E merkure, 01.05.2024, 01:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Preqi: Minatorëve të Trepçës

E enjte, 21.02.2013, 08:09 PM


Dedë Preqi

-poezi-

PËRSHESH  ME GUR…
(minatorëve të Trepçës)

-Në veri,
fryejnë erërat
e nxehta kasnece,
e rrymave grindavece,
nga dis-harmonia
turret xhelozia,
plas edhe guri,
ndrydhët zemra
nga ironia.
-Disa „çakaj“
ulurojnë natën,ditën
zëjnë rrugët
e zëjnë pritën,
dikush i ndjek
mjellmat me kryqe,
për t‘ua shtuar frikën.
-Edhe akademikët
e „çmendur“,
thurin përralla
për ty „virane“
tokë e shenjtë dardane,
për nëntokën tënde
lakmuese,
prodhojnë viruese.
-Sa herë ,
ta kanë përgjakur
gjoksin vigan,
stuhitë e natës
trishtuese,
n‘dorë të Evropës
mikluese…
- Disa herë
gjethët ankohen
trungut të vet,
sepse diçka  sillet
si bishë e çmendur,
dhe hijet e grabitqarëve
me bishta
ngjitën  kumbonarëve
me kryqa.
-Egërsisht shpirtin
e tradhëton Ibri,
kur  vorbulla
lulet  i zhbinë,
dikush çakajt
tinëza i ndërsyen…
-Disa media
thurin përralla ditore,
e mister Unmik-u
dhe Eulex-i,
i nxjerrin dhëmbët
e pastër kurrë,
ata që pëshurrin
bukë e flamur…
-Yjët copëtohen
thellë në minierë,
shtatoret muzgu
i njomë me vesë,
erërat nuk pushojnë
prapë zgjohen peshë.
-Minatori lëshohet
në botën tjetër,
nga thellësija e saj
e nxjerr birin e vet,
djersët e vokta
kullojnë argjendt.
-Të fortë si shkëmbi
me drita në ballë,
si qirinj të ndezur
shpresën e mbajnë gjallë.
-Ata janë yjët e nëntokës
në horizont thellë,
me shpatulla e duar
shtrengojnë kupën
e thejnë përshesh me gur.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora