Kulturë
Gjon Keka: Mbi Lirinë dhe patriotizmin
E merkure, 13.02.2013, 09:09 PM
Mbi
Lirinë dhe patriotizmin
Nga Gjon KEKA
Asnjëherë
dhe në asnjë shekull apo vite përgjatë gjithë historisë nuk janë shuar
përpjekjet e kombeve për liri , për të rregulluar natyrën e tyre ,karakterin
dhe rivendos identitetin e tyre origjinal ,kjo për faktin se ato kombe kanë
pasur deformime përgjatë historisë si rezultat i pushtimeve të ndryshme barbare
të cilat kanë lënë pasoja të thella dhe kanë çorientuar ato si dhe ndal në
rrugëtimin e tyre historik drejt të ardhmes.
Prandaj
një hap i madh e i urtë përgjatë historisë mund të jetë një hap i shumëfrytshëm
që drejton kombet drejt rigjetjes së rrënjëve të lashta të tyre dhe të
restaurimit të plotë të rrugës gjatë të cilës ata u persekutuan dhe u përbuzën
sidomos gjatë pushtimeve të egëra nga popujt ardhacak.Duhet thënë se kombi
shqiptar e ka rastin e tij të madh që jo vetëm të rigjej rrënjët e tij ,por
edhe të restauroj rrugën si dhe të përjetoj një ringjallje që jo vetëm do ta
bashkonte atë shpirtërisht por edhe trupërisht me vetëveten në mënyrë të
natyrshme si dhe do ta rikthente atë automatikisht në mesin e familjës së
lashtë europiane.
Duhet
nënvizuar këtu se kombi shqiptar europian nuk është një pjesë e rastësishme
brenda racës së përgjithshme njerëzore ,as nuk e ka lidhur asnjëherë përgjatë
historisë fatin e saj me atë të turmave të huaja endacake apo mbetjeve
sulltaniste të cilat iu kanë ngjitë përgjatë historisë dhe pushtimeve nga
Perandoria barbare otomane ,sllave etj.Por ai është një komb i lashtë me rrënjë
të thella dhe me një strukturë organike, esenciale e vitale brenda racës së
përgjithshme njerëzore posaçërisht racës së saj europiane.
Megjithkëtë
ajo që dua këtu të shtroj është lira dhe patriotizmi i këtij shekulli tek ne,
si dhe aftësia e lidershipit dhe gjithë kombit për të mbërri me urtësi deri të
uniteti i plotë dhe i natyrshëm i kombit shqiptar europian ,ashtu siç ishte që
në fillimet e tij .Për t'u relizuar të gjitha këto së pari do të duhej të
ndodhë restaurimi dhe ringjallja e plotë e kombit, pastaj një unitet kombëtar
sa më i fuqishëm i cili mund pastaj të trajtoj me vëmendje të madhe dallimet
dhe defketet që përbëjn sifdën më të madhe si të vetë kombit shqiptar ashtu
edhe të tërë gadishullit Ilirik.Mendoj se po të përjetoj një ringjallje kombi
ynë dhe të restauroj rrugën e tij ,askush nuk do të kishte më asnjë arsye dhe
asnjë vegël të huaj që do të mund të luante me ndjenjat kombëtare të kombit
shqiptar ,as me përkatësin e tij ,identitetin dhe gjenezën e tij të lashtë nga
brendësia e familjes së tij europiane.
Të gjithë
armiqët si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm më nuk do të kishin asnjë mjetë
për të provuar kundër kombit shqiptar dhe të gjitha gënjeshtrat do binin para
fytyrës së tyre të hipokrizisë dhe demonizmit.Ringjallja dhe restaurimi i
kombit shqiptar do të ishte akti më i madh historik i tij dhe sublim i
nxjerrjës së tij në dritën e plotë dhe në zhdukjen e errësirës si kundër tij
ashtu edhe brenda tij.
Po të
ndodhte një gjë e tillë sa i lumtur do të ishte kombi në tërësinë e tij, çdo
shqiptar do të ishte njësoj i mirë, i rrespektuar lartë si një qytetar i ndonjë
vendi tjetër në europë dhe anasjelltas, paragjykimet do të zhdukeshin ,kjo për
faktin se ai tanimë do të prezantonte një identitet real të tij,një kulturë
rrënjësore europiane të tij ,pra kështu ai do të ecte në rrugën e përbashkët
drejt një fati të përbashkët me familjen europiane.Thjeshtë të gjithë kufijt do
të binin përball këtij realiteti të ndriçuar të tij dhe të gjithë do të shihnin
veten njësoj në dallime por me një prejardhje të njëjtë nga rrënjët e tyre
brenda familjes së lashtë europiane.
Kjo
pastaj nënkupton edhe bashkëpjesmarrjen si në jetën e përbashkët të kësaj
familje ashtu edhe në të mirat dhe në fitoret që do korrë ajo ashtu duke u
fuqizuar gjithnjë e më shumë ,por gjithnjë e mbështetur në shpirtin themeltar
të saj dhe vlerat e pavdekshme.
Kështu do
të mund të shihnim se si të gjitha gjymtyrët e kombeve që përbëjn një trup të
përbashkët të kësaj familje do të shkelqenin të lumtura ,me një mirëqenje të
lartë ,liri dhe atdhedashuri secili për kombin e tij dhe të gjithë për tokën e
përbashkët të tyre ku jetojn si familje dhe anasjelltas.Një familje e tillë e
bashkuar dhe mbështetur në shpirtin e saj themeltar është vatër e shenjtë e
virtyteve më të mëdha e kombeve brenda saj dhe një rrezatim për botën
demokratike në tërësi.
Tani
shekulli XXI sidomos në gadishullin Ilirik po shihet si shekull i ndezjes së
nacionalizmave dhe patriotizmit ,kjo në shikimit të parë përbën arsyen dhe
domosdoshmërinë që ky rajon të rikthej gjënë e vetë të munguar prej kohërave të
përmbysjes së tij nga pushtuesit barbar ,pra të gjej paqen e brendshem dhe të
jashtme dhe të rikthej natyrën e vërtetë të tij.Ndërsa në anën tjetër kjo mund
të shihet edhe si një lëvizje e kombeve në detin e trazuar të këtij rajoni për
të dal ashtu ose të gjithë kombet autoktone të shpëtuara në tokën e tyre ose
sërish të pakonsoliduar dhe pa vendin e tyre të merituar historikisht.
Por ka
edhe shenja tjera në këtë shekull të ndezjes së “ nacionalizmi artificial apo
plastik“ kjo për faktin se në këtë rajon kemi popuj ardhacak siç janë mbetjet e
pushtuesve turq, sllavë etj të cilat akoma disa me ideologjiën e tyre
sulltaniste e të tjera me megaliden dhe naçertanin duan që me demonizmin e tyre
ose të rrënojn të gjitha gjurmët e kombit shqiptar ose ta bëjnë atë vegël të
tyre duke e skllavëruar ,këto shenja të kësaj ndezje “nacionalizmash plastik”
të tillë jane jo vetëm fatkeqësia e këtij rajoni por edhe më gjerë.
Ndërkaq
ajo që duhet vënë re këtu është dallueshmëria në mes të patriotizmit të vërtetë
dhe atij të rremë.Patriotizmi është më shumë dashuri të sinqert kudo që të jesh
për kombin dhe më shumë rrespekt për të tjerët dhe anasjelltas.Patriotizmi
është gurthemel i zhvillimit të kombeve, individit ,qytetarit etj, një qytetar
patriot është një atdhedashës punëtor ,frytdhënës mbrojtës i qenjes kombëtare e
identitare me argumente përball shigjetave të brendshme dhe të jashtme të
armikut kudo që te jetë, një qytetar patriot është një qytetar i sigurt i një
kombi të zhvilluar,të civilizuar dhe të rrespektuar nga të gjithë.
Ndërsa
një patriotizëm ,pa aftësi, efikasitet ,edukim të shëndosh të brezave ,ecjea në
vizionin e etërëve të kombit dhe frytdhënie është patriotizëm i
pashëndetshëm,bosh, dhe një lloj sëmundje apo çrregullim i brendshme i
kombit.Një patriotizëm që nuk niset nga premisa e ndjekjes së përbashkët të
gjërave të larta e fisnike për kombin ai nuk është patriotizëm ,ai është
patriotizëm instiktiv dhe i padobishëm.Poashtu një “patriotizëm” që ushqehet
nga mësues të huaj ideologjikisht helmues të cilët kan si mision për të sjell
përçarje të brendshme kombëtare ai nuk është patriotizëm por një lloj
patriotizëm më kapelë të huaj.
Sepse
koncepti i patriotizmit të vërtetë është i lidhur ngusht me ekzistencën e jetës
reale kombëtare,të identitetit, me rrënjët ,etërit, kulturën burimore,edukimin
e brezave ,dhe ecjes në vizionin e paraardhësve.Thjesht patriotizmi i vërtetë
është thirrje e brendshme nga shpirti e çdo qytetari, individi ,intelektuali
etj për t'u ulur në tryezën e përbashkët të kombit dhe për të shikuar gjërat,
gabimet,punët që duhet bërë ,frytin dhe zhvillimin e përgjithshëm të tij, një
patriotizëm i tillë është patriotizëm që bashkon, që jep fryt ,që ngritë
rrespektin e thellë për vlerat e tij në mënyrën me të lartë dhe që ngazëllen
zemrën dhe fytyrën e kombit duke e bërë atë të rrespektuar nga të tjerët dhe
anasjelltas.
Ndërkaq
poashtu në këtë kohë nuk ka njeri ,popull ,komb dhe shtet që nuk flet për
lirinë ,mungesën e saj apo keqpërdrimin që i bëhet asaj.Liria është vlerësimi i
jetës së një populli dhe fatit të tij ,popujt që kanë mbajt gjatë zingjirët e
skllavëruisë në qafën e tyre gjithnjë kanë luftuar dhe janë përpjekur pandalur
për lirinë dhe emancipimin e tyre.Por ka pasur raste kur disa nga popujt posa
kanë këputur zingjirët nga qafa dhe kanë shijuar për një kohë lirinë ,me apo pa
vetëdije i kanë lidhur këmbëtë e tyre po me të njëjtët zingjirë të skllavërisë
dhe kështu dëmi jo vetëm ka qene i dyfisht por edhe fatin që kishin për ta bërë
liriën e tyre një kuror mbi kokën e popullit të tyre.
Duhet
nënvizuar se liria është kusht i gjithë lumturisë së një kombi ,pra tregon se
ai ashtu siç është dhënë mund edhe t'i ikën nga duart popullit nëse keqpërdoret
apo nuk sillet për ta realizuar vetëveten dhe të ardhmen e brezave duke e bërë
një komb të ndritshëm dhe të lulëzuar në të gjitha fushat.Një komb i lirë i
zhvilluar është ai që vlerëson lirinë dhe ruanë atë si kuror të jetës së tij
reale , një komb i tillë qëndron vërtetë në një tokë të frytshme, nën një qiell
të bukur,ku lulëzojn tëgjitha segmentet e jetës së tij dhe ku shpirti i tij
nxjerr dritën për brezat si një llamb që i udhëheq ata drejt të ardhmes me
vizion dhe siguri të madhe.
Me fjalë të tjera liria është shëndeti i kombeve, është çmimi i përgjakur,është jeta e ligjshme e kombeve ,është vula që brezat mund të shënojn në faqet e tyre të jetës kombëtare në të ardhmen.Kështu që një komb më gjymtyrë të mbushura nga gëzimi me patriotizmin e vërtetë ,lirinë e vlerësuar si vulë dhe kurorë të artë të jetës së atij kombi, ai sigurisht se është një komb i pavdkeshëm dhe i rrespektuar thellë nga të gjithë dhe një komb i brezave të lumtur.