E premte, 19.04.2024, 06:02 AM (GMT+1)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Shqiptaret, Greqia, Turqia dhe Berisha

E shtune, 26.02.2011, 09:00 PM


Eh nostalgjia... Berisha ne shoqerine e djalit te Diktatorit Enver Hoxha
Eh nostalgjia... Demokrati Sali Berisha ne shoqerine e djalit te Diktatorit Enver Hoxha
Shqiptaret, Greqia, Turqia dhe Berisha

 

Nga Ilir Dardani

 

Nuk eshte cudi kur shikon se shqiptaret dalin ne shitje, por cudi eshte kur shikon se shqiptaret ende vazhdojne te blihen!

Edhe pse ne kohe te tjera, ne koherat e injorances shpirterore dhe trurore, ne koherat e pushtimeve, shqiptaret u shiten, por fatkeqesisht u shiten falas, u dhuruan dhe shtetit tone nuk i mbeti te mbledhe asnje takse nga kjo tregti!

Nese nuk do isha shqiptar nuk do gjeja asnje arsye qe te bleja nje shqiptar, sic nuk gjej arsye qe te blej nje grek apo turk.

Turqia na ka marre falas qindra mijera shqiptare, por kjo nuk mbetet e keqe e dyfishte. Ne fakt tolerova shume sepse pushtimi islamik eshte burimi i te gjitha  korbave qe shqyen zemrat e shqiptareve: ndotja e identitetit shqiptaro-europian, ndryshimi rrenjesor i kultures, vrasja fatale e vetvetes duke ndryshuar emrin e zotin, rrenja e urrejtjes se fqinjeve  per kombin tone, dembelizmi e komunizmi, copetimi i kombit, delja e zeze e Europes.

Ku i ka mbetur Shqiptaria nje shqiptari qe perfaqesohet nga emer-mbiemer: Mahmut Islami!?

Megjithate le te perqendrohemi tek Greqia.

 

Greqia na ka marre troje shqiptare dhe shqiptare. Tani kerkon qe te marre perseri shqiptare, por kete here me nje ndryshim: greqizimin e shqiptareve ne trojet e tyre.

Greqia edhe na ka ndihmuar, por sic duket ka sponsorizuar copetimin e metejshem te Shqiperise, e fshehur pas maskes humane.

Greqia pretendon ta mbushe Jugun e Shqiperise me nje komunitet te zgjeruar grekesh, prandaj edhe ua mbushe barkun me buke shume fshatareve te Korces, Sarandes dhe Permetit, konkretisht Leskovikut, qyteze e cila pothuaj flet teresisht greqisht.

Nje pjese jo e vogel e shqiptareve e kane merituar diktaturen komuniste, sepse keto lloj shqiptaresh shiten lehte, mohojne vetveten dhe mburren me atdheun e ri, Turqine, apo me atdheun aktual, Greqine.

Ky tip shqiptari, ne kohen e diktatures nuk guxonte te mohonte atdheun e tij, apo per gjak te vriste te afermit e vrasesit deri tek femijet.

Keta burrece tregojne se Shqiperia nuk eshte vetem e Shqiptareve, sic ishte ne kohen e te madhit Kastriot.

 

Kur i thoja nje mikut tim shkodran qe Shkodra eshte Kryeqyteti i Drites Historike Shqiptare, ai shtoi: ‘’faleminderit, por mos harro edhe Korcen’’. Qe nga ajo dite kam respekt te vecante per Korcen dhe korcaret.

Si katoliket e Shkodres, edhe ortodokset e Korces kane qene Drita Historike Shqiptare.

Nje grek, ashtu sic kane bere shume greke te tjere, ftoi shqiptaret e besimit ortodoks qe te perqafojne greqizmin, sepse, sipas tij, ortodokset jane greke.

Bollano ka kohe qe ben propagande te hapur antishqiptare me bekimin e Nanos dhe sidomos te Berishes. Ky i fundit, pra, Sali Berisha akuzonte prokurorine si te korruptuar, kur na doli me 6 muaj burg!

Edhe greku i amerikes, Gage nga i padeshiruar na eshte bere shume i deshiruar per Berishen.

 

Une jam per regjistrimin e popullsise edhe ne baza fetare sepse eshte e domosdoshme njohja shifrore me shqiptarin e ri, ate qe i eshte larguar atij 70% te tmerrshem e pikellues historik. Vetem ne vendlindjen time, Tropoje, te pakten 70% e myslimaneve nuk jane me te tille.

