E hene, 29.04.2024, 09:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Lisi

E premte, 15.02.2013, 08:22 PM


L I S I

Tregim nga Dibran Demaku

Treni rrëshqiste mbi binarë me shpejtësi dhe ngjante me gjarpërin që rrëshqet mbi barin e blertë.Të gjitha dhomëzat e tij ishin të mbushura ding e disa nga udhëtarët qëndronin në këmbë nëpër korridoret e vagonëve.Në qytetin e madh kishte qenë ditë tregu andaj edhe treni ishte i tejmbushur me udhëtarët që ktheheshin nga ai treg që i kishte kodhur e sfilitur tërë ditën e lume.

-E shihni atë Lisin atje!-e kishte thyer heshtjën njëri nga udhëtarët që nga mosha ishte më i vjetri dhe nga koka kishte hequr plisin e bardhë.Të gjithë udhëtarët që ishin të ulur në atë dhomëz treni e kishin kthyer shikimin nga dritarja e trenit të shihnin andej nga kishte bërë me dorë Plaku.Lisi degëgjër dhe i gjatë maja e të cilit thuajse prekte qiellin. Të gjithë atyre që në ato momente shikonin Lisin degëgjër dhe të gjatë u bëhej se ai lëvizte atje tej në horizont, ndërkaq krijohej përshtypja se treni kishte ndaluar.Për një moment Lisi dhe degët e tij të gjëra u mbulua nga disa shtëpi që i dolën përpara.Edhe shtëpitë dukeshin sikur në ato momente të lëviznin sepse pas pak çastesh ato kishin mbetur anash,ndërkaq Lisi i madh kishte dalur sërish në plan të parë me tërë gjerësinë dhe gjatësinë e tij.

-Ai Lis ka përjetuar momente të tmerrëshme në jetën e tij!-e kishte thyer sërish heshtjen Plaku me plisin që tashmë e mbante të mbështetur për gjurin e këmbës së majtë.Ne sa ishim aty heshtnim si nënësit para mësuesit kur ai u tregon një përrallë…

-Lisi që në këto momente duket sikur lëvizë në jetën e tij shumëshekullore ka përjetuar dimëra të acartë dhe me stuhi shkattrrimtare!Dhe ato stuhi me borë e akull Lisit shpeshëherë ia kanë thyer degët dhe ja kanë sakatuar trupin.Vetëm rrënjët nuk ia kanë lëvizur dot!Sepse rrënjët i ka thellë në tokën-nënë!-vazhdonte të fliste Plaku që disa nga ne e shihnim për herë të parë në jetë.

-Përveq stuhive të natyrës ai Lis ka përjetuar edhe stuhi të tjera.Kanë ardhur këtej shumë hordhi barbare dhe gjatë rrugëtimit të tyre nëpër këtë tokë janë ndeshur edhe me Lisin.Dhe barbarët, si barbarë që janë, kanë zënë zili në Lisin për shkak të gjerësisë dhe gjatësisë së tij.Edhe ata ia kanë dëmtuar degët dhe trupin, por nuk ia kanë lëvizur dot rrënjët të ngulura thellë në Tokën-Nënë!...

-Nga i di të gjitha këto për atë Lis!- bëri pyetje pas një heshtjeje të shkurtër njëri nga udhëtarët i ulur afër derës së dhomëzës së trenit.

-Plaku me plisin e mbështetur në gjurin e këmbës së majtë pasi lëvizi pak nga vendi dhe pasi e ktheu shikimin andej nga i vinte pyetja tha:-E kam rritur shtatin në këto anë andaj edhe di shumë gjëra për Lisin!Si fëmijë kam lozur me bashkëmoshatarët e mij aty rreth Lisit dhe shpeshëherë edhe kemi pushuar nën hijen e tij.Bile ndonjëherë na ka zënë edhe gjumi nën hijen e Lisit.Në kohën e fëmijërisë sime kam dëgjuar edhe shumë gojëdhëna për Lisin!

Atëherë tregohej se nën hijen e Lisit kanë pushuar Zanat dhe Drangojtë pas luftërave të vazhdueshme e të lodhëshme me kuçedrën!Ne fëmijët kur i dëgjonim ato gojëdhëna në fillim na kaplonte frika, por pastaj me kalimin e kohës sikur bashkëjetonim me ato gojëdhëna!...Pastaj edhe ne bënim lojën e Zanave dhe Drangojëve në luftë me Kuçedrën shumëkrerëshe!...

-Ne menduam se do të na tregonit për ndonjë ngjarje të vërtetë nga jeta shumëshekullore e Lisit,ndërkaq ju po na rrëfeni përralla fëmijësh!-ia ktheu njëri nga udhëtarët e që rrinte ulur ballë për ballë Plakut.

-Gjella me kripë e kripa me karar thotë populli!-ia ktheu Plaku.Edhe ti more miku i mirë mos u ngut të nxjerrësh muhabete pa kripë! Merre gjithçka me qetësi dhe me durim!Uji i rrëmbyer kalon shpejtë dhe prapa lë gjëra të pa vlefshme!Por… ku e pata fjelën?! Ah, po, po…tek Lisi…Nënë hijen e atij Lisi kanë pushuar edhe shumë trima kur janë kthyer nga luftimet me armiqët e shumtë të kësaj toke!Aty nën hijen e tij i kanë shëruar plagët dhe pastaj sërish janë kthyer në beteja për të mbrojtur lirinë e këtij vendi!...Përveq kësaj nën strehën e atij Lisi janë mbajtur edhe shumë kuvende ku burrat dhe gratë e këtij vendi kanë lidhur besën dhe kanë bërë betimin!...Plaku fliste e fliste dhe fjala i kishte hije!...

…Por ai Lis në jetën e tij ka përjetuar edhe ditë të rënda! Të zeza!... Si ato të dimrit të pesëdhjetë e gjashtës! A keni dëgjuar ju për dimrin e egër të pesëdhjetë e gjashtës?-na u drejtua ai. Shumica nga ne rrudhëm krahët.

-Mos e keni fjalën për atë dimërin e egër të aksionit famëkeq të mbledhjes së armëve?!-Theu heshtjen burri që rrinte ulur ballë për ballë Plakut.

-Pikërisht për atë dimër e kam fjalën!-sikur nxitonte të përgjigjej Plaku.-Eh, more miqtë e mij se ç`dimër i egër ishte ai!-duke nxjerrë një ofshamë që i dilte nga vetë shpirti i tij.

-Në atë dimër të egër ne sikur na kishte dënuar edhe zoti e edhe pushteti!Që të dy ishin kthyer kundër nesh!Bora e madhe që nuk mbahej mend kishte mbuluar mal e fushë!Kishte mbuluar shtigje!Pushtetet e huaja që kishin kaluar këtej nuki kishin qenë fort miqësore me ne shqiptarët!Edhe pushteti i kohës së atij dimri të egër të pesëdhjetë e gjashtës kishte nxitur armiqësi me shqiptarët!U kishte kërkuar pushkë e armë të tjera që ata nuk i kishin!Dhe ata që nuk i kishin armët e kërkuara nga pushteti dhe nuk kishin mndësi materiale që t`i blenin dhe t`i dorëzonin, vaj halli për ta!Ata do t`i shtroheshin dajakut të përditshëm!Synimi i autoriteteve të pushtetit të kohës ishte që shqiptarët të linin shtëpi e katandi dhe të iknin nga styë këmbët!Gjatë atij dimri të egër shumë shqiptarë kishin lënë shtëpi dhe katandi dhe ishin shpërngulur në Anadollin e largët!Ata që kishin mbetur u ishin nënshtruar torturave nga më të n

dryshme!...

-Pushkën ose jetën!-do të kërcënonin policët e pushtetit të kohës.Shqiptarët kishin mbetur në mes kurdhës dhe çekanit si thotë një fjalë e urtë popullore! Ata, pra shqiptarët kishin mbetur nën mëshirën e të pamëshirëshmëve!...

Rrëfimi i Plakut sa vinte e bëhej edhe më i rëndë, më prekës!Ngjarjet që rrëfemte ai na preknin thellë në zemër dhe në shpirt…

-Në një ditë të ftohtë të atij dimri të egër të pesëdhjetë e gjashtës, unë që atëherë isha afro njëzetëvjeçar isha nisur po me tren për në tregun e qytetit ku ishim ne sot! Edhe atë ditë mu sukurse sot treni ishte i mbushur përplot me udhëtarë.Shumë halleghjinjë ia kishin mësyer tregut për të blerë gjëra ushqimore apo ndonjë leckë për të mbuluar trupin në atë acar të paparë deri më atëherë!...Kur po kalonim afër vendit ku ndodhej Lisi një pamje e tmerrëshme na vrau të gjithëve në shpirt e në zemër! Nga dritarja e trenit na u shfaq një pamje makabre që përdorte në atë kohë pushteti ndaj shqiptarëve.Për trupin e Lisit kishin lidhur një të pafat!E kishin lënë vetëm në këmishë e në tlina dhe pa qorapë në këmbë!Pra, e kishin lënë krejt të zbathur!Me këmbë të zbathura në borën e ftohtë të atij dimri të mmallkuar! Pak më tej Lisit një zjarrë dhe dy polic të pushtetit që ruanin njeriun e lidhur

për Lisi!

-„Vallë çfarë ka bërë ai i shkretë që e torturojnë në mënyrë aq mizore!“-pyesnin në heshtje zemrat tona të ngrira!Dikush që ishte më i dobët nga zemra mbulonte sytë me duar që mos ta shihte at? pamje aq mizore që e shfaqte pushteti i kohës!Ne që bënim pyetje në heshtje sigurisht që e dinim edhe përgjigjen:“Ai i shkret sigurisht nuk kishte pasë pushkë për të dorëzuar sipas kërkesës së autoriteteve të pushtetit dhe ata e kishin zgjedhur atë torturë për të!Me atë torturë ata kishin synuar që ta thenin atë shprtërsht dhe fizikisht ndërkaq të tjerëve t`u tregonin se çfarë do t`i gjente nës nuk do t`u përgjigjeshin pozitivisht kërkesës së autoeriteteve të kohës!“

-Të them të drejtën se atë ditë sa ishim në treg mendjen e kishim tek ai i pafat!-vazhdonte rrëfimin e vetë Plaku.-Dhe thuajse atë ditë nuk blemë asgjë në treg!Në zemrat tona kishim vetëm një dëshirë:Që kur të ktheheshim për në shtëpitë tona me trenin e pasditës mos ta shihnim atë të pafatin të Lidhur për Lisin!Por… edhe kur ne po ktheheshim ai ndodhej po aty i lidhur në trupin e Lisit!Askush nuk kishte pasur guxim t`i shkonte në ndihmë! Askush nuk kishte i kishte afruar së paku një palë qorapë për këmbët e tij të ngrira!...Nuk shihej më as zjarri i ndezur dhe as policët që e ruanin ! Ata kishin ikur!Burri i lidhur për Lisi tashmë nuk lëvizte fare!Rreth lisit dhe rreth këmbëve të tij kishte shkrirë dëbora!Nga larg trupi i tij i lidhur për Lisi ngjante në një permendore!...

Lisi dhe fshati i Lisit tashmë kishin mbetur shumë larg nga ne.Në horizont tashmë shfaqej një fushë e blertë.Edhe në tren njerëzit kishin zënë të rralloheshin.Ata i kishin marrë me vete staconet nga kishte kaluar treni.Edhe në dhomëzën tonë të trenit tashmë kishte disa vende të bashatisura.Plaku kishte përfunduar rrëfimin e tij për Lisin dhe tashmë sikur po luante me plisin e tij që e gjuante nga njëra dorë tek tjetra.Ai plis i bardhë si dëbora ishte nxirë në fundin e tij nga djersët e viteve…

( Ky rrëfuim për Lisin kishte ndodhur këtu e tridhjetë vite më parë.Që nga atëherë koha është përbiruar si nëpërmes vrimës së gjilpërës! Për Plakun rrëfimtar tashmë nuk di askush se nga ka shkuar dhe nëse jeton ende?!Mbase ai tashmë ndodhet në botën e përtejme...

Ndërkaq autori i tregimit tashmë mbi njëzetë vjet ndodhet në mërgim dhe nuk di më asgjë për Lisin degëgjërë dhe të lartë maja e të cilit prekte qiellin…).



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora