E shtune, 27.04.2024, 11:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Qëndresa Halili: Gëzuar lirinë Vendi im

E shtune, 02.02.2013, 11:10 AM


"Gëzuar, lirinë Vendi im"

LIBRI I PARË PËR LUFTËN

SE SI NJË FËMIJË E SHEH LUFTËN, POR MENDON SI NJË I RRITUR!

Botuar në vitin 2009 në Ferizaj, me qindëra kopje të shitura, atë kohë Qëndresa Halili vetëm 9 vjecare: Përshkuan se si fëmija e sheh luftën, njerëzit e vrarë, lotët, rrahjet, bërtimat, se si qajnë nënat, si shihen fëmijët e mbytyr në gjak të mbuluar me gazeta, si qan për shokët, shoqet e saja, se si e le ato kujtime të bukura në Vendin më të bukur...vendëlindjen e sajë, se si një fëmijë të fut në lëkurën e sajë, të fut brenda kujtimeve te thella të sajë, sa që të duket që ti je ai fëmijë, në mënyrë aq bukur të trajtuar saqë shpesh thua: SE KA SHKRUAR NJË FËMIJË!

Disa pjesë nga ky Libër, i cili po kërkohet shumë që të bëhet film në të ardhmen...

Erdhëm, erdhëm dëgjoheshin zërat të kolonës së pafund  dhe vërtet ishte ashtu:

”Erdhëm, në atë vend, tokën e askujt ,por sot të gjithkujt “

Një vijë kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, u ulëm aty të gjithë të lodhu, të rraskapitur.

Ishte një vend i madhë i cili kishte , çfarë  nuk kishte se gjithçka…”Bllacë” e quajtur kishte shatora, mbulesa,ushqim, mbeturina, gjithqka, gjithqka e edhe jo rrallëherë shihje edhe njerzë të  vdekur, të mbuluar me gazeta të cilat rrëfenin për popoullin tim të mjerë , ehh aty kishte gjithqka përveq lumturisë e gëzimit të cilat mungonin tash sa kohë në zemrat tona  të zymta si nata!

Shihja foshnje të lëna në rrugë, sikur të ishin lodra dëfrimi e kënaqësie e jo si shpirt ardhmërie!

Ahë moj tokë  si po na mbanë kështu, pse një herë si hap ato duart tua e ti mbulosh këta të vdekur me dhe ashtu siç është e drejtë, e jo ti lëshë kështu se s`është e drejtë jo, jo si thuhet kësaj drejtësi por vetëm, vetëm…!

Kështu kaluan ato qaste trishtimi, që edhe era më e shpejtë po të fryente s`do ti largonte ato gjurmë, e shumë kujtime të hidhura.

Mezi kaluam kufirin nga njerëz të shumtë që po prisnin me padurim të largohen nga okupatori serb,por jo edhe nga vendi i tyre.

Pse ti Pranverë nuk je më parë, mos vallë edhe ty ti vranë bukurit e gjelbërimet tua?

Ndoshta edhe ty s`të lënë të jetosh në zemrat tona edhe bijët e tu {zogjët shtegëtar} s`po  këndojnë më zërat e tyre magjepës ,ata ndoshta na shikojnë nga larg dhe me siguri qajnë, qajnë për ne , pë popoullin tim që  po udhëton në rrugë pa emër," Në rrugë e askujt por sot të gjithkujtë"

Dëgjoheshin brimat, lot, pikëllim, vuajtje, mjerim, gjithkund asaj rruge të vështirë që po bënim.

Shihja rrahje gjak, trishtim, ahë sikur të kisha një fuqi të madhe e të ndaloja këtë përbuzje e këtë luftë në vendin tim. Sikur ai mal që shihet atje larg të sulet mbi ju e të bëj kërdi mbi ju “tradhëtarë”, ashtu siç po bëni ju tani, por jo, jo prap ne jemi shqipëtarë nuk bëjmë ashtu si bëni ju, nuk vrasim askend ,nuk i shqetësojmë foshnjat, nuk lejojmë që nesër bota  të na përqesh e të na quajë ”tradhëtarë” jo, jo këtë se lejojmë gjaku ynë rrjedhë më ndryshe që s`lejohet të shkilet ai, bota pra le ta dijë se shqipëtarë jemi ,pra tjetër fis!

Një grusht dhe e mora me vete  nga ti vendi im, e unë mos harro kujtim ty të lash ato lot që për ty i derdha sot, lotë që ndoshta ndonjëherë do të thahen vetëm kur ndoshta pë ty s`do të qahem. Një premtim të tillë e dhashë e këtë dhe e morra, ndoshta të ushqej ndokë me dhe dashurie, sa të mos vdes urie.

Eh nëse nevoj s`do të ketë,do ta ruaj me gjithë dashurinë time këtë kujtim nga vendlindja ime.

Ah moj erë fry, fry me atë fërfëllimën tënde e rrëmbej ato male, fushat, kodrat, rrëmbe gjithçka e shko, shko edhe në vendin tim të shkret ku më duket vetëm pluhuri ka mbet dhe eja vrap me shpejtësin tënde më trego, çke parë atje, shokët shoqet a i ke parë?

Si ishin ?

pyetën për mua ?

Luadhet, pyjet ,malet, fushat si ishin po lulëzonin si çdoherë apo ndoshta edhe atyre ua kan ndaluar lulëzimin, hë pra më trego erë e shpejtë trego më shpejtë, shpejtë se s`kam më durim të pres… në këtë pritje të gjatë e të mundimshme që çdo natë më copton e dërrmon aq shumë, aq shumë këtë shpirtë të vogël timin!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora