| E enjte, 21.02.2013, 08:58 PM |
Një tufë
vargjesh poetike për Presidentin Bush…
Nga Tefik Selimi
S’ka me
atdheun e lirë! Atdheu është mbi të gjitha! S’ka gjë më të shtrenjtë se Liria e
një populli. Pa Liri, sikur pa sy, si pa gojë e pa gjuhë. Je robër i dikujt!
Pse jo? Kur e ke Lirinë, i ke të gjitha. Liria nuk blehet e as nuk falet, por
ajo fitohet me gjak. Ajo e ka emrin e shenjtë, Liri! Lumë kush e ka Lirinë!
Atdheu i lirë duhet me zemër e me punë. Pos dëshmorëve dhe martirëve, që janë të
shenjtit e atdheut e të Lirisë, vijnë pastaj krijuesit e lapsit. Edhe këta janë
“hyjnorë” të popullit. Kurrë s’e kanë ndalë lapsin duke i kënduar lirisë së
atdheut. Veprat e tyre letrare e kanë përjetësuar Lirinë në vargje, romane,
drama, poema forma tjera letrare. Ata, duke i kënduar Lirisë, kanë pësuar me
jetë. Mu për këtë, edhe historia e popullit shqiptar nuk do të duhej ti harrojë
përkushtimin e tyre ndaj lirsë së atdheut. Andaj, poetët janë thërmi e botës, por i kanë sytë e “mëdhenj” dhe e
shohin botën më tepër se të gjithë të tjerët. Lapsi i tyre kurrë s’ka pushuar
së kunduari për Lirinë e Atdheut. Duke i vepruar kështu, ata kanë pësuar me
burgosjen e tyre nëpër burgjet famëkëqe serbe. E kanë parë të zitë e ullirit.
Pse jo? Disa prej tyre sot mungojnë dhe kanë shkuar në përjetësi. U themi
atyre: Lavdi u qoftë! Disa akoma jetojnë. Jeton sot edhe i poeti ynë
prishtinas, Vezir Ukaj, një i burgosur politik. Ai pësoi me burg me disa shokë
të tjerë, si: A. Demaçi, T. Dervish, R. Elmazi, Murteza Nura etj. Një poet i
mendimit të thellë dhe i tëri atdhetar.
Një poet flakadan i lirisë. Ky është një heroi i gjallë i kësaj jete. Ky
krijues i lapsit nuk i harroi ato vuajtje të kohës vendimtare. Pësoi për idetë
e tij revolucionare e atdhedashurie. Ai
gjithnjë ka luftuar për lirine e popullit shqiptar. Andaj, një fjalë latine
thotë: “Njeriun e guximshëm e të e drejtë, e do edhe Zoti dhe e falë...”. Edhe
Vezir Ukaj është njeri i guximit, njeri i pamposhtur i fjalës së madhe, i cili
atdheun Shqiptar e çmoi dhe e deshi mbi të gjitha. Autori, Vezir Ukaj me librin
e tij të fundit “Bushi yll drite mbi ilirikum”, u frymëzua dhe shprehu në
vargje dashurinë ndaj Presidentit Bush, i cili, kur erdhi në Shqipëri -
(Tiranë) (2007), pesë herë e artikuloi fjalën se, “Kosova duhet të
Pavarësohet...” Ishte ky zëri i SHBA-së, zëri i njeriut paqëdashës e Mik, i
cili, edhe gjatë vizitës në Sofje, po këto fjalë i përsëriti se, shqiptarët e
meritojnë lirinë dhe pavarësinë e vendit. Mesazh shumë përmbajtësor dhe
domethënës nga një burrështeti, Amerika mike, Presidenti Bush. Nga ky mesazh,
poeti u frymëzua dhe shkroi tufën me dhjetë poezi kushtuar Mikut amerikan
Bushit, me titull: “Bush, yll drite mbi ilirikum”. Një tufë poezish
margaritarë. Aty rrjedh loti, dhembja, por aty ngulçon optimizmi dhe kjo
konceptohet me dashurinë e lirisë së popullit. Edhe Faruk Tasholli, një
shënimin e tij “Sfidë e tragjizmit krijues”, lidhur me poezinë e autorit,
shton, se “... kjo plejadë krijuesish, duke shfrytëzuar modelet e angazhimit të
shkrimtarëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në rrethana krejtësisht të reja,
(V. Ukaj), angazhimin e vet e orienton
në dy fronte: në avancimin e çështjes kombëtare dhe në pasurimin e hapësirës
krijuese” (f.106). Për poetin, V. Ukaj, Presidenti Bush, është yll, dritë dhe
fanar ëmblematik i këtij shekull. Vezir Ukaj është njëri nga poetët e dalluar e
të çmuar kosovar. Ky është Vezir Ukaj, i cili, si thotë, është i lindur në
kohën e luftës madhore botërore, në vitet e katërdhjeta të shekullit të kaluar
në katundin Dobrajë e Madhe të komunës së Lipjanit. Studimet për Gjuhë dhe
Letërsi Shqipe i ka mbaruar në
Universitetin e Prishtinës. Dhe, jo vetëm kaq. Gjer më tani ka botuar tri
përmbledhje me poezi. Vezir Ukaj ishte veprimtar i Lëvizjes Revolucinare për
Bashkimin e Shqiptarëve. Ai, për këto ide të tij revolucionare, dënohet për disa vjet me burg në Serbi, në Nish. Edhe pas vuajtje së këtij denimi, ai disa
herë është arrestuar dhe ështe burgosur e keqtrajtuar nga regjimi serb. Si
shton, Remzi Limani, redaktor i librit, “Populli shqiptar, nga më të vjetrit në
Gadishullin Ballkanik, ballëhapur shtërngoi dorën e Mikut dhe puthi syrin e
Tij, deri tek idetë, deri te dinjiteti i Mikut të nderuar, pra në përqafim të
Mikut të nderuar, Presidentit amerikan Xhorxh W. Bushi, zgjoi ndjenjën dhe
muzën e këndimit të poetit tonë Vezir Ukaj, i cili e kishte njohur mirë dhe
kishte pësuar në një kohë, nga populli e shteti lirishkelës e i padinjitetshëm,
gjithnjë me bindjen se ata që s’kanë miq, s’e kanë as vetvetën, se Miku i mirë
të bën hije në vapën e madhe dhe fjala e
tij e vepra e tij, nuk luan mësa shkëmbi...” (f. 9). Pra, këtë tufë poezish,
autori Vezir Ukaj ia ka kushtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, George W. Bush, e cila vepër është një pasqyrë e një dhembjeje e këndshme
e dalë nga plagët e varrrët e ndjeshme të shpirtit të poetit. Këto poezi janë
vlera të rralla arti. Pse jo? Ay janë të vargëzuara ndjenjat e çiltërta të
autorit, të cilat janë dalë nga thellësia e
tij shpirtërore me të përcjella pika lotësh duke pritur Mikun e madh të
kësaj epoke, Presidentin Bush, ku vërehet dashuria ndaj tij, ndaj figurës së
madhe të njerëzjmit, i cili, kur shkeli tokën shqiptare, Shqipërinë, ndriti dhe
u bë nuri i kësaj epoke. E pritën shqiptarët ashtu si dinë të presin Mikun më të dashur në jetë. Poeti, V. Ukaj këtë moment e
përjeton në thellësinë më të ndjeshme të tij shpirtërore dhe ia thotë këngës:
“Në sy kohe shpirt fisniku je/ dhe
dëshirë e pagëzuar mund të jesh/ ëndërr në syrin e fisit tim/ dashuri
dritë lirie e agimeve/ frymë mëngjezi festë kohe erdhe/ shpirt i bardhë me
krahë fluture/ (f.14). Poeti nuk e mësheh gëzimin dhe buzëqeshjen e tij dhe të
masës. Ai thotë “Plot buzëqeshje Pranverë erdhe/ me këngë zemre në dhomën e
vogël/ më trinë dore agimin solle/ në sytë e kallur Pranverën mbolle me thirrje malli dhe emrin Liri/ me fjalë zemre
botës në sy” (f.14) Janë këto vargje të dufit poetik njerëzor. Vargje joshëse
dhe të ngrohta poetike. Vargje
përkushtuese, por të dala me sy loti e dashurie
ndaj Presidentit Bush. Poeti, duke pritur një
burrë të madh të kohës, sikur nuk
e mësheh historinë e dhimbshme e të përvuajtshme të popullit që i takon, se
është histori e hidhur jona, sepse, kënga, është vaji i burrit. Ja si ja thotë
kënga e poetit V. Ukaj: “Vaji i burrit njëmijë vjet/ me zërin e kohë flet”.
Pra, populli shqiptar i përkujton heqamet e tij njëmijë vjeçare, ai e përjeton
këtë takim si një “fjalë vaji që rrjedh/
gëzimi nuk ka shprehje”, pra nuk mund të përshkruhet dot. Poezia bëhet “lajm”
për mikpritje dhe, vargu i poetit ia thotë: “Shpirtin shqip ma veshe/ erdhe me
fjalën e fundit/ Lirisë i hape udhë!”(f.30). Pse jo? Kur erdhi Bushi në
Shqipëri (Tiranë 2007), populli u gëzua dhe nga fjalët e tij Lirisë i hapi udhë
e kuptim. Në poezinë “Dhëmbi i kalbur robëria”, sikur tek autori vërehet
entusiazmi se po përjeton një ringjallje të kombit të tij. Njëqind vjet robëri,
njëqind vjet urrejtje, por edhe njëqind vjet, si shton poeti, të fshehur apo të
robëruar! Kjo ishte bota shqiptare e nëpërkëmbur
nga armiqtë e kohës, të cilët, të huajt, nuk ia deshën të mirën, por gjithmonë
e pushtuan dhe e robëruan. Andaj, poezia “Nata plagë peshohet”, s’ka se si mos
të jetë një shpërthim për ardhje të reja të popullit. Ja si tingëllojnë
vargjet: “Lajmi vjen/ shkon lajmi/ merr dhenë/ vendlindja rritet”((42). Pse jo?
Vendlindja, Atdheu Shqiptar po ecën mbarë... Te poezia e kësaj vepre poetike
“Liria fat i fjetur” vërehet dashuria e popullit ndaj lirisë së pritur e të
shtrenjtë. Këtu, kjo vepër është e konceptuar me formën më të lirë poetike, pra
vargun e lirë, i cili bëhet këngë zëri e këngë brendësie për Liri e jetë. Ja si
shton poeti: “Liria verë lëviz/...e vonuar kthehet Liria/ Liria vjeshtë
trembet/ përsëri çon fjalë/ Liria dimër zgjohet/ ecën si e çalë/ dhëmb i
prishur mjekohet/ vështirë merr frymë/ Liria” (f.50). Kjo tufë poezish, që janë
aromë lulesh e margaritarë të artit letrar, sikur këto vargje shkrihen bukur,
bukur me harkun e ngjyrave të ylberit mbi Dardaninë e shqiponjave. Vepra e
Vezrir Ukaj “Bush – yll drite mbi ilirikum” në vetë ngërthen dhjetë poezi dhe,
përballë secilës poezi është përkthimi në gjuhën angleze.