E premte, 26.04.2024, 08:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Hanëmja - Dashuria më e madhe (VI)

E merkure, 11.08.2010, 09:58 PM


 

HANËMJA - DASHURIA E MADHE

Jetëshkrim historik i dy vlonjatëve të moshuar

 

Nga Luan Çipi

 

Pjesa e fundit

 

Ndërkohë ne kujtonim, me nostalgji, me radhë njërën pas tjetrës, banesat ku kishim jetuar dhe ku kishim lënë, thuajse gjithë jetën tonë, për çka mendoj të shkruaj shkurtimisht:

 

-Hanëmja nuse, erdhi në shtëpinë tonë në rrugën “Ceno Sharra” Nr. 11, të lagjes Muradie, Vlorë. Ajo shtëpi u ndërtua, mbi gërmadhat e vjetra, nga babai im, Kaman Çipi, në vitet 1942-1943. Shtëpia ishte me konstruksion mur guri me breza betonarmeje dhe me soletë çimentoje. Kishte sipërfaqe 144 metër katror (12x12), me oborr para dhe mbrapa, me një sipërfaqe të përgjithshme 330 metër katror. Kjo shtëpi ishte me dy kate: Në  katin e parë, të lart 510 cm. kishte një shkallë 40 këmbësh dhe një korridor që, nëpërmjet portës së pasme të çonte në oborrin e dytë, ndërsa nga oborri i parë komunikoje me një magazinë 110 m2, nëpërmjet portave me qepen 10 metrosh, në të gjithë ballin. Kati i dytë, i lart 3,3 ml., kishte 6 ndarje dhe një banjë me vaskë e kaldajë dhe një korridor të madh, si dhe shkallën pa parmak, që të çonte në tarracë. Në tarracë zgjateshin kokat e kolonave me hekur, gati për ndërtimin e katit të tretë, si dhe një pjergull e madhe me rrush.

Tre dhoma ishin të shtruara mbi soletë, me dysheme druri, ndërsa korridori, dy dhoma dhe kuzhina e banja ishin të shtruara me pllaka të bukura çimentoje, të sjella nga Italia. Në të dy oborret kishte të mbjella portokall kokërr mëdha, të ëmbla, pa farë, limon, ulli, kaki, man, pjeshkë, kumbull dhe dardhë. Të gjitha të zgjedhura e të seleksionuara me kujdes. Në katin e dytë në të gjithë gjatësinë dilte një ballkon, krejt i mbuluar me hardhi. Dritaret kishin dalje nga lindja dhe nga perëndimi. Në lindje të shtëpisë ishte rrugica “Ceno Sharra”, më tej ishin familjet e Faik Xhaferit dhe kushërinjtë e tij; Pavllo Çika (Lolotoja); Skënder Jubani me vëllezërit; Sulejman Çuku dhe më thellë familjet Bezhani, Kume, Strati, Sharra. Në Veri kufizoheshim me Jani Zogën (me vonë vëllezërit Gërbi), në veri perëndim Spiro Suli me djemtë, në perëndim Hotel “Vjosa”, më tej Lulishtja, në jug perëndim Marigo Simoni dhe  afër tyre, më në jug- Ban Kalia dhe Spiro Durolli.

 

 

Deri vitin 1965, kur im vëlla, Enveri, u transferua me punë Fier,  ku u shpërngul familjarisht, shtëpinë e Muradies rronim, vëllazërisht, bashku, 13-14 veta dhe gatuanim një “kazan”. E kishim rregulluar bashkëjetesën pa shqetësime, harmoni plot, duke dhënë secili një kuotë për ushqim.

vitin 1971, kur u lirua nga burgu im vëlla, Bektashi, u ndamë. Unë ndërtova një shkallë nga oborri i mbrapsmë dhe një banjë, vete, duke u vendosur një dhomë dhe një kuzhine me aneks. Ishte koha kur lindi, djali im. Ai erdhi nga materniteti drejtë e te shtëpia e ndarë dhe atje u rrit, nën kujdesin e madh Hanëmes, vitet e para u shkëput nga puna.  Për , natyrisht, kujdeseshin dhe motrat e tij, cilat shkonin shumë mirë me njëra tjetrën dhe duke u kujdesur për vëllain, ishin akoma bashkuara. këtë shtëpi, vogël, po krejt tonën, kemi dhe kujtime bukura: Shpesh ia merrnim familjarisht këngës, shoqëruar me mandolinë dhe vonë edhe me kitarën e Anit. Gatuanim dhe hanim çna pëlqente, me ato mundësi krijoheshin. Ndërsa kursenim veshje e pajisje shtëpiake me ushqime ishim gjithnjë dorëlëshuar dhe sadopak, mish, kishim çdo ditë. Kjo, ishte gjë e rrallë gjetiu, atë kohë krize.

