Kulturë
Agim Gashi: ''Dita e Pavarësisë''
E shtune, 16.02.2013, 01:24 PM
ANALIZE
KENGES SIME „DITA E PAVARSISE“
Shkruan: AGIM GASHI
Pesë vite
pas pavarsisë së shtetit tonë Dardanisë, po e shofim se jemi mashtruar duke
treguar eufori të tejskajshme.U mashtruan poetët, këngëtarët, gazetarët, bujku
e puntori, ushtari e polici....u mashtruam të gjithë. Unë, edhe e kam ditë se
jemi keq të mashtruar dhe se asnjëherë nuk u gëzova tejmase për aktin e
pavarsisë. Kur në Senacen Solemne të shpalljes së Pavarsisë na doli Jakup
Krasniqi me flamurin që kishte gjashtë „zvezdica“, jamë rrënqethuar dhe
menjëherë më dolen skena nga sheshet e qyteteve tona, ku legalisht dhe në sy të
kamerave nga mediat e hauja dhe ato vendore, i vehej flaka shqiponjes
dykrenare, flamurit të Dardanisë që kishte të gjitha elementet shqiptare, si
dhe lavdërimi i atyre që ia qitshin flakën flamurit e atdheut. Kosova sot e ka
qiellin e kaltër,e ka zemrën e pastër dhe se zbardhi ajo e lumja ditë që e
pritëm me shekuj, porse me turbullira të vazhdueshme për të bëmat e
pushtetarëve hipokrita, injoranta, hajdut, tradhëtar, vrasës e kriminel të të
gjitha ngjyrave. Këngët e Pavarsisë më nuk jehojnë si dikur, ato muarën
zymtsinë e tyre, ndërsa ai dielli i lirisë më nuk lëshon në fushat e malet tona
rreze të pavarsisë, sepse ato rreze i ndalon Fusnota e Hashim Thaqit dhe e
Edita Tahirit.
Vazhdon
strofa e tretë e këngës sime ku thotë se Kosova sot ka festë të madhe. Ndoshta
kishte atë vit, por jo sot pas pesë vitesh, sepse sot qan bjeshka e loton
vrrija, të zhgënjyem pleqët e të zhgënjyer fëmija, ndërsa populli jo që nuk
vallëzon më por derdh mund e djersë për me mujtë me e fitue vetëm kafshaten e
gojës.Edhe përkundër kësaj, ky popull vidhet në vazhdimësi duke e vjedhë Keku,
zyrtari, furrtari e deri te qeveritari.
Ja si i
këndova ditës së pare të pavarsisë:
Jehon kanga n´kupë të qiellit
Tej ku
Në
Kosovën e trimnisë
Ndriçon
diell i pamvarsisë.
Sot, pas
pesë vitesh në „Pavarësi” ndihet vaji e gjama e një populli të uritur, ndihet
„tej ku del rrezja e diellit“, ndersa në „Kosovën e trimërisë“ sundon hajnia,
korrupcioni, prostitucioni, droga....që ia prejnë ndriqimin e atyre rrezeve të
pavarsisë.
Sot, as
Kaçaniku e as Lugu i Drinit, as ari i lumit të Ibrit e as Boletini, nuk e
ndjejnë më krenarinë e dikurshme për trimëritë, për gjakun e derdhur e për
sakrificën kombëtare ndër shekuj.U zbeh kënga që dikur ia thishte Mitrovica
sepse shpresat për një bashkim të mundshëm na humben diku tek rojet e urës se
Ibrit dhe ndër takimet e dialogjeve Kosovë-Serbi!
Sot Shala
e Karadaku, Drenica, Llapi e Gollaku, qytetet tona si Peja,Prizreni, Shkodra e
Gjakova, Tetova e Shkupi nuk ia përcjellin gëzimin maleve të Rugovës e as
Llapushës trime,as Hasit e Podrimes, ndersa Prishtina e Tirana numrojnë
„vetëvrasjet“ e njerzëve tanë, duke i lënë në vaj nuset e nënat tona, për të
pagjeturit e luftës dhe të humburit e të vrarit në liri e pavarsi. Sot brenga e
shqiptarit ka vershuar kudo mendjet tona, „Që nga Kruja e deri në Vlorë, An e
kandë në diasporë“...duke ua ndërpre harenë e këngës dhe gëzimit e duke e
shëndrruar ate në këngë morti, këngë vajtimi, këngë elegjiake....ndersa bijt e
shqipes së vërtetë, jetojnë me brengën se çfrë të kqija do të sjell e nesërmja
për atdheun, kush do të vritet, kush do të vetëvritet e kush do të vdes nga
uria.
Dhe sot,
„Që nga Sharri e në Shëngjin, festë të madhe ka vendi im“, por pa madhështinë e
ditës së shpalljes, pa madhështinë e flamurit kombëtar, pa identitenin shqiptar
por kosovar,
me
fusnotë e miliona shqiptar të pa regjistruar në mërgatë.
Për të
festuar mbarë Kosova e për të kënduar zemrat e të gjithë shqiptarëve, duhet ta
zhdukim urrejtjen ndaj njëri-tjetrit, ta luftojmë krimin e organizuar e të
çrrënjosim gjërat tjera negative që po na lënë mbrapa popujve tjerë.Duhet të
sundoj LIGJI në Kosovë se përndryshe anarkinë e kemi në derë.Edhe sot i gjason
një lloj anarkie shtetrore. Shteti nuk arriti të ketë mardhënje të shëndosha me
popullin e tij.Ai me popullin u soll si diktator gjë që ky shtet arriti të fut
panik, frikë e tmerr duke arritë ta zbusi tej mase e që mos të protestoj as kur
ia marrin kafshaten buzëgoje.
Të gjitha
partite politike, duhet ta qesin interesin kombëtar mbi interesin partiak, gjë
që deri tani se kanë asnjëra.Ato më shumë se kurdoherë, shiqojnë interesat
vetanake duke bërë vetëndarje nga atdheu e populli edhe pse të gjithat e mbajnë
gojen plot atdhe e popull.
Na mbetet
të mundohemi e të punojmë të gjithë, pa hile e me qëllim që të festojmë e
këndojmë sëbashku duke ia shijuar shijen lirisë, pavarsisë dhe demokracisë.
Përndryshe, ska gëzim e as hare me barkun e zbrazët dhe me brengat që po na i
servirin pushtetarët e sotë!
13.02.2013
Düren
AGIM
GASHI
DITA E
PAVARSISE
Moj
Kosovë me qiell të kaltër
Moj
Kosovë moj zemërpastër,
Sot po
zbardhë e lumja ditë
Ajo ditë që e ke pritë.
Pritën
fushat, pritën malet
Priti
kanga qe tash s´nalet
Pritën
diellin e lirisë
Me i
l’shu rreze pamvarsisë.
Sot
Kosova ka festë t´madhe
Tanë nji
popull ashtë hedhë n´valle,
Gzohet
bjeshka gzohet vrrija
Gzohet
plaku gzohet fëmija.
Jehon kanga n´kupë të qiellit
Tej ku
Në
Kosovën e trimnisë
Ndriçon
diell i pamvarsisë.
N´Kaçanik
e n´Lug të Drinit,
Ku ndrin
ari n’brigje t’Ibrit,
N´Boletin
ku u rrit Isa –
Këndohet
n´Shalë e n´Karadak
Në
Drenicë, n´Llap e Gollak,
Si në
Pejë, Shkodër, Gjakovë,
Prej
Tetove tej n´ Rugovë.
Këndon
Prishtina dhe Tirana
Qeshin
nuset, këndojnë nanat,
Këndohet
n´Has e në Podrime
Gjithashtu
n´Llapushën trime.
Që nga
Kruja deri n’ Vlorë
Anë e
kand në diasporë,
Zemërplot
si rrezja e dritës
Këndojnë
ambël bijtë shqipes.
Që nga
Sharri në Shëngjin
Festë të
madhe ka vendi im,
Sot
feston Kosova trime
Këndon
shpirti e zemra ime.
17.02......
Düren