Kulturë
Xhevahir Cirongu: Adem Zaplluzha - poeti Prishtinas
E diele, 10.02.2013, 09:01 PM
Adem
Zaplluzha, - poeti Prishtinas që bën gurët e drurët të flasin …!
(Vështrim i shkurtër rreth katër librave me poezi)
Nga Xhevahir Cirongu
Poetët
shquhen nga të tjerët që shkruajn e krijojnë, sepse ata dinë të zgjedhin midis atyre magjinë e fjalës
së shkurtër, me ngjyrim të ylberta, me ngrohtësi si rreze dielli; me një
vargëzim të kristaltë si ujë burimi, që në fund të fundit depërton fuqishëm me
mesazhet e tij tek lexuesi duke u bërë profet i shpirtit të tyre. Ai udhëton në
kalvarin e viteve krijuese si një meteor që s’di të ndalet, por ecën me hapin e
një luani duke rrokur pas vetes poezinë. Si i tillë, ky autor ka ditur t’u dalë
hapur kohëve tinzare që në shumë mënyra kanë dashur t’i
ndalojnë fjalën e shpirtit, poezinë. Poeti nuk thyhet aq lehtë para
intrigave të pushteteve, të ligësisë që bën kushdo pushtet apo sundues
ndaj një pjese të shoqërisë tjetër me
gjuhë e zakone ndryshe nga pushteti sundues.
Aty në kullën e shpirtit të vet, poeti
Adem Zaplluzha rrit filiza pemësh
e lule të shumta që me aromën e tyre e me vlagun e plisit të tokës së
vendlindjes, shkruan vargun e poezisë. Tek bisedon me poetin, vetja të duket
sikur takohesh me dy botë: njëra botë
është e pashpirtë që ka mbjellë errësirë me dekada deri aty që edhe fjalën e
ndalonte për ta shprehur, dhe tjetra botë të shfaqet si një dritë neoni që
përcjell paqe, liri e zhvillim shoqëror demokratik të mbarë shoqërisë
njerëzore. Në copëza letre i shkruante poezitë
Ademi dhe i ruante diku në raftet e librave , besonte se në një të
ardhme do t’i botonte ato, sepse ato ishin pjesë e botës shpirtërore të tij,
por edhe brenga që një ditë do u
tregonin brezave se sa e vështirë ishte ajo kohë e zymtë me tokë të thatë
shpirtërore edhe për krijuesit
Kosovarë. Adem
Zaplluzha ka lindur në Prizren më 1943. Arsimin fillor e të mesëm e kreu në
vendlindje. Kurse Akademinë Pedagogjike
e mbaroi në Prishtinë. Për një kohë punoi mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës dhe Hoça të
Qytetit afër Prizrenit.Më von punësohet si përkthyes në Korporatën Energjitike
të Kosovës. Kjo ndikoi që të njihej me shumë probleme që kishte Kosova në atë
kohë e më von, liria e vërtet tek kosovarët mungonte e padrejtsisht ajo kishte
hapur plagë të shumta që duhej medikamenti për t’u shëruar. Një e tillë, por që
kishte forcë të madhe për të qënë e lirë Kosova, duhej edhe fjala e poetit.
Kështu,poeti Adem Zaplluzha filloi qysh në moshën e rinisë rrugën e vështirë, por plot krenari me vargun e poezisë duke e shkruar atë në fletore. Për herë të parë ai boton në
revistën ‘’Pionieri’’ një poezi në vitin 1957. Kjo i dha krahë Ademit si të shqiponjës, por edhe këngën e bilbilit
të derdhur me delikates në varg poetik. Më von me një grup shokësh të punës e
të penës, themelon grupin letrar ’’Lulëkuqet e Kosovës’’, e më von si shkas i
kësaj rrethane të krijuarë u botua përmbledhja me titull : ‘’Ngjyra e Kohës’’,
ku aty u përfshinë një numër i
konsiderueshëm nga ky autor. Kjo bëri emër në rrethet letrare e krijuese
të asaj kohe, pavarsisht nga rrethanat
që jetonte edhe vetë autori. Ai
ka botuar jo vetëm në revista për
fëmijë, por dhe në faqet letrare të gazetave që dilnin e dalin në Prishtinë,
Shkup e mirësi, por
edhe paqëtim. Objekit filozofik si krijues, gërmon nëpër skutat e shpirtit
njerëzor, lartëson vyrtytin, triumfon të mirën ndaj së keqes që shoqëria
njerëzore të jetë sa më e pastër në zhvillimin e përparimin e saj. Kështu,
autori kapërcen caqet krijuese deri në kufirin e përkthimit të veprës së tij
edhe në gjuhën Rumune,ngapërkthyesi Baki Ymeri me librin me titullin ‘’Pema e
Bekuar’’, që lexuesi Rumun e mirëpriti
me dashamirësi. Në lumin e krijimtarisë të autorit Adem Zaplluzha të cilat nuk janë pak, ne zgjodhëm vetëm katër vëllime prej tyre, për të sjellë para lexuesit copza
poezie të shkëputura prej tyre.Nga prurjet e kohëve të fundit të këtyreve
lumenjëve me botimet e botuara, autori
ka krijuar liqenin e vet shpirtëror ku kanë mbirë vepra të ndryshme si zambakë
të bardhë që japin mesazhe jete. Dhe ja më konkretisht si thotë poeti në
poezinë me titull ‘’Kërraba’’:
‘’ Një
hije flokëbardhë
Mbanë në
dorën e djathtë,
Kërrabën
e thinjur të shekujve
i mban të
gjitha mëkatet njerëzore’’
Poeti bën
dialog me veten, por edhe me të tjerët. Njeriu plaket, por s’duhet të bëjë
mëkate. Eshtë një thirrje e brendshme e autori
që e mbart fuqishëm nëpërmjet vargut edhe për të tjerët, pra mbarë
shoqërisë njerëzore që të mos bjemë në mëkatarë. Dhe vazhdon më tej me poezinë
me titull ‘’ Asnjë peshk i kaltër ’’ :
……………………………….
‘’Sa
qënkan të thepisura
Brigjet e
ikjes….!
Mbi supet
e ditës
Rëndohen
mjegullat
Asnjë
lehtësim
Pas
zbrazjes së shirave’’.
Meraku i
poetit shkon deri aty, se mos me anën e fjalës ka bërë mëkat ndaj Lokes së tij
që e lindi, i dha nga gjiri i saj sisë,
e rriti dhe e edukoi me fjalën e ngrohtë të dashurisë prindërore; sa edhe vetë
e kujton me mall kur vetë është prind e me thinja të bardha flokësh mbi kokë.
Në poezinë ‘’ Jam i bindur’’ poeti e thotë qartë me vargjet :
………………………………
‘’vetëm
fjala
Ka mundur
ta plagosë loken time,
Marrëzisht
të pakrehur ‘’
Ose:
‘’Ajo në
varfërinë e saj
Asgjë nuk
kapasur,
Përpos
fjalës
Dhe
flokëve të thinjura të dëborës ‘’.
‘’Ky gur
i murit të vajit
Askush
nuk di,
Se sa
vite vajton këtu
E muret qeshin e i përqeshin
(Marrë
nga vëllimi ‘’Si të flasësh me drurët’’,poezi )
Edhe në
librin me titull ‘’Kalorësit e mjegullave’’, poezitë rrjedhin natyrshëm me
sentenca orgjinale duke përshkruar frymën patriotike e atdhetare të shkrira në
vargun letrar, ku estetika, metafora, krahasimi , vyrtyti , burojnë nga shpirti
i autorit të gëdhendura në fjalën poetike. Kur lexuesi prek vargun poetik të këtij autori, ndjan
vlagun e tokës së vendlindjes, por e brengat që shuhen dalngadalë gjatë leximit
të poezive që kthehen në forcë e burim jete. Këtu qëndron magjia e vargut të
këtij poeti, sa poet e atdhetar. Në një poezi
thotë konkretisht:
‘’ Ne
dinim të pinim ujë guri
I
shtrydhë edhe lisat kur kishim uri,
Dhe
vrapuam pas kaprojve
Deri sa
takoheshim me etjen ‘’
Ose në
poezinë” Zëri im’’:
‘’ Zëri
im
Dashuri e
lashtë e lisave,
Aq shumë
i doje këngët
Sa që
ende i kërkon tingujt
Nëpër
xhepat e shqyer të luginave ‘’
Ndërsa lexon poezitë diellore me pika shiu në vëllimin e titulluar
‘’Hingëllimat e shiut’’, ndjen klithma paktonjësh për ditën e nesrme,por
shpalosen hapur hartat e atdheut me dhurimin e testamentin nipërve duke e
nxjerrë nga ashti i lashtë dardan. Ai përmend kodet tona që nga lashtësia me
zjarrin e tingullin e këngës të shkrirë në një trup të vetëm: Dashurinë për
Atdheun, për tokën tonë antike.
Në njërën
poezi , na e përcjell bukur me zë bilbili autori duke derdhur vargje me mesazhe
të qarta. Më konkretisht në poezinë’’ Toka ime antike’’.
‘’Në
brendësi të këngëve
Do ta
mbështjellim me guaskën e diellit,
Tërë
dashurinë për ty
O toka
ime antike ‘’.
Por,
autori Kosovar Adem Zaplluzha në poezitë
e veta, udhëton krenar duke i dhënë
tinguj muzikale poezisë të cilat nuk ndalen kurrë, ecin drejt së ardhmes me
mesazhin se e nesërmja do jetë më e bukur për shoqërinë tonë shqiptare e më tej.
Dhe këtë poeti e kërkon tek fuqia që përcjell
fjala, e sidomos fjala e gëdhendur poetike. Aty , Ademi ka gjetur
vetveten, por ngre edhe progresivitetin
e mendimit që duhet të
ndërgjegjësohet e gjithë shoqëria
njerëzore., sepse në fund të fundit mendimi i kulifikuar në çdo fushë të shkencës
sjell përparm e zhvillim. Ja edhe
mesazhi që na jep autori:
‘’Mos
është vallë kjo
Dhuratë e
Zotit!?
Që rriten
sot zambakët
Në majë
të shtagës ‘’
Kur lexon
vargun tek poezia me titull’’Koha e gjymtuar’’, të zgjon shumë kujtime dhe i
thua vetes pse na ndodh kaq shumë tragjikja?!
‘’ Ai shkëmb
U
bënë hije maleve
Zanat
këndojnë balada
Gjetheve
Gurët
ecin vertikalisht
Deri te
qiejt
Ku
zgjohen ninullat’’.
Ose:
‘’Si të
flas me drurët
Nuk kam
më kohë për pendesë,
Çfarë
kuptimi ka bukuria
Ne edhe kur flemë’’
Vlerat artistike që kanë vëllimet e autorit Adem Zapllusha, janë në radhë të parë pjesë e shpirtit të tij,por të gatuar me baltën magjike të vendlindjes, ku pasqyrohet virtyti njerzor së bashku me dashurinë, me pemët e gurët që lagen me vesën e shpirtit krijues, me portretizimin e figurave të personazheve nëpërmjet vargut poetik, me fjalën e shkruar që derdhet si mjalt në hojet e botimeve në librat e këtij autori, e që mbeten në memorjen e lexuesit tonë. Duke qënë një krijues me prodhimtari e cilësi të lartë në këtë dekadë të shekullit të XXI- të,Adem Zaplluzha zë një vend të rëndësishëm në letrat shqipe.