*

 

vitin 1986 kaluam te një shtëpi e re 2 dhoma e 1 kuzhinë. Ishte godina shtetërore nr. 1219, hyrja 3 kati pestë, apartamenti 12, lagjen Çole. Kuzhina, me aneks dhe njëra nga dhomat kishin pamje nga jugu. 500 metro larg dukej deti dhe ndihej flladi i tij, mbushte gjoksin me ajër pastër dhe kënaqte syrin. Do ta mbajmë gjithnjë kujtesë atë gjumë aq qetë, freskinë, gjatë verës dhe ngrohtësinë dimër. Nxorëm një konkluzion rëndësishëm: Shtëpinë zgjidhe nga jugu, se verë dielli i bezdisshëm nuk futet dhe dimër rrezet e tij jetëdhënëse hyjnë brenda, te krevati, dhe i thonë mjekut ”ik e lër tu bëj shoqëri e tu jap shëndet miqve mi” këtë shtëpi kemi kujtimin e pashlyeshëm fejesës e veçanërisht ceremonisë martesës Linditës, ndofta nga ngjarjet gjurmëlënëse dhe vetmen e këtij lloj, familjen tonë. E kam freskët momentin kur Lina doli nuse e po nisej për shkuar ne Fier, te shtëpia e burrit vet. U ngashëreva e u mbusha me lot dhe, për mos tu parë nga tjerët, u fsheha te shtëpia e gjitonit, pa e përcjell vajzën e dashur. këtë gjendje ngela për disa orë.

Te kjo shtëpi edhe gjitonia ishte si e zgjedhur. kat ishin vetëm tre familje. Për karshi ishte mësuesi Vangjel Bojaxhi, me, Vasilikën, nënën e tij urtë, me gruan, Fato dhe dy vajza, ndërsa katet e tjera Tasim Lika, me gruan dhe me dy fëmijët e tij talentuar, Nako Ngjela me birin Vangjelin, Aristidh Kaçi, Vasil Meçi, Vangjel Panozaqi, etj., gjithë njohur e miq vjetër.

Shtëpia e Çoles ishte komode, por, vërtetë shumë larg qendrës dhe njerëzve tanë. Kur vdiq nëna ime, ne, banonim Çole. Pasi pritëm me vëllezërit miqtë, shtëpinë e Muradies, ku u ceremonia e varrimit, erdhën për ngushëllim edhe Çole, siç ish zakoni, shokë, miq e afërt. Një mbas dite erdhën dhe disa shokë, e kishin për herë parë dhe se dinin saktësisht adresën. “O sa u lodhëm, duke ju kërkuar, tha Spiro Pasko, një babaxhan i shëndoshë, me dy kile lesh gjoks, krahë e kurriz, si arri. Ai ishte zooteknik profesion. Pyetëm, gjithandej, vazhdoj Spirua, duke fshirë djersët, u sorollatëm gjatë lart e poshtë Çoles. Meazallah se na orientonte njeri.

-Po, ku punon ky, Luani? Ç’ish pune bën? Ishte një Çam, që kërkonte shpjegime. Ai, si mori përgjigje, vazhdoi: Punon në Kumitet, the? Hiqu, bre shqedhjo! E kini jangllëç. Nuk vijnë ata të Kumitetit të banojnë në Çole. Shikoni atej, qimëtë, kah Pjaca, në zëmër të Vlorës!.

Dhe kishte drejtë Çami. Shtëpia ishte shumë larg. ”Andej nga ndanin hajdutët paratë e vjedhura” Rrugë e pa rrugë dhe dimër duhet kaloje, midis pellgjeve, me çizme. Prandaj unë u i interesova shpejt për lëvizje, duke përfituar nga e drejta e zgjedhjes shtëpive banimit, ndërtofshin me kontribut vullnetar. U lidha me Teki Mukën, djalin e tezes Hanëmes, drejtor i Ndërmarrjes Elektrike dhe duke qenë, ende, i fuqishëm dhe me njohje gjerë, e ndihmova atë shtëpia e re bëhej shpejt dhe mirë. Për këtë dolën krahë, me forca pune dhe materiale zgjedhura, shokët e mi Qeverim Kushta, Dule Arizi dhe Agron Bani, aso kohe drejtonin Ndërmarrjen e Ndërtimit “Perlat Rexhepi”, e madhja Vlorë. Shumë punime, këtë shtëpi, i bëra privatisht, me shpenzimet e mia dhe me pjesëmarrjen time fizike, si: Patinimin dhe lyerjen e mureve, shtrimin e një dhome me mozaik, përshtatjen e dhomës gatimit dhe ngrënies, vendosjen e pllakave anësore banjë dhe kuzhinë si dhe plintusëve kudo, dhe vonë portën e blinduar dhe dritare e grila alumini.

 

*

 

shtëpinë e re, lagjen “Lef Sallata” Vlorë, godina 1319, hyrja 2, kati 4, apartamenti 12, u futëm muajin prill vitit 1990. Padyshim, kjo ishte shtëpia e gjerë dhe komode kemi pasur ndonjëherë, me 3 dhoma, një soxhorno, me dhomë gatimi e ngrënie dhe banjë kompletuar. Këto lloj apartamentesh quheshin tipit francez. Edhe këtu, çdo kat ishim tre familje: Për karshi banonte Ylli Malaj, nipi i Hanëmes, me Kanon, një grua e zgjuar dhe korrekte dhe dy djemtë e tyre simpatikë, Ilirin dhe Adin.  Ngjitur me ne banonte Ladi Llanaj dhe Kozeta e urtë, me Tilin dhe Gretën, dy fëmijët e mirë tyre. gjithë familjet e shkalles sonë ishin zgjedhur, dashamirës e shkueshëm, ku midis tyre mund diferencoj, sado pak: Inxhinierin e naftës Bardhyl Xhyheri, me gruan, Beatriçe, djalin dhe dy vajzat; Inxhinierin elektrik Shpëtim Meli, me shoqen Lumen dhe tre vajzat e tyre; farmacistin Petor Loli me shoqen Dhorën, vajzën dhe djalin e vet; mjeku pediatër Hito Jazaj me Vriklën dhe tre fëmijët; sindikalisti  veteran Milto Gjini me gruan, Frosën, djalin Mimi dhe nusen; Mario e Liza Dhimitri me fëmijët e tyre, etj.  Siç kuptohet gjitonët ishin gjëja e mirë këtë shtëpi. Jeta kolektive dhe solidariteti i tyre u provua, sidomos, ditët e mbrapshta vitit 1997, kur ne ishim detyruar mbylleshim, brenda portës madhe vendosëm te hyrja e katit parë dhe kur mblidheshim, bisedonim  e deri darkonim bashku, shenjë kuraje dhe solidariteti. Për tu theksuar ka qenë komodideti i banimit këtë banesë, fakti ishte qendër Vlorës dhe se ishte një si oazë i qetë, larg mundësisë shqetësimit nga automjetet dhe nga zhurma e kalimtarëve.

 

*

 

vitin 1977 - 78, për gati dy vjet, banuam shtëpinë e djalit, Kamanit, katin e pestë, apartamentin nr. 12, ndërtuar me “kontribut vullnetar”, me dy dhoma e një kuzhinë Rrugën “Myslym Shyri”, Tiranë. Kamani emigroi Amerikë, ku u bashkua me fejuarën e tij Adela Kolën. dy kishin mbaruar për mjekësi përgjithshëm Tiranë dhe vazhduan studimet për shumë vjet Amerikë, ku edhe u specializuan si mjek profile ndryshme: Adela për organet e brendshme dhe Kamani për anesti-reaminacion.

Shtëpia gjatazi shtrihej bulevardin kryesor “Misto Mame”dhe  në gjerësi kishte rrugën “Myslym Shyri”. Levizjet rrugët ditë e natë na shqetësonin, derisa na linin pa gjumë. Ishte kjo, arsyeja kryesore, ne e shitëm këtë shtëpi, megjithëse ishte një pozicion qendror dhe shumë populluar dhe blemë një hyrje re.

 

*

 

Apartamenti i ri ishte një godinë ndërtim e sipër, Rrugën “Mine Peza”, kati i gjashte, dy dhoma fjetje dhe një dhomë ndenje me aneks kuzhine, dy banja dhe ballkon, me ashensor, kondicioner dhe gjitha pajisjet e kohës për një jetesë mirë. Pamëdyshje them se kjo ishte shtëpia komode e gjitha kohëve për ne. Këtu banonim së bashku me Artën, vajzën tonë, gjithnjë gojëmbël dhe na jepte kënaqësi  përhershme dhe me mbesën, Anxhelën 7 vjeçare, gjithnjë bëhej e mirë, duke qenë model sjellje, zgjuarsi, bukuri e përparim mësime. Gruaja ime, Hanëmja, megjithëse e ndiente largimin e djalit sajë vetëm Amerikë dhe përherë shqetësohej nga larg për , këtu, te kjo shtëpi, ndjehej gjithnjë e e lumtur, se, siç thoshte ajo, pati fatin kishte komshinjtë mirë botë. një kat me ne banonte një anë çifti me rinjtë kolonjar Sokol dhe Arta Hajro me dy fëmijët e vetë, Petrikën dhe Borën, njerëz dashur e gjendur, si ishin fëmijët tanë; pranë tyre, gati moshatarë me ne ishin Silvana dhe Kristofor Qori, nga Erseka, gjithnjë gazmor e optimistë, megjithëse edhe ata dy vajzat e tyre martuara, i kishin larg; për krah nesh dhe fare afër ishin piloti Osman Kushta nga Librazhdi, me gruan e vetë vlonjaten Sllavica, nënën e saj Vasilika dhe djemtë Ergyn dhe Albi, njeri i mirë e i gjendur, se tjetri. Një kat lart banon familjarisht, nipi i Hanëmes Valteri, një kat poshtë familja vlonjate e Hamzarajt dhe lart e poshtë, plotë njerëz tjerë, komshinj mirë.

 

 

*

 

 

 

Duhet thënë se, vitet e fundit për 7 - 8 muaj vere, unë dhe Hanëmja ime e dashur, banojmë te shtëpia e re në Skelë të Vlorës, ndërtuar sipas kërkesave dhe dëshirave tona, në truallin tonë që përfituam, pas kthimit të pronave. Apartamentin e kemi zgjedhur, te një godinë e re shumëkatëshe, në lagjen Skelë të Vlorës, afër detit, në katin e nëntë dhe e kemi modifikuar e përshtatur, pas autorizimit të ndërtuesit simpatik Teki Xhemali dhe sugjerimeve të bëra nga dhëndri ynë, arkitekti holandez, Wim van der Vouden.  Këtu gjëja më e mirë është një verandë e madhe dhe ndriçimi i bollshëm  i kombinuar natyral e artificial. Kjo ishte një nga ëndrrat e mia të realizuara, që më frymëzuan për këtë poezi:

 

 

VERANDA E KATIT TË NËNTË

 

Ndriçimi i errët,

Tavani i varur”,

Më ngriti herët.

Më zgjoi pa zbardhur.

 

-Do ketë më vlera

Sallon- veranda:

Zgjerohet dera,

Dhoma del prapa!

 

E gjithë banesa të orientohet

Te veranda, vlerë madhe

Atje ja vlen më shumë të jetohet:

Të ahet, të pihet e të hiqet valle.

 

Mendim elite, profesional

Wimi prerazi, po sugjeron

Dhe, dashamirësi Teki Xhemal

Po, vetëtimthi,  e miraton.

 

Lajmi përhapet ndër kontinente

Gëzimi ndahet, s’mbahet për vete.

Do jetë i bukur, ky, kati nëntë:

Ndriçimi i errët, verandë me tendë.

 

Po pret vetë deti, diellin, në Sazan,

Në perëndimin e flakëruar.

Ngazëllej i tëri, vendi s’ më mban:

Do rroj i qetë, do vdes gëzuar!

 

 

 

 

Ndërsa fëmijët, nipat dhe mbesat, jetojnë emigracion, Amerikë, Kanada e Holandë, ne, pasi i kemi vizituar dhe i kemi lënë qetë e lumtur, rritje, shtim e pasurim, jemi kthyer sërish Vlorë, me mallin dhe dashurinë për ta. Këtu, këtë vend dashur, pranë detit çudibërës dhe mrekullueshëm me klimë butë dhe gati 300 ditë diell, ku kemi lindur e jetuar gjatë, jetojmë gëzuar vitet e fundit jetës sonë, kujdesemi për njeri tjetrin dhe i lusim zotit jemi mirë me shëndet deri fund.

Këtu përfundon historia me jetëshkrimin e dy vlonjatëve moshuar, duke kërkuar falje, te ju dashur shqiptarë, keni marrë mundimin na lexoni, njëkohësisht duke ju uruar jetë gjatë, trashëgim denjë, dhe dashuri pashuar bashkëshortore. E kuptojmë, për ndokënd, me intimitetet tona dhe jetën e brendshme familjare, mund jemi bërë mërzitshëm dhe painteresuar dhe pikërisht te ata kërkojmë falje, por, nëpërmjet kësaj historie familjare moshuarish, kemi kujtuar shokët, miqtë dhe afërtit tanë me dashuri dhe respekt dhe me këtë rast, duke ndjerë kënaqësi se kemi kryer edhe një detyrë njerëzore, i përshëndesim dhe i falënderojmë ata përzemërsisht.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora