Mendime
Rexhep Shahu: Antikomunistë të tillë duhen shpikur
E diele, 09.05.2021, 02:26 PM
ANTIKOMUNISTË TË TILLË DUHEN SHPIKUR...
NGA
REXHEP SHAHU
Kerkohet
nje disident politik qe te thote hapur e qarte pa rrena e trillime se une kam
bere burg se kam qene kunder Enver Hoxhes e Partise komuniste, kunder regjimit
diktatorial dhe te mos jargavitet duke thene se ja spiunet qe me spiunuan e me
denuan.
Nese
nje disident thote se eshte spiunuar e denuar nga spiunimet dhe nese sot vjell
urrejtje kunder bashkepunetoreve te sigurimit, duke heshte per punetoret e
sigurimit, ai pohon se nuk ka qene disident, por kane shpifur e kane spiunuar
per te spiunet, bashkepunetoret e sigurimit. Po te mos e kishin spiunuar
bashkepunetoret e sigurimit, po te mos kishin shpifur per te, ai nuk do te
bente burg, pra nuk ishte disident.
Ndaj
kerkohet nje disidence qe te mos shaloje bashkepunetoret e sigurimit por te
artuikulohet qarte, kam bere burg se kam qene me ndergjegje e me bindje hapur
kunder regjimit komunist.
Nje
disidence e tille e shendetshme do ta shpetoje Shqiperine ndersa disidentet
deledash qe perkulen para punetoreve te sigurimit e shkelin me kembe
bashkepunetoret e sigurimit, nuk i sherbejne shendetit te disidences tone, te
dinjitetit tone.
Natyrisht
qe kishte spiune, natyrisht qe edhe nese nuk kishte spiune, sigurimi do t'i
krijonte, do t'i gjente, do t'i shpikte spiunet apo bashkepunetoret sepse ashtu
ishte procedura, duhej bere dosja. Kjo eshte e qarte.
Bashkepunetoret
e sigurimit udhehiqeshin e diktoheshin ne cdo hap nga punetoret e sigurimit,
ani se rrufete e urrjetjes e dobesise tone bien jo mbi punetoret por mbi
bashkepunetoret e sigurimit qe gjenden lehte permes shterngimeve e kercenimeve.
Por
cudia ndodhi pas renies se regjimit komunist se disa njerez te burgosur qe pane dosjet e tyre, u
turren kunder bashkepunetoreve te sigurimit sikur ata kishin bere burg vetem
per shkak se ishin spiunuar nga bashkepunetoret e sigurimit qofte keta
velllezer, daje, nip, burre, grua, dashnore, dashnor etj etj.
Duke
u turre me terbim kunder bashkepunetoreve te sigurimit te denuarit u çveshen
nga kostumi i te denuarit politik, nga kostumi i disidentit, i njeriut anti
parti, anti regjim, nga kostumi i atij qe nuk e kishte dashte dhe e kishte
kundershtuar me bindje diktaturen komuniste dhe u shnderruan ne njerez qe ishin
denuar padrejtesisht dhe ishin denuar vetem nga shpifjet e bashkepunetoreve te
sigurimit pasi po rezulton se ata nuk kane qene me ndergjegje antikoministe,
antisistem. Sepse po te ishin me bindje antikomuniste, anti sistem, ata vetem
me veglat e sigurimit te shtetit nuk do te merreshin, vetem me bashkepunetoret
nuk do te merreshin kurre, e shumta do ti meshironin ata por nuk do ti
shpallnin shkaktare te burgosjes se tyre.
Te
denuarin politik, ate te denuar qe ka qene kunder partise se punes e kunder
Enver Hoxhes, kunder sistemit kriminal te luftes se klasave nuk e perfytyroj
dot si ata nxenesit spiune ne klase qe ankohen te mesuesi se po ia nxjerr
gjuhen shoku i klases apo se e pickoi shoku i bankes.
Jam
deshmitar i gjalle dhe deshmoj sot e mot se shume te denuar politike e tutore
te tyre, oficere sigurimi, shefa partie etj etj, hane mish e pine raki e bejne
krushqi me njeri - tjetrin. Nuk jam kunder, as kam qene as jam kunder, shoqeria
do te pajtohet, martesat armiqesite i kthejne ne miqesi, por nuk duroj dot
sulmin e peshtire qe u behet me te vegjelve, me te vobekteve, veglave me te
ndryshkura te sigurimit te shtetit, bashkepunetoreve te sigurimit. Ata tallen,
pergojohen, poshtrohen sic pergojoheshin dikur ballistet prej komunisteve.
Te
denuarin real politik e desha dinjitoz, qe te mos merrej me bashkepunetoret por
te qendronte vertikal ne jete, te thoshte une kam qene kunder Enver Hoxhes e
partise komuniste dhe jam denuar me bindje per kete gje sepse kam qene kunder,
kam shkruar kunder, kam pikturuar kunder, kam artikuluar kunder, kam punuar e
vepruar kunder, jam zbuluar dhe jam denuar, por nuk eshte aksident denimi e
burgosja.
Por
duket antikomuniste te tille duhen shpikur...se ndoshta nuku ka ose ka shume
pak dhe ata jane aq fisnike sa nuk flliqin veten e tyre ne faqe gazetash e
ekrane televizionesh duke shaluar bashkepunetoret e sigurimit te shtetit e duke
fshehur punetoret e sigurimit, duke u fshehur e nderruar rruge prej punetoreve
te sigurimit...
Keshtu
ndodhi e po ndodh edhe me ca te vetshpallur ikona te disidences apo te shpallur
si modele te moralit nga qeveria e partia socialiste pasuese e partise se punes
dhe qe ne nje mase te madhe drejtohet nga bijte e atyre qe drejtuan partine e
punes.
Disidenca
jone eshte me paterice. Eksponente te disidences tone i sherbejne me devocion
partise socialiste, e akuzojne per cdo mos realizim te tyre ne jete ne keto tri
dekada partine demokratike, e cila nuk ka bere mrekulli, por ua keputi prangat
kur erdhi ne pushtet dhe ndihmoi qe te denuarit politike te ishin te barabarte
me te gjithe njerzit por ne radhet e pare per nderim ndaj tyre.