E merkure, 01.05.2024, 12:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Pështjellim-ore…

E marte, 19.02.2013, 08:35 PM


Pështjellim-ore…?

Nga Blerim Rrecaj

Ec rrugës, mbase për diku, në ndonjë adresë që ( s’) e ke bash në qejf. Në ndonjë takim. Sa për të dalur a ndërruar ambient. Ec me gjithë se shpejt  ashtu siç ndodh shpesh mund të zhgënjehesh dhe le të ndodh ajo që zakonisht ndodh edhe pse gati gjithmonë nisesh duke u pastruar e fshirë një mori paragjykimesh. Rrugës merr një gazetë ngjyrë dheu  të pjekur  si    të kuqrremtë, si  ai dheu  I dale nga furra që përdoret  për ndërtimin e tullave a tjegullave.  E  ky mjet informues  është ‘rindërtuar’ me letër ricikluese dhe  për disa ditë rresht është ka jepet me mbishkrimin ‘FALAS’. Shto këtu dhe një mori fjalësh për të dhe mos u ndal por vazhdo rrugën, vazhdo hapat nga (pa)caku në (jo)cak. Drejt, majtas, djathtas, në këtë e në atë drejtim e kthehu nga ndonjë rrugë alternative, njëkahëshe, a nga ndonjë qorrsokak. Mbaj në vete a nxjerr  përjashta zhgënjimet nga ajo që sheh e përjeton, ose hedh sytë në qiell për të harruar e disi për të larguar nga ato që ngjajnë rrugës, tokës, udhëve të botës. Dhe ndjej herë herë ngrohtësinë, vakësinë, a ftohtësinë a avullimin që merr hov e ngjitet lart e shpërndahet, nga toka e nga koka. Dhe prit e përcjell të reshurat dhe diskuto edhe për  gurët e shiut meteorikë për të cilin raportojnë e transmetojnë mediet. Mirë bile që kjo s’ndodhi në ditën e paralajmëruar për fundin e botës. Bredh  e noton nëpër kujtime, nëpër ditë e data në mesin e të cilave mund të ketë edhe aso që nuk e di me saktësi se a janë të sakta a të pasakta. Shumë fjalë ende po qarkullojnë jo vetëm për “nipat e nipave” por tash edhe për “mbesat e mbesave”. Plus jemi dhe në prag Pavarësie dhe flasim dhe s’e dijmë saktësisht për cilën ditë Pavarësie e patëm fjalën në breshërinë e fjalëve ku shumë me pak interesim dëgjojmë  e mbase s’besojmë në ato që themi. Dhe vazhdojnë njoftimet e reprizuara të cilave u shtohet vetëm numri i këtij viti, i këtij përvjetori  të radhës duke dëgjuar njofimet që vijnë nga  jo vetëm nga televizori:  turneu tradicional i boksit, filan akademia, filan manifestimi, nderimet  gjithandej e koncertet me këngëtarë estrade a me DJ, ndejat, ahengjet e diku përmendet edhe filharmonia. Lexojmë se si ta stimulojmë (ndjellim)gjumin e diku tjetër si të zgjohemi herët nga gjumi. Sidfoqoftë biem e  zgjohemi nga shtrati me e pa ëndrra. Çuditu a mos u çudit duke përmendur edhe zgjëndrrat. Edhe zgjënjimet. Përballu me to. Ëndërro dhe me sy hapur nëse mundesh. Shih ëndrra për (a me) diell… Duke pritur të tjera të trokitura, zile dere a telefoni e mbase edhe interfoni për të kthyer një përgjigje a për t’iu përgjigjur një ftese. Ka kohë që e ndjen se ke humbur qetësinë dhe krejt në fund të ndejës edhe njëherë kujtohemi dhe mbase dhe i përmendim kthetrat e llafazanërisë që na kanë mbërthyer tash e sa kohë. Duke fol e fol, mbase sa për të thënë diç e duke mos e lënë vetëm të tjerët të flasin gjerë e gjatë ashtu siç bën ti me një pasiguri të tmerrshme kështu pra duke ia hequr siguresat aparatit folës, pra gojës duke bombarduar me fjalë tymosëse, herë herë duke  vërejtur veten se ama bash ja ke futur shumë më shumë se kot. Për të na u kujtuar  në prag të këtij pesëvjetori kënga e “Elitës 5” me titull: “Fol, vetëm, fol”.  Dhe bën pyetje, hedh një gur në bunar duke thënë a  thua rifilloj ringjyrosja e ringjysosjes së NEWBORN-it… Dhe derisa prêt  në njërin prej stacioneve të pritjes sheh brenda objektit të stacionit dikë që ka hedhur sytë në një libër, e dikë që ka hedhur shikimin në laptop… Ose pas orësh të tëra mund të gjendesh në një tjetër stacion dhe në të njejtin billbordin që ke përballë sheh dy tituj shfaqjesh: “Në stacionin e fundit” dhe “Sikur kjo të ishte shfaqje”. Mendon diç për marrëdënien shkak-pasojë… Dhe kujton dhe shumë gjëra që përton t‘i vendosësh në këtë copëz shkrimi që fillove dhe s’di se ç’të bësh me tej me të. Dhe përmend atë frazën e dëgjuar : “Duhet me i ra vetes mbas”…

Dhe nëpër mend të vije diç që ke përsiatur para dy-tri vitesh:

 

Fol fol llomotit

Kështu kalon edhe një ditë

 

Llomotit fol e fol,

Kalojnë çaste edhe orë

 

Fol fol llomotit

Sa mirë që na presin shtëpitë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora