E marte, 30.04.2024, 11:29 AM (GMT+1)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Flamurtari dhe Vllaznia shkelqejne ne Europe

E shtune, 02.07.2011, 07:58 PM


Gol... Kuq e Zi
Buducnost-Flamurtari 1-3

Flamurtari i Vlores shenon 3 gola dhe peson vetem nje. Vlonjatet shkelqejne ne Malin e Zi perballe podgoricasve dhe jane fare prane raundit te dyte te Europa League, kompeticioni i dyte i rendesishem ne Europe, pas Champions League.

Flamurtari u pozicionua i dyti ne kampionatin e fundit shqiptar, i cili u mbyll plot polemika, dhe kryesonte deri ne javet e fundit. Per Djemte e Flamurit, te cilet humben shume mundesi te tjera, shenuan: Ardit Shehaj, Daniel Xhafa dhe Artan Sakaj.

Forca Flamurtari!

 

Gol... Kuq e Blu

Birkirkara-Vllaznia 0-1

Vllaznia e Shkodres mund Birkirkara-n ne Malte me rezultatin e ngushte 1 me 0. Shenoi Xhevahir Sukaj pasi kishin kaluar vetem 80 sekonda loje. Duhet te pranojme se kundershtari nuk eshte nje ekip me ze (te pakten per mua), por fitorja dhe kualifikimi per ne raundin e dyte te Europa League (Liga e Europes -  ish Kupa Uefa) eshte i rendesishem per futbollin shkodran dhe ate shqiptar.

Vllaznia, e cila ne kampionatin e fundit zuri vendin e trete ne Superlige, nuk u rrezikua seriozisht asnjehere dhe mund te kishte korrur nje fitore me te bindshme, por fale rasteve te humbura mbeti rezultati minimal. Vllaznise i mjafton vetem barazimi ne ndeshjen e kthimit ne Shkoder.

Forca Vllaznia!

 

Ilir Dardani

 

 



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora