Kulturë
Tefik Selimi: Hajrush Fazliu, piktor i idesë universale
E shtune, 16.02.2013, 09:24 PM
Hajrush
Fazliu është piktor i ngjyrës dhe idesë
universale...
Nga Tefik Selimi
Hajrush
Fazliu është magjistër i artit piktural me përvojë shumë vjeçare në arsim dhe
në fushën e krijimtarisë figurative. Ky
pedagog gjilanas ka bërë emër. Ai, gjer më tani ka treguar aftësi të dëshmuara
në ligjërim dhe kreativitet në ekspozitat artistike, projekte akademike me
studentë, planifikim dhe programim, aftësi organizative dhe menaxhuese në
fushën e artit etj. Lindet më Gjilan. Po këtu kreu shkollën fillore dhe
shkollën Normale në vitin1967/68. Akademinë Pedagogjike Arti Figurativ, e kreu
në Shkup në vitin 1971. Ndërsa, Fakultetin
e Arteve e mbaroi në Prishtinë, më 1979. Studimet posdiplomike i mbaroi në
Prishtinë, më1996. Ky artist i artit pamor asnjëherë nuk djen lodhje.
Fillimisht punoi në shumë shkolla, në të cilat pati ekspozita artistike
personale dhe kolektive. Më vonë, jeta e përpërvoja e bëri të merret edhe me
sseistikë dhe publicistikë. Në fillim ka punuar në shkollën fillore “Thimi
Mitko”, më 1968 në Gjilan. Mandej, pas kësja kohe, në vitin 1972 ka punuar në
shkollën fillore “Skenderbeu” në Përlepnicë. E më vonë e shohim due punuar me
ditar në dorë gjatë vitit 1974/75 në
Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Por, Hajrush Fazliu punoi edhe në
Gjimnazin “9 Maji” të Kamenicës gjatë vitit 1975/78. Më 1975/6 ka punuar në
ish-Shkollën Normale “Skenderbeu” në Gjilan. Punën me ditar nuk e ndali duke
punuar 1977 e gjer më tani. Ai punoi në shumë shkolla fillore e të mesme të
Kosovës. Si piktor i shquar, ai pati ekspozita të shumta në vend e jashta
vendit. Me artin e tij ishte në javën e
kulturës në Turqi, Gjermani, Mal të Zi e
mese të tjera. Për punën shumvjeçare: si pedagog dhe krijues është nderuar me
diploma, mirënjohje e shpërblime të shumtas, si: anëtar i shumë komisioneve për
planifikim dhe programim në lëndën e Artit Figurativ në Ministrinë e Arsimit
–Kosovë; ka ekspozuar mbi 13 ekspozita personale nga vitit 1971, si në
Shkup, Sofi, Bullgari, Prishtinë,
Tiranë, Maqedoni, Gostivar, Gjilan, Tetovë, Strumicë, Shtip, Strugë e vende të
tjera. Por, ka ekspozuar edhe 22 kespozita kolektive. Ekspozitat të përbashkëta
janë në: Suharekë, Gjilan në “Flaka e Janarit” 1998, ekspozita “Me art kundër
dhunës në vitin 1999 - 20010 në Gostivar, Prizren, Prishtinë, Belgjikë –
Salloni Internacional Grand-Prix. 2005, Shkup. Mandej, pati ekspozita kolektive
në përvjetorin e Skënderbeut (2006) në shumë vende të botës. Pos artit piktural,
Hajrush Fazliu publikoi tekste gazetreske dhe katalogjet. Ka bërë hartimin e
dispencës nga lënda e Metodikës së Artit figurativ e të tjera. Tezat për punime
seminarike për studentë. Personaliteti i pedagogut figurativ”. Gjatë kohës së
vitit 1970 qe student i dalluarn në Shkup. Shih për këtë, ai mori një numër të
mirënjohjeve, si: Mirënjohje për kontribut të veçantë në zhvillimin, afirmimin
dhe masovizimin amatorizmit, më1982 në Klladovës, mori diplomë nga Komiteti i
XIII-të në Zagreb, më 1985, diplomë, në Gjilan, më1986, mandej nga Kuvendi i
Bashkësisë Arsimore mori Mirënjohje për kontribut të veçantë në zhvillimin dhe
përparimin e procesit edukativ-arsimor në vitin 1992; Mirënjohje për kontribut
të veçantë për arsimin shqip nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjilan, më
1993; Mirënjohje për kontribut të veçantë nga Kolektivi i Shkollës fillore “Selami Hallaqi”(1995); Mirënjohje për
rezultatet e punës (1997) Gjilan në “Flaka e Janarit – 97”; Mirënjohje për
vendin e parë në pikturë (2000); Medalje
për kontribut të veçantë nga Gjenerali Reinhardt (2005); Medalje të argjentë në
Belgjikë “Salloni 35 Internacional Grand -
Prix”2006 - e shumë shpërblime e
mirënjohje të tjera. Tash për tash është Prodekan i Fakultetit te Arteve në
Universitetin e Prishtinës. Dr. sc.Hivzi Muharremi, kritik arti, duke folur e
vlerësuar artin e Hajrush Fazliut, ka shtuar se, “ Hajrush Fazliu është piktor
i figuracionit dhe i sublitetit koloristik ku fuqinë e krijuesit e të mjeshtrit
bashkëkohor e paraqet në misterin irealo-imagjinative, në vendosjen e ngjyrave
transparente, herë-herë shqetësuese që ngërthejnë e ndërthuren në lojën e bukur
të shkëlqimit të ngjyrave mbi sipërfaqet e dukshme të femrës dhe magjisë së
paramenduar të figurës së prezentuar, është piktor i mendimit se gjithëçka
lëviz, rritet, zhvillohet dhe kultivohet brenda nukleusit embrional, si “imazhi
i vezës”. Ndërsa, Dr. Mojkom Zeqo, kritik arti nga Tirana, shton: “Arti i piktorit Hajrush
Fazliu regjistron dhe rendit, tipizon dhe klasifikon elementet figurative.
Paraqet koka skulpturale arkeologjike si një ndërmjetësi e kohërave të njeriut
dhe shpirtit. Ai rindërton gjithçka. Arti i tij është lirik-koloristik me
ndjesi të fshehtë e misterioze epike. Ovalja, vija e lakuar, ngjyrat që nuk
përplasen, por harmonizohen, janë attribute mendore, lëvizëse, duke na quar
univerzalja tek historikja me një ndjesi të fortë të ardhmërisë”. Ylli Deishti,
kritik po ashtu nga Tirana, lidhur me artin e H. Hazliut, shton: “Piktori
Hajrush Fazliu është një “arkeolog” që kërkon të evidentojë e trupëzojë e idetë
e tija filozofike. Figura njerëzore e pikturuar ruhet si një mister ireal dhe
të paraqitura me një linjë elegante e delikate. Ndërkaq, Kujtim Buza, piktor
shqiptar nga Tirana, shton se, “Hajrush Fazliu është nxënës i një shkolle të
veçantë artistike apo akademizmi i artit bashkëkohor nga Kosova”. E, Akademik
Rexhep Ferri, piktor nga Prishtinë, shton se, “Piktor i rrugës së famës dhe sfidës. I kodit dhe stilit duke
rujtur si kujtesë. I mendimit dhe kërkesës për ngjyrë. I rrespektit të botës
dhe natyrëës me shtatë hije e një ngjyrë.” Arti i Hajrush Fazliut nuk befason
artdashësit maqedonas, se kjo
ekspozitë është një vazhdimësi e atyre
në Shkup, Gostivar, Strugë, Tetovë dhe tani në Strumicë. Ai, falë intelektit,
vështrimit, përceptimit dhe imagjinatës nxjerr nga brendia e tij krijuese
linjën, formën, ngjyrën si theksime të dëshiruara në hapësirën kompozicionale
dhe përmbajtësore, gadi në të gjitha ciklet, si: “Imazhi i Vezës”, ”Mbijetesa”,
”Nudot”, ”Peshqit”, ”Kullat” etj. Kështu, Jalldëz Asani, në shkrimin e saj
“Freskia në lirinë e një shprehje artistike”, ka shtuar: “Sensi dhe invencioni
i lartë kreativ që posedon Hajrush Fazliu
për të transponuar bukurinë esenciale dhe vrazhdësinë relative natyrore
në bukuri artistike, me një fantazi të lartë e të rrallë, ka arritur që me anë
të krijimtarisë së tij disa dekadëshe të formojë një shprehje individuale në
pikturë. Piktura e tij është e dinamizuar me shpirtin, e përmasuar me torzon
trupore ndërsa akcidencën në to e paraqesin ngjyrat e ndryshme të përdorura me
një mjeshtëri, brenda përkufizimit perceprtiv të kategorive të ndryshme kohore,
herë vertikale transcedentale e herë horizontale imanente historike. Ai arrinë
që tërë korpusin e energjisë mentale dhe vizuele, agensin themelor perceptiv
dhe tërë përvojën e tij profesionale ta bartë në pëlhurë dhe si pasojë krijon një shprehje individuale në pikturë ku
janë të bashkuara realiteti, imagjinata, vizatimi i theksuar, dramatizimi dhe
plasticiteti. Filozofia piktoreske e Hajrushit paraqet një orkestrim të
rafinuar të elementeve të artit figurativ, që nga njëra anë janë tërheqëse,
ndërsa nga ana tjetër përmbajnë një
reciprocitet sugjestiv të koloritit.
Ankthi që ndihet në pëlhurat e tij, është pjesa e makrouniversit të trajtësuar
në mikrokozmosin e tij. Ashtu siç janë ngjyrat e ndezura, të ngrohta që
shpërthejnë me tone të pastra. Prandaj, për te mund të themi se është një
piktor i ngjyrës dhe idesë, i cili e arrinë lojën e formave dhe koloritin
intensiv.Në disa momente pikturon në mënyrë ekspresive në formate të mëdha.
Figurat i vendos në prapavijë të pasur koloriti në të cilën paleta e gjerë e
ngjyrave ëshë vënë në mënyrë ekspresive,me një ritëm të caktuar me qëllim që të
arrihet dramatizim në përpunimin e temës. Në disa raste figurat e tija kanë
ngjyra transparente apo të plota, ku vërrrehet edhe kontura e shprehur
nëpërmjet të një vije elegante e delikate. Si rrjedhojë piktura e tij vepron jo
vetëm si kategori spirituale, por edhe si materie fizike e mëvetësuar, që për
njohësit e artit paraqet freski e lirisë absolute fiziko-metafizike të
piktorit. Arti i tij është lirikë e harmonizuar koloristike ku universalja na
çon tek kujtesa historike me paraqitjen e koloritit metafizik dhe antikitetit duke dashur që të rilind diçka që
me kohë kish qenë e haruar. Idetë e tij nuk përcjellen në artin e tij si
substanca, por si pjesë të gjalla, të cilat burojnë nga thellsitë e pasura
shpirtërore dhe mu kjo është poenta ku ai e fascinon tërë publikun”, është
shprehur J. Asani në analizën e pikturave të Hajrush Fazliut, piktor.
Një pikturë nga H. Fazliu |