Mendime » Dardani
Ilir Dardani: Shqiperia e Madhe mund Bjellorusine Nje me Asnje
E shtune, 26.03.2011, 07:59 PM
Shqiperia e Madhe mund Bjellorusine Nje me Asnje
Salihi... Gol!!!
Nga Ilir Dardani
Shqiperia e Madhe mund Bjellorusine Nje me Asnje. Salihi perfiton nga gabimi i mbrojtjes dhe shenon nje gol te bukur. Salihi, pas nje sulmi tipik katalanas nga kuqezinjte tane, godet edhe shtyllen, shenon edhe nje gol tjeter te anulluar per pozicion jashte loje. Salihi humbet shume raste, megjithate ishte Njeriu i Ndeshjes.
Shqiperia zhvilloi nje ndeshje te Jashtezakonshme, e papare me pare. Asnjehere ne historine e futbollit tone nuk eshte pare nje ndeshje e tille.
Humben 7-8 raste per gol por ne fund kemi tre pike shume te vleshme dhe jemi ne vendin e trete, 4 pike me pak se Franca e vendit te pare, kurse Bjelloruset kane 8 pike, sa ne, por golovrazh me te mire. Prekja e fundit e topit nese do kishte perfunduar me sukses do na rendiste ne vendin e dyte. Megjithate kemi shpresa te medha per vendin e dyte, ose duke pare Francen jo ne formen e saj me te mire nuk do ishte krim nese pretendonim per vendin e pare dhe per pjesemarrjen e pare ne Kampionatin Europian te Futbollit.
Duhet permendur edhe nje super-goditje e dardanit Lorik Cana nga rreth 30 metra, goditje qe perfundon ne traun e portes se Veremkos.
Edhe veterani Skela ishte me i ri se kurre. Te gjithe ishin Yje.
Ne jemi vend shume i vogel per futboll por jemi tifoza te Medhenje. Stadiumi me emer te cuditshem, Qemal Stafa, i cili kurre ne jeten e tij nuk e kishte goditur topin (e futbollit) dhe as pare ndonje ndeshje futbolli, ishte i mbushur. Flamuri kombetar pershkonte shkallet e stadiumit, kenga patriotike nuk mungonte.
Shqiperia e dominoi plotesisht ndeshjen dhe fitorja minimale ishte minimumi qe meritonte.
Formacionet:
Shqipëria: Ujkani, Lila, Cana, Teli, Vangjeli, Agolli, Lala, Bulku, Skela (Duro
Bjellorusia: Veremko, Kulchiy (Bychenok), Martynovich, Shitov, Molosh, Tigorev, Omelyanchuk, V. Hleb, Krivets (
Shenues: Salihi
Renditja:
1. Franca 12 pikë
2. Bjellorusia 8
3. Shqipëria 8
4. Bosnja e H. 7
5. Rumania 2
6. Luksemburgu 1