E hene, 05.05.2025, 02:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Alush Hoti: Oj, toka ime histori...

E enjte, 14.02.2013, 09:17 PM


P o e z i

Alush I. HOTI

OJ, TOKA IME HISTORI...
(Kushtuar kthimit biblik të popullit shqiptar në trojet e veta, me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës)

Në fillim
Ua kujtoj pak histori...
Zjarr e vrasje në tërë Kosovë
Heshtjen e llahtarshme
Krismat e armëve e thyen
Tymi dhe zjarri arritën qiellin
Bashkë me errësirë
Frikë e trishtim
Ankth
Ndarje nga jeta
Kordonë policësh
E paramilitarësh serbë
Vrasje e masakra

Dëbim nga atdheu
Eksod
Kolona pafund
Rrugë e gjatë
A po e shkelnim
Për herë të fundit
Truallin stërgjyshor
Vallë
A do ketë kthim ndonjëherë
Kjo pyetje e rëndë
Si natë varri
Mos është udhëtim
Golgotë
Si histori
Arbëreshe e Çame
Apo mote historie
Nga sanxhaku e Nishi

Kolonë e gjatë njerëzish
Refugjatë
Të përlotur e nëpër baltë
Plotë ëndrra e shpresa
Edhe pse
Atdheu po digjej
Po shëmtohej
E tmerrshme
O, i madhi Zot

Katilët vrisnin pamëshirshëm
E ne ecnim dhe ecnim
Sikur në pambarim
Duke qenë dëshmitarë
Të rrugëve me kufoma
Pleq gra e fëmijë
Rrëfim rrëqethës
Dehje trishtimi
Çdo gjë i ngjante
Shesheve të përgjakura

O, Zot
Atdheu po mbetej pa njerëzit e vetë
Kushedi se ku do ndalen
Do bëhen plagë mërgimi
Mërgimit të pa adresë

E toka rëndohet
Me varre e gjak përcëllues
Me lot nënash
Motrash e nusesh
Ndjenjë llahtarie
Sikur shekulli përmbysej

Rrugëtim i paparë
Digjeshin librat
Edhe emrat
Me shkronjat shqipe

Por erdhi qershori
Që i ktheu shpresat
Sikur ndodhi mrekullia

Kosova Dardane
Në gjirin e saj
Sërish përqafonte njerëzit e saj
Të jetojnë e frymojnë shqip
Por tash
Edhe të vdisnin të lirë

Ndodhi ky
Kthim biblik
Kthim i shekullit shqip
Trojet çmendeshin nga gëzimi

Oj, Kosova Dardane
Sa më përmallon historia jote
Kthesë e madhe
Përgjegjësi e madhe për lirinë
O, kombi im
Që ta pres bashkimin
Që ta kërkoj përqafimin
Se këtë gjaku e kërkon
Oj, toka ime...



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx