| E premte, 15.02.2013, 08:50 PM |
Hasan
Blakaj
Me ty
Shumë me
shpirt po i shkruaj këto fjalë
Rreth
oxhakut tej shikimin
Ndjej
aromën e bukës valë
N´gji
t´familjes gjej qetësimin
Humb e
tretem se ku jam
Lëshojë
mendimet atje prore
Ç´prej
atëherë që kur u pamë
Gjithmonë
bashkë, e dorë për dore
Kohë të
vështira ishin atëherë
Re të
zeza mbulonin qiellin
Na
izoluan shumë e shumë herë
Që t´mos
shihnim dritën as diellin
Jeni të
ndryshëm ata na than
Lloj besimesh shekullore
Harruan
ata të gjorë e mjeran,
Se jemi
Shqipe t´Alpeve Arbërore
Kemi
gjene, e gjak që na veçon
Ndër
popujt tjerë, n´këtë tokë t´parit
Dashuria
për kombin që kurrë s´mbaron
Në
krenarinë e bukur t´shqiptarit
Prindërve
tonë u qofshim falë
Ndjenjat
tona ata i kuptuan
Për
armiq, e as për fjalë
Gjuhë e
Komb kurrë si harruan
Tani
këtu, më rri ti pranë
Më atë
pamjen engjëllore
Hedhë
gërshetin më një anë
Si
princeshë n´dasmat përrallore
Të
afrohem më lehtësi
Ti puthë
duart bardhë si bora
Qeshë lehtë,
lehtë më butësi
Ngadalë
lëshon librin nga dora
Lot na
rrjedhin nga mallëngjimi
M´gjuhesh
n´krah dhe më shtrëngon
Por si
shpend nga shtegtimi
Që
vendlindjen se harron
Eh,
kaluan vite çika ime
Kështu e
thërras me modesti
Larg
shumë larg prej tokës sime
N´këtë
vend t´huaj n´Skandinavi
Jam
krenar që jam me ty
Jam
krenar gjithmonë që t´kam
Krejt si
jam, dhe çka shihet me sy
Më gjithë
qenien, n´shpirt tënd jam.
Hasan
Blakaj