E diele, 28.04.2024, 12:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Aurela Topi

E shtune, 16.02.2013, 01:28 PM


AURELA TOPI


MOSHA PO NA IKËN

Mosha po na ikën nëpër ujvarën e jetës,
Bie, ngrihet, vritet nëpër gurë dhe brigje,
Flokët zbardhen nga pëshë e së vertetës,
Duke kërkuar rrugë nëpër të tjera shtigje.

Më shumë dëshirë kemi, që vetëm të rrimë,
Të pimë nje kafe mes dallgësh me mendimet,
Të kujtojmë vitet, mbrëmjet dhe dashurinë,
Që ndonse mosha ikën, ajo vazhdon e rritet...

Fjala nuk na ka vlerë, të hedhim si një erë,
Pa e matur mirë, por edhe pa e peshuar,
Fabrikës mendimit ti japim më shumë vlerë,
Në tryezë të miqëve, sa herë për ta dhuruar...

Duam të rrimë vetëm, me kafen të flasim,
Të sitim në kujtesë vitet, rrjedhen e mendimit,
Zinxhirin e jetes me kujdes ta prekim, masim,
Të flëmë e ngrihemi shpesh përmes kujtimit...

Na pëlqen të rrimë shumë herë dhe vetëm,
Për të parë rrugën, se nga e shkuam jetën...


M? P?LQEJN? LULET

Lulet dhe aromat i kam dashur shumë,
D he flladin e erës kur mes tyre vrapon,
Por mëndjen se dua as erë e as lumë,
Pa drejtim kur rend, vrapon a fluturon.

Ngjyrat i dua, dhe ngjyra ti jap jetës,
Ngjyrat e mendjes, llogjikës, mendimit.
Të qëndroj themel pranë së vërtetës,
Lule e bukur në mes të lulëzimit.

Dua që të kem bukurinë e lules,
Ngjyrat, aromat që u jep pranvera,
Brishtësinë që kanë, muzikën e pekules,
Por këmbët në tokë, rrënjë si ngahera.

Tjetër bukuria, tjetër peshë ka vlera.


SHT?PIA IME

Shtëpinë e kam në cepin e rrugës,
Dhe portën e saj krejtësisht hapur.
Njerzit ta shikojnë kur vinë prej punës,
Ngrohtësinë lehtë ta kenë për ta kapur.

Shtëpia ime nuk ka zile lart te dera,
Të më lajmërojë, ta hap, mos të dëgjoj?
Dritaret i ka andej nga fryn pranvera,
Xhamat ja fshij shpesh, jashtë të shikoj.

Shtëpia ime portat e saj i mban vajisur,
Të hapen lehtë për miq, edhe për shokë.
Fati i emig rantit larg - larg na ka degëdisur,
Në dëborë, në dimër, dhe në të ftohtë.

Prandaj e lëmë të hapur, për pak të ngrotë,
Për të gjithë ata që fati, i flaku nëpër botë.


BIJA IME

U rrite bija ime e vogël,nëpër vite,
Vure krahë, fluturove nëpër qiell,
Të të mëkoja më, ti nuk më prite,
Kërkove ngrohtësinë e tëndit diell.

Tani vjen dhe duart në qafë më hedh,
Si fruta të pjekur në degën e trupit,
Mbi pemën nënë dhuron dhe mbledh,
Aromën e ëmbël dhe të bukur të frutit.

Si një zog i vegjël, që rend për te nëna,
Nën krahët e saj me pupula të ngrohta,
Si qiellit të bukur vrapon mbrëmjeve hëna,
Të shikojë kujtimet e ëmbla nëpër porta.

Ikin zogjtë, u rriten krahët dhe fluturojnë,
Si harrojnë fluturimet e tyre nga i nisin,
Gjithë jetën kërkojnë,vrapojnë ta takojnë,
Kanë mall, kurrë nuk mund që ta braktisin...


GJITH? JET?N N? K?MB?

Gjithë jetën unë u përkujdesa në këmbë,
Në detyrën bashkëshortore, në shërbime,
Sepse jeta është për ne një i madh lëmë,
Ku shijmë kashtën për të marrur gëzime.

Në rrobet e tua, njerzit gjithmonë shikojnë
Pastërtinë time, me dëshirë e përkujdesje,
Shpirtin, por dhe përkushtimin kuptojnë,
Betimin, sinqeritetin dhënë deri në vdekje.

Gjithmonë në këmbë qëndroj pranë teje,
Që pema e familjes tonë të rritet e blertë,
Pa asnjë njollë, pa shi në sup të një reje
Në qiellin e pastër, të familjes, tonës jetë.

Prandaj dhe vitet tona rrjedhin si burimet,
Në luginat, shpatet tona, të gjithë shtëpisë,
Unë qëndroj pranë, i gjej, i qëlloj lendimet,
Që dëmtojnë pemën e bukur të dashurisë...



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora