| E marte, 19.02.2013, 08:35 PM |
Pështjellim-ore…?
Nga Blerim Rrecaj
Ec
rrugës, mbase për diku, në ndonjë adresë që ( s’) e ke bash në qejf. Në ndonjë
takim. Sa për të dalur a ndërruar ambient. Ec me gjithë se shpejt ashtu siç ndodh shpesh mund të zhgënjehesh
dhe le të ndodh ajo që zakonisht ndodh edhe pse gati gjithmonë nisesh duke u
pastruar e fshirë një mori paragjykimesh. Rrugës merr një gazetë ngjyrë
dheu të pjekur si
në të kuqrremtë, si ai dheu
I dale nga furra që përdoret për
ndërtimin e tullave a tjegullave. E ky mjet informues është ‘rindërtuar’ me letër ricikluese
dhe për disa ditë rresht është ka jepet
me mbishkrimin ‘FALAS’. Shto këtu dhe një mori fjalësh për të dhe mos u ndal
por vazhdo rrugën, vazhdo hapat nga (pa)caku në (jo)cak. Drejt, majtas,
djathtas, në këtë e në atë drejtim e kthehu nga ndonjë rrugë alternative,
njëkahëshe, a nga ndonjë qorrsokak. Mbaj në vete a nxjerr përjashta zhgënjimet nga ajo që sheh e përjeton,
ose hedh sytë në qiell për të harruar e disi për të larguar nga ato që ngjajnë
rrugës, tokës, udhëve të botës. Dhe ndjej herë herë ngrohtësinë, vakësinë, a
ftohtësinë a avullimin që merr hov e ngjitet lart e shpërndahet, nga toka e nga
koka. Dhe prit e përcjell të reshurat dhe diskuto edhe për gurët e shiut meteorikë për të cilin
raportojnë e transmetojnë mediet. Mirë bile që kjo s’ndodhi në ditën e
paralajmëruar për fundin e botës. Bredh
e noton nëpër kujtime, nëpër ditë e data në mesin e të cilave mund të
ketë edhe aso që nuk e di me saktësi se a janë të sakta a të pasakta. Shumë
fjalë ende po qarkullojnë jo vetëm për “nipat e nipave” por tash edhe për
“mbesat e mbesave”. Plus jemi dhe në prag Pavarësie dhe flasim dhe s’e dijmë
saktësisht për cilën ditë Pavarësie e patëm fjalën në breshërinë e fjalëve ku
shumë me pak interesim dëgjojmë e mbase
s’besojmë në ato që themi. Dhe vazhdojnë njoftimet e reprizuara të cilave u
shtohet vetëm numri i këtij viti, i këtij përvjetori të radhës duke dëgjuar njofimet që vijnë
nga jo vetëm nga televizori: turneu tradicional i boksit, filan akademia,
filan manifestimi, nderimet gjithandej e
koncertet me këngëtarë estrade a me DJ, ndejat, ahengjet e diku përmendet edhe
filharmonia. Lexojmë se si ta stimulojmë (ndjellim)gjumin e diku tjetër si të
zgjohemi herët nga gjumi. Sidfoqoftë biem e
zgjohemi nga shtrati me e pa ëndrra. Çuditu a mos u çudit duke përmendur
edhe zgjëndrrat. Edhe zgjënjimet. Përballu me to. Ëndërro dhe me sy hapur nëse
mundesh. Shih ëndrra për (a me) diell… Duke pritur të tjera të trokitura, zile
dere a telefoni e mbase edhe interfoni për të kthyer një përgjigje a për t’iu
përgjigjur një ftese. Ka kohë që e ndjen se ke humbur qetësinë dhe krejt në
fund të ndejës edhe njëherë kujtohemi dhe mbase dhe i përmendim kthetrat e
llafazanërisë që na kanë mbërthyer tash e sa kohë. Duke fol e fol, mbase sa për
të thënë diç e duke mos e lënë vetëm të tjerët të flasin gjerë e gjatë ashtu
siç bën ti me një pasiguri të tmerrshme kështu pra duke ia hequr siguresat
aparatit folës, pra gojës duke bombarduar me fjalë tymosëse, herë herë
duke vërejtur veten se ama bash ja ke
futur shumë më shumë se kot. Për të na u kujtuar në prag të këtij pesëvjetori kënga e “Elitës
Dhe nëpër
mend të vije diç që ke përsiatur para dy-tri vitesh:
Fol fol
llomotit
Kështu
kalon edhe një ditë
Llomotit
fol e fol,
Kalojnë
çaste edhe orë
Fol fol
llomotit
Sa mirë
që na presin shtëpitë