Kulturë
Kristaq Turtulli: Apologji për vete dhe të tjerët
E diele, 17.02.2013, 10:36 PM
APOLOGJI
PËR VETE DHE PËR TË TJERËT
2
NGA KRISTAQ TURTULLI
Më në
fund u gjend në një parking, skeleti i mbretit të humbur të Anglisë Rikardi i
tretë, i cili mbretëroi vetëm dy vjet 1483-1485, vrarë në betejën e Bosworth
Fieldit. Një tiran që theri dy nipërit e tij të vegjël, të mos i
Dhe
kështu shfletimi i historisë së hershme të Anglisë, dinastia e Tydorëve vazhdoi
dhe vazhdon me shekuj dhe shekuj, ia vlen ti heqësh kapelën. Çdo tullë që
vendoset në godinën e tyre ka një të vërtetë dhe domethënie...
Dhe
menjëherë të shkon mendja, ashtu siç
vete gjuha aty ku dhemb dhëmbi, në të shkuarën dhe të tashmen e mëmëdheun tonë
të dashur, të shumëvuajturës Shqipëri. Rrebeshet e pandërprera të kohërave,
tymtajat e mjegullat e mëdha, përplasjet, luftërat, shkatërrimet, lëvizjet,
mohimet dhe shpërnguljet e pafundme...
Kështjellat
e lashta angleze akoma qëndrojnë më këmbë. Për fat të keq kështjellat tona edhe
më të lashta janë të rrënuara, shumë prej tyre të rrafshuara, të humbura pa
gjurmë. Kreshnikët, trimat dhe heronjtë e zhdukur arbërorë, të cilët u bënin
një qëndresë të jashtëzakonshme të huajve dhe më pas hordhive turke. Të
gjithëve nuk u gjendet as nami dhe nishani duke filluar që nga më të hershmit
deri tek Gjergj Kastrioti Skënderbeu e Lekë Dukagjini etj!
Mund ti
shkrepet e flet dikush, ç’thotë ky, a krahasohemi ne me Anglinë!
Koha na
ndëshkoi me patë drejtë, por dhe ne më vonë për efekt të incidenteve, rastësore
kohore, në vorbullën e rrëmbyeshme ndëshkuam veten. I lidhjes zinxhir të
pasgjidhshmësisë, destinimit, rrëmujës edhe paradoksit. Paradokset vazhduan në
rrjedhën e turbull të viteve, e vazhdojnë sot e kësaj dite, ngrehim,
lartësojmë, rrëzojmë, shkatërrojmë, heronj, figura dhe mite. U japim botës me
zemërgjerësi të marri, qeshim pa ditur përse
dhe hamë veten pa ditur se çfarë kërkojmë.
Të tjerët
nuk kanë të shkuar dhe histori, se janë
të rinj. Logjikisht mundohen ta krijojnë, ta ngrenë prej hiçit dhe të mburren
me të, duke vënë kudo shënime në pllaka përkujtimore dhe përmendore. Ne shkulëm
pllakat përkujtimore dhe rrëzuam përmendoret. I injoruam ato, i përbuzëm, i
rrëzuam. Shkatërruam gjithçka që ngriti dhe ndërtoi mbreti Zog. Ai nuk ish i
pikuar prej qiellit, por qe rezultati dhe mesatarja e kohës në të cilën jetoi,
punoi dhe mbretëroi. Figurat e ndritura si Gjegj Fishta, Thoma Orogollaj,
Mustafa Kruja, e shumë të tjerë. I pështymë, i mohuam, i burgosën, i
pushkatuam, i flakëm nëpër lumenj dhe humnera të mos u gjendej asnjë eshtër, as
nami dhe nishani. Ngritën kulte të tjera i bëmë Zota. I rrëzuam dhe këta, i
burgosën,i torturuam, i pushkatuam.
‘Çfarë
bëni, e paskeni lartësuar shumë këtë Napoleon? Ky pushtoi botën, ky vrau, preu,
shkuleni, flakeni tutje, i tha dikur një vizitor i huaj, shoqëruesit francez.
Shoqëruesi francez nënqeshi dhe u përgjigj, Napoleoni punoi për Francën, por i
ndryshoi dhe faqen Evropës. Pastaj e sikur të përpiqemi ta shkulim ne, se shkul
historia.’
Por
historia, jo marrëzia. A mund ti ngrihet një turbe dhe të bëhet shenjtor
pushtuesi, sulltani Murat që u vra prej shqiptarit Millosh. Sulltan Murati
punoi për Turqinë, le ta vlerësoje Turqia. Ky gjakatar ish pushtues jo shenjtor, solli errësirën që ngriti male
me koka të pafajshëm? Sulltanët e tjerë shkatërruan gjurmët e civilizimit,
dogjën kështjellat, mburojat e maleve tona, morën jeniçerë dhe nëpër hareme
fëmijët dhe lulen e kombit. Zhytën Shqipërinë në errësirën më të madhe të
pushtimit, vrasjes, shkatërrimit, nxirosjes dhe të zhvleftësimit! Që të bësh
shenjtor pushtuesin për shkak servilizmi, budallëku, maskarallëku dhe mungesë
identiteti, duket të mohosh historinë, të përmbysësh qëndresën, të ngresh nga
balta të vrarët dhe ti rivrasësh martirët e heronjtë e kombit.
Turqia na
mbajti 500 vjet, më thoni ju lutem çfarë vepër, a ndryshim bëri apo ngriti në
Shqipëri Turqia që të mbahet mënd, përveç se xhami dhe turbe. Të mohosh gjakun
e derdhur, nderin dhe dinjitetin, luftën, martirët që vranë dhe ju rrjepën
lëkurët në Anadoll, shumë bukur mund të nëpërkëmbësh heroin kombëtar Gjergj
Kastriotin Skënderbeun, kalorësin, mbrojtësin e Evropës dhe luftën e tij
heroike 25 vjeçare...
Pastaj
fqinjët tanë serbë a grekë, ngrihen shfrytëzojnë rastin dhe “pohojnë” se
kreshnikët e maleve shqiptare dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (alias Jorgjo
Kastriotis) na qenka një “hero i madh grek”, një “feudal grek i helenizuar
mesjetar”. Siç morën i greqizuan heronjtë suljotë të revolucionit grek e që i dhanë lirinë Greqisë si; Marko
Boçarin, Bubulinën, Xhavellat. Kundriotët e shumë e shumë të tjerë. Siç morën
dhe greqizuan të gjitha veshjet e mrekullueshme, këpucët me xhufka të kuqe,
doket dhe zakonet tona. Dhe ne nuk kemi zë të flasim të themi këtë të vërtetë
me zë lartë, edhe pse tani është ‘demokraci.’
Për fat
të keq dhe për marrinë tonë, Shqipërisë, mëmëdheut tonë të dashur që i ka
rezistuar shekujve dhe rrebesheve si rrallë popull tjetër, i kanë vjedhur dhe
po i vjedhin përditë historinë dhe vërtetësinë e pa mohueshme, atë para
Krishtit dhe atë pas Krishtit. E përvetësuan grekët Aleksandrin e Madh të
Maqedonisë. U turrën dhe përvetësuan heroikën, madhështinë, mendjemprehtësinë e
Pirron e Epirit, sepse nëpërmjet tij duan të përvetësojnë dhe ta quajnë troje
greke gjithë Epirin.
Tani ata dëgjojnë dhe shohim se çfarë po ndodh në trojet shqiptare. Na nervozon dhe indinjon pafytyrësia e politikanëve dhe marrëzia e fanatikëve dhe injorantëve. E shohin me trishtim pafuqinë dhe indiferencën e historianëve, intelektualëve, prandaj të tjerët kërkojnë të përvetësojnë historinë e lavdishme, Skënderbeun luftën e pashoqe dhe sakrificat sublime...
Vazhdon...