E diele, 28.04.2024, 02:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Blakaj: Me ty

E premte, 15.02.2013, 08:50 PM


Hasan Blakaj

 

Me ty

 

Shumë me shpirt po i shkruaj këto fjalë

Rreth oxhakut tej shikimin

Ndjej aromën e bukës valë

N´gji t´familjes gjej qetësimin

 

Humb e tretem se ku jam

Lëshojë mendimet atje prore

Ç´prej atëherë që kur u pamë

Gjithmonë bashkë, e dorë për dore

 

Kohë të vështira ishin atëherë

Re të zeza mbulonin qiellin

Na izoluan shumë e shumë herë

Që t´mos shihnim dritën as diellin

 

Jeni të ndryshëm ata na than

Lloj  besimesh shekullore

Harruan ata të gjorë e mjeran,

Se jemi Shqipe t´Alpeve Arbërore

 

Kemi gjene, e gjak që na veçon

Ndër popujt tjerë, n´këtë tokë t´parit

Dashuria për kombin që kurrë s´mbaron

Në krenarinë e bukur t´shqiptarit

 

Prindërve tonë u qofshim falë

Ndjenjat tona ata i kuptuan

Për armiq, e as për fjalë

Gjuhë e Komb kurrë si harruan

 

Tani këtu, më rri ti pranë

Më atë pamjen engjëllore

Hedhë gërshetin më një anë

Si princeshë n´dasmat përrallore

 

Të afrohem më lehtësi

Ti puthë duart bardhë si bora

Qeshë lehtë, lehtë më butësi

Ngadalë lëshon librin nga dora

 

Lot na rrjedhin nga mallëngjimi

M´gjuhesh n´krah dhe më shtrëngon

Por si shpend nga shtegtimi

Që vendlindjen se harron

 

Eh, kaluan vite çika ime

Kështu e thërras me modesti

Larg shumë larg prej tokës sime

N´këtë vend t´huaj n´Skandinavi

 

Jam krenar që jam me ty

Jam krenar gjithmonë që t´kam

Krejt si jam, dhe çka shihet me sy

Më gjithë qenien, n´shpirt tënd jam.

 

Hasan Blakaj

Stockholm 14 shkurt 2012



(Vota: 31 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora