Mendime
Albert Zholi: 9 Maji, dita historike e fitores mbi fashizmin
E shtune, 08.05.2021, 06:58 PM
9 Maji, dita historike e fitores mbi fashizmin
(1945-2021)
Flasin
për këtë ditë, ish-oficerët e lartë, Bajram
Mane, Ismail Shulku, Aleksandër Rama, Xhelal Hysa
Kjo ditë
për Evropën është ditë e fitores së lirisë kundër robërisë, dita e
emancipimit popullor kundër shtypjes fashiste
Nga Albert
Z. ZHOLI
Për mbarë botën 9 Maji mbetet ditë e shenjtë.
Dita e ëprfundimit të Liuftës së Dytë Botërore, luftës më të egër të të gjitha
kohërave. 9 Maji për Evropën është ditë e barazisë mes
popujve dhe barazisë brenda shteteve, ditë e vetëvendosjes kundër imponimit nga
jashtë. Qysh nga ai 9 maj i vitit 1945 kur u shpall kapitullimi i Gjermanisë
naziste, kanë kaluar mëse 7 dekada. Sot është 73-vjetori i fitores mbi
fashizmin. Një ditë historike, një ditë që përcjell një kujtesë mbarëbotërore.
Si erdhi kjo luftë? Kush dhe si e nxiti? Cilat ishin pasojat? Pas Luftës
së Parë Botërore, shtetet arabe kishin parë mundësinë për të qenë të pavarur
dhe për të formuar më në fund, shtetet arabe të pavarura. Megjithatë kjo gjë nuk
do lejohej nga vendet evropiane sepse ato toka ishin të pasura me naftë, që
mbas Luftës së Parë Botërore u pa si një lëndë shumë me vlerë. Marrëveshja e
San Remos, do të ishte thjeshtë një modifikim i Marrëveshjes së Syces-Picot, e
bërë pa dijeninë e SHBA-së duke mohuar marrëveshjen e bërë më parë të
King-Crane. Me anë të kësaj marrëveshje, Francës i jepej Siria dhe Lubjana,
problemet e kësaj të fundit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Konfliktet
megjithatë nuk kishin të sosur dhe situata ishte dramatike gjithashtu. Ndërkohë
Rusia, që ishte tërhequr nga lufta dhe pas hipjes së bolshevikëve në fuqi,
kishte hapur të gjitha marrëveshjet e fshehta të regjimit të Carit. Franca
kërkonte shfuqizimin e plotë të Gjermanisë, ndërsa Anglia nuk donte kurrsesi që
në Evropë të formohej vetëm një shtet i fortë. Ideja e Ëilsonit ishte hedhur
poshtë tashmë. Perandoria Osmane gjithashtu ishte në prag të trazirave. Duke
pasur dijeni të të gjithë këtij tensioni, Konferenca e Vjenës, nuk bëri asgjë
tjetër, përveç se përgatiti terrenin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
Pushtimi i Shqipërisë
Njëri nga vendet e para, që do të provonte
agresionin fashist italian u bë Shqipëria. Mëngjesin kobzi të 7 prillit 1939,
mbi 50 mijë trupa fashiste, të armatosura më së miri, të imbarkuara në dhjetëra
anije lufte e të shoqëruara me mbi 400 avionë luftarakë, sulmuan dhe pushtuan
Shqipërinë e vogël në jug të Ballkanit, me rreth 1 milionë banorë. Por populli
shqiptar do t’u rezistonte me heroizëm hordhive pushtuese fashiste e naziste
dhe do të bëhej i pari vend, që do të çlirohej me forcat e veta.
Sulmi gjerman ndaj ish-BS
Më 1 shtator të vitit 1939, Gjermania e
udhëhequr nga pushteti nazist me Adolf Hitlerin në krye pushton Poloninë. Kjo
ishte bërë e mundur me anë të një kontrate të fshehur me Bashkimin Sovjetik. Të
dyja palët morën pjesë në sulmin e 17 shtatorit. Deklarata e vonuar e Francës
dhe Anglisë kundër Gjermanisë, do të shpallej vetëm më 3 shtator të po atij
viti. Me këtë deklaratë, flota angleze dhe franceze filluan manovrimin e gjerë
në ujërat territoriale të Evropës. Në këto kushte, me anë të Sulmit Blitzz
Creig (Sulm rrufe), Gjermania pushton dhe shtie në dorë shpejt Poloninë,
Norvegjinë, Holandën, Belgjikën dhe Francën në 1940. Në 1941 do të merrte edhe
Jugosllavinë, Greqinë si dhe Shqipërinë. Trupat italiane, në aleancë me boshtin
nazist, do të sulmonin trupat britanike në Afrikën e Veriut. Deri në verë të
1941, Gjermania kishte arritur të shtinte në dorë të tërë Francën dhe pjesën më
të madhe të Evropës. Britania e Bashkuar, tashmë qëndronte vetëm pa aleatë me
sy nga ShBA-të, megjithatë pushtimi i saj u bë i pamundur për shkak të forcave
ajrore (Royal Air Force) dhe detare (Royal Navy). Duke e parë Britaninë si një
armik të pashpresë dhe të dobët, Hitleri kthehet nga Bashkimi Sovjetik, me një
sulm të befasishëm më 22 qershor 1941, duke prishur kështu marrëveshjen e
mossulmimit që kishte bërë me të. Në fundin e vitit 1941, Gjermania kishte
pushtuar një pjesë të konsiderueshme të Bashkimit Sovjetik, por hapi i tyre do
të ndalej jashtë Moskës, në betejën e Stalingradit. Gjatë betejave të
përgjakshme në Stalingrad, që për më tepër dukej si një luftë personale midis
Hitlerit dhe Stalinit, rrethimi dhe kapja e Garnizonit të Gjashtë të trupave
gjermane, e bëri Gjermaninë të mendonte se nuk do të ishte një nismë e lehtë
marrja e Rusisë. Sulmi rrufe i Gjermanisë naziste, dukej sikur nuk kishte dobi
në tokat e mbuluara me borë dhe të pa fundme të Rusisë. Beteja e Stalingradit u
zhvillua në vitet 1942-1943 ku boshti nazist pati humbje të mëdha. Humbja
tjetër në Betejën e Kursk dhe thyerja e Syrgjynosjes së Leningradit do t’i
jepte luftës një pamje tjetër tashmë. Ushtria e kuqe duket e papërmbajtshme dhe
tashmë nga një mbrojtje e fortë, kalon në ofensivë të përgjithshme, duke
gjëmuar Ëehrmacht deri në Berlin. Në Betejën e Berlinit, Ushtria e Kuqe merr
lagjet e këtij qyteti një nga një, deri sa më 30 prill 1945, Hitleri kryen
vetëvrasje në bunkerin ku strehohej, duke mos parë rrugë shpëtimi. Ndërkohë,
Italia fashiste me Benito Mussolinin në krye kapitulloi në 1943. Tashmë ajo
kishte dalë kundra ish-aleates së saj Gjermanisë që vazhdonte luftën. Trupat e
aleatëve u futën në Itali dhe më pas në 1944, ata do të lironin edhe Francën.
Më pas, me rënien e Gjermanisë, aleatët dhe Sovjetikët do të takoheshin në
qendrën e Gjermanisë, Berlin. Kjo vetëm pas Betejës së Bulge (Battle of the
Bulge) në dhjetor. Gjatë kësaj lufte, është për t’u përmendur holokausti që iu
bë me miliona (6 milion mendohet) hebrenjve. Në këtë gjenocid gjithashtu u
eksterminuan edhe persona me origjinë rome.
Ismail Shulku, oficeri madhor i Frontit
Verilindor
Historiografia botërore ka fiksuar si datë
fillimi të Luftës së Dytë Botërore, 1 shtatorin e vitit 1939, kur Gjermania nën
veprimin ideologjik agresiv të teorisë për të “Siguruar hapësirën e nevojshme
jetike”, sulmoi Poloninë por në fakt lufta e përbindshme kishte filluar në
vitin 1931, kur Japonia pushtoi Mançurinë. Por edhe më parë në vitin
1939: u pushtua fillimisht Etiopia më 1935, Spanja pas një viti, Kina më 1937,
Austria e Çekosllovakia pas një viti, dhe Shqipëria më 1939. Vendet Skandinave
e Danimarka do të pushtohen në vitet 1940-‘41. Duke u gdhirë 22 qershori 1941,
edhe pse ekzistonte një marrëveshje mossulmimi, Gjermania sulmoi në befasi
ish-B. S. Kështu Lufta e Dytë Botërore mori karakterin e një katastrofe
të përbotshme të pandalshme. Gjithë njerëzimi u trondit dhe ishte në gjendje
makthi pasi rruzulli tokësor u nda në dy pjesë. Në njërën anë ishin pozicionuar
shtetet luftënxitëse me në krye Gjermaninë, Italinë e Japoninë, duke krijuar
lidhjen politiko-ushtarake Berlin-Romë-Tokio, kërcënuese për mbarë njerëzimin.
Në anën tjetër u grupuan shtete, popuj e forca përparimtare, nën kryesimin e
Shteteve të Bashkuara, ish-B.S dhe Anglisë, etj, duke krijuar një koalicion të
drejtuar nga “Treshja e Madhe” Ruzvelt, Stalin, Çërçill. Por kishte dhe një
çudi…Gjermania në fillim atë kohë kishte 7,378 copë artilerie ndërsa Franca
10.700. Gjermanët mund të grumbullonin 2,439 tanke, ndërsa francezët kishin
3,254, shumica e të cilave ishin më të mëdha, më të mirë dhe të blinduara se
panterat gjermane. Shumë, shumë vdiqën në luftën shkatërrimtare për jetë a
vdekje që nisi Hitleri me sulmin e tij ndaj ish-Bashkimit Sovjetik në qershor
1941. Kjo luftë u nis me synimin për të asgjësuar Bashkimin Sovjetik dhe
popullsive të tij t’i jepej statusi i punëtorëve skllevër. Shuarja nga faqja e
dheut e qyteteve të mëdha si Leningradi apo Moska u përllogarit më së miri nga
Hitleri, e paralel me të edhe vrasjet masive të hebrenjve. Bota nuk ndiente
qetësi. Kudo dëgjoje krisma armësh, gjyle topash, predha avionësh apo tankesh,
sirena anijesh luftarake në mbytje. Tmerri ishte pjesë e përditshmërisë
njerëzore. Boshti Berlin-Romë-Tokio duhej patjetër të shembej. Koalicioni i
“Treshes së Madhe” ishte e vetmja shpresë për njerëzimin. Në këtë
koalicion kanë dhënë kontribut me vlerë të paçmuar ish-B.S (sidomos me resurse
njerëzore), ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Anglia me armatim, municion dhe
pajisje luftarake, por edhe me ushqime e veshmbathje, aq të domosdoshme për
veprime luftarake të suksesshme. Krejt natyrshëm nuk duhet mohuar edhe
kontributi i shteteve më të vogla e më pak të fuqishme, por që përpos të
tjerash, gjithsesi, shërbenin edhe si prapavijë e besueshme e Koalicionit. Ndër
‘to është vlerësuar edhe ndihmesa e popullit shqiptar, i cili ndër të parët në
Ballkan dhe Evropë organizoi qëndresën e armatosur kundër pushtuesit, duke
krijuar Çetën e Parë Partizane në rrethinat e Tiranës, në fshatin Pezë. Lufta
antifashiste e popullit shqiptar shkoi në një linjë me motivin e përcaktuar nga
Fuqitë e Mëdha për të çliruar vendin. Me gjithë devijimet në disa raste nga kjo
vijë, gjithsesi ajo mbetet një kontribut i çmuar në luftën e përbashkët të
popujve për të shpartalluar forcat regresive të bllokut militar Berlin-Romë-Tokio.
Por dua të ndalem tek 9 Maji, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. 9
Maji për Evropën është ditë e fitores së lirisë kundër robërisë, është ditë e
emancipimit popullor kundër shtypjes fashiste, është ditë e barazisë mes
popujve dhe barazisë brenda shteteve kundër primatit imperialist dhe
eksploatimit të egër. Për viktimat civile, numri i sugjeruar ishte 24 milionë,
çka duke përfshirë rritjen e mundshme demografike, do të thoshte një humbje
prej deri në 40 milionë njerëzish. 9 Maji për Evropën është ditë e
vetëvendosjes kundër perandorisë e imponimit nga jashtë. Fitorja kundër
fashizmit duhet të jetë e plotë edhe sot. Pa fitoren përfundimtare kundër tij,
fashizmi, mbase edhe i reformuar, do të kthehet, në dëm të paqes, lirisë,
barazisë e progresit. Nuk ka liri universale pa aplikim të saj universalisht,
pa qenë secili popull i lirë. Nuk ka barazi universale pa qenë secila shoqëri e
barabartë, mes vete dhe me të tjerët. Jehona e 9 Majit, sikur ajo e fitores
kundër fashizmit, por edhe ajo e bashkëpunimit mes të barabartëve, e
komunitetit, duhet të jetë e dëgjuar në formën e vet të kulluar. Me këtë rast
dua të them se në fitoren e 9 Majit një ndihmë të madhe ka dhënë dhe populli
shqiptar. Pjesëmarrja masive e popullit tonë në këtë luftë ka bërë që ne të
jemi ndër popujt që kemi dhënë një ndihmë të madhe. Lufta jonë ka bërë që të
ndaleshin dëshirat e pabaza e fqinjëve për copëtimin e atdheut tonë. Nqs
nuk do të ishte kjo luftë, Shqipëria edhe mund të ishte copëtuar. Ndaj duhet të
krenohemi me luftën tonë.
-Bajram Mane, ish-zëvendësminsitër i
mbrojtjes
Deri tek dita e 9 majit ishin kryer me mijëra
beteja, ishin vrarë miliona njerëz, ishin shkatërruar qindra qytete dhe
dhjetëra shtete. Bota ishte në kolaps. Qielli në mbarë botën ishte i nxirë. Më
23 gusht, 1942, Gjermanët arritën Vollgën, në veri të Stalingradit. Gjermanët
pa humbur kohë, do të bombardonin qytetin duke shkatërruar shtëpitë prej druri.
Shkatërrimi i këtyre të fundit u bë me qëllim që të dëmtoheshin uzinat moderne
të sovjetikëve. Më 23 shtator, Ushtria Gjermane kishte marrë në dorë këto
fabrika dhe rrezja e veprimit të Ushtrisë Gjermane, ishte aq i gjerë sa që
kishte nën kontroll të gjithë lumin. Sovjetikët do të sillnin përforcime dhe
tashmë do të fillonte ajo që në histori u njoh si Beteja e Stalingradit. Në
rrugët e Stalingradit, do të zhvilloheshin beteja të ashpra guerirlase. Duke
qenë se të dy palët luftonin brenda në qytet, mendohet se luftimet trup më trup
nuk kanë munguar. Lufta e egër, bëri që morali i trupave të të dyja palëve të binte.
Edhe pse Gjermania po dëmtohej shumë nga kjo betejë, Hitleri nuk do të
urdhëronte kurrë dorëheqjen. Von Paulus, i ndodhur në një gjendje të
mjerueshme, do provonte edhe një herë një sulm kundra Sovjetikëve në fillimet e
nëntorit. Tashmë Ushtria Gjermane kishte në dorë rreth 88% të qytetit, por me
sa dukej, rezistenca e Ushtrisë së Kuqe, nuk do të binte bashkë me qytetin e
shkatërruar. Ndërkohë që Ushtria Gjermane, futej akoma më thellë në qytet,
Sovjetikët kishin forcuar krahët në rrethinat e Stalingradit. Në këtë mënyrë,
Sovjetikët patën mundësi të rrethonin deri diku Ushtrinë Gjermane. Operacioni
Uranus, në 19 nëntor, pati si bazë sulmimin e forcave gjermane nga të dyja
krahët. Ky operacion korri sukses. Trupat Sovjetike do të takoheshin në Kalaç dhe
4 ditë më vonë, Divizioni i Gjashtë i Ushtrisë Gjermane, do të rrethohej i
tëri. Kjo për ta ishte një grackë nga ku nuk do të ishte shumë e lehtë të
dilnin. Divizioni i Gjashtë, kërkoi leje për të dalë nga rrethimi, por Hitleri
nuk i lejoi, duke i premtuar se ata do të furnizoheshin nga qelli me ushqime,
deri sa të shpëtoheshin. Megjithatë Sovjetikët nuk do të bënin sehir ndërkohë
që Hitleri të sillte ndihmat. Në atë kohë, Sovjetikët do të lëshonin një sulm
kundra forcave të ndodhura në afërsi të Moskës. Ky sulm i quajtur Operacioni
Mars, kishte si synim ndërprerjen e kontakteve ndërmjet divizionit qendror me
atë të divizionit në jug të Stalingradit. Me të shpejtë, Von Manstein do të
formonte një batalion modest me ushtarë gjermanë, me qëllim për të shkuar në
ndihmë ushtrisë që kishte ngecur në Stalingrad. Por ai do të afrohej vetëm 50
kilometra me ushtrinë e mbetur në brendësi të Stalingradit. Trupat Sovjetike,
nuk do ta lejonin atë të ecte përpara qoftë edhe një metër me shumë. Në fund të
vitit 1942, Divizioni i Gjashtë, ishte katandisur si mos më keq, pasi Luftëaffe
(Forcat Ajrore Gjermane), nuk sillte as 1 të 6 e furnizimeve të nevojshme.
Fieldmarshall Von Paulus do t’i dorëzohej Ushtrisë së Kuqe më 2.2.1943 duke mos
parë rrugë tjetër shpëtimi. Nga ky vendim, 91 000 ushtarë Gjerman dhe 22
gjeneralë, do të binin në duart e Sovjetikëve. Kjo do të ishte lufta më e madhe
në të gjithë historinë, si në shpenzime, ashtu edhe në humbje njerëzore.
Mendohet se Gjermanët humbën rreth 850 000 ushtarë. Ndërsa gjithsej 2 milion
njerëz do të vdisnin në këtë betejë (por kjo është e diskutueshme). Për më tej,
e vërteta historike qëndron në faktin se ditët e para të majit dhe pikërisht më
2 maj 1945, dorëzohen forcat naziste gjermane që mbronin Berlinin. Po në këtë
datë, gjenerali gjerman i Artilerisë, Helmuth Ëeidling, që ishte komandant i
zonës së mbrojtjes së Berlinit i dorëzoi pa kushte qytetin e Berlinit
gjeneralit sovjetik Vasili Çuikov. Në të njëjtën ditë, oficerët që komandonin
ushtritë nazistë të grupit Vistula në veri të Berlinit, gjenerali Kurt von
Tippelskirç që ishte komandant i armatës 21 naziste dhe gjeneral Hasso von
Mantueffel, që ishte komandant i armatës së tretë Panzer, iu dorëzuan ushtrive
aleate. Më 8 Maj mbi Rajstag ngrihet flamuri i fitores. .
Aleksandër Rama, ish-pedagog në Akademinë
“Skënderbej”
9 maji kujtohet me shumë respekt pasi është
dhe një apel për kohën që jetojmë. Në ccdo 9 maj njerëzimi bëjnë bilancet e
kohërave. Kjo ditë mbetet si një ditë simbol i shpëtimit njerëzor. Dy luftërat
botërore kanë sjellë aq shumë vrasje, sa bota është tmerruar. Armët kimike
mbeten një problem i hapur shqetësues për mbarë botën edhe sot, pasi Siria
është një shembull konkret. Përdorimi i armëve kimike në konflikte të ndryshme
është një çështje që shqetëson së tepërmi diplomacinë ndërkombëtare në këto
kohë, pas imazheve tragjike të përdorimit të tyre në Siri. Pamjet rikujtojnë
edhe një herë se çfarë rreziku i kanoset njerëzimit nga përdorimi masiv i tyre.
Ndërsa në vitet 1965-1967, Egjipti i përdori ato në Jemen. Në shkallë të gjerë,
armët kimike u shfaqën në luftën 8–vjeçare mes Irakut dhe Iranit. Përdorimi i
tyre nga regjimi i Sadam Huseinit në vitin 1988 në qytezën kurde Halabja u mori
jetën rreth 5 mijë civilëve. Kjo u bë shkak që në vitin 1995 të nënshkruhej nga
189 vende të botës Konventa për Luftën Kimike që ndalonte kategorikisht
disponimin dhe përdorimin e tyre. Megjithatë vende si Siria, Koreja e Veriut,
Sudani i Jugut, Angola dhe Egjipti nuk e kanë nënshkruar apo ratifikuar atë.
Efekti katastrofik që ato japin brenda pak minutash dhe rreziku i rënies së
tyre në duart e organizatave terroriste janë dy prej shkaqeve që kërcënojnë
sigurinë ndërkombëtare. Ndaj dhe SHBA kërkojnë një kundërpërgjigje të fortë nga
të gjitha vendet që i përdorin ato. Vdekja nga armët kimike është e ngadalshme
dhe në duhet të kuptojmë se si mund të shpëtojmë prej tyre dhe se si mund të
mbrohemi. Mes llojeve të armëve kimike, janë ato që shkaktojnë acarim të
lëkurës. Ato dëmtojnë lëkurën në përgjithësi, mukozën dhe irriton lëkurën në të
gjithë trupin. Ndaj duhet kujtuar lufta e dytë dhe tmerret e kësaj lufte.
Kujtesa është apel për kujdes, kur shihet se shumë shtete në botë po armatosen
me bomba bërthamore. Duhet theksuar se është rritur ndjeshëm numri i shteteve
që prodhojnë armë atomike. Rreziku i tyre është evident. Gjithë këto shpenzime
duhet të shkojnë në drejtim të mirëqenies së popujve jo në drejtim të
shfarosjes së tyre. Ndaj 9 maji është një apel. Një apel mbarëbotërorë për paqe
dhe siguri. Boll më me luftëra. Popujt duan vëllazërim.
Xhelal Hysa, sh-oficer i MKA-së
Ne jemi ndër popujt që mbajti peshën e
pushtimit më të gjatë në Europë. Vite sakrifikimi dhe flijimi. Shqiptarët deri
më sot e kanë njohur atë si një luftë çlirimtare, duke e renditur Shqipërinë si
pjesë e koalicionit të madh antifashist. Po ndër historianët shqiptarë dhe
atyre që merren me historinë apo që u intereson kjo pjesë e historisë, këto
vitet e fundit, përveç tiparit të saj çlirimtar, është nënvizuar se ajo kishte
dhe tiparet e një lufte që u bë për pushtet, duke e zbehur kështu tiparin e saj
kryesor çlirimtar e liridashës. Në mbështetje të tezës së tyre sjellin shembuj
se si Ushtria Nacionalçlirimtare nuk bashkëpunoi me Ballin Kombëtar e
Legalitetin. Në mbështetje të tezës së tyre sjellin dhe egërsinë e atyre që
erdhën në pushtet dhe i luftuan po aq egërsisht përfaqësuesit e këtyre dy
grupimeve. Për të dhënë një ide të qartë se cili duhet të jetë qëndrimi ndaj
kësaj Lufte, duhet të bazohemi mbi realitetin shqiptar në këtë periudhë. Së
pari duhet të përcaktohen kufijtë kohorë të kësaj Lufte. Kufirin kohor e
përcaktojnë ardhja dhe largimi i pushtuesve që është 7 prilli i vitit 1939 dhe
ikja e tyre më 29 nëntor 1944. Brenda këtij kufiri kohor duhet të shihet dhe të
analizohet kjo Luftë. Së dyti duhet të shikojmë palët që morën pjesë në këtë
luftë. Palën kundërshtare e kemi të përcaktuar. Janë dy pushtuesit fashistë e
nazistë, ardhja dhe largimi i të cilëve përcaktuan dhe kufijtë kohorë të kësaj
Lufte. Nga pala shqiptare kemi Ushtrinë Nacionaçlirimtare nga njëra anë dhe
Ballin Kombëtar dhe Legalitetin nga ana tjetër. Përderisa Balli Kombëtar dhe
Legaliteti, nuk u përballën me pushtuesin, nuk mund t`i quajmë si pjesë e kësaj
Lufte. Kush i pengoi këto forca politike të krijuara në Shqipëri të bënin një
betejë me gjermanët, qoftë dhe të përbashkët? Kjo tregon se ato nuk ishin
krijuar për të luftuar pushtuesin. Gjithë pesha e kësaj Lufte ra mbi Ushtrinë
Nacionalçlirimtare. Pala shqiptare u rreshtua përballë kësaj lufte me 100 mijë
luftëtarë. Të gjithë dolën në mal me vullnet të lirë, sepse organizimi i tyre
nuk u bë nga institucionet shtetërore. Qeveria shqiptare, nëse mund ta quajmë
qeveri, ishte nën urdhrat e pushtuesit dhe nuk kishte asnjë mundësi për të
vepruar, edhe sikur të donte të vepronte. Tipari i kësaj lufte u përcaktua nga
pjesëmarrësit e saj. Me vullnet të lirë, për një Shqipëri të lirë. Veçori e
kësaj Lufte është pjesëmarrja masive e shqiptarëve. Për një Shqipëri që në fund
të Luftës numëronte 800 mijë banorë, ne renditemi ndër vendet më antifashistë
të Europës. Po ajo që ne na i shton më tepër lavdinë dhe krenarinë është se ne
i dhamë kësaj lufte 28 mijë dëshmorë. Edhe nga numri i flijimeve, në raport me
popullsinë, ne renditemi ndër ato vende që janë krenaria e Luftës Antifashiste
europiane. Shpirti liridashës i shqiptarit u manifestua edhe tek pjesëmarrja e
gruas. Raste të veçuara të pjesëmarrjes së gruas në Luftë kemi patur edhe më
parë, por Lufta Nacionalçlirimtare rreshtoi 6 mijë gra dhe vajza që treguan po
aq heroizëm sa dhe burrat. Për nga rëndësia e madhështia që ajo pati, është
pika më e shndritshme në historinë e Shqipërisë. Çdo përpjekje për të zgjeruar
kufijtë kohorë të kësaj Lufte apo për të shtuar si pjesë të saj grupime
njerëzish që nuk u përfshinë në këtë Luftë, pra që nuk shënuan një betejë kundër
dy pushtuesve të Shqipërisë, është e dështuar. Kjo Luftë ka vendin e saj në
histori, një histori betejash dhe sakrificash që shkuan deri në vetëflijime.
Ajo është një luftë që u bë për lirinë e Shqipërisë dhe shërben si simbol për
të gjithë shqiptarët. Pushtuesit erdhën si armiq të të gjithë shqiptarëve dhe
ata kur internonin dhe pushkatonin, nuk pyetën askënd se çfarë bindjesh
politike kishin. Ndaj ajo është një luftë jashtë bindjeve politike të
shqiptarëve të sotëm, por edhe të atij brezi që erdhi menjëherë pas tyre. Ndaj
kjo luftë duhet të respektohet ashtu siç respektohet çdo 9 maji në
botë. Me luftën tonë jemi krenarë para çdo populli në botë. Vetë misionet
anglo-ameriakne e kanë vlerësuar luftën tonë dhe ne duhet ta nderojmë akoma më shumë.
Duhet ta nderojmë pasi ajo ndaloi copëtimin e Shqipërisë pas kësaj lufte. Nqs
do ishim radhitur përkrah humbësve, Shqipëria sot nuk do ishte kjo që është.