Kulturë
Richard Brosio: Lirizmi poetik i Jeton Kelmendit
E shtune, 09.02.2013, 09:32 AM
Lirizmi
poetik i Jeton Kelmendit është jeta Iliro-Shqiptare, bukuri e të shprehurit të
fjalës
Perktheu
nga gjuha Angleze: Peter Tase
Nga Richard A. Brosio, Ph.D.
Unë jam
një shkrimtar prozaik, por e admiroj poezinë, artin e kompozimit ritmik – të
folur ose të shkruar – dhe ajo është imagjinare, me pasione dhe edukuese.
Interpretimi im për poezitë e Kelmendit mund të befasoj lexuesin, dhe ndoshta,
edhe vete autorin. Megjithëse unë nuk jam një studiues i historisë Ballkanike,
kame pasur gjithmonë interes në atë pjesë të Evropës, për shume arsye. Popujt e
Ballkanit kanë kaluar një histori të vështirë, për arsye pjesërisht nga fqinjët
e tyre të fuqishëm. “Balkanizim” do te thotë të ndash një shtet një territor
etj, ne vende me të vegjël, të pasuksesshëm dhe konfliktual. Kelmendi – poeti e
kupton shume mire historinë tragjike të këtij rajoni. Krijimtaria e tij lirike
është e butë dhe e trishtueshme. Vëllimi i tij “Si shkosh tek vetvetja” me
kujton personat të cilët janë detyruar të kapërcejnë kufijtë gjate gjithë
historisë. Sigurisht nuk kanë udhëtuar me trena luksoz, aeroplan apo automjete
të shtrenjta për të kaluar kufirin. Madje akoma më keq, shume prej tyre kanë
emigruar pa dokument identifikimi i cili është i nevojshëm për kalimin e
kufirit. Gjatë tridhjetë viteve të fundit e gjithë bota ka ndryshuar në mënyrë
radikale për shkak të dëshirës për të fituar më shume nga “demokracitë” e
fuqishme kapitaliste perëndimore. Disa e quajnë si neo-liberalizm me një
“kamuflim” post modernist, si rasti i kulturës së ndryshimeve ekonomike. Fjala
“neksus” do te thotë, të lidhesh, të bashkosh, bashkim fuqish dhe mbledhje
forcash, me fjalë të tjera – bashkim në mënyra të ndryshme.
Karl Marx
shpjegoj se nen sistemin kapitalist, dhe formës së tij imperialiste, shkaktohet
ajo që quhet “neksusi monetar.” Paraja dhe pasuria bëhen gjerat më të
rëndësishme, dhe ndoshta arsyeja e vetme, që njerëzit me pushtet të bashkohen!
Populli i Ilirisë dhe Shqipërisë nuk ka qenë në gjendje të ulet në poltronat e
njerëzve të fuqishëm që bënin ligjin. Fuqitë perëndimore kane liberalizuar
tregun duke lejuar sipërmarrësit (shumica janë korporata të mëdha kapitaliste)
të trazojnë sa me shume të jetë e mundur një “shkatërrim krijues” Shumpeterian.
“Tronditja dhe frika” e Milton Friedman, kapitalizmi shkatërrimtar është një
forme për të berë luftë me vendet ku lideret e tyre nuk kane dashur te behen
pjese e sistemit neo-kapitalisto- imperialist te fuqive perëndimore. Unë e kame
lexuar dhe interpretuar këtë bibër duke u bazuar në një kontekst mbi te cilin ne
sot jetojmë.
Nuk
pretendoj që Kelmendi të bjerë dakord me mua! Këto poezi përfaqësojnë
vështirësitë e një personi në lidhje me dëshirën që ka për tu kthyer përsëri në
kohë kur vendi i tij ishte i zhvilluar dhe kishte drejtësi. Megjithëse kjo mund
të jetë më shumë një dëshirë sesa një fakt konkret. Duke u kthyer brenda
shpirtit, përsëri tek zoti, tek një e kaluar e magjishme, ose fillimi i
mundshëm i të tashmes? Ndoshta për tu stabilizuar në neo-spiritualitetin në
vend të neo-ekonomise dhe politikës që mund të ndihmojnë në këtë shpërndarje?
Kthehet përsëri tek Zoti dhe Nene Tereza të cilët që të dy janë zhdukur? Një
kthim në lulen e çelur të Gonxhes, si një Kalkute e vogël? Kjo është shumë e
vështirë për të kuptuar se kur kapitalizmi global sekular nuk shikon drejt
spiritualitetit vetëm kur do qe të shesë ç’do gjë - ç’do dite gjate gjithë
viteve. Atdheu Shqipëri! Kelmendi ngjan me njerëz të tjerë, vendi i të cilëve
nuk ka ecur mirë gjatë dekadave të shkuara, por shkon me tutje në histori ku
deklaron se ka pasur një kohë në antikitet ku vendlindja e tij ka qenë me
pushtet, me drejtësi dhe me shumë vlera trimërie. Ai i thotë lexuesve të tij se
kaq shumë shqiptar, dhe njerëz të tjerë në Ballkan, u është dashur të shkojnë
jashtë; sidoqoftë, ndoshta do te kthehen në një atdhe më të madh, më të mirë
dhe më të sigurt. Lexuesi mund të mendoj se a është e mundur që të gjithë
njerëzit që Kelmendi aludon do të gjejnë një atdhe të madh, duke pasur parasysh
luftërat që kanë ndodhur së fundi. Përpjekjet e vjetra të fuqive perëndimore
për të detyruar këtë rajon të marrë pjese në kapitalizmin global, e bënë të
vështirë për të besuar se ëndrra e Kelmendit dhe shpresat e tij do të
materializohen se shpejti! Ai pyet ku është kufiri qe ndan trishtimin me
Gëzimin? Ai gjithashtu pyet ku e kanë çuar të djeshmen time, ku është hija e
vitit të kaluar? Autori ynë ka aftësi të lëviz nëpër kohë të ndryshme: kohë të
largëta, antike, jo shumë larg, e tashmë dhe e ardhmja. Kjo ndoshta është forca
e tij në lidhje me atë që ai prezanton përpara lexuesve kozmopolitan? Sot
Zotërinjtë e botës nuk duan njerëz të zakonshëm me plot lëvdata për të mësuar
si të bashkojnë lidhjet në kohë dhe hapësirë. Pa dyshim ata nuk e kanë dashur
Marksin me iniciativën e tij për të mësuar njerëzit e kohës së vet të shikojnë
pamjen e gjerë të botës, por vetëm një kolazh nga copa të ndryshme “fragmentesh
të ndërprera.” Unë e admiroj iniciativën kurajoze të Kelmendi-t për të na
ndihmuar të kuptojmë më mirë mendimet dhe shpresat e një poeti që jeton dhe
punon në një shtet të caktuar, por njëkohësisht demonstron globalizmin e tij.
Peter Tase ka bërë të mundur për në të lexojmë një libër Shqiptar me poezi në
gjuhën angleze. Kjo i krijon mundësinë shumë njerëzve për të pasur njohuri
rreth vendeve dhe ideve përtej botës anglishtfolëse.
Bravo
Peter!
RICHARD
A. BROSIO, Ph.D., University of Michigan
Professor
Emeritus, Ball Sate University Lecturer and Visiting Scholar at
The
University of Wisconsin Milwaukee