Por… nuk dua qe te behet tani, sepse na mungon kultura politike, dashuria politike per kombin, gjithashtu mungon ne te shumten e rasteve Nacionalizmi Politik dhe qytetar.

Ne jemi nje komb qe kercejme si gjela sapo thuhet dicka apo veprohet kunder nesh, por ne thelb nuk e njohim nacionalizmin, sepse e sulmojne grekun duke puthur flamurin turk te monstres pushtuese Sulltan Murati, ne vend qe te shtrengojme ne zemer e mendje flamurin e KryeShqiptaroEuropianit Gjergj Kastrioti.

Shqiptaret e Dardanise me plot arsye e urrenin pushtuesin serb, por nga ana tjeter kishin dhe kane nje dashuri perverse per pushtuesin e meparshem 500 vjecar aziatik, nga i cili ‘’zyrtarisht’’ dolen kombi me injorant, sepse vetem shqiptareve nuk u lejoheshin shkollat nenetare.

Ndoshta do vije nje dite kur shqiptaret te reflekojne per mekatet e tyre trashore.

 

Sali Berisha Tungjatjeta! / Sa keto male e sa keto shkrepa! / Zanin Shqipes lart ia ngrite! / Gjithe kete popull ne drite e qite!
Sali Berisha Tungjatjeta! / Sa keto male e sa keto shkrepa! / Zanin Shqipes lart ia ngrite! / Gjithe kete popull ne drite e qite!
Sic ishin te dehur dikur per Diktatorin Enver Hoxha, shqiptaret vazhdojne te dehen pas Sali Berishes. Gjithcka bente Enveri ishte perfekte, sic eshte perfekte gjithcka ben Saliu sot. Nuk krahasoj Sali Berishen me Enver Hoxhen, por krahasoj, njejtesoj perkrahesit e tyre. E njejta gje vlen edhe per djalin e Kristaq Rames, Edvinin dhe perkrahesit e tij.

Opozita e sotme ne Shqiperi eshte me antishqiptarja qe ka njohur historia ndonjehere, por nje merite e ka: mbrojti Ujerat Shqiptare ne kufi me Greqine, te cilat Sali Berisha urdheroi t’i faleshin Greqise dhe te zvogelohej akoma me shume Shqiperia e EktremishtZvogeluar. Edhe Gomari e di se Sali Berisha kishte interes personal, prandaj edhe u tregua shume ‘’zemergjere’’, por keto ‘’zemergjeresira’’ kane gjithmone fund te peshtire: Tradheti Kombetare!

Fakti qe deshtoi dhe mbeti Tentative per Tradheti Kombetare nuk e ‘’amniston’’ aspak, sepse te gjitha tentativat ndeshkohen me burg, deri edhe ne denim kapital ne shtetin me demokratik te botes, Amerike.

Tani duke e ditur qe shqiptaret lekunden lehte, duke e ditur qe Shqiperia eshte e tejmbushur me korrupsion politiko-qytetar shqiptar dhe me korrupsion politiko-qytetar grek, Sali Berisha urdheron regjistrimin e popullsise ne baza etnike!

Duke pare, duke qene i pranishem ne zemer te aktualitet tone, sigurisht qe qytetari i drejte e damkos me nje tjeter Tradheti Kombetare!

 

Sali Berisha edhe nese do te ishte nje Profet nuk ka kohe, nuk i mjaftojne vitet e jetes ne toke qe te beje gjithcka, prandaj duhet ta ndale terbimin e tij prej anadollaku dhe te merret direkt me problemet me shqetesuese te shoqerise shqiptare.

Regjistrimi i pergjithshem duhet te ndodhe, por jo ne kohen e Sali Berishes, kohe qe shqiptaret jane ne krize morale dhe sociale.

Sali Berisha duhet t’u ofroje shkolle e pune shqiptareve qe gjenden ne Greqi me shpresen se do kthehen, atyre qe ende jane shqiptare, kuptohet se dhjetra mijera jane bere me grek se greku.

Njekohesisht duhet t’i thote Ndal! greqizimit te shqiptareve ne trojet shqiptare duke mbushur burgjet me ata qe kane fallsifikuar origjinen e tyre, pa harruar ta kundershtoje publikisht politiken asimiluese greko-antikristiane!



(Vota: 35 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora