Kulturë
Haki Zllami: Gjon Neçaj dhe haiku i bjeshkëve
E shtune, 02.02.2013, 08:57 PM
GJON NEÇAJ DHE
HAJKU I BJESHKËVE
-Lëvrim mjeshtërorë i hajkut nga Djali i Perajve, poeti nikaj-mërturas, Gjoni ynë i dashur-
Esse, nga prof Haki Zllami
1.
Ndërsa
po pinim një kafe në një klub në qytetin Bajram Curri me tre poetë të Lidhjes
së Shkrimtarëve dhe Artistëve të rrethit, përballë nesh kundërmon, Shkelzeni i
mbuluar nga bora e stinës. Ashtu, krenar dhe i madhërishëm e shohim dhe na
sheh, sikur na grishë për të mos ia ndarë sytë si vendi ynë i bekuar, si vendi
ynë i shenjtë!
Dhe
befas njëri nga ne hapi gazetën “Nacional” dhe filloi të lexojë hajkun, shkruar
na poeti Gjon Neçaj:
“Shkelzeni,
bardhësi
e përhershme,
në
mrroljen e dimrit. “
Një krijim i
mrekullueshëm, një hajk me aromë bjeshkë!
Ky ishte mendimi
ynë i përbashkë t,për këtë poezi të poetit dhe kolegut tonë, Gjon Neçaj, tashmë i njohur në Tropojë e tere Shqipërinë
e trevat shqiptare.
Me qenëse objekti i
kësaj esseje është për të thënë ndonjë fjalë për hajkun e bjeshkëve e mjeshtërin e saj, po veçojmë edhe dy-tre
hajke të tjera:
… “ Fluturat e borës,
flokëve te mi
thinjur,
nocione
bardhësie.”…
“ Motmotet idhnohen,
ata ikin shpejt,
në zguallin e
jetës. “…
“ Dhjetori,
bukuri e shëmtuar,
në luhatje kohe. “…
Duke i lexuar këto
dhe gjithë librin e poetit ,Gjon Neçaj, ku në secilin prej tyre del qart
mjeshtëria dhe talenti i tij i veçantë,
bindemi për një thurjen të përsosur.
Në këto hajke , temë dominuese është natyra, mali, bjeshka, vendlindja,
që mbase për poetin, janë gjithshkaja e shpirtit të tij. Çdo hajk ka fabulën e vetë duke spikatur ide të
qarta e dhënë mesazhe përmes një figuracioni të përzgjedhur.
Ndër vlerat më të mëdha në këto hajke , janë gërshetimet e detajeve që kanë të bëjnë me bjeshkët që ashtu si dhe toka, janë truali i jetës ; ku njerëzit lindin, rriten,mësojnë,punojnë…
2.
Poeti i
drejtohet Shkelzenit, si një vend
hynjor, si një vend i bekuar, ku ka gjithnjë bardhësi, ku dimri, përpiqet kot
sëkoti ta mrrolin, por ai veçse
shkelqen…Fluturat e borës përzihen një
me shpirtin e flokët e thinjura të heroit lirik, që është vet poeti, si “nocion
i bardhësisë”.
Kësisoj, në hakun
më poshtë, poeti i talemtuar nga Nikaj-Mërturi, filozofon me motmotet ,që ato
lëvizin, ecin, idhnohen, sipas
dimensionit të tyre pëmes derteve të jetës . Ndërsa në hajkun tjetër, përmes
një antiteze , dhjetori, është edhe i
bukur edhe i trishtuar që përzihet me
luhatjet e kohës, duke ravijizuar se natyra ecën në bazë të ligjeve të saj,
është gjithnjë e drejtë e bujare. Ajo nuk ka asgjë të parëndsisshme.
Përkundrazi. Ajo, udhëton pa u ngutur. Kështu që edhe malet edhe bjeshkët si pjesë
e natyrës ,poeti i mban në thellësi të shpirtit, u thur vargje si këto.
Hajku i Gjon Neçaj,
endet gjithëka: maleve, bjeshkëve në rudina e ngjitet hapësirave. Nga
potologu i Shkelzeni, Jezercë dhe majes
së Hekurave që që japin dritë, lëshojnë rreze e ulet Rrasës së Currajve në
Lekbibaj, për të pushuar sado pak…
Ndryshe nga Ajkuna
që i nemte për të shëruar zemrën e saj të lënduar nga sikleti, poeti ynë , Gjon
Neçaj, veçse i rrin në shpirt e në zemër
duke i vlerësuarpërmes deklaratave artistike duke i mëshiruar më një gjallërim
emocional në vargjet e poetizuara të hajkut.
Gjon Neçaj siç na pohoi vet, i është fort mirënjohës poetit, Milianov Kallupit, “mbretit të hajkut” për ndihmesën që i dha fillimisht për të shkruar kaq buku hajkun si një formë të re në poezi ,e ardhur nga diku larg... Siç dihet, hajku ka kërkesa të rrepta: duhet zgjedhë e matur mirë çdo fjalë që duhet dhëndë duke i vendosur në vendin e vetë, taman si ai ustai i përmendur që laton gurët, i merr njënganjë gjer sa t’ua gjëjnë vendin që pushojnë përfundimisht në një mur hieshëm. Edhe në hajk fjalët rrinë rrafsh pranë njëra tjetës, pushojnë lirëshëm të lidhur fort e duke dhënë mesazhe të fuqishme për lexuesin duke i lënë gjumë e mbresa në formimin e tij artistik . Lidhur me këtë citojmë një aforizëm të të madhit, Lasgush Poradecit :” Poezia formon shpirtin e kombit“. Prandaj edhe poezitë e Gjon Neçaj, lexohen e shërbejnë drjetpërsëdrejti në formimin e njerëzve bashk-kohës e të brezave.
3.
Po, çfarë mund të
themi për këtë poet të mirënjohur?
Është njeri që në
radhë të parë e karakterizon thjeshtësia, shpirti i tij i pastër: erudite.
Lexon shumë, punon shumë dhe aktivizohet
fort edhe në internet.
Ke lezet të rrish e
të të bisedosh me të! Nga Gjon Neçaj ke
çfarë të dëgjosh. Ke çfar të mësosh nga intelektuali i urtë duke qënë tepër
bujar në dhurimin e këshillave.
Veçanërisht ,
shquhet për ndihmën që u jep krijueve të
rinj, duke i afëruar e dhënë kurajo, në librat e tyre gjenë vlerësimet e tij
objektive. Një punë të lavdërueshme bën dhe si nënkryetar i degës së
shkrimtarëve. I dalluar për përgaditjen e materialeve e në organizimin e
takimeve kombëtare rajonale me poetët. Në këto takime , poezitë e tij janë
vlerësuar me çmime.
Dhe kështu, ky
shkrimtar dhe ekonomist i apasionuar , ashtu buzagaz e me flokët me ndonjë
cukël bore, si njeriun model e gjënë
kurdoherë midis shokëve, midis lexuesve , ku në të tërë krijimtarinë e tij e në
veçanti në hajkun e tij, veçohet theksi i dashurise për bjeshkët, për vendlindjen
e tij të
dashur dhe si i tillë është i admiruar nga të gjithë.
Bajram Curri. Janar
2013
(Per ZSh-në, nga redaktori yne, Z. Lushaj)