E hene, 05.05.2025, 02:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Malli për Medvegjën

E enjte, 14.02.2013, 09:24 PM


MALLI  PËR  MEDVEGJËN

Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua  n’ Medvegjë,
Qe sa  kohë s’ jem  pa , o,  unë , dajën Rexhë ?!
Ta përqafoj fort dhe ta pimë nga një   kafe ,
T’i qajmë dertet s’ bashku dhe t’i ndërrojmë pak llafe !

Ka shumë kohë e vite, që nuk  jemi pa –
Lotët  nëpër faqe, neve  na janë  tha !
Dushmani  i zi, o, neve na ka nda –
Mos me  u pa  ndër veti, as  vëllai  me vëlla !

Na ka hy ndërmjet  dushmani si kaçë –
Nuk na la n’ këtë jetë , na  kurrë me u kënaqë !
Nuk e shohim t’ riun, nuk e shohim t’ vjetrin –
Po vdesim me mall  me e  pa njëri – tjetrin !

Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Llapashticë –
Ta ndiej bacën Ukë, kah luan me mezhnicë !
Se ku bien mezhnica – aty hidhen vallet ,
Kështu harrohen vuajtjet , kështu harrohen hallet !...

Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua n’ Bojnik –
Ta shoh mixhën Sylë, se asht shpijanik !
Do t’ na banë mikpritje , na banë muhabet ,
Do t’ na tëhollojë pite , pulën do t’ na e pret !

Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua në Vllasë –
Qe sa kohë s’ jem pa ne, o , me tezën Hasë ?!
T’ dalim e t’ pushojmë nën hije te bojlia ,
Ta shtrojmë muhabetin – tezja na pjek flija !

Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua në Vrapcë –
T’ pimë duhan me llullë e ta ndezim me gacë !
Siç e kanë zakonin burrat në Gollak –
Pas darke na sjellin molla me pështjellak !

Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua  n’ Sjarinë –
Qe sa kohë s’ jem pa  ne , me  hallën –  Sabrinë ?!
T’ dalim  krah për krahu  bashkë me bacë Hajzerin –
Në Bajë të Sjarinës  ta shijojmë Gejzerin !

Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua   n’ Tupallë –
Me vëllezër  e motra s’ bashku me u çmallë !
Të ulëm këmbëkryq te mullari i lamës –
Ta qes gishtin n’ vesh dhe t’ ia themi këngës !
Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua   n’ Dukat –
Qe sa kohë s’ jam pa  ne, me  mixhën  Murat ?!
Të ulëm nën hije te dardha e livadhit –
T’ këndoj këngë burrërie nën tinguj t’ kavallit !

Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua  n’ Dediç –
Qe sa kohë s’ jem pa , ne , me shokë e me miq ?!
T’ ulemi këmbëkryq  mbi  qilima t’ shtrojës –
Dhe t’ ia themi s’ bashku këngës edhe lojës !

Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua  n’ Gërbac –
Ta shoh  mixhën Xhelë ,  ku  na  mbet ai  bacë ?!
T’ ulemi këmbëkryq ne , s’ bashku rreth oxhakut –
Dhe t’ i kujtojmë trimat e  pushkës dhe çarkut !

Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua   n’ Ramabajë –
Qe sa kohë s’ jem pa ne,  me teze e me dajë ?!
T’ ulemi  këmbëkryq  n’ odë  t’ shtruar  me  jana  –
Bashkë me shokë e miq të luajmë  me filxhana !

Oh, sa m’ ka marrë malli me shkua  n’ Starabajë –
Shumë kujtime t’ vjetra në zemër i mbajë !
T’ ulëm  n’ ballë t’ oxhakut nën dritën e llambës ,
Me burra t’ konakut ne t’ ia themi këngës !

Zemra flakë po m’ digjet  për grykë t’ Jabllanicës ,
Që të ngjitëm brigjeve n’ atë katund të  Sfircës !
T’ dal  në një   bregore ku shkrepë  rrezja e diellit –
T’ këndoj  këngë   malësore  nën tingujt e fyellit !

T’ dalim , të shëtisim  mu  në  maje  Tepje ,
Dhe t’ ia themi  këngës  atje për shtatë qejfe !
T’ dalim  n’ Velegllavë e n’ maje t’ Setilisë –
Dhe t’ ia themi këngës n’ tela t’ çiftelisë !

T’ vrapojmë për  marama , t’ qesim gurapesh ,
Siç ishte zakoni kudo në mes nesh  !
T’ ulemi  këmbëkryq në odat e burrërisë
Dhe t’ ia themi këngës n’ tela të sharkisë !

Oh , sa m’ ka marrë malli me shkua  n’ Kapit –
Qe sa kohë s’ jem pa  ne , me axhën Sabit ?!
Për pa i  pa  këto fshatra , pa e pa  Kapitin –
Unë i lutëm Zotit , t’ mos  ma  marri  shpirtin !

Gjilan, më 08.02.2013. Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx