Agron Tufa: Triumvirati ynë i Coca-Cola-s
Një pasditë shtatori të vitit 1990, kur bateria jonë kishte mbaruar stërvitjen e zakonshme me topat 120 m.m fushorë, shokun tonë, Paulinin, e thirrën jashtë rrethimit në takim me familjen. Isha shtrirë në krevatin tim të merrja një sy dhe madje po dremisja një surrogato gjumi, kur ndjeva shkundjen e kujdesshme të Paulinit...


























