Kulturë
Mazllum Saneja: Magjia e poezisë
E enjte, 14.02.2013, 09:39 PM
E S E
MAGJIA E POEZISË
-Xhemil
Bytyçi : „Në brendinë e fjalës” (Poezi të përzgjedhura)
Published
in USA, 2012.
NGA
MAZLLUM SANEJA
Kalorës i
erërave
I fjalëve
Farkëtar
i urtësisë
E
përjetshme dritë
E atDheut
(„Dritë e
përjetshme” – kushtuar Ali Podrimjes)
E nis
këtë shkrim me poezinë “Dritë e perjetshme” kushtuar bardit tonë kombëtar Ali
Podrimjes për të vazhduar këngën e tij
të ëndërruar në kërkim të njeriut, që
ndër duar poeti mban gjithnjë një grusht dhe Kosove ndërmjet jetës a
vdekjes në kujtimet e rënda dhe të trishta, kur lotët të pikojnë mbi plagët e
shpirtit, se ngado që të shkosh nëpër botë duhet nderuar gjakun e derdhur për atdhe
dhe liri , sepse nuk bën të nëpërkëmbet liria e fituar me gjakun e derdhur të
bijve më të vetëdishëm të kombit, thotë poeti ynë, sepse si humanist i epokes do të dëshironte të fluturonte me krah
engjëlli:
„Lart
atje
Në
mbretërinë e yllësisë
Dashuri
të promovojmë”
(„Platoja
e yllësisë”)
Dhe, ky
mesazh humanist i poetit, që në botë të mbretërojë dashuria dhe harmonia mes
popujve, mesazh ky aq i rëndësishëm dhe me vlerë, kur na vjen nga një poet, që
është një mjek i njohur në përmasa evropiane në fushën e urologjisë dhe të
kirurgjisë.
Libri më
i ri i poetit Xhemil Bytyçi na vjen si libër i arrirë dhe i pjekur
artistikisht, me poezi të zgjedhura të
marra nga katër vëllimet poetike të botuara mëparë: „Dëgjoj shushurimën”,
„Fijet e fjalëve”, „Zjarr i lënë në harresë” dhe „Rreze yjesh” me një titull
simbolik dhe metaforik „Në brendinë e
fjalës”.
Poeti
Xhemil Bytyçi, si një dëshmitar analitik thellë e ka ndier dramën tragjike të
popullit të vet, i pashkëputur dhe i lidhur
emocionalisht
dhe shpirtërisht me vuajtjet, dhembjet dhe sëkëllditë e përditshme, në të cilën
ka jetuar dhe vepruar poeti.
Duke parë
nga çdo anë imazhe trishtuese të luftës, se si pareshtur vritej e masakrohej
populli i pambrojtur shqiptar nga një barbari apokaliptike, nga skuadronet
paramilitare serbe, qe në Kosovë mbillnin shkrumb e hi, poeti asnjëherë nuk do
të bjerë në rezignacion as dëshpërim, po gjithnjë shpresëdhënës, duke thirrur
që të zgjohemi, se jemi „shqiponja të lashta”, apo „zgjohu, se dolëm nga nata”.
Ja, sa
shpresëdhënës dhe optimist është poeti ynë, kur thotë se / „nuk bën të vajtohet
e kaluara / aty është fshehur e ardhmja” , se, diku në horizont do të duket
Feniksi, ai zog i përtërirë nga hiri, që do ta mund gamën e së keqes.
Duke
lexuar me vëmendje poezinë e poetit Xhemil Bytyçi sikur gjendemi në një gjendje
katarze, që t’i shkruajmë gjithë ata emra të humbur, që as emër as mbiemër nuk
donin të na linin, ata emra shkruar me gjak, në mur, në gur, që t’i qes hapat
që „kohën e humbur ta zë” siç shkruan me
të drejtë poeti, që emrin e vet, të popullit të vet – të mos e humbas kurrë ,
sikur dëgjoj diku thellë klithmën e poetit, që do të arrij të mbijetojë fal
guximit, dinjitetit dhe heroizmit stoik.
Dhe si të
mos pajtohem me poetin kur shkruan:
„ Aty ku
linda
Dhe
eshtrat dua t’i lë
Në tokën
e shenjtë...”
(“Aty ku
linda”)
Apo, kur
poeti përkujton tmerrin dhe hatanë e ndodhur në Atdheun e vet, ku mes gjithë
asaj gjëme, klithmave, vajeve e eksodeve mbeti „vetëm pasqyra e thyer e vajit”,
duke qëndruar gjithnjë stoik karshi fërfëllizave të papritura të jetës, për të
ia lënë si dhjatë të përjetshme mikut të vet të mërguar në Amerikë, që tingëllon, si një porosi shpresëdhënëse:
„ Merre
këtë gur, miku im
Atje larg
ta kesh për kujtim
Ditë e
bardhë të agojë
Bota të
na shohë mbarë
Me një
guri para portës së historisë
(“Merre
këtë gur”)
A nuk
është kjo një dëshmi e ekzistencës sonë kombëtare.
Duke
lexuar me vëmendje poezinë e këtillë si dhe poezitë e tjera të këtij vëllimi me
poezi të zgjedhura “Ne brendinë e fjalës” nuk mund të mos ngashërehem dhe
tronditem sikur ngjet me poezinë e lexuar “Betohu në yllin e tij” që është një
himn panegjerik, dëshmorit tonë Triumf
Rizës, i cili zgjuar rri mbi Atdheun, sepse ai përgjithnjë do të mbetet si një
“Trim yllësie” , ku me të drejte figurën e tij e ngre në një simbol nderi dhe
guximi; apo kur lexojmë poezinë prekëse „Ku e ke shtëpinë motër”, ku poeti shprehet
me një lirizëm të hollë njerëzor dhe poetik kundruall kësaj krijese të brishtë
njerëzore, e cila përjetoi për të gjallë tërë tmerrin e ndodhur, sepse:
Ishe
gonxhe si një lule
Të
këputën të gjithë
Unazën e
mishit ta shqyen
Humbe më
të çmuarën...
(“Ku e ke
shtëpinë motër”)
duke na
përkujtuar ndjeshmërinë e tij të madhe karshi vlimit më të prekshëm njerëzor.
Duke
korresponduar me kohën që jeton dhe botën përreth, poezia e Xhemil Bytyçit
është e ndieshme jo vetëm karshi dramës
njerëzore:
Ç’është
kjo gjëmë
Nga ajo
tufë
Vetëm një
zog këndon
Përtej
kufirit
Një zog
fluturon
Pa
pasaportë
(“Një zog
këndon”)
Po, në të
vërtetë është një provë shpëtimi dhe, gjithashtu manifestim i pafuqisë së
njeriut kundruall shtypjes absurde dhe të pamëshirë të realitetit ekzistues:
Dëgjoje
zemrën time
Zemrën
tënde dëgjoj
Edhe kur
klith
(„Dëgjoje
zemrën tënde”)
Thonë se
të kuptosh njeriun tjetër e veçmas të sëmurin duhet të kesh një mirëkuptim dhe
ndjeshmëri të madhe njerëzore, e poeti ynë që në jetën e përditshme është mjek që shëron njerëzinë
përreth, ai e ka këtë dhanti dhe, depërton thellë në skutat më të errëta të
psikikës e shpirtit njerëzor, sepse:
Fije
fjalësh në qëndisje
Në një
cep qielli
Fjolla
drite e njerëyimit
Për një
pikë dashurie
(„ Fijet
e fjalëve”)
Dhe, kjo
grimcë dashurie që shpeshherë i mungon botës së sotme marramendëse të konsumit,
botës së sotme të shurdhër dhe indiferente, ku vendin e dashurisë dhe të lirisë
zëvendësuaka pushteti i parasë, i dhunës dhe i pazarllëqeve gjithëfarëshe.
Duke
lexuar me vëmendje të lexuesit kurioz veprën poetike te poetit Xhemil bytyçi
“Në brendinë e fjales” lirisht mund të konstatoj se ky lloj i veçant poezie
eliptike e begaton dhe e shpie mëtej poezinë moderne shqipe.
Varshavë,
MAZLLUM SANEJA
Janar
2013