirë e më mirë. Në çdo vepër apo punë mesiguri se
ka vend gjithmonë edhe për lavdata por edhe për kritika, shihni nuk ka libër
apo vepër të përkryer, prandaj gjithmonë duhet punuar për të mirë dhe në dobi
të popullit tonë, jo për nevoja personale. Unë gjithë them, po ta bëja një
vepër të përkryer atëherë më nuk do të shkruaja, me atë do përfundoja gjithçka. Vërtetë mua më tepër më gëzon fakti kur këto
vepra të mia modeste dinë ti vlerësojnë dhe i lexojnë e pëlqejnë të tjerët.
Doemos nga veprat e mia mund të veçoj si kryevepër një dramë që titullohet “Për
fe e atdhe” /vrasja e atë Luigj Palaj, ngjarje e vërtetë dhe i cili
është në procedurë të beatifikimit/ është një ngjarje e vërtetë që ndodhi vitin
1913 nga ra martir ky frat i Madh i kombit, është kjo dramë të cilën e kam
shkurar diku vitin 1997 por që e kam shfaqur me rininë tonë vitin 2002 /premierë/
dhe pastaj në kërkesë të shumëve edhe vitin 2010.
Vilson Marku; Përveq se jeni shkrimtar dhe përkthyes, mund të them e këtë
e keni dëshmuar se jeni edhe regjisor dhe njeri me frymë artisti. Populli dhe
shumë të rinjë shpeshherë më kanë thënë se askurrë nuk do i harrojnë momentet e
shfaqjës së mrekullueshme “Për fe e atdhe”. Një grup i të rinjëve tanë me
kënaqësi presin vepra të tilla në të cilat do marrin pjesë si aktor amator.
Jeni krenar me ta dhe punë e tyre në këtë lëmi?
Marjan Sebaj-Sopi; Si mos të krenohem me një rini aq
të talentuar e këtë e ceka edhe më lartë. Më besoni se edhe unë me mall i
kujtoj ushtrimet me orë të tëra, me javë e muaj që kishim së bashku. Sa
kënaqësi e momente nganjëherë edhe komike dilnin gjatë ushtrimeve. Rinia e jonë
ka telent për art, artin e don shumë dhe mëkat që nuk kemi student të aktrimit,
e kuptoj se ky profesion tek ne nuk paguhet e nuk ka përspektivë por është
mëkat i madh që ata të mbesin vetëm në telenta dhe aktor të mëdhenj, por lokal.
Unë duhet dhe jam krenar me punën e atij grupi që mori pjesë në këtë vepër
timen dhe tonën, sepse më besoni ka ndodhë pas shfaqëjës por edhe transmetimeve
në tv lokale siç është tv iliria etj, ka ndodhë e më kanë pyetur njerëz të
kulturës, më kanë pyetura për ju se; a ishin ata aktor të teatrit të Gjilanit
apo Prishtinës? Iu kam përgjigjur; jo besa, por aktor të trupës teatrale të
famullisë Binçës, dhe më besoni se kanë mbetur gojë hapur dhe të habitur! Kemi
marrë lavdata të shumta edhe në shkrimet ditore e tv si rtk, kemi marrë lavdata
edhe në vende tjera ku shfaqëm këtë dramë si me rastin e fundit në Novosellë të
Gjakovës /pikërisht afër vendit ku edhe u vra frati nga serbo malazezës/.
Shumica e tyre më porositën që mos të ndalemi së shfaquri këtë dramë, dhe ishim
të ftuar në shumë vende për ta shfaqur por koha e kushtet nuk na lejuan këtë ta
bënim, meqë konsideroj se shumicës ia kemi borxh këtë kënaqësi. Mua më pëlqen
shumë vendosshmëria e juaj, e rinisë sonë, pra kur të marrin diç për sipër atë
e zbatojnë në përpikëri dhe mënyrë profesionale si me rastin e kësaj drame. Më
duket se gjithë aktorët e përjetuan dhe u mishëruan me dramën dhe rolet që
kishin. Vërtetë edhe mua mu duke sikur të mos ishin këta aktor por vet
protagonistët e kësaj ngjarjeje, shkurt saherë e shiqoj në cd këtë shfaqje
kthehem në ato vite të vështira por krenare të popullit tonë. Përmes jush u
ngjall frati dhe njerëzit e asaj kohe, me këtë ata mbesin të pavdekshëm.
Nuk po them asgjë më tepër veçse më besoni se ëndërroj ditën kur
do e realizojmë këtë dramë në cd dhe për opinjonin e gjerë, kur kjo dramë do
shfaqet si film apo dramë televizive.
Vilson Marku; Zotëri Marjan, ju falem nderi
për këto fjalë të mëdha, fjalë kurajoje, fjalë të mira dhe për lavdata që na
bëni. Dhe se fundi një mesazh për lexusit tanë e sidomos për rininë tonë?
Marjan Sebaj-Sopi; Nuk janë fjalë të mëdha, sepse
puna dhe veprat tuaja janë edhe më të mëdha e të dobishme për gjithë ne. Kurse
porosia e ime për gjithë ju do ishte; Popull i dashur, famulli e dashur e në
veçanti rini e dashur dhe mrekullueshme, vazhdoni të punoni për të mirë të
përbashkët të famullisë dhe kombit tonë, për të mirë e në të mirë të
ardhmërisë. Qëndroni të lidhur gjithmonë mes veti në shpresë, fe dhe dashuri…
Ju jeni drita e botës! Mos u ndalni së kontribuari sepse me këtë ndihmoni
vetvetën. Keni bërë deri më tani punë e vepra të mëdha, vazhdoni edhe më tutje njësoj
dhe kini kujdesë nga ngashnjimet e kësaj bote, ruanu nga gjitha rreziqet që i
kanosën rinisë sonë. Nga një rini e pastër shpirtërisht kanë dobi të gjithë, me
këtë do kemi familjet e mira, famullinë e mirë, do kemi edhe shtetin dhe
ardhmërinë e mirë… Më gëzon edhe kjo kur shoh që çdo ditë e më shumë kemi
student, njerëz të dijës e kulturës e kjo është gjë e mirë për një të ardhme
ambicioze dhe prosperuese, për familjet, famullinë dhe vendin tonë.
Edhe unë këtë intervistë do e përfundoja me fjalët e ipeshkëvit tonë të ndjerë Imzot Mark Sopit; Popull i dashur, rini e dashur ju kam për zemre dhe ju dua shumë!
Intervistoi;
Vilson /Zef/ Marku