Kulturë
Ahmet Selmani: Moikom Zeqo - “Libri i sinopseve”
E diele, 10.02.2013, 09:00 PM
SINOPSI I DYZUAR NË MES AUTORIT DHE LEXUESIT
Moikom Zeqo: “Libri i sinopseve”, botoi “Uegen”, Tiranë 2012
Shkruan: Ahmet Selmani
a) Tipologjia e shkrimit
Për secilin libër të
autorit Moikom Zeqo, sikur na duhet patjetër të përsërisim faktin se ai mëton
ngulmas që rishtazi ta relativizojë konceptin tradicional të zhanrit, mbase i
udhëhequr më tepër nga një prirje krejt atipike, gjithnjë për ta vënë në sprovë
funksionin e shkrimit si një metafizikë apo alternativë e pafund kuptimesh e
përjetimesh poetike. Prandaj, edhe me veprën e tij që e ka titulluar “Libri i
sinopseve”, vërehet qartë se proklamon të njëjtën gjë, madje në mënyrë aq më të
prerë e të dallueshme, për arsyen e thjeshtë se me vetëdije të plotë bën një
përjashtim rrënjësor nga stereotipet klasike, pra fare qëllimtas për të ndërtuar
një tipologji të re që i përket shkrimit. Fjala është për sinopsin, (nga gr. sinopsis
= skicë, projekt, përzgjedhje, përmbledhje), të cilin autori e përdor
gjithkund në mënyrë thelbësore e konceptuale, si një parashkrim, ose si një
parazhanër, por që, si i tillë, gjithsesi, mund të zhvillohet më vonë në ndonjë
formë tjetër hipotetike.
Megjithatë, në këtë
rast konteksti perceptues mbetet vetëm një akt teorik, për shkak se të gjitha
sinopset e përfshira brenda veprës nuk shtjellohen më tej siç mund të pritet,
por kryekëput mbeten si forma pak a shumë të kryera ose të mbyllura. Pra, në
suaza të librit në fjalë gjithë kohën lexojmë një varg skicash të hedhura në
letër, por që funksionojnë si tërësi të vetëmjaftueshme në rrafshin artistik,
duke u bërë ato si lëndë potenciale të leximit dhe imagjinatës sonë. Thjesht,
duhet zënë ngoje se më tepër se tekste, ato janë nëntekste, më tepër se shkrime
të filluara, ato janë shkrime të pambaruara.
Në gjithë këtë situatë
është e rëndësishme natyra e shkrimit si ngrehinë e papërfunduar, domethënë për
të funksionuar qoftë edhe në një trajtë gjysmake, për t’u përthekuar me një
frymë etj. Gjetja e këtillë nuk është paaftësi, por qëllim, nuk është nxitim,
por vizion. Edhe përkundër pandehjes së
tyre si sinopse, prapëseprapë, ato a priori ngjasojnë si tregime dhe
romane, të paktën mund të pëfytyrohen si të tilla. Këtë e pohon edhe vetë
autori duke na e forcuar bindjen se aty fshihet diçka më tepër se ajo që ne e
quajmë tekst tipografik. Bie fjala, prozat siç janë: “Emri përbindësh”,
“Trashëgimtari”, “Heroi i katastrofës” etj., ai i quan sinopse tregimi, kurse
prozat si “Eudoksia e Bizantit”, “Hadi ndryshe”, “Ipati, perandori pesëditësh i
Bizantit”, “Gjumi i Konstandinit të Madh” i quan sinopse romanesh. Shikuar
veçanërisht dhe përgjithësisht,
b) Silogjizmi i gjërave
Tendenca e autorit për
të krijuar një univers të dyfishtë të gjërave, pra të dukshëm dhe të padukshëm,
joshës dhe të pakashëm, është esenca e sinopseve; në fakt kemi të bëjmë me një
luftë të pareshtur me kohën konvenciale, shpërfilljen e saj me një gjakftohtësi
të jashtëzakonshme, por si rrjedhojë të mëpastajme gjithmonë duke krijuar kohën
artistike si vizion sui generis. Nga ky pozicion e shohim tek sistemon
tekste, vargje, fragmente, shkrime, pergamena, libra, citate, mendime, ngjarje,
rrëfime, palimpseste etj., duke i vendosur me zhdërvjelltësi të paparë në një
kontekst të veçantë rrëfimor, si një lëndë e parë tematike dhe poetike, por
gjithsesi që është e përpunueshme, e
zhdrivillueshme. Ndaj, edhe nga pikëpamja logjike
Në të vërtetë, mund të
thuhet se koncepti i kohës është personazh dhe ngjarje, dëshmi dhe vizion,
subjekt dhe objekt. Me një fjalë, është një kryesinops të cilin autori e ndan
në pjesë të imëta, me të cilat pastaj na e hap një rrugë induktive dhe
deduktive, për t’i vendosur gjërat në mozaikun e duhur. Brenda këtij rrafshi të
pakufishëm parakalojnë subjekte dhe objekte të shumta, duke u ndërlidhur midis
tyre në një pikë të përbashkët për nga përmbajtja dhe forma, si një gërshetim
tejet i larmishëm ose si një strukturë kaleidoskopike.
Teksa i lexojmë prozat
e Moikom Zeqos na duket se ndodhemi në një perandori subjektesh e personazhesh
nga më të ndryshmet. Dhe, përderisa qëndrojmë përballë tyre me gjithë
kureshtjen tonë, disi vetvetiu detyrohemi të pyesim si filozofi i paditur i
Volterit: madje arrijnë gjer në atë të
ardhshmen, si një vizion thuajse absolut, duke e sfiduar edhe vdekjen. Bie
fjala, në prozën “Shahisti” e shohim lojën e pakufishme të një dervishi
shqiptar, i cili përpiqet ta sfidojë kohën ose ta krijojë një kundërkohë, duke
synuar kështu një lloj pavdekësie; në prozën me titull “Prifti i Isisës” e
shohim tek zhvillohet një bisedë fantazmagorike në mes dy personazheve, njëri i
gjallë dhe tjetri i vdekur, ku po ashtu me një lehtësi të admirueshme sfidohet
miti i kohës, bëhet kalimi nga jeta në vdekje dhe, anasjelltas, nga vdekja në
jetë; në prozën tjetër “Njeriu prej avulli” e gjejmë tendencën e filozofisë së
ringjalljes ose atë riinkarnuese, thjesht na shfaqet ideja e riciklimit të
njeriut pas vdekjes nëpërmjet avullimit të pjesës së ujshme të tij; në prozën
“Lëkurët” e gjejmë rastin me operimin e personazhit Haki Gj., në trupin e
djegur të të cilit vendosen lëkurët e kolegëve të tij, ku më pastaj jeta dhe
vdekja zhvendosen në mënyrë të pandërprerë, me një varësi të çuditshme etj.
Të gjitha këto sillen
në rrethin e ngushtë dhe të gjerë të asaj që ne e quajmë kohë artistike, sepse
lëvizjet dhe zhvendosjet që ndodhin janë të natyrës konceptuale dhe krijuese,
janë perceptime të pashmangshme që shkrepin vetvetiu, që ndërtojnë një tërësi
të alternuar. Përveç asaj që është konkrete dhe objektive në rrafshin e
trajtimeve të shumta, aty pleksen edhe ato që janë abstrakte ose subjektive.
Shpesh gjërat krijohen në suaza të ëndrrës si kozmos më vete, për të sfiduar të
gjitha ligjet ekzistuese të kohës kalendarike. Në qoftë se e shohim prozën
“Njeriu i ëndrrave”, do të ballafaqohemi me një personazh të çuditshëm siç
është U. Rots, i cili vendos t’i sfidojë shkrimtarët e gjallë dhe të vdekur,
duke shkruar me mend libra në ëndrrat e tij. Kështu, duke e abstraguar edhe
jetën, edhe vdekjen, ai krijon motërzimin e tretë, mbikohësinë që zhvillohen në
një fushë asnjanjëse, siç është ëndrra. Pra gjërat lëvizin në mënyrë të
pandërprerë, sfidohen midis tyre në një rrafsh onirik, transformohen në mënyrë
të befasishme, zhbëhen fare pamëshirshëm, ringjallen si forma baladike,
përtërihen gati si me magji etj. Pavarësisht nga ekzistenca historike apo
aktuale, reale apo mitike, ato shfaqen në një moment tjetër, i cili shtrihet
kryekëput brenda kufijve artistik. Kështu gjithçka i nënshtrohet një procesi
identifikues dhe dyzues, sepse vendosen në kontekste të veçanta, në funksione
të reja semantike. Personazhet historike dhe imagjinare shpesh bëjnë jetë të
dyfishtë, në njërën anë vetëmjaftohen me vendin dhe kohën e zakonshme të tyre,
por në anën tjetër i kalojnë caqet e tilla dhe shfaqen në situata krejtësisht
të reja. Për shembull, në prozën “Centauri” ëndrra e malësorit Ukë na shpie te
figura mitologjike e centaurit; te proza “Shekspiri i shfytyruar” shohim sesi
gjërat e thëna nuk mund t’i rezistojnë mendimit, ato shndërrohen, ndryshojnë
vetvetiu nëpër kohë; në prozën “Qengji” trajtohet rrëfimi i Mis Durhamit lidhur
me gruan që e kishte ushqyer një qingj me gjirin e saj, por që ngjason me
Krishtin dhe Shën Marinë; në prozën “Dy personazhe në një” e gjejmë jetën e
dyzuar të perandorit Trajan, jetë të cilat duken të besueshme; në prozën
“Sizifi dhe Krishti” i gjejmë pikat e përbashkëta, por edhe ato dalluese në mes
dy figurave, njëra mitologjike, tjetra historike etj.
Duke u nisur nga e gjithë kjo lojë variacionale me subjektet dhe personazhet, autori arrin të krijojë funksionalitet maksimal të tekstit modest të cilin e quan thjesht sinops. Mozaiku i tij është plotësisht dinamik, shfaqet e rishfaqet në qindra e mijëra drita të ndryshme të cilat na çojnë drejt sferave të panjohura, drejt të mundshmes dhe të pamundshmes, drejt reales dhe imagjinares, për t’i bërë ato pjesë dialektike e metafizike të tekstit letrar. Në të vërtetë, kjo na krijon një lirshmëri të jashtëzakonshme për t’i përfytyruar të gjitha konceptet ekzistenciale, historike, filozofike, religjioze, letrare, gjuhësore etj.
c) Strategjia e leximit
Në këtë libër të
pazakonshëm ka një strategji të qartë krijuese, në radhë të parë që i përket
autorit si bartës i tekstit të quajtur sinops, dhe së dyti që i përket lexuesit
si vazhdues i natyrshëm i tekstit të tillë, me synimin për t’i dhënë një formë
më të rrumbullakuar. Me këtë M. Zeqo nuk dëshiron ta përjashtojë autorin nga
vepra e tij që e ka sjellë në jetë, por vetëm ta barazojë edhe lexuesin me të,
ose ta bëjë një partner të barabartë në lojën imagjinare të letërsisë, pra në
atë që në fushën e teorisë e quajmë
perceptim poetik. Kështu mund të pohohet se me sinopset e tij ai krijon një
qasje të drejtë dhe të zhdrejtë, një fushë të mjaftueshme për të vepruar autori
dhe lexuesi. I pari i sjell tekstet në mënyrë telegrafike, në formë të shpejtë
e të ngjeshur; i dyti duhet të ndërlidhet me to, të bëhet njësi përbërëse e
tyre, ta marrë stafetën nga autori dhe ta vazhdojë gjer në pafundësi. Prandaj,
në qoftë se në rrafshin parësor autorin e konsiderojmë si krijues të variantit
tekstor, atëherë në rrafshin dytësor lexuesin mund ta konsiderojmë si krijues
të invariantit. Thjesht, i pari është krijuesi, i dyti është rikrijuesi. Ose, i
pari është konceptuesi fizik, ndërsa i dyti konceptuesi metafizik. Megjithatë,
në këtë strategji