Kulturë
''Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë''
E marte, 05.02.2013, 06:59 PM
SHTKK “DASMA SHQIPTARE NË PRESHEVË
DHE RRETHINË DIKUR DHE SOT”
Nga Bilall MALIQI
Doli nga
shtypi libri “Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë dikur dhe sot” e cila u
botua në kuadër të Shoqatës së Trashëgimisë dhe të Krijimtarisë Kulturore me
seli në Preshevë.
Ky libër
është i veçantë sepse në të janë të prezantuara kumtesat shkencore të mbajtura
në Tribunë të organizuar vitin e kaluar me temën e paraqitur më lart.
Ky është
edicioni i dytë i botimit të këtij lloji, sepse para këtij libri është botuar
edhe një libër me kumtesa të tjera dhe me tematikë tjetër.
Vetë
struktura e kumtesave të paraqitura len të kuptojmë se kemi të bëjmë me punime
shkencore të cilat janë lexuar në Tribunë shkencore dhe si të tilla janë të
botuara në këtë libër konform kriterit të caktuar nga këshilli redaktues i
prezantuar në libër.
Në këtë
botim me kumtesat e tyre u prezantuan emra të dëshmuar të lëmive të caktuara
profesionale të cilët u munduan që kumtesat e tyre t’ia përshtatin temës së
caktuar nga organizatori.
Është
evidente që peshën kryesore të vlerës së këtij libri e përbëjnë studiues me zë
në hapsirat gjithshqiptare të cilët shpalosën lëndën e kumtesave të tyre,
përmbajtjen e thukët dhe koncize si dhe vlerën e pakontestueshme të shkrimeve
të tyre.
Libri
fillon me parathënien e Prof.dr. Agron Xhagollit, i cili shpreh mendimin e tij
lidhur me vlerën e librit në fjalë.
Kur jemi
te struktura e lëndës së librit duhet cekur edhe emrat e autorëve të kumtesave
të prezantuar në libër të cilët me përkushtim të madh iu rreken punës lidhur me
përgatitjen e kumtesave të tyre për tribunë, si:
Prof.dr.
Agron Xhagolli, Prof.dr.Aleksandar Stipçeviq,
Prof.dr. Xhovalin Shkurtaj- Leonora Shkurtaj, Xhemaledin Salihu,
Prof.dr. Hamit Xhaferi, Prof. dr. Mustafë Ibrahimi, Prof.dr. Nebi Dervishi, Dr.
Hatixhe Ahmedi, Mr. Dilaver Kryeziu, Dr. Nevrije Bislimi –Ismajli, Msc.Mustafë
Haziri, av. Agron Isa Gjedia, Dr. Fatmir Sulejmani, Mr.sc.Hajrullah
Mustafa, Demir Krasniqi, Mr. Ferid
Selimi, Hysen Këqiku, Riselda Sejdija, Sami Piraj, Jonuz Fetahaj, Amir Latifi,
Enkel Rexhepi, Prof. Rexhep Abazi, Hasan Emërllahu dhe Mehmet Latifi.
Pra të
gjithë këta autorë të kumtesave nga troje të ndryshme shqiptare e dhanë
përkushtimin e tyre serioz sa i përket Tribunës shkencore të mbajtur si dhe të
kumtesave të tyre me interes për lexuesit e gjerë dhe të studiuesve të ardhshëm
të cilët do të merren me këtë tematikë interesante kulturore.
Librin
përfundon me letrat përshëndetëse drejtuar Shoqatës dhe kryetarit të saj z.
Xhemaledin Salihu lidhur me mbarëvajtjen dhe efektin e organizimit të
Simpoziumit Shkencor e që punimet e tij janë të pasqyruara në këtë botim.
Librin
“Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë diku dhe sot” e botoi Shoqata e
Trashëgimisë dhe Krijimtarisë Kulturore, Preshevë, 2012, faqe, 352.