E diele, 28.04.2024, 12:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Pjeter Domgjoni

E shtune, 16.02.2013, 12:06 PM


Pjeter Domgjoni

MIRDITË
 
Trashëgimtare e Pirustëve
Za i zogut, vaji bylbylit, klithmë Shqiponje, rreze e dillit
Emblemë e Arbnit, bijë e Palit dhe e Lekës
Anmiqtë e pathyshëm t’quen te gryka e dekës
Por s’mund të përkulën e krytë s’mud ta ulën.
 
Ti zojë e vorfun e veshun me lecka
Ti nanë e dashtun sa edhe ZOJA E BEKUME
E ndodhun prej shekujsh n’për male, gurë e kreshta
Atëherë kur t’mungonte buka e gatume
Ti me rrajtë e lisave ushqeheshe
E n’mungesë të rrajve, ushqeheshe edhe me gurë
E prej atyne gurëve shëndrroheshe në mur
Dhe mur qëndrove e kurrë s’u nënshtrove.
 
N’mes yllit e gjysëm hanës dhe arit të brishtë
Ti sgjodhe kalvarin e T’LUMIN JEZU KRISHT
Dhe me Kryq n’krah nëpër shekuj kalove
Si Krishti jetove.
Dhe anmiqtë e tërbumë në Kryq të gozhduen
E n’vorr të l’shuen e me rrasë të mbuluen
Dhe menduen se vdiqe.
Dhe menduen se s’je ma n’ato male
 
Por mbas gjithë atyne shekujve të qëndrimit
Mbas gjithë atyne viteve të burgjeve e salvimit
Nji ushtimë u ndi prej mesit Berlinit
Që e dridhi tokën e gjithë rruzullimit
Ti rrasën e largove dhe bashkë me ushtimën
Ashtu si edhe Krishti, u ngrite drejtë qillit.
 
Dhe e ringjallun qëndron kurrë ma mos me vdekë
Sa t’ketë tokë e qillë, sa t’ketë dritë e jetë
Sa t’ketë fushë e male, sa t’ketë gurë e zalle
Do t’qëndrosh krenare si emblemë SHQIPTARE
Do t’qëndrosh krenare bijë e Dukagjinit
Kështjellë e pamposhtun mbrojtse e krishtenimit.

NJË TENXHERE PLOT ME UJI
 
Mbi shporet, plot me uji vendosa një tenxhere
E rrita flakën, uji filloi me u nxe eu ba shkumbë e valë
E ndala flakën dhe mbas një copë here
Uji filloi me u ftohë eu ba akull i gjallë
 
Njashtu asht edhe jeta njeriut
Uji voktë asht fëminia
Uji valë asht rinia
Uji qetë asht pleqnia
Ndërsa avulli, asht shpirti që shkon kah perendia.
 
Prandaj, o njeri, ndaç mundohu e puno ditë e natë
Ndaç mos u lodh kurrë, por gjithmonë rri e vuji
Ndaç ipu mbas çefeve e për çdo natë ndrroi gratë
Se s’je asgja tjetër, vetëm një tenxhere e mbushun plot me uji.

O VALËT E DETIT O VALË
 
O valët e detit, o valë
O erë e freskët, o ajr i lehtë
O shpend i detit, o galeb
Pash njat frymë që e merr
Njat uji, njat peshk e njat bar
Fluturo drejt vendlindjes sime sot
E çoje atje një fjalë.
 
Fluturo te ai trroll, ku kam lind e jam përtri
Hyn e laju në at Dri, ku jam la edhe unë si fmij
Shko te ato vorre ku m’pushojnë baba edhe nana
Fluturo rreth e rrotull kah kam punue nëpër ato ara
Hyn në at kishë ku e kam thanë uratën e parë
Shko n’Shadërvan, shko edhe n’at pazar
Fluturo kand e kand e shuejma gjithë at mall.
 
Deshta sot me shkue vetë
Por ti e din se kam ndrrue jetë
Prandaj ti, oj bukuri shpend
Që për mue ke qenë i rrallë
Merrma sot kët shpirtin tem
E ma shetit nëpër gjithë at ven
Që ta shuaj gjithë at mall.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora