| E marte, 19.02.2013, 07:52 PM |
UKSHIN
MORINA
ME BESO O
ZOT!
Nga kaq
larg më ktheve në aromën e frymës tënde,
pranë
këtij qielli dimrorë kur rrugën humbasin zogjtë
Heshtja
dhe trishtimi yt, me beso, gjithher mbetet pjesë e imja.
S’mund të
bëj ndryshe siç me ty o zot!
Si një
shpend i egër humbur të kam,
e tash me
diellin e hënën vetmitar në udhët ku përthyet
drita mbi
ujë të kisha,
jo s’mond
të vdisja i vetëm
Më thuaj
tash o ZOT, ç’mund tjetër të bëj, që ti të lumturohesh!?
Mos
ndoshta mburojë kur heshta e përflakur të ndaloj në mua
Unë e di
e mbase s’gaboj të them,
se je i
vetmi identitet i fshehur në zemrën e një graniti të humbur!?
Veten
vështroj i heshtur, njëherësh edhe dhembjen time
Më beso o
Zot,
se në
këtë natë të përgjumur qielli qenka pa yje sonte.
Në udhën
e gjymtyrve të mia gjeta plumbin
që dikur
me qëllove,
ishte
arma jote e ndyrë e vetmja shenjë që identifikon krimin
Ishte më
keq se vrasje në perendim të diellit,
sapo
shpinën ktheva nga retina e horizontit blu ndërsa
duart
laje nga gjurmët e gjakur
U trembe
nga britmat
që në
kujtesë breronte otorima e vetmisë së madhe
dhe sa e
përgatitur ishe për skena të tilla turpi
Këtë e
ndesha në ditën
që se
pashë njollosjen e mpiksur të fytyrës tënde,
ndërsa
ecja i vetëm bregut të detit
Ishe
vegël bodrumesh, sallonesh, baresh e ndyrë deri në tradhëti,
pa
rrugdalje e rrahur keq nga nata
E di s’ke
si thua ndryshe,
e
ndershme jam ndërsa lexon historin e krimit
Askush se
di këtë që bëj,
i thua
pasqyrës,
ndërkohë
me pudër mbulon gjurmët e një kurthe tjetër.
PËR PAK
LAVDI
Në
heshtjen e këtij pejsazhi,
veç qenve
askush s’ndjehet përtej murëve të mia
Të fjetur
kanë mbetur në gjumin e vdekur,
ëndrrat
në shtratin e natës me dritëhënë
Nuk e di,
ç’kërkon
prejsëlargu më zërin e ngjirur të më kërkosh mua???
Nuk jam
ai që ti i gëzoheshe çastit,
kur zemra
të dridhej nën shtërngatën e dallgës dhe
sa qesh
me vete kur ti gjen prehje tek shëmbëlltyra jote
E shoh,
lakmuese mbetesh në sytë e një qeni të rrahur nga vitet,
miop që
pret rastin
të
jargavitet mbi trupin që shite për lavdi
E
maviosur ende plaga dhe brenga,
lemerisej
nga mynxyra psiqike kafshuese e ngjashme
me gramin
e hidren,
ashtu si
kofomë murgu Atësia që i vure vetës
Dhe ti
kaktus i prishur që përmend vargun e titullit tim,
si një
demon i qartën larvash fshehur pas gjyslikësh i gjymtuar
Sa qetësi
në pejsazhin rrethues,
veç qenve
që trazojnë
ajrin mes
britmash në koshat e plehrave.
TI ISHE
MAGJIA IME
Nëse unë
heshtë,
ti mos u
habit o mbretëresha e magjisë sime,
lutëm të
mbetesh e ndritshme në natën tënde si një feniks
Unë
Zizifi në rrugë drithërohem
nga
shkreptima e zotave me gurin e varrit mbi shpinë,
I dënuar
me dhembjet e mia,
pa shërim
ndërsa vetvetn humbas nga pika e nisjes
në
thellësinë e dritës së agimit
Të lutem
ti mos qaj,
dhe pse
jeta ime humbet nëpër natën e hijëzuar
Më kot
puth buzët e vdekura,
kur drita
e hënës shtrohet mbi trazimin e lotit tënd
Ti ikë,
por eshtrat nga trupi mos mi ndaj,
më lër
nën hijën e trishtimit tim dhe shko pa qarë
Dëgjo
zemrën brenda teje
dhe
ndrydhe gjoksin që preka nën britmat e tua
Troku
ritmik i saj,
i vetmi
që mban të gjallë diellin e udhës sime
Mos u
tremb,
është e
vetmja kënga që këndova
nën
kadencën e violës pranë shtratit tënd dikur
Dëgjoi
pra këto tinguj, që edhe pas kaq shumë vitesh,
mund ti
rrokësh vetëm ti
Është
pikërisht ajo muzika e ëmbël,
që
dallëndyshet e sjellin çdo pranverë në strehzën tënde.
MUNDESH
NË GJENDJE TË JESH VALLË?
Si
vërshimë lumi koha në ikje,
pa
shpjegime, e dehur në shtratin e mykut të saj
Kafshuese
mbetet dhembja në gojën e milingonave,
e
padurueshme lëkura dhe vallëzimi i tyre
S’mund të
harroj aromën
e hënxës
në udhën e pyllit të vdekur,
kur nata
shtrihet mbi pejsazhin e argjendë të saj
Vetmitar
pa një forcë në vete kujtoj hijen
që
zgjatet para meje me trupin tim të lidhur...
Isha një
pemë e palëvizur në mes djerrinës,
që
digjesha nga hënxa,
ndërkohë
që ti nga nata mbive në mua
Më kot
përpushë hirin në vatër, prushi ka vdekur
Si, ti se
dëgjove britmin e fundit?
Mos gabo,
ti s’mund ti kërkosh zërat në kopsht,
të
vdekurit kanë shumë mallë për njerzit që qajnë
ndaj
lëreni në ato vende të mërzitshme!
Shpirti
që poshtë i rënë nga qielli,
frymon në
më të madhën dhembje
kur
dielli zgjatë hijet e mbrëmjes
Dhe ti
muzikë e kobshme,
sa kohë
të duhet të më harrosh mua!?
Më thuaj
kur tingujt të ngrijnë mbi kitarë,
mundesh
në gjëndje të jesh vallë,
pa zërin tim të këndosh...!?