E merkure, 01.05.2024, 05:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Vargje për Presidentin Bush…

E enjte, 21.02.2013, 08:58 PM


Një tufë vargjesh poetike për Presidentin Bush…

Nga Tefik Selimi

S’ka me atdheun e lirë! Atdheu është mbi të gjitha! S’ka gjë më të shtrenjtë se Liria e një populli. Pa Liri, sikur pa sy, si pa gojë e pa gjuhë. Je robër i dikujt! Pse jo? Kur e ke Lirinë, i ke të gjitha. Liria nuk blehet e as nuk falet, por ajo fitohet me gjak. Ajo e ka emrin e shenjtë, Liri! Lumë kush e ka Lirinë! Atdheu i lirë duhet me zemër e me punë. Pos dëshmorëve dhe martirëve, që janë të shenjtit e atdheut e të Lirisë, vijnë pastaj krijuesit e lapsit. Edhe këta janë “hyjnorë” të popullit. Kurrë s’e kanë ndalë lapsin duke i kënduar lirisë së atdheut. Veprat e tyre letrare e kanë përjetësuar Lirinë në vargje, romane, drama, poema forma tjera letrare. Ata, duke i kënduar Lirisë, kanë pësuar me jetë. Mu për këtë, edhe historia e popullit shqiptar nuk do të duhej ti harrojë përkushtimin e tyre ndaj lirsë së atdheut. Andaj, poetët janë thërmi e  botës, por i kanë sytë e “mëdhenj” dhe e shohin botën më tepër se të gjithë të tjerët. Lapsi i tyre kurrë s’ka pushuar së kunduari për Lirinë e Atdheut. Duke i vepruar kështu, ata kanë pësuar me burgosjen e tyre nëpër burgjet famëkëqe serbe. E kanë parë të zitë e ullirit. Pse jo? Disa prej tyre sot mungojnë dhe kanë shkuar në përjetësi. U themi atyre: Lavdi u qoftë! Disa akoma jetojnë. Jeton sot edhe i poeti ynë prishtinas, Vezir Ukaj, një i burgosur politik. Ai pësoi me burg me disa shokë të tjerë, si: A. Demaçi, T. Dervish, R. Elmazi, Murteza Nura etj. Një poet i mendimit të thellë dhe i  tëri atdhetar. Një poet flakadan i lirisë. Ky është një heroi i gjallë i kësaj jete. Ky krijues i lapsit nuk i harroi ato vuajtje të kohës vendimtare. Pësoi për idetë e tij revolucionare e  atdhedashurie. Ai gjithnjë ka luftuar për lirine e popullit shqiptar. Andaj, një fjalë latine thotë: “Njeriun e guximshëm e të e drejtë, e do edhe Zoti dhe e falë...”. Edhe Vezir Ukaj është njeri i guximit, njeri i pamposhtur i fjalës së madhe, i cili atdheun Shqiptar e çmoi dhe e deshi mbi të gjitha. Autori, Vezir Ukaj me librin e tij të fundit “Bushi yll drite mbi ilirikum”, u frymëzua dhe shprehu në vargje dashurinë ndaj Presidentit Bush, i cili, kur erdhi në Shqipëri - (Tiranë) (2007), pesë herë e artikuloi fjalën se, “Kosova duhet të Pavarësohet...” Ishte ky zëri i SHBA-së, zëri i njeriut paqëdashës e Mik, i cili, edhe gjatë vizitës në Sofje, po këto fjalë i përsëriti se, shqiptarët e meritojnë lirinë dhe pavarësinë e vendit. Mesazh shumë përmbajtësor dhe domethënës nga një burrështeti, Amerika mike, Presidenti Bush. Nga ky mesazh, poeti u frymëzua dhe shkroi tufën me dhjetë poezi kushtuar Mikut amerikan Bushit, me titull: “Bush, yll drite mbi ilirikum”. Një tufë poezish margaritarë. Aty rrjedh loti, dhembja, por aty ngulçon optimizmi dhe kjo konceptohet me dashurinë e lirisë së popullit. Edhe Faruk Tasholli, një shënimin e tij “Sfidë e tragjizmit krijues”, lidhur me poezinë e autorit, shton, se “... kjo plejadë krijuesish, duke shfrytëzuar modelet e angazhimit të shkrimtarëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në rrethana krejtësisht të reja, (V. Ukaj), angazhimin e  vet e orienton në dy fronte: në avancimin e çështjes kombëtare dhe në pasurimin e hapësirës krijuese” (f.106). Për poetin, V. Ukaj, Presidenti Bush, është yll, dritë dhe fanar ëmblematik i këtij shekull. Vezir Ukaj është njëri nga poetët e dalluar e të çmuar kosovar. Ky është Vezir Ukaj, i cili, si thotë, është i lindur në kohën e luftës madhore botërore, në vitet e katërdhjeta të shekullit të kaluar në katundin Dobrajë e Madhe të komunës së Lipjanit. Studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i ka  mbaruar në Universitetin e Prishtinës. Dhe, jo vetëm kaq. Gjer më tani ka botuar tri përmbledhje me poezi. Vezir Ukaj ishte veprimtar i Lëvizjes Revolucinare për Bashkimin e Shqiptarëve. Ai, për këto ide të tij revolucionare, dënohet  për disa vjet me burg në Serbi, në Nish.  Edhe pas vuajtje së këtij denimi, ai disa herë është arrestuar dhe ështe burgosur e keqtrajtuar nga regjimi serb. Si shton, Remzi Limani, redaktor i librit, “Populli shqiptar, nga më të vjetrit në Gadishullin Ballkanik, ballëhapur shtërngoi dorën e Mikut dhe puthi syrin e Tij, deri tek idetë, deri te dinjiteti i Mikut të nderuar, pra në përqafim të Mikut të nderuar, Presidentit amerikan Xhorxh W. Bushi, zgjoi ndjenjën dhe muzën e këndimit të poetit tonë Vezir Ukaj, i cili e kishte njohur mirë dhe kishte pësuar në një kohë, nga populli e shteti lirishkelës e i padinjitetshëm, gjithnjë me bindjen se ata që s’kanë miq, s’e kanë as vetvetën, se Miku i mirë të bën  hije në vapën e madhe dhe fjala e tij e vepra e tij, nuk luan mësa shkëmbi...” (f. 9). Pra, këtë tufë poezish, autori Vezir Ukaj ia ka kushtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, e cila vepër është një pasqyrë e një dhembjeje e këndshme e dalë nga plagët e varrrët e ndjeshme të shpirtit të poetit. Këto poezi janë vlera të rralla arti. Pse jo? Ay janë të vargëzuara ndjenjat e çiltërta të autorit, të cilat janë dalë nga thellësia e  tij shpirtërore me të përcjella pika lotësh duke pritur Mikun e madh të kësaj epoke, Presidentin Bush, ku vërehet dashuria ndaj tij, ndaj figurës së madhe të njerëzjmit, i cili, kur shkeli tokën shqiptare, Shqipërinë, ndriti dhe u bë nuri i kësaj epoke. E pritën shqiptarët ashtu si  dinë të presin Mikun më të  dashur në jetë. Poeti, V. Ukaj këtë moment e përjeton në thellësinë më të ndjeshme të tij shpirtërore dhe ia thotë këngës: “Në sy kohe shpirt fisniku je/ dhe  dëshirë e pagëzuar mund të jesh/ ëndërr në syrin e fisit tim/ dashuri dritë lirie e agimeve/ frymë mëngjezi festë kohe erdhe/ shpirt i bardhë me krahë fluture/ (f.14). Poeti nuk e mësheh gëzimin dhe buzëqeshjen e tij dhe të masës. Ai thotë “Plot buzëqeshje Pranverë erdhe/ me këngë zemre në dhomën e vogël/ më trinë dore agimin solle/ në sytë e kallur Pranverën mbolle me  thirrje malli dhe emrin Liri/ me fjalë zemre botës në sy” (f.14) Janë këto vargje të dufit poetik njerëzor. Vargje joshëse dhe të ngrohta poetike. Vargje përkushtuese, por të dala me sy loti e dashurie ndaj Presidentit Bush. Poeti, duke pritur një  burrë të  madh të kohës, sikur nuk e mësheh historinë e dhimbshme e të përvuajtshme të popullit që i takon, se është histori e hidhur jona, sepse, kënga, është vaji i burrit. Ja si ja thotë kënga e poetit V. Ukaj: “Vaji i burrit njëmijë vjet/ me zërin e kohë flet”. Pra, populli shqiptar i përkujton heqamet e tij njëmijë vjeçare, ai e përjeton këtë takim si një  “fjalë vaji që rrjedh/ gëzimi nuk ka shprehje”, pra nuk mund të përshkruhet dot. Poezia bëhet “lajm” për mikpritje dhe, vargu i poetit ia thotë: “Shpirtin shqip ma veshe/ erdhe me fjalën e fundit/ Lirisë i hape udhë!”(f.30). Pse jo? Kur erdhi Bushi në Shqipëri (Tiranë 2007), populli u gëzua dhe nga fjalët e tij Lirisë i hapi udhë e kuptim. Në poezinë “Dhëmbi i kalbur robëria”, sikur tek autori vërehet entusiazmi se po përjeton një ringjallje të kombit të tij. Njëqind vjet robëri, njëqind vjet urrejtje, por edhe njëqind vjet, si shton poeti, të fshehur apo të robëruar! Kjo ishte bota shqiptare e  nëpërkëmbur nga armiqtë e kohës, të cilët, të huajt, nuk ia deshën të mirën, por gjithmonë e pushtuan dhe e robëruan. Andaj, poezia “Nata plagë peshohet”, s’ka se si mos të jetë një shpërthim për ardhje të reja të popullit. Ja si tingëllojnë vargjet: “Lajmi vjen/ shkon lajmi/ merr dhenë/ vendlindja rritet”((42). Pse jo? Vendlindja, Atdheu Shqiptar po ecën mbarë... Te poezia e kësaj vepre poetike “Liria fat i fjetur” vërehet dashuria e popullit ndaj lirisë së pritur e të shtrenjtë. Këtu, kjo vepër është e konceptuar me formën më të lirë poetike, pra vargun e lirë, i cili bëhet këngë zëri e këngë brendësie për Liri e jetë. Ja si shton poeti: “Liria verë lëviz/...e vonuar kthehet Liria/ Liria vjeshtë trembet/ përsëri çon fjalë/ Liria dimër zgjohet/ ecën si e çalë/ dhëmb i prishur mjekohet/ vështirë merr frymë/ Liria” (f.50). Kjo tufë poezish, që janë aromë lulesh e margaritarë të artit letrar, sikur këto vargje shkrihen bukur, bukur me harkun e ngjyrave të ylberit mbi Dardaninë e shqiponjave. Vepra e Vezrir Ukaj “Bush – yll drite mbi ilirikum” në vetë ngërthen dhjetë poezi dhe, përballë secilës poezi është përkthimi në gjuhën angleze.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora